Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all 5772 articles
Browse latest View live

BB9, Fiorentina: Qëllimi im ishte arritja në finale, nuk ka rëndësi se kush i fiton paratë

$
0
0

Fiorentina ka thënë se synimi i saj kryesor ishte arritja në finale, ndërsa tashmë duket se pak rëndësi ka për të se kush do ta fitojë Big Brotherin, megjithëse thotë se të gjithë janë nevojtarë për paratë.

“Unë e arrita qëllimin tim duke shkuar në finale, tani se kush e fiton… për mua pak rëndësi ka. Për mua ka qenë synimi finalja dhe ka qenë mjaft e veçantë që në momentin që jam futur e deri tani”.

Tri çiftet finaliste të ‘Big Brother 9’ (Video) Tri çiftet finaliste të ‘Big Brother 9’ (Video)

“Lekët shkojnë edhe vijnë. Jam dakord që çdo njeri për ato lekë futet”, është shprehur Fiorentina.

Më pas, ajo thotë se ishin të bllokuar dhe nuk kishin një përgjigje për të dhënë kur u pyetën gjatë spektaklit se çfarë do të bënin me paratë nëse do të ishin ata fituesit.

“Realisht nuk e dimë se çfarë do të bëjmë. Kur e mendon thellë, duke qenë edhe se unë dhe ai jemi një çift i ri”, ka theksuar Fiorentina në një bisedë me Lupçen.

The post BB9, Fiorentina: Qëllimi im ishte arritja në finale, nuk ka rëndësi se kush i fiton paratë appeared first on Telegrafi.


Jepet premiera e “Transformers: The Last Knight”

$
0
0

Mark Wahlberg dhe kolegët e tij u mblodhën në Londër për premierën globale të filmit që i bëri bashkë të gjithë, “Transformers: The Last Knight”.

I fundit i serisë së pesë filmave aksion të regjisorit Michael Bay thuhet të jetë edhe lamtumira e “Transformers”. Wahlberg e bëri të qartë se do të plotësojë kërkesën e regjisorit për të mos marrë pjesë në një vazhdim të filmit.

“Kam firmosur që të bëj filma me Michael. Nëse ai dëshiron një ‘Transformers’ tjetër, shkëlqyeshëm. Por nëse do të shkëputet e të merret me gjëra të reja, unë nuk e kam problem”, ka deklaruar Wahlberg.

Një prej temave të filmit është t’i ngatërrosh miqtë për armiq, transmeton Top Channel.

“Ndonjëherë mendon diçka për një person dhe pastaj të rezulton krejt e kundërta. Duhet të jesh i kujdesshëm me njerëzit dhe të mos nisesh thjesht nga fjalët e të tjerëve për të krijuar përshtypjet e tyre për një person, përveç rastit kur ke dyshime edhe vet”, është shprehur aktori tjetër, Josh Duhamel.

Laura Haddock interpreton rolin e profesoreshës së Universitetit të Oxfordit, Viviane Wembly, e cila lidh aleanca me personazhin e Wahlberg, Cade Yeager, për të shpëtuar botën.

“Transformers: The Last Knight” do të shfaqet në kinematë botërore nga data 21 qershor.

The post Jepet premiera e “Transformers: The Last Knight” appeared first on Telegrafi.

Yjet e njohura rikthejnë “Jumanji” (Foto)

$
0
0

Jack Black e kishte shumë të lehtë të vinte në lojë kafshët-lodra në seancën fotografike për filmin e ri “Jumanji”. Atyre të vërtetave do t’u kishte qëndruar larg.

Në shfaqjen promocionale të filmit të ri që ndjek gjurmët e aventurës së vitit 1995 me të ndjerin Robin Williams, në krah të Black ishte edhe aktori tjetër protagonist, i njohur edhe si këngëtar, Nick Jonas.

“Nuk arrita ta shoh filmin kur doli në kinema në vitin 1995. Asokohe isha i zënë me gjëra të tjera. Por e kam parë më vonë dhe m’u duk i jashtëzakonshëm. I ka të gjitha të përziera bashkë, shumë bukur: aksionin, aventurën dhe komedinë. Robin Williams është thjesht gjenial dhe atje ka qenë në kulmin e vet”, ka deklaruar Jack Black, ction Top Channel.

