Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all 5772 articles
Browse latest View live

Sonte mund të largohet një prej banorëve të reality show “Kooperativa”

$
0
0

Po kërkon të largohet një prej banorëve të shtëpisë më të famshme kosovare “Kooperativa”.

Alban Ukaj mund të largohet prej reality show pasi që ka kuptuar se bashkëshortja e konkurrentit është shtatzënë.

Megjithatë, nuk dihet nëse prizrenasi do të del prej garës ndërsa pritet të bëhet baba i një djali.

Theksojmë se deri tash është vënë gurthemeli i i shtëpisë, ku banorët do të përkujdesen që në mesin e shumë diskutimeve, intrigave dhe historive të ndërtojnë shtëpinë e një familje skamnore.

Kujtojmë se kryepunëtor është fituesi Big Brother Albania, Vesel Kurtishaj ndërsa herë pas here do të marrin pjesë edhe dhe personalitet të njohura shqiptare.

Telegrafi do t’iu sjell në vazhdim ditë pas dite se çfarë po ndodh në Kooperativa.

The post Sonte mund të largohet një prej banorëve të reality show “Kooperativa” appeared first on Telegrafi.


Danjeli beson në ekzistencën e njerëzve mutantë

$
0
0

Teksa janë duke biseduar për mundësinë e jetës në planetë të tjerë, biseda e banorëve zhvendoset tek avancimi teknologjik i njerëzve në antikitet, e për shembull marrin Piramidat e Egjiptit, ndërtimit i të cilave lidhet me yjësinë.

“Ato janë ndërtuar aq mirë, me aq mundësi sa kishin ata e kishin të pamundur t’i realizonin me aq përpikëri”, shprehet Musai, teksa pyet se “Ata kishin një gjë më shumë, kush ja ka dhënë”

Danjeli shprehet se në atë periudhë mund të ketë jetuar një njeri me superfuqi.

“A beson tek njerëzit mutantë ti?! Që kanë një kod gjenetik më shumë se çdo person tjetër. Edhe aty mund të ketë pasur një çperson që mund të ketë qenë më i zhvilluar”, shprehet Danjeli.

Por Musa, i pabindur nga kjo teori e Danjelit, thotë: “Ka, por kush ua ka dhënë atë gjë më shumë”.

Për ta bërë më të besueshëm variantin e tij, Danjeli shton se ka njerëz që lindin me këto aftësi. “Ishte një person që gjerat që shikohen me mikroskop i shihte me sy të lirë”, thotë ai.

Por me shembullin që jep çudit Lupçen që e pyet “Si mo si, gjerat që shikohen me mikroskop i shihte me sy?”.

The post Danjeli beson në ekzistencën e njerëzve mutantë appeared first on Telegrafi.

Kjo është familja e lumtur e Shkumbin Istrefit (Foto)

$
0
0

Shkumbin Istrefi ka kohë që i përket skenës së estradës shqiptare të filmit.

Ai njihet për shumë role në teatrin kombëtar të Kosovës, por edhe në seriale dhe filma.

Por, aktori u bë i njohur më së shumti në saje të serialit “Kafeneja Jonë”, ku luan rolin e Fekës.

Megjithatë, aktori pos familjes në serliai, ai ka edhe një familje jashtë skenës.

Istrefi është i martuar me Valbonën me të cilën ka një djalë dhe një vajzë.

Madje, Mjellma është edhe këngëtare ku së fundi ka sjell edhe një këngë në tregun e muzikës.

Ndryshe, aktorin mund ta shohim çdo fundjavë edhe në role të ndryshme në serialian e lartcekur. /Telegrafi/

The post Kjo është familja e lumtur e Shkumbin Istrefit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Aktori i famshëm Randall Paul, pjesë e filmit shqiptar

$
0
0

Randall Paul që e njohim për interpretimet në filma të famshëm si “Eyes Wide Shut”, “Mission:Impossible” apo “Four Weddings and a Funeral” do të jetë pjesë e ekipit realizues “Parajsa e zeze”.

