Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all 5772 articles
Browse latest View live

Fiorentina-Olsit: Vdeksha unë për ty sa i mirë që je

$
0
0

Dembelizmi ka shoqëruar këtë javën e fundit finalistët, që më shumë mendojnë për natën finale dhe çmimin e madh.

Olsi i heshtur afrohet tek krevati ku ndodhet Fiorentina dhe kjo e fundit nis “të ngacmojë” partnerin e saj.

“Vdeksha unë për ty! Mbarofsha unë për ty sa i mirë që je. Aman o Zot, aman o Perëndi”, i thotë ajo duke e qëlluar tek të pasmet.

Olsi nuk reagon as për fjalët dhe as për goditjen e marrë nga partnerja e tij.

The post Fiorentina-Olsit: Vdeksha unë për ty sa i mirë që je appeared first on Telegrafi.


Arta Dobroshi pranon çmimin për filmin “Home” (Video)

$
0
0

Arta Dobroshi ka fituar edhe një çmim ndërkombëtar në saje të filmit “Home”.

Ky i fundit me tematikë të refugjatëve është shkruar nga skenaristi Daniel Mulloy.

Aktorja ka pranuar kësisoj çmimin “Cannes Lions Festival of Creativity” gjersa Arta ka treguar se ka jetuar gjysmën e jetës së saj si refugjate.

“Nuk ka rëndësi pjesën ku jeton, ne jetojmë të gjithë në një qytet të madh të quajtur Tokë. Asnjëri nuk jemi refugjatë. Të gjithë duam lumturinë, dhe besoj se në të ardhmen nacionaliteti ynë do të jetë një. Jam Arta Dobroshi, kombësia ime është lumturia dhe jetoj në një vend që quhet tokë”, ka thënë ndër të tjerash Arta e emocionuar, e cila mori duartrokitje nga publiku francez.

Theksojmë se filmi ka bërë krenarë shqiptarët pasi morri edhe çmimin prestigjioz BAFTA. /Telegrafi/

The post Arta Dobroshi pranon çmimin për filmin “Home” (Video) appeared first on Telegrafi.

“Super Sfida” mund t’a ndiqni online në gjirafa.com

$
0
0

Edicionet e emisionit “Super Sfida” deri më tani nuk keni pasur mundësi t’i gjeni online.

Platforma vendore GjirafaVideo nga tani ju sjell sezonin II-të dhe III-të të Super Sfidës për herë të parë online.

Mund t’i shikoni kurdo dhe kudo në supersfida.gjirafa.com

Super Sfida është emision shumë atraktiv, ku shumica e VIP janë pjesë e lojërave të ndryshme, të cilët garojnë për një dhuratë në finale. /Telegrafi/

The post “Super Sfida” mund t’a ndiqni online në gjirafa.com appeared first on Telegrafi.

Finalja e Big Brother, tri çifte në konkurrencë

$
0
0

Sonte (e shtunë) shtëpia më e famshme në Shqipëri fik dritat dhe pritjes për të mësuar fituesin e këtij edicioni i vjen fundi.

Një prej tri çifteve finalistëve, Katerina-Lupçe, Fotini-Danjel dhe Fiorentina-Olsi, do të bëhet fitues i çmimit të madh prej 100 milionë lekë.

Një edicion me debate të shumta mes banorëve, argëtim pa masë, por mbi të gjitha me surpriza të pafundme si për banorët po ashtu edhe për shikuesit.

Katerina-Lupçe u futën në këtë edicion të nëntë të Big Brother si çifti romantik dhe asnjëherë nuk reshtën së treguari ndjenjat ndaj njëri-tjetrit, shkruan në faqen e Big Brother Albani.

Fotinia nga Gjirokastra dhe Danjeli nga Tropoja u futën “single” në shtëpinë e Big Brother, por më pas krijuan një lidhje bashkë, të cilët e çuan shumë më tej edhe pse kishin pak kohë bashkë në shtëpi, ata u martuan në Big Brother.

“Çmenduri dhe pasion”, kështu u etiketua lidhja e tyre kur u futën në Big Brother dhe Fiorentina e Olsi e demonstruan këtë në çdo drejtim në shtëpi gjatë gjithë këtyre ditëve qëndrimi. Ata ishin dy persona shumë aktiv dhe me sens humori, por ajo që binte më shumë në sy në lidhjen e tyre ishte xhelozia e Fiorentinës ndaj partnerit të saj, e cila e bëri më interesante lidhjen.

Megjithatë, gjithçka ata bënë në Big Brother përfundon sonte dhe fituesi do të jetë vetëm njëri prej tre çifteve që zgjidhet me votat e publikut, votim i cili është hapur që të shtunën e kaluar dhe vazhdon ende.

Nata e spektaklit, ku do të kurorëzohet edhe fituesit, do të jetë e mbushur me befasi të shumta, e gjitha për t’u ndjekur dhe shijuar.