Xhirimet e “Jumanji: Mirë se vini në xhungël” janë realizuar në Havai. Kasti i aktorëve përmban edhe emra të tjerë të njohur, duke nisur nga Dwayne Johnson, Karen Gillan e “Gardianëve të galaksisë” dhe komiku Kevin Hart.

Lojën e lashtë e të rrezikshme, këtë herë e zbulojnë katër adoleshentë derisa po pastronin bodrumin e shkollës.

Ajo i tërheq e i dërgon në mes të xhunglës dhe këtu nis edhe aventura. Në kinematë botërore, filmi do të shfaqet në muajin dhjetor.

The post Yjet e njohura rikthejnë “Jumanji” (Foto) appeared first on Telegrafi.

E jashtëzakonshme: Cineplexx arrin 200 mijë vizitorë brenda 7 muajve

$
0
0

Falë punës së palodhshme, përkushtimit dhe profesionalizmit, kinemanë e qytetit të Prishtinës, Cineplexx brenda shtatë muajve punë e kanë vizituar 200 mijë vizitorë.

Shfaqja e filmave më të kërkuar holivudian por edhe premierat botërore, kanë fituar zemrat e 200 mijë vizitorëve të cilët i qëndruan besnik kinemasë së tyre të preferuar.

Vizitori fatlum që rrumbullakoi në 200 mijë shifrën e vizitorëve të kinemasë Cineplexx, është shpërblyer nga menaxhmenti.

Ne vitin kalendarik 2017, Cineplexx Kosovo ka arritur të shesë më shumë bileta së kinematë tjera Multiplex në Maqedoni, Shqipëri e Mal të Zi.

 

The post E jashtëzakonshme: Cineplexx arrin 200 mijë vizitorë brenda 7 muajve appeared first on Telegrafi.

Dhurata Dora flet për përkrahjen e madhe që ia dhanë KAOS në fillim të karrierës (Video)

$
0
0

Lumi B dhe Dhurata Dora kanë qenë të ftuarit e radhës në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini.

Pas suksesit me këngën e fundit “Simpatia”, dyshja kanë rrëfyer plot detaje nga karriera e tyre si dhe planet që kanë për projektet e reja.

Dhurata në veçanti përmendi përkrahjen e madhe që i kanë dhënë Lumi dhe Vigani, të njohur për publikon si KAOS, në fillim të karrierës së saj.

Ajo ka bërë disa bashkëpunime me ta, ndërsa sot është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të skenës.

Intervistën e tyre mund ta ndiqni të plotë në videon më poshtë. /Telegrafi/

The post Dhurata Dora flet për përkrahjen e madhe që ia dhanë KAOS në fillim të karrierës (Video) appeared first on Telegrafi.

I verbëri nga Deçani befason me vokalin e tij (Video)

$
0
0

Audicionet e spektaklit të talentëve të këndimit, “Albanian Star”, u mbajtën edhe në Prishtinë.

Në Teatrin Dodona talentë të rinj u paraqitën para jurisë profesionale.

Në këtë audicion mori pjesë edhe një i ri nga Deçanit, me aftësi speciale.

Leotrim Gërvalla, edhe pse me pengesë në të pamur këndoi në zhanrin popullor dhe u mirëprit me duartroktije nga gjithë publiku i pranishëm.

Gjithashtu u vlerësua edhe nga juria për të vazhduar fazat në vazhdim.

The post I verbëri nga Deçani befason me vokalin e tij (Video) appeared first on Telegrafi.

Ndryshimi drastik i tre vëllezërve të “Pasioneve të Fshehta”, sot ata duken edhe më të bukur (Foto)

$
0
0

“Pasionet e Fshehta” ka qenë pa dyshim një ndër telenovelat latine më të ndjekura dhe më të pëlqyera nga shqiptarët.

Ritransmetimi i tij vazhdon edhe në ditët e sotme në disa prej kanaleve shqiptare, gjersa shikueshmëria nuk mungon, shkruan Telegrafi.

Të gjithë e mbajnë mend historinë e tre vëllezërve të famshëm: Huanit, Oscarit dhe Frankos, të cilët bien në dashuri me vajzat e fermës kundërshtare: Normën, Himenën dhe Saritën.