Ky film punën e nis me zhvillimin e një audicioni me aktorë shqiptarë.

“Jam shumë i ngazëllyer me aktorët shqiptarë. Kam zhvilluar audicione në Londër e Berlin, atje aktorët reflektojnë si të thuash sindromën e protagonizmit. Këtu janë të sjellshëm, klasik dhe veçanërisht të bukur. Nuk dua të hyj në detaje të tjera, nuk do të ishte etike”, Randall.

Për projektin filmik të pavarur, ende në fillimet e tij, ajo që Sokoli mund të na zbulojë është pak. “Historia është një dramë sociale. Kjo më tërhoqi dhe pranova të bëhem pjesë. E di çfarë më ka thënë i famshmi Nino Celeste, drita në Shqipëri është fantastike”.

The post Aktori i famshëm Randall Paul, pjesë e filmit shqiptar appeared first on Telegrafi.

Votoni për të zgjedhur punëtorin më të zellshëm në reality shown Kooperativa (Foto)

$
0
0

Reality show më i shikuar për momentin në Kosovë, Kooperativa ka hyrë në një fazë interesante. 

Dje ka filluar ndërtimi i shtëpisë për një familje skamnore, ku kanë qenë të angazhuar të gjithë banorët.

Ndërsa sot mund të votoni në operatorët telefonik Vala dhe Z mobile në numrin 55044.

Të nominuarit janë garuesit Albani, Egzoni dhe Lulzimi, të cilët përmes votave tuaja mund të zgjidhen më të mirët deri më tani.

Reality show Kooperativa mund ta shikoni në RTK 4, 24 orë në ditë dhe informoheni për detajet me foto e video në Telegrafi.

Albani

 

Egzoni

 

Lulzim

The post Votoni për të zgjedhur punëtorin më të zellshëm në reality shown Kooperativa (Foto) appeared first on Telegrafi.

“Shiko gruan tënde që rri me këmbë përpjetë”, Fiorentina shpërthen kundër Danjelit (Foto)

$
0
0

Fiorentina diskuton me Ambran dhe Olsin debatet me çiftin Danjel dhe Fotini.

Për këtë të fundit, Fiorentina, që dikur ndante diskutime të ndryshme dhe shpesh ishin në krah të njëra-tjetrës, ka një tjetër mendim tashmë.

“Ai (Danjeli) pse nuk shikon gruan e tij, që e ka me këmbë përpjetë, por shikon këtej?!”, thotë ajo.

Të gjitha lajmet nga Big brother Albania Të gjitha lajmet nga Big brother Albania

Më pas, shton se për Danjelin ka një “gurë në dorë”, duke nënkuptuar një episod që i ka rënë në sy gjatë kohës kur në shtëpi ishte Elsamedi.

Ambra ndan të njëjtin mendim.

“Epo këta mendojn se kur thua më fal i ke të mbyllura të gjitha muhabetet”, thotë ajo. /Big Brother/

The post “Shiko gruan tënde që rri me këmbë përpjetë”, Fiorentina shpërthen kundër Danjelit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Kuiz: Sa i njihni aktorët e serialit “O Sa mirë”

$
0
0

Me rolet e aktorëve dhe skenat komike, por të cilat japin mesazhe të qarta, ata kanë bërë për vete shumë shikues.

Bëhet fjalë për serialin “O Sa Mirë”, i cili çdo javë shfaqet në ekranet tona televizive.

Telegrafi ka përgatitur një kuiz për fansat e serialit, ku mund ta testojnë veten se sa janë të informuar rreth aktorëve!

The post Kuiz: Sa i njihni aktorët e serialit “O Sa mirë” appeared first on Telegrafi.

Musa: Pa Donën, nuk do kisha arritur deri këtu

$
0
0

Ambra, e cila e njeh mirë Donën, i thotë Musës se ajo nuk do të kishte ecur në Big Brother kaq gjatë nëse nuk do të kishte qenë me të.

Por Musa ka thënë se marrëdhënia ka qenë e ndërsjellët dhe se edhe atë e ka ndihmuar shumë Dona.

