Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all 5775 articles
Browse latest View live

“Egjeli”, episodi i 12-të: Këshillat e Mixhës Shneq, aventurat e Tetës Gjyli dhe shakatë e Likit – nxisin të qeshura pafund (Video)

$
0
0

Për ndjekësit e shumtë të serialit komik “Egjeli” ka ardhur episodi i 12-të që është lansuar në platformën GjirafaVideo.

Drejtësia dhe këshillat që po mundohet të imponojë Mixha Shneq, shakatë e Likit dhe njëherësh ndjeshmëria e tij, janë pjesë e episodit të ri.

Episodi i 11-të i “Egjeli”: Mixha Shneq bashkë me Sistën dhe Cengin e çojnë Likin me pi ujë dhe e kthejnë pa ujë (Video) Episodi i 11-të i “Egjeli”: Mixha Shneq bashkë me Sistën dhe Cengin e çojnë Likin me pi ujë dhe e kthejnë pa ujë (Video)

Teta Gjyli, si gjithmonë, kujdeset për skenat që nxisin humor te shikuesit, ndërsa kur kombinohet me reagimet e Mixhës Shneq, atëherë gjithçka bëhet më e komplikuar.

Episodin e 12-të të “Egjelit” mund ta shikoni duke klikuar KËTU.

Po ashtu, të gjitha videot e Stupcave mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar stupcat.gjirafa.comGjirafaVideo.com. /Telegrafi/

Videot zyrtare: https://stupcatvideo.gjirafa.com

The post “Egjeli”, episodi i 12-të: Këshillat e Mixhës Shneq, aventurat e Tetës Gjyli dhe shakatë e Likit – nxisin të qeshura pafund (Video) appeared first on Telegrafi.


Protagonistët e “Friends”, numri i saktë i filxhanëve me kafe që kanë pirë gjatë serialit dhe çmimi i tyre (Foto)

$
0
0

Kafeneja Central Perk ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në hit-serinë televizive, “Friends”, pothuajse sa gjashtë karakteret kryesorë.

Protagonistët Ross, Rachel, Joey, Chandler, Phoebe dhe Monica, kalonin orë të tëra duke pirë kafe dhe tash 13 vite orej se ka përfunduar seriali, janë numëruar filxhanët e saktë me kafe që i kanë pirë ata.

Përdoruesi i Twitterit i quajtur Kit Lovelace, një superfans i “Friends”, e ka publikuar numrin e saktë të filxhanëve me kafe që i kanë pirë protagonistët gjatë 236 episodeve.

Phoebe duket të ketë qenë e varur nga kafeina pasi ka konsumuar 227 filxhanë me kafe gjatë serialit.

Pas saj renditet Chandler me 212 filxhanë, pastaj Monica (198) dhe Joey (191). Ross ka pirë 188 filxhanë me kafe, ndërsa Rachel 138 sosh.

Me çmimin e një filxhani prej 1.5 dollar dhe bakshishit prej 20 për qind, Phoebe do të ketë shpenzuar 408.1 dollarë në kafe, ndërsa të gjithë protagonistët 2077.2 dollarë. /Telegrafi/

The post Protagonistët e “Friends”, numri i saktë i filxhanëve me kafe që kanë pirë gjatë serialit dhe çmimi i tyre (Foto) appeared first on Telegrafi.

Anibar shpalos temën e edicionit të tetë të festivalit – Riktheje qytetin!

$
0
0

Edicioni i tetë i festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar Anibar shpalos si temë të edicionit rikthimin e qytetit nëpërmjet aktivizimit të hapësirave publike të qytetit. Në tekstin vijues gjeni deklaratën zyrtare të edicionit te tetë të festivalit i cili mbahet me datat 14 deri me 20 gusht, ku shpjegohen të gjitha motivet dhe detajet e kësaj teme.

Edicioni i 8 i Anibar po e rikthen qytetin!

Nga ekipi Anibar

Për vite tashmë, Anibar ka arritur një pozitë të dukshme në portofolin kulturor të Kosovës. Është bërë pothuajse një dekadë pune e palodhshme dhe përkushtimi ndaj rezistimit të pasivitetit kulturor dhe mungesës së llojllojshmërisë në arte dhe kulturë. Çdo vit, i bashkojmë të rijnt dhe të moshuarit, nga Kosova dhe jashtë saj, për të festuar një komunitet të shumëllojshëm të regjisorëve, artistëve, e talentëve. Qysh nga fillimi, përmes numrit të pjesëmarrësve dhe mundit vullnetar, kemi fituar potencial për t’u rritur dhe zjgeruar përtej çdo kufiri politik e gjeografik. Me krenari po festojmë tetë vite festival, dhe duam që të bëhemi zë më i fortë i interesave të përbashkëta, një formulë e përbashkët mbi atë se si komuniteti jonë e sheh shprehjen e artit në këto kohë rrëmuje politike, ekonomike, dhe industriale. Gjithmonë e kemi konsideruar si një gjë shumë të rëndësishme: krijimi i një lidhjeje të fortë brenda komuniteteve, që të kemi një përqendrim të madh në problemet e përbashkëta, të cilat më parë ishin mënjanuar nga shoqëria. Festivali është krijuar me të vetmin qëlim që të lidhë rrugë e njerëz, e përfundimisht të gjëjë mënyra për të zbuluar nevoja të domosdoshme që të na jap prezencë në mungësë, në mnyrën më të mirë të mundshmë. Qëllimi jonë është që të sjellim sugjerime konkrete, dhe ta përfaqësojmë pasionin tonë për ndryshime.