The post Finalja e Big Brother, tri çifte në konkurrencë appeared first on Telegrafi.

Protagonistët ikonikë të “Godfather”, dukja e tyre në film dhe tash (Foto)

$
0
0

“The Godfather” është një film krimi i vitit 1972 me regji të Francis Ford Coppolas, të bazuar në romanin e Mario Puzos me të njëjtin emër.

Marlon Brando dhe Al Pacino ishin protagonistët kryesorë të filmit të parë që ishte jashtëzakonisht i suksesshëm duke fituar edhe tre çmime Oscar nga shtatë nominime.

Robert De Niro, James Caan, Al Pacino, Robert Duvall dhe Talia Shire

Filmi është një trilogji, pasi janë xhiruar edhe dy filma të tjerë, “The Godfather Part II” (1974) dhe “The Godfather Part III” (1990).

James Caan, Robert Duvall, Robert de Niro dhe Talia Shire, janë yjet tjera ikonike të kësaj trilogjie.

Telegrafi jua sjell më poshtë me anë të fotografive dukjen e yjeve kryesore në film dhe tash kur kanë kaluar disa dekada.

Kujtojmë që aktori kryesor i filmit të parë, Marlon Brando, ka ndërruar jetë në vitin 2004. /Telegrafi/

Al Pacino

 

James Caan

 

Robert Duvall

 

Talia Shire

 

Robert De Niro

The post Protagonistët ikonikë të “Godfather”, dukja e tyre në film dhe tash (Foto) appeared first on Telegrafi.

Danjeli dhe Fotini fitojnë edicionin e nëntë të Big Brother

$
0
0

Ky edicion i Big Brother është etiketuar si edicioni i dashurisë.

Plot 13 çifte garuan për çiftin e madh, por ata që fituan zemrat e publikut kanë qenë pikërisht Danjel dhe Fotini.

Ata u njohën, u dashuruan, u martuan brenda shtëpisë së Big Brother, duke ndarë kështu çdo emocion dashurie që ata ndjenin me publikun, transmeton TCH.

Pikërisht edhe ndjenjat e forta që ata kishin për njëri-tjetrin bënë që të fitonin zemrat jo vetëm të njëri-tjetrit, por edhe të publikut.

Publiku i votoi jo pak herë si më të preferuarit gjatë rrugëtimit të tyre dhe ua dha atyre votat edhe në mbrëmjen finale.

The post Danjeli dhe Fotini fitojnë edicionin e nëntë të Big Brother appeared first on Telegrafi.

Probleme rreth filmit për Tupac “All Eyez On Me”

$
0
0

Prodhuesit e filmit për Tupac Shakur, “All Eyez On Me”, dhe regjisori John Singleton kanë probleme në lidhje me versionin e filmit që Singleton dëshironte të realizonte.

Krejt kjo përleshje po zhvillohet rreth skriptave të filmit.

Sipas TMZ, versioni i Singleton, që ishte shkruar në vitin 2014, përfshinë edhe një skenë ku Tupac dhunohet në burg.

Ky draft është njeri nga të shumtët që Singleton kishte punuar me Morgan Creek, dhe te gjitha ishin të aprovuara nga nëna e Tupac, Afeni.

Ndërsa Singleton është tërhequr nga ky projekt, ngaqë sipas tij, Creek nuk e kishte respektuar Afenin. /KlanK/

The post Probleme rreth filmit për Tupac “All Eyez On Me” appeared first on Telegrafi.

Episodi i 11-të i “Egjeli”: Mixha Shneq bashkë me Sistën dhe Cengin e çojnë Likin me pi ujë dhe e kthejnë pa ujë (Video)

$
0
0

Do të qeshni shumë me skenat e reja në episodin e 12-të të “Egjelit” që transmetohet vetëm në platformën GjirafaVideo.

Teta Gjyli e zbulon pasionin e saj të ri, Cengi provon të peshkojë në një bunar afër shtëpisë, ndërsa Sista kërkon mbushje të telefonit në trafikën që Mixha Shneq e ka blerë për pula.

Rikthehen Stupcat me episodet e reja të “Egjelit”, nuk do t’i mbani të qeshurat me situatat e reja të protagonistëve (Video) Rikthehen Stupcat me episodet e reja të “Egjelit”, nuk do t’i mbani të qeshurat me situatat e reja të protagonistëve (Video)

Episodin e ri të “Egjelit” mund ta shihni duke klikuar KËTU.

Po ashtu, të gjitha videot e Stupcave mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar stupcat.gjirafa.comGjirafaVideo.com. /Telegrafi/

Videot zyrtare: https://stupcatvideo.gjirafa.com

The post Episodi i 11-të i “Egjeli”: Mixha Shneq bashkë me Sistën dhe Cengin e çojnë Likin me pi ujë dhe e kthejnë pa ujë (Video) appeared first on Telegrafi.