Ja si duken tani aktoret e serialit “Pasionet e Fshehta” (Foto) Ja si duken tani aktoret e serialit “Pasionet e Fshehta” (Foto)

Sot, “Pasionet e Fshehta” është vetëm një kujtim nga karriera e tyre, ndërsa aktorët ndër vite kanë ndryshuar tërësisht.

Mario Cimarro, Alfonso Baptista dhe Michel Brown, të cilët përkatësisht luajnë rolet e tre vëllezërve (Huan, Oscar dhe Franko), kanë pësuar ndryshime të mëdha dhe sot duken edhe më të bukur se atëherë. /Telegrafi/

The post Ndryshimi drastik i tre vëllezërve të “Pasioneve të Fshehta”, sot ata duken edhe më të bukur (Foto) appeared first on Telegrafi.

Të gjithë së bashku për një qëllim human – banorët flasin për misionin e tyre në Kooperativa reality show (Foto/Video)

$
0
0

Tash e dy javë ka filluar transmetimin reality show më i ri kosovar, Kooperativa, që transmetohet në RTK 4.

Ndryshe nga prodhimet tjera, Kooperativa është një emision real i cili ka qëllim humanitar – ndërtimin e një shtëpie.

Telegrafi qëndroi në punishten e reality shoë Kooperativa, ku u pritëm nga banorët të cilët tash janë punëtorët në shtëpinë për qëllim humanitar.

Lajmet e fundit nga Kooperativa Reality Show Lajmet e fundit nga Kooperativa Reality Show

Ata flasin për eksperiencën e tyre si një përjetim unik, sa do i vështirë që është, teksa motivi i tyre pikërisht mbetet edhe misioni fisnik që kanë për ndërtimin e kësaj shtëpie për qëllime humanitare.

Shikoni më poshtë videon nga ky bashkëbisedim, teksa reality shoë mund ta shikoni LIVE në RTK 4 dhe të informoheni për më të rejat në Telegrafi.com. /Telegrafi/

The post Të gjithë së bashku për një qëllim human – banorët flasin për misionin e tyre në Kooperativa reality show (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.


Kritikoi Danjelin, tani e ka zili. Lupçe: Të ishim martuar edhe ne!

$
0
0

Martesa e Danjelit dhe e Fotinisë pak javë më parë në shtëpinë e Big Brother nuk mund të harrohet lehtë nga Lupçe.

Ai ka rinisur të flasë për të së bashku me Katerinën, por edhe me Fotininë.

“Ata e përmendën një ditë më parë, do e përmendin edhe në finale”, thotë Lupçe.

Ndërsa më pas, Lupçe i thotë Katerinës: “A moj Katerinë, të ishim martuar edhe ne në këtë Big Brother”, thotë Lupçe.

“Nuk dua të ja di fare unë, nuk më intereson hiç”, thotë Fiorentina.

The post Kritikoi Danjelin, tani e ka zili. Lupçe: Të ishim martuar edhe ne! appeared first on Telegrafi.

Sonte eliminohet njëri prej banorëve të reality showt Kooperativa

$
0
0

Tash e dy javë ka filluar transmetimin reality show më i ri kosovar, Kooperativa, që transmetohet në RTK 4.

Ndryshe nga prodhimet tjera, Kooperativa është një emision real i cili ka qëllim humanitar – ndërtimin e një shtëpie.

Katër banorët e nominuar, Albani, Migjeni, Egzoni dhe Lulzimi, ditë më parë janë dënuar që të ruajnë punishten e shtëpisë për 24 orë pas mos respektimit të rregullave dhe numrit të vogël të votave.

Të gjithë së bashku për një qëllim human – banorët flasin për misionin e tyre në Kooperativa reality show (Foto/Video) Të gjithë së bashku për një qëllim human – banorët flasin për misionin e tyre në Kooperativa reality show (Foto/Video)

Sot rreth orës 21:30 do të eliminohet njëri prej garuesve, të cilët gjatë këtyre javëve ndihmuan që të ndërtohet një shtëpi për një familje në nevojë.