I themeluar në vitin 2010, Anibar i ka dhënë fund mungesës së njeshmërusë kulturore në qytetin e Pejës. Si organizatë kulturore jofitimprurëse, jemi përpjekur të krijojmë aktivitete kulturore me ndihmën e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar. Në dy edicionet e kaluara, festivali ka folur për Migrimin dhe Ngrohjen Globale, tema të cilat janë pritur mirë dhe janë duartrokitur nga shumë. Që nga maji i vitit 2015, ne gjithashtu e kemi “marrur” të vetmen kinema në qytet, kinema e cila ishte jashtë funksionit për vite me radhë ne periudhën e pasluftës. Programet tonë të filmave, si dhe nisma të tjera revolucionare në kinema kanë ringjallur një interes për të parë dhe për të përjetuar kulturën prej një këndi të ri. Kjo bëri që të fitojmë një kontratë 15 vjeçare qiramarrjeje për ndërtesën e kinemasë nga këshilli i qytetit, për ta menaxhuar kinenamë nën pikëpamjet tona kreative dhe administrimin tonë, një mundësi që shumë shpësh ka sjellur sfida e beteja.

Këtë vit i kemi bashkuar forcat më të tjerët për ta Rikthyer Qytetin, si motiv kryersor dhe një mision premtues i Anibarit. Sepse ne besojmë se hapësirat publike në Kosovë janë ekspozuar ndaj pengesave negative që kanë shkaktuar largim nga shoqëria lokale, ne duam ta rikthejmë qytetin nga shtypja. Duke e rikthyer qytetin, Anibari synon të reflektojë një ndërgjegje më të mirë të shoqërisë në raport me hapësirat publike. Rregulloret e qeverisë dhe sektori privat kanë qenë baza prapa një fuqie të vazhdueshme mbi atë se si të tjerët bashkëveprojnë me qyteti, dhe si një kolektiv njerëzisht që nisën Anibarin para shtatë viteve, ne nxisim të promovojmë faktin se hapësirat publike u takojnë publikut. Tema jonë këtë vit është një nismë të cilën shpresojmë ta themelojmë dhe ta sfidojmë, jo vetëm këtë edicion të festivalit, por edhe gjatë viteve të ardhshme. Kjo nismë është përgjigje ndalj një elite të aktorëve që shkaktojnë shpërbërje të marrdhënieve me hapësirat publike, ose edhe më keq: duke e ushqyer mungesën e produktivitetit dhe harresën. Çasja jonë për rikthim është një sinjal mbi kreativitetin e qytetit, duke ftuar qytetarët, mandje edhe vizitorët që të na ndihmojnë në zhvillim, dhe që të kemi intimitetit me hapësirat publike jo vetëm gjatë festivaleve. Ky projekt ka për qëllim të eksplorojë të dyja: natyrën dhe peizashin urban, të renë dhe të vjetrën, në mënyrë që të gjallërohet përdorimi i hapësirave të pajetë.

Ky udhëtim filloi me zërin tonë aktiv kundër problemeve me revitalizimin e hapësirave publike nga pronat qeverisëse në qytetin e Pejsës. Ne ia kemi dalur ta marrim të vetmen kinema, dhe jemi në proces e sipër të hapjes së dyerve të saj për publikun. Kjo arritje ka bërë që ne të vazhdojmë me punën tonë drejt revitalizimit të hapësirave tjera të braktisura, në mënyrë që t’i bëjme thirrje përdorimit maksimal të hapësirës. Sidoqoftë, ne besojmë se misioni jonë do të përfshijë në proces të gjithë komunitetin, njerëzit me ide dhe aktivistë përtej kufijëve të qytetit. Duam që vazhdimisht të inkurajojmë njerëzit jashtë kufijëve tonë gjeografik që të marrim përsipër proceset e rikthimit dhe revitalizimit të hapësirave tjera publike.

Kjo nismë jo vetëm që është këshiluar por edhe do të përfshijë edhe pikëpamje të fushave tjera të ekspertizave, si antropologji, urbanizem, kulturë, mjedis, si dhe ruajten historike. Dhe më e rëndësishmja, zërin e njerëzve. Kjo është arsyeja se pse ne vazhdimisht kemi për qëllim të mbajmë gjallë punën në organizatë ku përfshihen të gjithë: artistë, ekspertë, hulumtues, tregim-shtjellues, dhe vizitorë. Ne jemi duke sjellur së bashku çdo zë për të kompozuar një këngë që i flet qytetit. Dhe Peja do të bëhet një himn se si ndërtesat, historia, vendndodhjet, dhe karakteret mund të përdoren në të mirë të komunitetit edhe në qytetet tjera, dhe si kjo këngë do të bëhet hit që do ta mbajë qytetitn duke kënduar e vallëzuar për trashëgiminë e tij, për atë që e kaluara dhe e tashmja na ofrojnë që të kujtojnë, përdorim, e të përjetojmë.

Rikthimi i qytetit do të luftojë për vlera demokratike në hapësirat publike. Rikthimi i hapësirave publike do të sjellë një atmosferë të mbushur me njerëz e aktivitete që përfaqësojnë një kultute apolitike, një qëndrim të hapur ndaj mediumeve të reja dhe, pritjeve më të ulta. Ne kemi identifikuar mjete precize me anë të së cilave do të rikthejmë qytetin, dhe besojmë se motivi i festivalit do të gjallërojë atë që nuk ka pasur jetë për kohë të gjatë: dije të re dhe praktika që hyjnë në punë për të përqafuar flagrancën e llojllojshmërisë kulturore, pa e lëne prapa kujtesën, narrativin mbi atë që për çfarë ka nevojë një qytet që të mos fle kurrë: për njerëzit e tij.

The post Anibar shpalos temën e edicionit të tetë të festivalit – Riktheje qytetin! appeared first on Telegrafi.