Episodi i 114-të i “O Sa Mirë”: Bambi ia gjuan Xhesikës, Sasa tregohet ‘e vështirë’ me Hetemin (Video)

$
0
0

Para ndjekësve të shumtë të serialit “O Sa Mirë” ka ardhur episodi i ri, i 114-ti me radhë.

Një moment pajtimi i vajzave që zgjati vetëm disa sekonda. Pasi Xhbanja bëhet e ndjeshme, Sasa i kërkon falje Xhesikës. Mirëpo, pasi ajo i thotë që ia ka falë, kthehet Sasa e zakonshme me reagimet e përhershme.

Festë, rrahje, situata të shumta komike – episodi i 113 i “O Sa Mirë” (Video) Festë, rrahje, situata të shumta komike – episodi i 113 i “O Sa Mirë” (Video)

Citi kujdeset për atmosferën në rolin e DJ-it, ndërkohë që e detyron Hetemin të fejohet me Sasën, e cila tregohet ‘e vështirë’.

Bambi ia gjuan Xhesikës dhe i kërkon të puthen. Skenat e plota shikoni në videon e mëposhtme dhe si gjithmonë, ndiqni edhe prapaskenat e xhirimeve. /Telegrafi/

The post Episodi i 114-të i “O Sa Mirë”: Bambi ia gjuan Xhesikës, Sasa tregohet ‘e vështirë’ me Hetemin (Video) appeared first on Telegrafi.

Do të xhirohet vazhdimi i “The Accountant”

$
0
0

Trilleri i viti 2016, “The Accountant” vazhdon. Aktori kryesor Ben Affleck pritet të rikthehet në rolin e tij, po ashtu edhe regjisori i filmit, Gavin O’ Connor – njofton Deadline.

Filmi i Warner Bros flet për kontabilistin me autizëm, i cili detyrohet të përdorë mjeshtërinë e tij si vrasës, kur një klient i ri vendos në rrezik jetën e tij.

Projekti i parë pati mjaft sukses, teksa mblodhi 155 milionë dollarë kur buxheti i tij ishte 44 milionë, transmeton TCH.

Affleck do ta shohim dhe në rolin e Bruce Wayne (Batman), në serinë e radhës “Justice League”, ndërsa O’Connor po punon me trillerin “Atlantic Wall” me Bradley Cooper.

Producentët janë duke negociuar edhe me skenaristin Bill Dubuque.

The post Do të xhirohet vazhdimi i “The Accountant” appeared first on Telegrafi.

Rikthehet filmi “The Accountant”

$
0
0

Trilleri i 2016, “The Accountant” vazhdon. Aktori kryesor Ben Affleck, pritet të rikthehet , po ashtu edhe regjisori i filmit Gavin O’ Connor, sipas Deadline.

Filmi i Warner Bros flet për kontabilistin me autizëm, i cili detyrohet të përdorë mjeshtërinë e tij si vrasës, kur një klient i ri vendos në rrezik jetën e tij.

Filmi i 2016 pati mjaft sukses, teksa mblodhi 155 milionë dollarë kur buxheti i tij ishte 44 milionë. Affleck do ta shohim dhe në rolin e Bruce Wayne (Batman), në serinë e radhës “Justice League”, ndërsa O’Connor po punon me trillerin Atlantic Wall me Bradley Cooper. /TCH/Telegrafi/

The post Rikthehet filmi “The Accountant” appeared first on Telegrafi.

Premiera botërore e filmit “The House”, edhe në Cineplexx! (Foto)

$
0
0

Muaji qershor është padyshim muaji i filmave më të mirë të këtij viti! Filmat e mrekullueshëm të Hollywood-it, mund t’i shihni edhe në kryeqytetin tonë, në teknologjitë më të avancuara të kinemasë në Cineplexx! Si çdo javë, edhe këtë të enjte (29 qershor) Cineplexx do të jetë një destinacion i shkëlqyer për argëtim, këtë herë me eventin “Premiere Night – The House”.


Will Ferrell dhe Amy Poehler do të ri-kthehen në ekran dhe janë gati të na bëjnë të qeshim në komedinë e tyre të fundit: The House. Tema kryesore e filmit zhvillohet rreth një bashkëshorte dhe bashkëshorti, të cilët po përgatiten të dërgojnë vajzën e tyre në universitet, por së shpejti zbulojnë se nuk kanë para për ta bërë këtë.

Cineplexx, këtë natë, ka vendosur ta bëjë edhe më të veçantë, duke siguruar pije dhe pizza FALAS nga Sach Pizza. Nga këto dhurata mund të përfitojnë të gjithë pjesëmarrësit në këtë event – pra të gjithë ata që blejnë bileta për këtë film, do të shoqërohen me pije dhe pizza falas!