“Kemi arritur bashkë deri këtu. Unë pa Donën nuk do të kisha ardhur deri këtu dhe ajo pa mua gjithashtu. Unë kam gabuar shpesh, por me atë në krah kam fituar qetësinë dhe me qetësinë time unë të ‘vrasë’. Në këtë pjesë më ka qetësuar Dona, e cila nuk flet shumë”, thotë Musa.

The post Musa: Pa Donën, nuk do kisha arritur deri këtu appeared first on Telegrafi.


Rikthehen vitet e 90-ta në Prishtinë

$
0
0

Një nga ndejat e veçanta në prag të verës do të mbahet në Zone Club.

Sigurisht se të gjithëve ju kujtohen vitet e 90-ta dhe gjërat interesante që karakterizonin atë periudhë.

Nëse keni pasur probleme me kasetat e atëhershme për të dëgjuar muzikë, atëherë kjo është një ndejë për juve.

Nëse ju kujtohet Prishtina e atëhershme, atëherë edhe kjo është një ndejë për juve.

Në performancën nga Maskat “deja vu” do të jetë e pashmangshme për ju në Zone të shtunën mbrëma. /Telegrafi/

The post Rikthehen vitet e 90-ta në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Sonte #MoëtMoment në Duplex, njohja më e re për shtetin e Kosovës (Video)

$
0
0

Sonte mbahet një nga ndejat më të mëdha në kryeqytet.

Ajo që është përshkruar si njohja më e re për Kosovën nga brendi Moët ndodh sonte në Duplex

Në performanca të DJ-ve më të mirë të skenës priten mijëra adhurues të jetës së natës për të kremtuar këtë njohje.

Duplex Premium siguron edhe një njohje të madhe për Kosovën në arenën ndërkombëtare (Foto) Duplex Premium siguron edhe një njohje të madhe për Kosovën në arenën ndërkombëtare (Foto)

Kjo ndejë zhvillohet të shtunën mbrëma në Duplex.

Duplex Premium është një nga klubet më të mëdha në vend. /Telegrafi/

The post Sonte #MoëtMoment në Duplex, njohja më e re për shtetin e Kosovës (Video) appeared first on Telegrafi.

Punëtoria e Kooperativës me masa të rrepta ndaj banorëve, Migjeni direkt në nominim

$
0
0

Reality shou Kooperativa ka reaguar me anë të një deklarate ndaj banorëve të cilët nuk kanë përfillur rregullat e reality shou.

Në deklaratën që e ka siguruar ekskluzivisht Telegrafi thuhet se banorët nuk kanë përmbushur pritjet dhe nuk kanë respektuar rregullat e reality shout.

Madje, direkt në nominim është dërguar për shkak të kësaj banori, Migjeni.

Dihet se ky reality shou po realizohet për ndërtimin e një shtëpie me synim humanitar, por që deri tash banorët nuk kanë respektuar rregullat duke proceduar në hap me kohën për ndërtimin e shtëpisë.

Deklarata e plotë e Kooperatiëvs:

Përshëndetje nga Punëtoria, sot është dita e dhjetë që jeni bërë pjesë e Koooperativës dhe deri tani është dashur që të mësoni edhe respektoni rregullat e Kooperativës dhe kësaj detyre të shentj që i jeni bashkëngjitur.

Pasi që jeni pjesë e një detyre humaniatre duhet të keni parasysh që jeni shembuj për shikuesit e Kooperativës dhe automatikisht jeni shembuj për të mirë dhe për të keq.

Sa i përket rregullave të Kooperativës është gjuha banale ose kujdesi ndaj mikrofonave.

Rregull tjetër është mos komentimi me regjinë.

Punëtori Migjeni ka qenë njëri nga punëtorët më të padisiplinuar ndaj këtyre rregullave.

Për shkak të gjuhës banale, për shkak të komentimit me regjinë dhe sidomos moskujdesit ndaj mikrofonëve punëtoria ka marrë këtë vendim:

Punëtori Migjeni që nga ky moment del direkt në nominim.