Rrëfehet ‘Sansa Stark’: Seksin oral e mësova nga skenari i “Game of Thrones”

$
0
0

Sophie Turner, e cila luan rolin e Sansa Stark në serinë Game of Thrones, në një intervistë për revistën Times’ ka treguar se si skenat eksplicite seksuale kishin qenë versioni i saj i edukimit seksual.

“Hera e parë kur kam ‘zbuluar’ seksin oral’ ka qenë duke lexuar skriptën e serialit. Reagimi im i parë kishte qenë… ‘Uau! A e bëjnë njëmend njerëzit këtë gjë? Kjo është mbresëlënëse” , ka thënë ajo duke shtuar se skenat seksuale kanë qenë mënyra e saj e edukimit seksual.

Sophie gjithashtu ka treguar se dhuna seksuale e cila është shfaqur në këtë seri mund të jetë gjë e mirë, pasi që, sipas saj, aq më shumë që flasim për sulmet seksuale, aq më pak tabu do të jetë dhe njerëzit do ta kenë më lehtë t’i mbledhin forcat për të dalë në publik dhe për të treguar në rast se u ka ndodhur diçka e tillë.

Vlen të ceket se sezona e re e “Game of Thrones” do të rikthehet me 14 korrik. /Telegrafi/

The post Rrëfehet ‘Sansa Stark’: Seksin oral e mësova nga skenari i “Game of Thrones” appeared first on Telegrafi.

“I huqti”, parodia e dytë e LLOCH (Video)

$
0
0

“I huqti” është parodia e dytë e personazhit LLOCH, një përrallë që si rrëfim ka rutinën e një njeriu mjaftë të quditshëm dhe kontraversë, të cilin askush nuk e ndëgjon qka ka për të thënë, derisa përfundon buzë një liqeni duke u ngushëlluar me natyrë dhe duke shijuar mishin e pjekur të gjelit laraman.

Si dukët artistët që fshihën prapa projektit LLOCH në programin e tyre kanë një laramani temash,te shtjelluara ne formë te veqant dhe argetuese.

Qeveritë shkojnë e vijnë, Golf 2-shi mbetet hero (Video) Qeveritë shkojnë e vijnë, Golf 2-shi mbetet hero (Video)

Ju kujtojmë se LLOCH, para një muaji kanë publikuar parodin e tyre të pare për Golf-in 2, “Heroi”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku dhe po vazhdon të dëgjohet me shumë ëndje. /Telegrafi/

The post “I huqti”, parodia e dytë e LLOCH (Video) appeared first on Telegrafi.

Vera e freskët në Cineplexx, çdo të martë ulje e çmimit të biletave dhe pije falas

$
0
0

Kinemaja më e madhe dhe më e sofistikuar në vend, Cineplexx Kosova, vjen me një ofertë fantastike për dashamirët e filmit.

Duke filluar nga sot e deri në fund të muajit gusht, të martën biletat do të jenë me zbritje.

Njëherësh, për çdo biletë të blerë, do të merrni falas edhe nga një ‘Sola Ice Tea’.

“Të dashur klientë, ju njoftojmë se nga sot, çdo të martë biletat do të jenë me zbritje dhe për çdo biletë të blerë ju do të merrni falas edhe nga një ‘Sola Ice Tea’!”.

“Shpërndaje lajmin, tag shokët/shoqet me të cilët do të vini në ‘CoolSummer’!”, shkruan në njoftimin e Cineplexx.

The post Vera e freskët në Cineplexx, çdo të martë ulje e çmimit të biletave dhe pije falas appeared first on Telegrafi.

Episodi special me skenat me interesante të këtij sezoni të “O Sa Mirë” (Video)

$
0
0

Nuk ka dyshim se seriali “O Sa Mirë” është ndër më të shikuarit nga publiku shqiptar.

Sezoni që lamë pas ishte ndër më të pëlqyerit e kësaj komedie që grumbulloi qindra mijëra shikime në secilin episod.

Ndërkaq, për t’ua rikujtuar ndjekësve të serialit skenat më të pëlqyera të humorit, është publikuar edhe përmbledhja e skenave më të mira.

“Sasa” dhe “Xhesika” kënaqen me shoqëri në klub nate, duken tejet atraktive (Foto) “Sasa” dhe “Xhesika” kënaqen me shoqëri në klub nate, duken tejet atraktive (Foto)

“Episodi special me skenat me interesante gjatë këtij sezoni”, shkruan në përshkrimin e videos së publikuar në kanalin zyrtar të serialit në YouTube.

Në videon e mëposhtme ju ftojmë t’i ndiqni disa prej skenave më të mira të sezonit të kaluar të “O Sa Mirë”. /Telegrafi/

The post Episodi special me skenat me interesante të këtij sezoni të “O Sa Mirë” (Video) appeared first on Telegrafi.

Filmi i ri i Tupac përhap dyshime se reperi është përdhunuar!

$
0
0

Filmi i ri biografik i reperit Tupac ka marrë vlerësime të mira, gjersa është pritur edhe me kritika.

Reperi i famshëm dhe 50 Cent dhe Jada Pinkett janë dy emrat të cilët e kanë kritikuar filmin, si një projekt i bazuar në fakte jo të vërteta.

Përveç të tjerash, në film përshkruhet edhe jeta e Tupac-ut në burg, çka ka bërë fansat të dyshojnë se ai është keqtrajtuar dhe përdhunuar gjatë kohës sa ka qëndruar prapa grilave.

Filmi për 2Pac tani edhe në kinema Filmi për 2Pac tani edhe në kinema

L.T. Hutton, producenti i albumit të Tupacut “All eyes on me” ka reaguar rreth kësaj pa korrektësie, përmes një videoje të publikuar në Instagram.
Ai shkruan se disa persona besojnë se Tupac është përdhunuar, ndërsa të tjerë i hedhin poshtë këto thashetheme.