Ngjarja e filmit “The House” bëhet më interesant, kur Amy Poehler dhe Will Ferrell, edhe pse pa para, janë të bindur ta dergojnë vajzën e tyre në universitet. Këta dy personazhe, vendosin të krijojnë një kazino në shtëpinë e tyre për të gjeneruar para të mjaftueshme për shkollimin e vajzës së tyre.
Avanturat e Amy Poehler dhe Will Ferrell në këtë komedi, do të mund t’i shihni gjatë eventit me 29 qershor, prej orës 20:00.

Interesimi për këtë event është shumë i madh. Deri tani, kemi mësuar se janë shitur mbi 300 bileta për premierë. Biletat mund t’i blini çdo ditë pas orës 15:15 në Cineplexx!

Për më shumë informata, klikoni këtu

The post Premiera botërore e filmit “The House”, edhe në Cineplexx! (Foto) appeared first on Telegrafi.

Kënga e Erës dëgjohet në filmin e ri të Scarlett Johansson (Video)

$
0
0

Në një film të përmasave të Hollywoodit dëgjohet muzika shqipe, kurse kjo tash nuk mund të konsiderohet utopi.

Me mega hitin e saj “BON BON”, këngëtarja shqiptare Era Istrefi arriti të pushtojë rrjetet sociale dhe jo vetëm. Kontrata milionëshe me Sonyn, intervista në mediat ndërkombëtare, reklama të ndryshme, adhurues nga mbarë bota janë vetëm disa nga rrugët që kjo këngë i hapi Erës drejt suksesit ndërkombëtar.

Ani pse ka mbi 1 vjet që është lansuar, sukseset e kësaj kënge ende po vazhdojnë. Në filmin e fundit të Scarlet Johansson “Rought Night” në njërën prej skenave në një klub nate në sfond dëgjohet “Bon Boni” i Erës. Kështu Era Istrefi ka bërë të degjohet shqip në një film të përmasave të Hollywoodit, shkruan rtv21.

Lajmet e fundit rreth bukurosheve seksi shqiptare (Foto/Video) Lajmet e fundit rreth bukurosheve seksi shqiptare (Foto/Video)

Gjërat shkojnë tmerrësisht keq për një grup të shoqeve të cilat e punësojnë një mashkull si striptizer për një aheng të përfundimit të bachelorit në Miami. Scarlet Johansson, Jillian Bell, Zoe Isabella Kravitz, lana Glazer dhe Kate McKinnon janë vetëm disa nga emrat e aktoreve që luajnë në këtë film.

Ndryshe, kujtojmë se pas “Bon Bonit” Era lansoi këngën “Redrum”.

Në videon e shkëputur nga filmi mund ta dëgjoni këngën e Erës nga minuta 2:40, njëherit gjeni edhe trailerin e filmit.

The post Kënga e Erës dëgjohet në filmin e ri të Scarlett Johansson (Video) appeared first on Telegrafi.

Michelle Rodriguez kërkon më shumë femra në “Fast & Furious”, përndryshe largohet (Foto)

$
0
0

Michelle Rodriguez është gati të heqë dorë nga “Fast & Furious” në rast se nuk angazhohen më shumë femra në filmat e radhës.

38-vjeçarja, e cila ka qenë pjesë e gjashtë prej tetë filmave të deritanishëm, ka portretizuar rolin e Letty Ortiz.

Vitet kalojnë, por ata vazhdojnë të jenë në formë: Ndryshimet e aktorëve të 'Fast and the Furious' gjatë viteve (Foto/Video) Vitet kalojnë, por ata vazhdojnë të jenë në formë: Ndryshimet e aktorëve të 'Fast and the Furious' gjatë viteve (Foto/Video)

Tash, përmes një postimi në Instagram, ajo ka kërkuar që më shumë aktore të jenë pjesë e këtyre serive filmike.

“Shpresoj të shfaqin pak dashuri ndaj femrave në filmin e radhës ose ndoshta do të më duhet t’i them lamtumirë një serie të dashur filmike”.

“Ka qenë një rrugëtim i mirë dhe jam falënderuese për mundësinë që ma kanë dhënë fansat dhe studioja gjatë këtyre viteve… Një dashuri”, ka shkruar aktorja. /Telegrafi/

The post Michelle Rodriguez kërkon më shumë femra në “Fast & Furious”, përndryshe largohet (Foto) appeared first on Telegrafi.

PriFest shpalos Programin garues Europian, sjell 11 filma (Video)

$
0
0

Programi Europian i PriFest këtë vit sjell 11 filma, nga të cilët 6 janë premiera regjionale dhe 5 premiera kosovare. 