Vesel Kurtishaj është pjesë e këtij reality show, i cili është zgjedh edhe kryepunëtor. /Telegrafi/

The post Sonte eliminohet njëri prej banorëve të reality showt Kooperativa appeared first on Telegrafi.

Migjeni eliminohet prej reality show Kooperativa

$
0
0

Tashmë dy javë në kanalin e katërt të RTK-së është duke u transmetuar drejtpërdrejt realit show Kooperativa.

Ndryshe nga prodhimet tjera, ky show është një emision real i cili ka qëllim humanitar – ndërtimin e një shtëpie.

Sonte është eliminuar njëri prej garuesve, i cili nuk ka marrë besimin e shikuesve për të vazhduar garën.

Bëhet fjalë për Migjenin, i cili kohë më parë ishte bërë i njohur teksa i kishte bërë një befasi të dashurës në sheshin e Pirshtinës duke i propozuar në mënyrë të veçantë martesë.

Ndryshe, të nominuarit tjerë kanë qenë Albani, Egzoni dhe Lulzimi, të cilët ditë më parë ishin të dënuar që të ruajnë punishten e shtëpisë për 24 orë pas mos respektimit të rregullave dhe numrit të vogël të votave. /Telegrafi/

The post Migjeni eliminohet prej reality show Kooperativa appeared first on Telegrafi.

Një tjetër sukses i filmit “Home”, pas BAFTA-s merr çmimin “Gold Lion” në “Cannes Lions”, flet producenti Shpat Deda: Jemi krenarë (Foto/Video)

$
0
0

Filmi “Home” i realizuar si koproduksion mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, këtë vit u shpërblye me çmimin për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër në ceremoninë prestigjoze të ndarjes ë çmimeve në BAFTA, ndërsa këtë herë filmi shënon një tjetër sukses të madh, duke rrëmbyer çmimin “Gold Lion” në festivalin shumë prestigjoz “Cannes Lions”.

“Home” bën fjalë për një familje që gjendet në situatat e njëjta si refugjatët e vendeve të Lindjes. Filmi, ku xhirimet më të mëdha janë bërë në Kosovë flet për një familje që bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, për tu gjendur në situata njëjtë si refugjatët e vendeve të Lindjes.

Filmi “Home” merr çmimin “Gold Lion” në festivalin “Cannes Lions”.

Lajmin për këtë triumf e bëri të ditur vet producenti Shpat Deda përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Twitter, ndërsa në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, ai rrëfen për suksesin e filmit dhe ndjenjën e të fituarit një çmim kaq prestigjoz.

“Është ndjenjë jashtëzakonisht e mirë, dhe ndjehem shumë i përmbushur që jam një ndër producentët në këtë film. Për një film që është realizuar në masë të madhe në Kosovë, kemi korrur sukses të madh në festival botërore, dhe çmimi Gold Lion në Cannes Lions 2017 tashmë po e vazhdon suksesin prej BAFTA-s dhe prej festivaleve të tjera. Ky çmim i radhës është tejet i rëndësishëm pasi që triumfi ndodhi në festivalin më prestiogjioz botëror për kampanja reklamuese, dhe fitorja aty na ndihmon që ta përçojmë edhe më tej mesazhin e bashkëndjesisë me refugjatët. Jam shumë krenar për krejt ekipin në Kosovë, i cili bashkëpunoi në mënyrë shumë profesionale me ekipin Britanik, dhe bashkë e krijuam një film i cili po korrë suksese të jashtëzakonshme nëpër botë”, tha Shpat Deda për Telegrafin.

Skena nga filmi “Home”

Ndërkohë filmi “Home” është lansuar më 20 qershor për Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve në platformën Vimeo, dhe për të gjithë ata që duan ta ndjekin, mund ta gjejnë falas për pesë ditët në vazhdim në këtë platformë.

Filmi “Home” e solli Shpat Dedën si producent, por atë të gjithë e njohim si një këngëtar i muzikës së mirëfilltë të zhanrit rock/alternative. I pyetur nga Telegrafi për projektete e radhës në muzikë, këngëtari shpalosi disa detaje.

Shpat Deda

“Eksperienca si producent ka qenë diçka e re dhe rezultoi e suksesshme. Sa i përket muzikës kam në plan dy projekte, të cilat besoj do i realizoj edhe me video dhe do i plasoj edhe gjatë verës. Ndërkohë kam edhe një projekt më madhor që planifikoj ta realizoj, por për momentin dua ta lë befasi për publikun”, përfundoi Shpat Deda për Telegrafin.