“Kishte vajza që më shkruanin duke qarë dhe duke më thënë:” Ti je përdhunuar në burg, më vjen keq “, Po kjo gjëja këtu do të më ushqejë zemërimin që kurrë nuk do të vdesë. Për këtë unë jam detyruar të shkruaj letra shumë fëmijëve të vegjël, duke u shpjeguar atyre se unë do të jem i vdekur para se dikush të më përdhunojë mua. Dhe ju e dini këtë. Pra, për sa i përket të tjerëve, nuk kam mëshirë fare në zemrën time. Ti më kupton se ku e kam fjalën? Ky nuk është i njëjti Tupac, më beso. Jam me të vërtetë shumë i zemëruar.”, kishte thënë Tupac në intervistën e tij për Vibe, në atë kohë. /Telegrafi/

The post Filmi i ri i Tupac përhap dyshime se reperi është përdhunuar! appeared first on Telegrafi.


SpiderMan arrin në Cineplexx, interesim i jashtëzakonshëm për bileta! (Foto/Video)

$
0
0

Cineplexx u dhuron një rëndësi të veçantë filmave superheronjë të kompanisë Marvel; mirëpo këtë herë, filmin e ri të Spiderman e ka prezantuar në mënyrë edhe më unike.

Spider-Man, së bashku me partnerin e ri të tij “Iron Man” kanë pushtuar një pjesë të madhe te objektit të Albi Mall, me një vizualizim 3 dimenzional. Filmi do të fillojë të shfaqet në Cineplexx nga data 6 Korrik.

Filmi i ri nga Marvel Studios, është një fenomen i ri në botën e kinematografisë këtë vit. Edhe pse është e treta herë që personazhet në këtë film po ndërrohen, kritikët po e vlerësojnë si filmi më i mirë i franshizës globale“Spider-Man”.

Krahas filmit All Eyez On Me (hyperlink te artikulli i All Eyez On Me), Cineplexx do të organizojë event edhe për Spider-Man: Homecoming. Eventi do të fillojë nga ora 19:15, ku të pranishmit do të shoqërohen me pije falas, dhe muzikë me DJ Jungle.

Deri tani, për premierën e “Spider-Man: Homecoming” janë shitur afër 600 bileta. Për më shumë informata, klikoni KËTU 

The post SpiderMan arrin në Cineplexx, interesim i jashtëzakonshëm për bileta! (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

“Egjeli” mbledh miss-et e Kosovës ndër vite në episodin e ri? (Foto)

$
0
0

Seriali “Egjeli” është një prej serialeve më komike dhe të ndjekura në vend.

Javën e kaluar publiku pati mundësinë të ndjek episodin e 12-të të këtij seriali në platformën “Gjirafa”, gjersa këtë të diele ata do të kenë mundësinë të shohin edhe të rejat e episodit të 113-të, shkruan Telegrafi.

“Egjeli”, episodi i 12-të: Këshillat e Mixhës Shneq, aventurat e Tetës Gjyli dhe shakatë e Likit – nxisin të qeshura pafund (Video) “Egjeli”, episodi i 12-të: Këshillat e Mixhës Shneq, aventurat e Tetës Gjyli dhe shakatë e Likit – nxisin të qeshura pafund (Video)

“Egjeli” shpesh ka mbledhur brenda serive të tij personazhe të famshëm, ndërsa duket se këtë javë të ftuarat speciale do të jenë miss-et e Kosovës ndër vite.

Kështu të paktën ka lënë të kuptohet një fotografi e publikuar nga bukuroshja Agnesa Vuthaj në InstaStory, ku ajo bashkë me vajzat e tjera të shpallura “Miss Kosova”, kanë pozuar pranë flamurit të pikturuar në shtëpinë në fshat, ku xhirohet seriali “Egjeli”.

Ajo çfarë ngrit edhe më tepër dyshimet është mbishkrimi që ka lënë Agnesa në mbishkrimin e fotografisë.

Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Një ditë speciale xhirime me mbretëreshat e mia të bukura”, shkruan ajo, me çka lë të nënkuptohet që ato mund të jenë personazhet e episodit të radhës të Egjelit.

Në fotografi shfaqen bukuroshet: Agnesa Vuthaj (Miss Kosova 2003), Besa Gashi (Miss Kosova 2006), Andina Pura (Miss Kosova Earth 2016”, amila Barraza (Miss Kosova Universe 2016), dhe Artnesa Krasniqi (Miss Kosova 2014). /Telegrafi/

The post “Egjeli” mbledh miss-et e Kosovës ndër vite në episodin e ri? (Foto) appeared first on Telegrafi.

Kur dashamirësia e një qytetari ndihmon një të panjohur për vendin e punës, në “Radar” sot ‘ra’ një person i mirë (Video)

$
0
0

Emisioni “Radar”, i cili shoqëron dëgjuesit e RTV Dukagjinit çdo ditë prej orës 9:00 deri në orën 11:00, është bërë i njohur tashmë për realizimin e shumë kampanjave dhe fushatave sensibilizuese përmes dëgjuesve.

Përveçse të gjithë shoferët janë të informuar për çdo radar që u del në rrugë, në këtë emision dëgjuesit shpesh herë shpërblehen me dhurata, dhe në disa raste nga “Radari” kanë dalë edhe donatorë të cilët ndihmojnë njerëzit në nevojë.

Prezantuesja shumë e dashur nga dëgjuesit Edita Doli, e njohur tashmë për çiltërsinë në transmetim, ka realizuar së fundmi sërish një nga “prapësitë” e saj, bashkë me kolegun Ermal Panduri.