Ndër titujt e filmave që do të shfaqen në këtë program, është edhe filmi i parë i regjisorit shqiptar Izer Aliu, “Hunting Flies”. Ky film që ka pasur premierën botërore në Toronto Film Festival, vjen si prodhim Norvegjez dhe flet shqip, dhe sapo është nominuar nga shteti norvegjez që ta prezantojë këtë shtet në Oscar. Ngjarja ndodh diku në fshatrat e Maqedonisë dhe si temë trajton ngritjen dhe rënien e diktaturës duke vendosur përballë profesorin Gani dhe studentët e tij rebel. Mësuesi idealist i cili e humb punën në ditën e parë të shkollës bën përpjekjen e tij finale për t’u kthyer në punë duke i mbyllur studentët e tij në një klasë dhe duke i detyruar ata që ta zgjidhin konfliktin e kamotshëm që ekziston në mes të fshatrave të tyre.

Si premierë regjionale, PriFest sjell edhe filmin ECHO me regjisorin kosovar Dren Zherka, i realizuar si bashkëprodhim mes Gjermanisë dhe Kosovës. Humbja dhe vetmia zënë vend përgjatë 93 minutave të filmit, duke e paraqitur këto gjendje emocionale nëpërmjet një gruaje në Gjermani e cila fillon një udhëtim për të eksploruar jetën e një emigranti ilegal dhe gjen vetminë e saj, dhe një burrë të moshuar të cilin humbja e ka sjellë deri në fund të udhëtimit të tij.

Juria ndërkombëtare në programi Europian tradicionalisht ndan çmimin Hyjnesha e Artë për filmin më të mirë Europian si dhe Çmimin special të jurisë, ndërkohë që këta filma vlerësohen edhe nga Juria e Medias për të marrë çmimin Dritan Hoxha.

Titujt e filmave që do të garojnë në këtë kategori janë:

1. HUNTING FLIES, Norvegji, Premierë Regjionale
2. ECHO, Gjermani/Kosovë, Premierë Regjionale
3. CHALLENGE, Rusi, Premierë Regjionale
4. THE CHRONICLES OF MELANIE, Latvia, Premierë Regjionale
5. ON THE TRAIL OF MY FATHER, Itali, Premierë Regjionale
6. LOW TIDE, Izrael, Premierë Regjionale
7. LITTLE HARBOUR, Slovaki, Premierë Kosovare
8. EVERYTHING BROKEN UP AND DANCES Izrael, Premierë Kosovare
9. MELLOW MUD, Latvia, Premierë Kosovare
10. MAMMAL, Irlandë, Premierë Kosovare
11. PERFECT STRANGERS, Itali, Premierë Kosovare

Audienca e PriFest këtë vit nga data 13-20 Korrik, do të mund të shikojë filma në hapësirat e Teatrit Kombëtar (dy salla), Kinema nën qiellin e hapur te Sheshi “Zahir Pajaziti”, në Kino ABC dhe në Kinemanë tjetër nën qiellin e hapur te Amfiteatri i Muzeut Kombëtar, derisa biletat do të kushtojnë 3 euro dhe mund të blihen te biletaria e Teatrit Kombëtar dhe Kino ABC-së. Mundësi tjetër shumë e mirë për të pasionuarit ndaj filmit që të blejnë Kartelën “All in one” e cila ju mundëson që për 10 euro të shikohen gjithsej 76 filma të festivalit. Për të marrë këtë kartelë mund të na shkruani online në info@prifilmfest.org apo të thërrisni në zyrën e festivalit +38138221144.

Në ditët në vijim PriFest do të publikojë edhe titujt e filmave në programet tjera, andaj ju ftojmë që të rezervoni datat, dhe të përgatitemi për një javë plot filma, debate dhe aktivitete tjera që do t’i japin kryeqytetit, Prishtinës, një freski tërësisht unike në mes të verës.

The post PriFest shpalos Programin garues Europian, sjell 11 filma (Video) appeared first on Telegrafi.


Mbahet premiera e Spider-man: Homecoming

$
0
0

Aktori Tom Holland u paraqit ashtu siç i ka hije personazhit të tij në premierën botërore të “Spider-Man: Homecoming”.

I hipur mbi kofanon e një makine e duke mbajtur një shkop për “selfie”, superheroi bëri akrobacira, u takua me fansat dhe pozoi për fotografët para se të rishfaqej sërish me të njëjtin automjet, këtë herë me kostum të zi.

Holland është aktori i tretë që intepreton personazhin Peter Parker, alteregon e Njeriut Merimangë, pas Tobey Maguire dhe Andrew Garfield. Bashkëprotagonist i tij është Robert Doëney Jr., i cili interpreton rolin e Iron Man në filmin e studios Marvel.

“Mendoj se e kam kuptuar përgjegjësinë e të qënit një model për adoleshentët në të gjithë botën.