Më poshtë mund të ndiqni filmin “Home”, përgjatë një jave falas në platformën Vimeo. /Telegrafi/

The post Një tjetër sukses i filmit “Home”, pas BAFTA-s merr çmimin “Gold Lion” në “Cannes Lions”, flet producenti Shpat Deda: Jemi krenarë (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

5 gjërat që duhet t’i dini për premierën e filmit Transformers 5 në Cineplexx

$
0
0

Filmi i ri i franshizës Transformers, pritet të jetë një ndër veprat më të rëndësishme të regjisorit të famshëm Michael Bay. Transformers 5 thuhet se do të kontribuojë një shumë mjaft të madhe në buxhetin total të franshizës 3.8 miliardë dollarëshe. Ja disa nga gjërat që duhet t’i dini për filmin qe do të thej rekorde:

1. Mark Wahlberg nuk do të jetë më pjesë e franshizës

Aktori 46-vjeçar po e shpëton botën për herë të fundit në Transformers 5. Na vjen keq, Autobots, duket sikur je në vetvete pas kësaj aventure të vogël intergalaktike. Në spektaklin “The Graham Norton Show, Wahlberg” shpjegoi gjerësisht se pse ai po linte ekskluzivitetin pas filmit të tij të dytë.

“Ky është i fundit. Duhet ta kthej jetën time prapa! “- tha aktori për hostin e natës. Vendimi i Wahlberg për të lënë Bumblebee dhe Autobots tjerë, gjithashtu erdhi edhe nga disa arsye tjera qesharake. “Flokët e gjata janë gjëja më e keqe ndonjëherë,” ai bëri shaka.”Unë dukem si mamaja ime në vitet ’70 – është vërtetë shumë keq!”

Wahlberg u shfaq fillimisht në pjesën e dytë të filmit, duke luajtur Cade Yaeger, një zbulues i cili gjen vetën në mes betejës së ndërmjet Autobots dhe Decepticons.

Kjo është hera e fundit që Mark Wahlberg do të jetë pjesë e filmave epik të Transformers.

2. Michael Bay gjithashtu po e len franshizën

Duket sikur Wahlberg nuk është i vetmi që i thotë lamtumirë Transformers. Regjisori i filmave Transformers, gjithashtu mori harkun e tij të fundit, duke i dhënë mendimet e tij në një letër emocionale për tifozët e tij, të cilët ai e publikoi në faqen e tij zyrtare këtë vit.

Bay ka shkruar: “Është e vështirë për mua. Me çdo film të Transformatorëve, kam thënë se do të ishte i fundit. Unë shoh 120 milionë tifozë në mbarë botën të cilët i shohin këto filma, dhe kjo më duket se më tërheq mua … Por, këtë herë pëfundoi.”

Bay më vonë është kontaktuar nga Mediat e ndryshme, mirëpo nuk e ndryshoi mendjen e tij, duke thënë: “Unë kam bërë atë mjaft, dhe ka kaluar një kohë e madhe duke bërë atë. Këtë herë, po e përfundoj me një pjesë fantastike të Transformers. Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë, po tani do të fokusohem në filma tjerë.”

3. A do të thotë që ky është filmi i fundit nga Transformers?

Edhe pse Wahlberg ka vendosur t’i shkurtojë flokët, dhe Bay ka vendosur të fokusohet në filma tjerë, kjo nuk do të thotë qe franshiza nuk do të vazhdoj.

Paramount Pictures e ka konfirmuar se do të ketë një film vetëm për karakterin “Bumblebee” që do të jetë një vazhdimësi e filmave (mirëpo e vendosur në kohët e mëhershme). Për të vendosur premisën e këtij vazhdimi, thuhet se Bumblebee do të ketë një rol shumë të mirë në Transformers 5 për ta filluar karierën e tij të vetme vitin e ardhshëm.