Ky i fundit thërret një numër të panjohur, në të cilin përgjigjet një qytetar nga Ferizaji me emrin Elez Sallahu.

Ermali “gënjen” telefonuesin duke u shtirur si një person me emrin Agron Bajqinovci dhe që po kërkon punë si kamarier në “Hotel Dukagjini”, mirëpo kinse gabimisht në CV-në e tij ka dërguar numrin e Elezit, si person për të cilin ka punuar më parë për të.

Ai i lutet shumë qytetarit nga Ferizaji që kur ta telefonojnë ata të hotelit, ai tu thotë se “Agroni” ka qenë punëtor i zellshëm i tij dhe të mos jepte vërejtje për të, ngase e gjithë kjo bëhej për një vend pune prej së cilit varej jeta e tij.

Dhe Z. Sallahu u tregua zemërgjerë përderisa vendosi të përgjigjej pozitivisht në telefonatën e Editës, e cila e merrte në pyetje vazhdimisht për “ish-punëtorin” e tij.

Të lumturuar nga përgjigjet pozitive, Edita dhe Ermali në fund i treguan Elezit se gjithçka ishte një lojë, dhe se kjo është bërë vetëm në saj të misionit të ri të emisioni “Radar”, i cili përmes lojërave të tilla është vënë në kërkim të personave të mirë.

Se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja, mund të ndiqni videon e plotë të kësaj situate, të publikuar nga faqja e “Radarit” në Facebook. /Telegrafi/

The post Kur dashamirësia e një qytetari ndihmon një të panjohur për vendin e punës, në “Radar” sot ‘ra’ një person i mirë (Video) appeared first on Telegrafi.

Visar Peja tregon se cilën këngë më nuk e këndon në dasma dhe zbulon befasinë për Gjakovën

$
0
0

Visar Peja ka folur rreth karrierës, projekteve të reja si dhe disa detaje interesante prej ahengjeve muzikore.

Këngëtari gjakovar ka dhënë një intervistë për emisionin Reload të RTV Dukagjinit, ku ka zbuluar se një këngë e kohës që e këndonte në dasma ka vendosur ta hiqte prej reportoarit të tij.

“’Kur jam kan një vakt o i ri” që ka edhe një pjesë të tekstit “Të vdes nana” është kënga më e rëndë për tu kënduar në dasma, por njerëzit e kërkonin. Megjithatë, më vonë e kemi hekë prej reportoarit se në dasma nuk shkonte pasi fliste për vdekjen”, ka thënë Peja për RTV Dukagjinin.

Ai më tutje ka thënë se vazhdon të kultivoj muzikë të mirëfilltë shqipe, ndërsa ka zbuluar se së fundi ka realizuar një këngë live që i kushtohet qytetit të Gjakovës, i cili titullohet, “Sofrën e këndon Gjakova”.

Visari ndër të tjerash tregoi se ka realizuar një këngë me Hekuran Krasniqin, i cili ka qenë edhe ideator i këngës gjersa do të vjen edhe me videoklip. /Telegrafi/

The post Visar Peja tregon se cilën këngë më nuk e këndon në dasma dhe zbulon befasinë për Gjakovën appeared first on Telegrafi.

Gjashtë arsyet pse duhet ta shikoni Spider-Man: Homecoming në Cineplexx (Foto)

$
0
0

A jeni gati për një tjetër film të Marvel? Spider-Man është rikthyer në ekranin e madh me filmin “Spider- Man: Homecoming”, këtë herë në Cineplexx.

Filmi i fundit nga Marvel shqyrton përpjekjet e Peter Parker për të balancuar presionet e shkollës së mesme dhe karrierës së tij si superhero.

Më poshtë i kemi listuar gjashtë arsyet kryesore pse duhet ta shikoni këtë film:

1. Është një vazhdim i “Captain America: Civil War”

“Homecoming”, nuk është një vazhdim i versionit të vitit 2014, “The Amazing Spider-Man 2”. Në fakt, filmi tregon Spider-Man të vitit të kaluar i cili bëri debutimin e tij në “Captain America: Civil War. Tom Holland do të përsërisë rolin e Peter Parker, si një hero i ri i cili përpjekjet për të ndjekur shembullin e xhaxhait të tij dhe ta bëjë qytetin e tij një vend më të sigurt, përderisa po përjeton botën e padurueshme të shkollës së mesme.

2. Cineplexx do të organizojë eventin “Family Day” vetëm për këtë film.

Family Days janë evente të organizuara posaçërisht për fëmijët. Gjatë Family Day, Cineplexx organizon lojëra, dhurata, animacione dhe aktivitete të ndryshme me qëllim që eksperienca e kinemasë të bëhet edhe më fantastike! Këtë të shtunë (8 Korrik), Cineplexx sjellë eventin Dita e Familjes me filmin shumë të dashur për fëmijë “Spider-Man: Homecoming”. Për të gjithë fëmijët do të ketë aktivitete dhe mundësi për t’u fotografuar me #SpiderMan. Cineplexx ju inkujaron t’i sillni fëmijët tuaj me kostume ose të maskuar si Spider-Man. Për më shumë:

3. Është një komedi e shkollës së mesme.

Përderisa dy aktorët e mëparshëm “Spider-Man” kaluan shumë shpejt ditët e shkollës së mesme,“Homecoming” fokusohet më shumë në ditët e shkollës së “Peter Parker” si një student 15-vjeçar duke luftuar betejat për t’i mbajtur notat e tij të mira, e në të njëjtën kohë duke u marrë me të gjitha presionet shoqërore të shkollës së mesme. Ned Leeds (Jacob Batalon), miku i tij, do ta ndihmojë atë gjatë rrugëtimit të tij, mirëpo ai eventualisht do të zbulojë sekretin e Peter. “Homecoming” gjithashtu do të prezantojë një interes të ri dashurie për Peter, Michelle, paraqitur nga aktorja/këngëtarja e njohur (Zendaya).