Tobey Maguire ishte një shembull i mirë për mua kur isha fëmijë, kështu që e kam bërë timen moton bashkë me fuqinë vjen edhe përgjegjësia”, tha Holland. Filmi është i rrethuar nga misteret, me shumë prej emrave të kastit që nuk janë zbuluar. Për Marisa Tomei, e cila është në rolin e hallës së Parkerit, fshehtësia ishte një thikë me dy presa:

“Duhet të flasësh vetëm me një person. Historia është e gjitha mister dhe kjo e bën gjithçka më eksituese. Duket se çdo gjë del nga hiçi. Përpos Downey Jr., filmi riprezanton edhe personazhin e Happy Hogan, i interpretuar nga Jon Favreau, i shfaqur në filmin e parë “Iron Man” të Marvelit.

“Spider-Man: Homecoming” do të fillojë të shfaqet në kinematë amerikane nga 7 korriku. /Telegrafi/

The post Mbahet premiera e Spider-man: Homecoming appeared first on Telegrafi.

Filmi i animuar “Despicable Me” rikthehet për herën e tretë, këtë herë në Cineplexx! (Foto)

$
0
0

Cineplexx, në agjendë, ka shumë filma të animuar/familjar për t’i sjellur këtë verë, mirëpo “Despicable Me 3” është padyshim më i kërkuari nga të gjithë prindërit dhe fëmijët.

Kishte diçka të re dhe të freskët për botën dhe personazhet e Despicable Me kur filmi u prodhua në vitin 2010. Universal studios solli një frymë të re tek filmat e animuar me këtë franzhizë. Më vonë Universal studios na solli edhe Despicable Me 2, ku si pjesë e storjës së Minions dhe Gru (Steve Carell-it), bashkohet edhe Lucy (Kristen Wig).

Despicable Me 3 vazhdon me Grun dhe Lucy, ku ata pushohen nga puna e tyre, fakt i cili krijon pasiguri në jetën e tyre, derisa Gru merr një mesazh nga vëllau i tij binjak, Dru (gjithashtu Steve Carell), i cili dëshiron të krijojë një marrëdhënie me vëllaun e tij të humbur.

Filmi veqse ka filluar të shfaqet në kinemanë Austriake, mirëpo gjatë vikendit, Cineplexx ka premtuar të dhurojë më shumë për këtë film. Me 30 qershor, nga ora 12:00, Cineplexx do të organizojë eventin “Dita e Familjës”, ku përveç shfaqjës së filmit Despicable Me mbi 6 here gjatë ditës, do të ketë shumë aktivitete si lojëra me ballona, face painting dhe dhurata nga Schogetten, Chupa Chups, Krasdhe Jaffa Champion.

Face Painting (vizatime në fytyrë) është një aktivitet i preferuar për fëmijë. Këtë herë, fëmijët do të kenë mundësi të vizatohen si minions, apo si ndonjë karakter tjetër varësisht nga preferencat e tyre.

Artisi i balonave do të jetë gjithashtu prezent, duke ju dhuruar fëmijëve argëtim me balonat në forma të ndryshme.

Falë natyrës simpatike dhe pozitive të personazheve të filmit (sidomos Minions dhe vajzave të Gru-s) , Despicable Me 3 arrin të jetë një ndër filmat mëtë këndshëm i të gjithë kapitujve të familjës Despicable Me, jo vetëm për fëmijë, por edhe për të rritur.

Për më shumë informata për Ditën e Familjës, klikoni këtu

The post Filmi i animuar “Despicable Me” rikthehet për herën e tretë, këtë herë në Cineplexx! (Foto) appeared first on Telegrafi.

Anibar shpalos temën e edicionit të tetë festivalit: Riktheje qytetin

$
0
0

Edicioni i tetë i festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar Anibar shpalos si temë të edicionit rikthimin e qytetit nëpërmjet aktivizimit të hapësirave publike të qytetit. Në tekstin vijues gjeni deklaratën zyrtare të edicionit te tetë të festivalit i cili mbahet me datat 14 deri me 20 gusht, ku shpjegohen të gjitha motivet dhe detajet e kësaj teme.

Edicioni i 8 i Anibar po e rikthen qytetin!