4. A do të jetë filmi më i gjatë i franshizës?

Deri sa Optimus Prime po e ndërron anën dhe Bumblebee po fiton fuqi të reja, filluan të shpërndahen fjalët që filmi do të jetë i gjatë 3 orë. Edhe pse ka pasur komente të mira për keto fjalë, regjistori vendosi të komentoj për këtë çështje.

Regjisori Bay më në fund, përmes Twitter shënoi: “Raportet e #Transformers:The Last Knight që ka kaluar 3 orë është i gabuar. Filmi është më i shkurtë se 3 filmat e fundit.

Filmi do të jetë i gjatë 149 minuta.

5. Pra, kush po kthehet për këtë kapitull të fundit?

Pyetja që është në mendjen e të gjithëve është nëse Shia LaBeouf dhe Megan Fox do kthehen në këtë film të fundit drejtuar nga Bay. LaBeouf ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e këtij filmi, por përgjigjja nuk mund të jetë e njejtë për Megan Fox.

Fox është pyetur nëse ajo do të jetë e gatshme të jetë pjesë e Transformers 5 dhe ajo tha: “Nëse [Bay] ndonjëherë do të kishte nevojë të jem pjesë e aventurave me Autobots apo diçka të tillë, unë do ta bëja plotësisht .”

Filmi është prodhuar me 2 kamera IMAX; pra pritet që të ketë efekte të mrekullueshme!

Për premieren e filmit, Cineplexx ka organizuar event me pije falas dhe aktivitete.

Për më shumë informata, klikoni këtu.

The post 5 gjërat që duhet t’i dini për premierën e filmit Transformers 5 në Cineplexx appeared first on Telegrafi.

Aktori bën vetëvrasje

$
0
0

Njëri nga binjakët që ishin paraqitur në rolin e bebes Oscar në filmin shumë të famshëm “Ghostbusters II” ka bërë vetëvrasje.

Henry “Hank” Deutschendorf që ka luajtur rolin e bebes së bashku me vëllain e tij binjak William, e ka vrarë vetën në shtëpinë e tij në Escondido të Kalifornisë javën e kaluar, sipas burimeve të TMZ brenda policisë.

William thotë se Hank ka vdekur pas një beteje të gjatë me çrregullimin skicoafektiv, një kombinim i çrregullimit bipolar dhe skicofrenisë. Ai ka eksperiencuar halucinacione, deluzione, depresion e shumë gjëra tjera dhe ka kaluar çdo ditë duke luftuar për jetën e tij, shkruan rtv21.tv.

Hank dhe William kishin një shkollë të arteve marciale në zonën e San Diegos,

Hank ishte paraqitur edhe në dokumentarin e vitit 2917 me titull: “Cleanin’ Up the Town: Remembering Ghostbusters”.

Sipas mjekut Hank ka bërë vetëvrasje duke varur vetën. William ishte ai që e gjeti, dhe menjëherë thirri ndihmën e shpejtë, mirëpo ishte shumë vonë. Ai ishte vetëm 29 vjeçar.

The post Aktori bën vetëvrasje appeared first on Telegrafi.

Lupçe i mërzitur: Edhe ne e kemi të nevojshme të martohemi

$
0
0

Lupçe është i mërzitur dhe thotë nuk do pastroj sepse e ka inatin me Fotininë dhe Danjelin.

“Ata e kishin te nevojshme të martoheshin, ne të tjerët nuk e kemi”, shprehet Lupçe teksa është duke biseduar me Katerinën.

Kjo e fundit mërzitet dhe i thotë se nuk kanë pastruar për askënd, Lupçe e kupto që e teproi dhe shprehet se do të pastrojë ti vejë atij në mendje.

The post Lupçe i mërzitur: Edhe ne e kemi të nevojshme të martohemi appeared first on Telegrafi.


“o Sa Mirë” me Valën!

$
0
0

Serialin më të shikuar në vend, “o Sa Mirë”, në edicionin 2017/2018 do ta shohim ndryshe.

Natyrisht, pritet që ta shohim me ndryshime të jashtëzakonshme që do të nxisin edhe më shumë kërshërinë e publikut.

Sipas burimeve të Telegrafit, seriali “o Sa Mirë” ka arritur marrëveshje sponsorizuese me Valën për edicionin 2017/2018.