4. Iron Man do të paraqitet

“Homecoming” do të jetë filmi i parë (i filmave Spider-Man) për të shfaqur karaktere të njohura nga Marvel. Tony Stark (Robert Downey Jr.) do të luajë një rol të madh në film, ku ai këshillon Peter dhe ndihmon atë të ketë kostumin e ri të teknologjisë më të lartë. Stark do të shoqërohet nga truproja/ shoferi i tij Happy Hogan (Jon Favreau).

5. Vulture është armiku

Megjithëse ky është një rifillim i ekskluzivitetit të Spider-Man, “Spider-Man: Homecoming” nuk do të ripërdorë armiqtë e vjetër të Spider-Man”. Në vend të kësaj, Adrian Toomes, ose Vulture (Michael Keaton), do të ketë debutimi i tij kinematografik.
Nga ajo që kemi parë në videot e shkurta në Faqen e Cineplexx (kliko këtu – duket se Toomes drejton një kompani shpëtimi që pastron pas katastrofave mbinjerëzore të Nju Jorkut.
Kur kjo kompani është e kërcënuar nga rivalja më e madhe e Tony Stark (Iron Man), Toomes fillon terrorizimin e qytetit.

6. Janë planifikuar edhe 2 vazhdime të “Spider-Man: Homecoming”

Përgatituni të shihni Tom Holland si “Spider-Man” për një kohë të gjatë. Spider-Man do të mbetet një instalim në MCU për të ardhmen e parashikueshme. Karakteri do të shfaqet edhe ne filmin e ri që vjen në vitin 2018 “Avengers: Infinity War”, Marvel ka të paktën dy filma “Spider-Man: Homecoming”; të planifikuar. E para prej atyre është planifikuar më 5 korrik 2019.

Spider-Man: Homecoming po shfaqet çdo ditë në kinemanë e re Cineplexx. Klikoni KËTU për t’i zbuluar ato.

/Telegrafi/

The post Gjashtë arsyet pse duhet ta shikoni Spider-Man: Homecoming në Cineplexx (Foto) appeared first on Telegrafi.

Dy filma artistik shqiptar, shfaqen për herë të parë online në GjirafaVideo (Foto/Video)

$
0
0

GjirafaVideo dhe AgProduction, kanë filluar një bashkëpunim të ngushtë. Këtë bashkëpunim ata po e nisin me shfaqjen e dy filmave artistik të realizuar nga regjisori Genc Berisha, shkruan KultPlus.

GjirafaVideo, platforma online ku përdoruesit mund të shikojnë seriale, emisione të ndryshme, po ashtu të krijojnë kanal dhe të ngarkojnë videot e tyre, tashmë ka filluar një bashkëpunim të ngushtë me AgProduction. Këtë bashkëpunim ata do e nisin me shfaqjen e dy filmave artistik.

Më datë 10 korrik, duke filluar nga ora 19:00, për herë të parë online në GjirafaVideo, vjen filmi i metrazhit të mesëm, zhanri aksion-dramë “Me Mujt Me Bo e Kishim Bo“.

Ballafaqimi i ideve të personazhit kryesor me realitetin, është tema e cila trajtohet në këtë film e përmbledhur brenda 26 minutave.

Si i tillë është padyshim i mbushur me situata komike që shfaqin problematikat e artistëve për realizimin e ideve që kanë.

Artistët në Kosovë ballafaqohen me probleme të ndryshme por në hierarkinë e problematikave qëndrojnë mundësitë financiare.

Për tu bërë pjesë e kësaj bote, ndiqeni filmin me datën 10 korrik në GjirafaVideo. Në rolet kryesore në këtë film janë Besart Sllamniku dhe Besnik Krapi.

Ndërsa më datë 24 korrik vjen filmi i metrazhit të gjatë “Zonjusha”, realizim filmik i regjisorit kosovar Genc Berisha.

Me skenar të Besart Sllamnikut dhe Lulzim Bucollit, filmi u takon tri zhanreve të ndryshme: krim, dramë dhe komedi. Filmi flet për tre gangsterë lokalë, të cilët ngarkohen për një punë të cilën asnjëherë nuk e kanë bërë, por pagesa e majme dhe krenaria e tyre i shtynë që ta pranojnë punën. Rrugës përballen me probleme të njëpasnjëshme, duke kuptuar ngadalë se janë futur në kurth.

Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Besnik Krapi, Igballe Qena, Dukagjin Podrimaj, Kumrije Hoxha, Nëntor Fetiu, Edona Reshitaj janë disa prej aktorëve të përfshirë në filmin “Zonjusha”.

Të dy këta filma ju mund t’i shikoni në kanalin zyrtar në GjirafaVideo: agproduction.gjirafa.com

Risi në GjirafaVideo është që për herë të parë po shfaqen filma artistik që do të thotë është një mundësi e re për të gjithë artistët të cilët dëshirojnë t’i shfaqin krijimet e tyre artistike online.

Videot zyrtare: https://agproduction.gjirafa.com

The post Dy filma artistik shqiptar, shfaqen për herë të parë online në GjirafaVideo (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Liki shpëton shokun nga kurthi, Gjyli kërcen nën ritmet e Sinanit, dhe shumë situata tjera komike në episodin e 13 të Egjelit (Video)

$
0
0

Në episodët e ri të “Egjelit” çdo herë e më shumë po shtohen skena të ndërlikuara që ju bëjnë të qeshni.