Nga ekipi Anibar

Për vite tashmë, Anibar ka arritur një pozitë të dukshme në portofolin kulturor të Kosovës. Është bërë pothuajse një dekadë pune e palodhshme dhe përkushtimi ndaj rezistimit të pasivitetit kulturor dhe mungesës së llojllojshmërisë në arte dhe kulturë. Çdo vit, i bashkojmë të rijnt dhe të moshuarit, nga Kosova dhe jashtë saj, për të festuar një komunitet të shumëllojshëm të regjisorëve, artistëve, e talentëve. Qysh nga fillimi, përmes numrit të pjesëmarrësve dhe mundit vullnetar, kemi fituar potencial për t’u rritur dhe zjgeruar përtej çdo kufiri politik e gjeografik. Me krenari po festojmë tetë vite festival, dhe duam që të bëhemi zë më i fortë i interesave të përbashkëta, një formulë e përbashkët mbi atë se si komuniteti jonë e sheh shprehjen e artit në këto kohë rrëmuje politike, ekonomike, dhe industriale. Gjithmonë e kemi konsideruar si një gjë shumë të rëndësishme: krijimi i një lidhjeje të fortë brenda komuniteteve, që të kemi një përqendrim të madh në problemet e përbashkëta, të cilat më parë ishin mënjanuar nga shoqëria. Festivali është krijuar me të vetmin qëlim që të lidhë rrugë e njerëz, e përfundimisht të gjëjë mënyra për të zbuluar nevoja të domosdoshme që të na jap prezencë në mungësë, në mnyrën më të mirë të mundshmë. Qëllimi jonë është që të sjellim sugjerime konkrete, dhe ta përfaqësojmë pasionin tonë për ndryshime.

I themeluar në vitin 2010, Anibar i ka dhënë fund mungesës së njeshmërusë kulturore në qytetin e Pejës. Si organizatë kulturore jofitimprurëse, jemi përpjekur të krijojmë aktivitete kulturore me ndihmën e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar. Në dy edicionet e kaluara, festivali ka folur për Migrimin dhe Ngrohjen Globale, tema të cilat janë pritur mirë dhe janë duartrokitur nga shumë. Që nga maji i vitit 2015, ne gjithashtu e kemi “marrur” të vetmen kinema në qytet, kinema e cila ishte jashtë funksionit për vite me radhë ne periudhën e pasluftës. Programet tonë të filmave, si dhe nisma të tjera revolucionare në kinema kanë ringjallur një interes për të parë dhe për të përjetuar kulturën prej një këndi të ri. Kjo bëri që të fitojmë një kontratë 15 vjeçare qiramarrjeje për ndërtesën e kinemasë nga këshilli i qytetit, për ta menaxhuar kinenamë nën pikëpamjet tona kreative dhe administrimin tonë, një mundësi që shumë shpësh ka sjellur sfida e beteja.

Këtë vit i kemi bashkuar forcat më të tjerët për ta Rikthyer Qytetin, si motiv kryersor dhe një mision premtues i Anibarit. Sepse ne besojmë se hapësirat publike në Kosovë janë ekspozuar ndaj pengesave negative që kanë shkaktuar largim nga shoqëria lokale, ne duam ta rikthejmë qytetin nga shtypja. Duke e rikthyer qytetin, Anibari synon të reflektojë një ndërgjegje më të mirë të shoqërisë në raport me hapësirat publike. Rregulloret e qeverisë dhe sektori privat kanë qenë baza prapa një fuqie të vazhdueshme mbi atë se si të tjerët bashkëveprojnë me qyteti, dhe si një kolektiv njerëzisht që nisën Anibarin para shtatë viteve, ne nxisim të promovojmë faktin se hapësirat publike u takojnë publikut. Tema jonë këtë vit është një nismë të cilën shpresojmë ta themelojmë dhe ta sfidojmë, jo vetëm këtë edicion të festivalit, por edhe gjatë viteve të ardhshme. Kjo nismë është përgjigje ndalj një elite të aktorëve që shkaktojnë shpërbërje të marrdhënieve me hapësirat publike, ose edhe më keq: duke e ushqyer mungesën e produktivitetit dhe harresën. Çasja jonë për rikthim është një sinjal mbi kreativitetin e qytetit, duke ftuar qytetarët, mandje edhe vizitorët që të na ndihmojnë në zhvillim, dhe që të kemi intimitetit me hapësirat publike jo vetëm gjatë festivaleve. Ky projekt ka për qëllim të eksplorojë të dyja: natyrën dhe peizashin urban, të renë dhe të vjetrën, në mënyrë që të gjallërohet përdorimi i hapësirave të pajetë.

Ky udhëtim filloi me zërin tonë aktiv kundër problemeve me revitalizimin e hapësirave publike nga pronat qeverisëse në qytetin e Pejsës. Ne ia kemi dalur ta marrim të vetmen kinema, dhe jemi në proces e sipër të hapjes së dyerve të saj për publikun. Kjo arritje ka bërë që ne të vazhdojmë me punën tonë drejt revitalizimit të hapësirave tjera të braktisura, në mënyrë që t’i bëjme thirrje përdorimit maksimal të hapësirës. Sidoqoftë, ne besojmë se misioni jonë do të përfshijë në proces të gjithë komunitetin, njerëzit me ide dhe aktivistë përtej kufijëve të qytetit. Duam që vazhdimisht të inkurajojmë njerëzit jashtë kufijëve tonë gjeografik që të marrim përsipër proceset e rikthimit dhe revitalizimit të hapësirave tjera publike.