Lajme e fundit rreth O sa Mirë (Foto/Video) Lajme e fundit rreth O sa Mirë (Foto/Video)

Kjo marrëveshje gjithnjë sipas këtyre burimeve pritet që t’i shohë aktorët në fushata reklamuese të kompanisë publike të telefonisë mobile, duke u bërë imazh i Valës.

Seriali “o Sa Mirë” me këtë marrëveshje pritet që të sjellë risi fantastike për publikun, duke përfshirë nga kastingu i aktorëve e deri te i gjithë seriali.

“o Sa Mirë” është i pakontestueshëm në vendin e parë si seriali më i shikuar në vend, teksa personazhet nga ky serial janë më të pëlqyerit e publikut.

/Telegrafi/

The post “o Sa Mirë” me Valën! appeared first on Telegrafi.

Phoebe me serial të vetin

$
0
0

Lisa Kudrow mund të rikthejë personazhin e Phoebe-t të “Friends” në një serial televiziv krejtësisht të vetin.

Së bashku me Marta Kauffman, bashkëthemeluesen e serialit të famshëm, Kudrow mund të ndjekë shembullin e Matt LeBlanc, i cili riktheu në një serial personazhin Joey.

Sipas “InTouch”, Kudrow dhe Kauffman po punojnë për skenarin. Burimet thonë se Phoebe do të jetë një grua e divorcuar që jeton në Nju Jork.

Ka shumë mundësi që në serial të shfaqen në role dytësore edhe aktorët e tjerë të “Friends”: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt LeBlanc, David Schwimmer dhe Matthew Perry.

The post Phoebe me serial të vetin appeared first on Telegrafi.

Autorja e Harry Poterit: Në libër janë dy Harry!

$
0
0

U bënë plot 20 vite që kur e gjithë bota u njoh për herë të parë me Harry Potterin.

Por, vitet nuk janë asgjë para interesit dhe kureshtjes që njerëzit kanë ende për tu informuar rreth botës magjike të tij. Së fundmi, autorja i ka befasuar të gjithë, duke i thënë se në të vërtetë ekzistojnë 2 Harry Pottera.

“Boy Who Lived”, (Djali që mbijetoi) ashtu siç Harry quhej, duket se nuk është aq unik sa të gjithë mendonim.

Sipas Rowling, ekziston dhe një personazh i njëjtë me të i cili kurrë nuk është përmendur në librat e famshëm. Ky personazh qenka stërgjyshi i Harry-it , Henry Potter i cili luftoi gjatë Wizengamot-it gjatë viteve 1913-1921 dhe ishte pro babanacëve (persona pa fuqi magjike).

The post Autorja e Harry Poterit: Në libër janë dy Harry! appeared first on Telegrafi.

Aktori i “Kara Sevda” e mbanë pa frikë në duar gjarprin (Foto)

$
0
0

“Tarikut” nuk i trembet syri aspak

Të gjithë adhuruesit e serialit “Kara Sevda” e njohin Tarikun rolin e të cilit e luan aktori Ruzgar Aksoy.

Së fundmi aktori e ka dëshmuar se është një trim i vërtetë edhe në jetën reale.

Ai ka publikuar një fotografi në Instagram në të cilën shihet teksa mbanë në duar një gjarpër madje pa iu trembur syri.

Ndryshe, kujtojmë se “Kara Sevda” shfaqet çdo të mërkurë, enjte dhe premte në RTV 21 me fillim nga ora 20:00.

The post Aktori i “Kara Sevda” e mbanë pa frikë në duar gjarprin (Foto) appeared first on Telegrafi.

Fotinia s’e beson që është martuar

$
0
0

Danjelit dhe Fotinisë u duket sikur kanë kaluar shumë kohë që nga e shtuna që zgjodhën t’i thonë “po” njëri-tjetrit dhe të lidhin kurorë.

Fotinia thotë se ndonjëherë nuk e beson që është grua e martuar dhe ka një burrë.

“Ndonjëherë s’e besoj”, i thotë ajo Danjelit, ndërsa gatuajnë në kuzhinë.

Danjeli i thotë se duhet të mësohet me këtë fakt.

“As unë, por ka ndodhur tani”, shprehet ai.

The post Fotinia s’e beson që është martuar appeared first on Telegrafi.

Viewing all 5772 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>