Episodi i 13-të, e sjell shokun e Likit në kurth dhe Liki mundohet me mënyren e tij të çuditshme ta shpëtojë.

Ndërkohë, Teta Gjyli kërcen në emocionet që i dhuron muzika e Sinan Vllasalihut, kurse Agjën Sheq do e shihni në një situatë më ndryshe që nuk e keni parë më parë.

Këtë episod të ri mund ta shikoni duke klikuar KËTU.

Po ashtu, të gjitha videot e Stupcave mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar  stupcat.gjirafa.com në GjirafaVideo. /Telegrafi/

Videot zyrtare: https://stupcatvideo.gjirafa.com

The post Liki shpëton shokun nga kurthi, Gjyli kërcen nën ritmet e Sinanit, dhe shumë situata tjera komike në episodin e 13 të Egjelit (Video) appeared first on Telegrafi.


Hapësira dhe Turtle Fest sjellin Locked Groove (Afterlife) në Dhërmi (Foto)

$
0
0

“Turtle Fest” takon Hapësirën!

Dhe kur realizohen takime të tilla, rezulati është shpërthyes…në kuptimin e mirfilltë të fjalës!

Edicioni i këtij viti shënon dhe këtë bashkëpunim të shumëpritur!

Dy forca të mëdha të skenës së muzikës në Shqipëri dhe Kosovë janë bashkuar për t’ju sjellë një mbrëmje plot tundime dhe emocion.

“Turtle Fest” është një festival i muzikës i cili sjell një lineup të emrave mëtë të mirë të rajonit dhe botës…dhe nuk po ekzagjerojmë!

Eventi, i cili shënon edicionin e tij të gjashtë, është rritur në formë dhe cilësi, ndaj kur u publikuan të dhënat e para të emrave të cilet do kryesonin secilën mbrëmje, të gjithë mbajtëm frymën për të mësuar se cili do të mbyllë siparin e kësaj eksperience të papërsëritshme. Dhe ja tek erdhi!

“Turtle Fest” në bashkëpunim me Hapësira arritën të sjellin një emër i cili jo vetëm ka shënuar histori si një ndër Dj më të mirë techno, por është dhe pjesë e shtëpisë më të madhë të kësaj rryme, “Afterlife”.

Por, kush është “Locked Groove”?

Energjia e skenës së muzikës techno dhe house ka qenë terreni më i natyrshëm dhe frymëzues për Locked Groove, artistin e lindur në Belgjikë dhe të vendosur në Berlin.

Prodhimet e tij, njësoj si setet e Dj-të kanë të përbashkët shkëlqimin e himneve klasike të Chicagos dhe elementët e errët të ritmeve industriale.

Ky kompleksitet dhe vision i guximshëm e dallon atë masivisht nga çdo artist tjetër, pasi karakteristika e tij dalluese qe në gjenezë ka qenë aftësia për të mos bërë compromise dhe për të mos u ndikuar nga asnjë influencë.

Ndaj, nuk ishte përbën çudi që vëtë Scuba u tërhoq nga tingulli i Locked Groove në vitin 2012. Debutimi i tij dhe ritmet që vijuan ishin të gjitha të vlerësuara në po të njejtën mënyrë.

Deri më tani, Locked Groove ka nxjerrë publikime të suksesshme në bashkëpunim me shtëpi si Life and Death, Permanent Vacation apo Afterlife, shtëpia aktuale e cila prodhon dhe mbështet këtë talent absolut të muzikës.

Vit pas viti, “Turtle Fest” zhvillon dhe perfeksionon këtë prodhim që rritet pas çdo edicioni. Nga skena madhështore, vizualet, efektet e ndriçimit dhe piroteknikat janë bërë tashmë një pjesë integrale e eksperiencës që ky festival ofron.

Në edicionin e gjashtë, organizatoret kanë premtuar se do sjellin eventin më të mirë deri më tani, duke e bërë pritjen për muajin gusht ende më të paduruar!

Për këto arsye dhe të tjera, edhe këtë vit si çdo vit ose për të parën herë, ndaj ky edicion zhvillohet nën hashtaget: #zgjidhMuziken , #zgjidhNetetplotYje , #zgjidhPlazhin , #zgjidhBuzeqeshjet , #zgjidhDashurine, #zgjidhShoqerine #zgjidhTurtleFest … dhe bëhuni gati të përjetoni aventurën më të madhe muzikore verore ku kryefjala e saj do të jeni ju.

Për informata rreth eventit mund të klikoni KËTU. /Telegrafi/

The post Hapësira dhe Turtle Fest sjellin Locked Groove (Afterlife) në Dhërmi (Foto) appeared first on Telegrafi.

“Nihani” sjellë momentet më speciale të dasmës së saj (Video)

$
0
0

Aktorja e famshme turke Neslihan Atagül e njohur te ne për rolin e Nihanit në serialin “Kara Sevda” një vit më parë i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo u martua me aktorin e njohur në Turqi Kadir Doğulu.

Lajmet e fundit rreth Nihanit Lajmet e fundit rreth Nihanit

Foto të shumta të dasmës së tyre madhështore janë publikuar, mirëpo janë disa momente që mund të ju kenë ikur.

Së fundmi “Nihani” ka publikuar një video të shkurtër në rrjetin social Instagram në të cilën tregohen momentet më të veçanta të dasmës.

Në përmbledhje mjaft e bukur e momenteve të dasmës së saj. /21Media/Telegrafi/

Hayatımdaki en iyi gündü! Varlığın inanılmaz iyi geliyo bana..hep ol ❤ luv u k' @kadirdogulu @erssellpv

A post shared by Neslihan Atagül Doğulu (@neslihanatagul) on

The post “Nihani” sjellë momentet më speciale të dasmës së saj (Video) appeared first on Telegrafi.