Kjo nismë jo vetëm që është këshiluar por edhe do të përfshijë edhe pikëpamje të fushave tjera të ekspertizave, si antropologji, urbanizem, kulturë, mjedis, si dhe ruajten historike. Dhe më e rëndësishmja, zërin e njerëzve. Kjo është arsyeja se pse ne vazhdimisht kemi për qëllim të mbajmë gjallë punën në organizatë ku përfshihen të gjithë: artistë, ekspertë, hulumtues, tregim-shtjellues, dhe vizitorë. Ne jemi duke sjellur së bashku çdo zë për të kompozuar një këngë që i flet qytetit. Dhe Peja do të bëhet një himn se si ndërtesat, historia, vendndodhjet, dhe karakteret mund të përdoren në të mirë të komunitetit edhe në qytetet tjera, dhe si kjo këngë do të bëhet hit që do ta mbajë qytetitn duke kënduar e vallëzuar për trashëgiminë e tij, për atë që e kaluara dhe e tashmja na ofrojnë që të kujtojnë, përdorim, e të përjetojmë.

Rikthimi i qytetit do të luftojë për vlera demokratike në hapësirat publike. Rikthimi i hapësirave publike do të sjellë një atmosferë të mbushur me njerëz e aktivitete që përfaqësojnë një kultute apolitike, një qëndrim të hapur ndaj mediumeve të reja dhe, pritjeve më të ulta. Ne kemi identifikuar mjete precize me anë të së cilave do të rikthejmë qytetin, dhe besojmë se motivi i festivalit do të gjallërojë atë që nuk ka pasur jetë për kohë të gjatë: dije të re dhe praktika që hyjnë në punë për të përqafuar flagrancën e llojllojshmërisë kulturore, pa e lëne prapa kujtesën, narrativin mbi atë që për çfarë ka nevojë një qytet që të mos fle kurrë: për njerëzit e tij.

The post Anibar shpalos temën e edicionit të tetë festivalit: Riktheje qytetin appeared first on Telegrafi.

Marko Caka në filmin hollivudian që do të zbardh skandalin më të madh presidencial

$
0
0

Marko Caka do të jetë pjesë edhe të një filmi hollivudian.

Aktori shqiptar do të jetë në trupën e aktorëve të filmit të regjisorit amerikan Steven Spielberg, i cili do të drejtoj filmin “The Papers”.

Caka për Telegrafin ka konfirmuar se do të aktroj përkrah aktorëve të mëdhenj si Meryl Streep, Tom Hanks, Alison Brei.

“Unë do te jem një polic njujorkez gjatë proceseve gjyqësore të skandalit Watergate, ku përfshihet presidenti Richard Nikson. Ky film do të bëjë bujë të madhe pasi do të zbardh një pjesë të historisë së skandalit më të madh të shekullit të kaluar për shtëpinë e bardhë të Shteteve te Bashkuara”, tha Caka.

Theksojmë se Caka dhe Spielberg kishin bashkëpunuar edhe në filmin e njohur “Bridge of Spies”.

Ndryshe, xhirimet do të fillojnë muajin e ardhshëm gjersa premiera e filmit do të jepet në muajin janar të vitit 2018. /Telegrafi/

The post Marko Caka në filmin hollivudian që do të zbardh skandalin më të madh presidencial appeared first on Telegrafi.

Filmi për 2Pac tani edhe në kinema

$
0
0

Rreth 21 vjet pas vdekjes së Tupac Shakur, vjen në kinema një film kushtuar jetës së tij ku rrëfehet e vërteta, historia e reperit, aktorit, poetit dhe aktivistit të njohur.

Filmi biografik është titulluar sipas një prej albumeve të tij më të njohura “All Eyez On Me”, publikuar në vitin 1996. “All Eyez on Me” është drejtuar nga regjisori Benny Boom dhe shkruar nga Jeremy Haft, Eddie Gonzalez e Steven Bagatourian.

Gjatë filmit shihen përpjekjet dhe sukseset e yllit të muzikës, por edhe problemet e tij. Janë edhe disa skena të këngëtarit përballë publikut ose në studio, shkruan kultplus.

Në rolin e reperit të famshëm që vdiq në moshë mjaft të re, është Demetrius Shipp Jr., të cilit i është dashur që të humbasë mbi 15 kilogramë nga pesha e tij reale, për të arritur portretizimin sa më të saktë të Tupac. Përveç Demetrius Shipp Jr. në rolet e tjera interpretojnë edhe Kat Graham, Lauren Cohan, Hill Harper e Danai Gurira.

Deri më tani filmi ka arkëtuar mbi 43.8 milionë dollarë kundrejt një buxheti prej 40 milionë dollarë, ndërsa nuk mungojnë edhe vlerësimet pozitive të publikut dhe medias kritike.

The post Filmi për 2Pac tani edhe në kinema appeared first on Telegrafi.

Viewing all 5772 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>