“Çmendet” Cineplexx, të martën të gjitha biletat 1,99 euro (Foto)

$
0
0

Dita e martë e 11 korrikut do të jetë një ditë e çmendur në Cineplexx! Kinemaja Austriake në Prishtinë ka organizuar eventin që do të ndodhë vetëm një herë në vit, ku përgjatë gjithë ditës, bileta e çdo filmi do të kushtojnë vetëm 1,99Eur.

Gjatë “Crazy Day” Cineplexx do të shfaqë 11 filma në total, në teknologjinë 2D dhe 3D. Filmat më të rinj si “Spider-Man: Homecoming”, “Depicable Me 3”, “All Eyez On Me” si dhe çdo film tjetër që po shfaqet në Cineplexx do të jenë të përfshirë në ofertë.

Çmimi special prej 1.99 Eur vlen si për filmat në teknologjinë 2D, ashtu edhe ata në teknologjinë 3D. Kujdes! Oferta do të jetë e vlefshme vetëm në datën 11 korrik.

Listën dhe orarin e filmave mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/

The post “Çmendet” Cineplexx, të martën të gjitha biletat 1,99 euro (Foto) appeared first on Telegrafi.

Cineplexx priti më shumë se 60 mijë vizitorë brenda një dite

$
0
0

Zinxhiri i kinemasë rajonale, Cineplexx, dje me ofertën „Crazy Day“ priti më shumë se 60.000 njerëz. Mijëra vizitorë shijuan filmat më të famshëm të verës me teknologjinë më të avancuar të kinemasë, me një çmim të reduktuar të biletave, në salla me klimë, kokoshka dhe shumë komoditete të tjera.

Kinematë „Cineplexx“ paraqesin një kombinim të kinemasë tradicionale, fillimet e të cilave datojnë nga viti 1967 me kinema moderne, në teknologji RealD 3D dhe laser, zërim të cilësisë së lartë dhe ulëse të rehatshme. Këta përbërës janë duke e bërë atë një vend të preferuar për të gjithë adhuruesit e filmit.

Këto kinema, në Slloveni, Serbi, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë dje hapën dyert vizitorëve me një çmim të reduktuar të biletave për të gjithë vizitorët atë ditë. Cineplexx siguroi që të gjithë mysafirët të gëzojnë një eksperiencë unike, të shoqëruara me një çmim super të mirë dhe filmat më tërheqës të verës për shijen e secilit si; “Despicable-Me 3 “, “Spider-Man: Homecoming”, “All Eyez On Me”, “Transformers: The Knight Last”, “Wonder Woman”, “Rough Night” etj.

Duke investuar vazhdimisht në rritjen e kënaqësisë së klientëve të saj, Cineplexx është bërë një nga vendet më të rëndësishme në rajon për të shijuar përvojën e duhur të filmit si dhe një vend argëtues dhe relaksues për të gjithë anëtarët e familjes.

Cineplexx: Lider në Evropën Juglindore

Që nga fillimi i zgjerimit të vet në 2009, Cineplexx ka forcuar vazhdimisht pozicionin në Evropën Juglindore. Kinemaja e parë Cineplexx u hap në vitin 2011, në Kroaci. Në të njëjtin vit, filloi zgjerimi në Serbi. Sot, Cineplexx ka kinemanë e vet në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri dhe Slloveni. Duke hapur kinema në Selanik në vitin 2015, kompania Cineplexx hyri edhe në tregun grek për herë të parë.

“Kompania jonë është pozicionuar shumë mirë në këtë rajon, duke na bërë liderë në treg në shumë vende. Kinematë tona janë shumë të njohura në Evropën Juglindore. Gjithashtu, një numër i madh i qendrave tregtare shohin kinematë si element të domosdoshëm për argëtim”, tha Christof Papousek, partner menaxhues i Cineplexx International në hapjen e kinemasë në Nish dhe Prishtinë. Sot, Cineplexx është një nga zinxhirët më të mëdhenj të kinemasë në Ballkanin Perëndimor me gjithsej njëzet kinema në nëntë vende të Evropës Juglindore.

Zinxhiri „Cineplexx“ ka 42 kinema multipleks dhe 6 kinema tradicionale në Austri, Serbi, Mal të Zi, Kroaci, Slloveni, Maqedoni, Shqipëri, Greqi, Itali dhe Kosovë, me një total prej 316 salla kinemaje dhe me rreth 1.350 punonjës. Kinematë Cineplexx çdo vit vizitohen nga më shumë se 12 milionë shikues.

The post Cineplexx priti më shumë se 60 mijë vizitorë brenda një dite appeared first on Telegrafi.

Aktori shqiptar me rol në serialin e regjisorit turk!

$
0
0

Telenovelat turke janë më të ndjekurat në Shqipëri e Kosovë, por një djali të ri i ka ardhur fati të luajë në to.

Bëhet fjalë për aktorin Egzon Bislimi nga Shkupi i cili do të marrë pjesë në serialin e regjisorit turk Hadis Shen “Shqiponjat e Arta” që do xhirohet në trojet shqiptare.

Pjesë e këtij seriali do jenë edhe shumë aktorë të tjerë të njohur. Akoma nuk ka diçka zyrtare se në cilin muaj do fillojë të shfaqet në ekranet televizive.

Egzon Bislimi gjithashtu ka konfirmuar se ka marrë edhe shumë oferta të tjera të cilat do i zbulojë shumë shpejt. Edhe pse 19 vjeçar ai premton shumë.

 

The post Aktori shqiptar me rol në serialin e regjisorit turk! appeared first on Telegrafi.

Viewing all 5775 articles
Browse latest View live