Punëtorëve të tjerë u bëhet me dije se Punëoria nuk do të tolerojë këto gjëra.

/Telegrafi/

The post Punëtoria e Kooperativës me masa të rrepta ndaj banorëve, Migjeni direkt në nominim appeared first on Telegrafi.

“John Wick” do të shndërrohet në serial, nuk do të mungojë edhe paraqitja e Keanu Reeves (Video)

$
0
0

Tashmë është konfirmuar seriali televiziv i bazuar në filmat “John Wick”, ndërsa Keanu Reeves pritet të jetë pjesë në ndonjë episod.

Chad Stahelski, bashkëregjisor i filmit të parë dhe regjisor kryesor i filmit të dytë, e kishte dhënë këtë ide që në muajin janar të këtij viti.

Ndërsa në një intervistë për IndieWire, ka bërë të ditur se së bashku me skenaristin Derek Kolstad janë duke e zhvilluar serialin me titull “The Continental”.

Në film, ‘The Continental’ është zinxhiri i hoteleve ku vrasja është e ndaluar në mënyrë të rreptë. Ndërsa seriali do të bazohet pikërisht te këto hotele anekënd botës.

“(Seriali) është shumë i lidhur me filmin, flet për Continental-ët në gjithë botën, si depërtojnë njerëzit e caktuar në atë botë dhe çfarë ndodh me këta njerëz”, ka deklaruar Stahelski për IndieWire.

Kur është pyetur se a do të paraqitet Keanu Reeves në rolin e John Wick në serial, regjisori është përgjigjur: “Mendoj se do të ketë një paraqitje…, mirëpo seriali nuk është i përqendruar rreth John Wick”. /Telegrafi/

The post “John Wick” do të shndërrohet në serial, nuk do të mungojë edhe paraqitja e Keanu Reeves (Video) appeared first on Telegrafi.

Dona: Më tha të dua pasi dolëm, tani e besoj Musën

$
0
0

Ishin një nga çiftet më aktiv në këtë Big Brother dhe u afruan shumë finales, por nuk mundën ta arrinin atë.

Dona-Musa ishte çifti i fundit i eliminuar në gjysmëfinale. Pasi mbërritën në studio, Musa u shpreh se ndoshta duhet të kishin bërë më shumë gjatë javës së fundit, ndërsa u shpreh se në shtëpi ka luajtur me të gjithë banorët.

“Këtë javë nuk kemi qenë në lartësinë e duhur, duhet të kishim bërë më shumë. Kam luajtur me të gjithë banorët”, tha Musa.

Dona u pyet për lidhjen e tyre, ndëse do të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë së Big Brother. “Teksa po vinim me makinë më tha të dua, dhe i thash, tani e besoj me të vërtetë”, u shpreh Dona.

Ndërkohë, Musa u pyet më pas nëse do të zhvendoset në Itali apo do të qëndrojë në Shqipëria pas daljes. “Gjakun e kam shqiptar dhe kjo është toka ime. Do të qëndroj këtu”, tha Musa.

The post Dona: Më tha të dua pasi dolëm, tani e besoj Musën appeared first on Telegrafi.

Së shpejti, “Rrahmoni” me një superbukuroshe në “O sa trip” (Foto)

$
0
0

Së shpejti në ekranet televizive do të shfaqet edhe një emision argëtues veror.

Bëhet fjalë për show “O sa trip”, i cili më ndryshe nga të gjitha emisionet e gjertanishme që janë shfaqur në trojet shqiptare.

“Tripi” i këtij emisioni ka si protagonist kryesor aktorin e serialit “O sa mirë”, Kushtrim Qerimi i njohur më mirë si “Rrahmoni”.

Ky i fundit do të shoqërohet prej bukuroshesh, Egzona Ismajli në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm përgjatë brigjeve shqiptare nga Ulqini deri në Dhërmi.

Por, në të gjithë këtë rrugëtim aktori do të ndalet në një qytet bregdetar shqiptar, ku me një shumë prej 50 eurove do të duhet të ushqehet, të bëj plazh, të vizitoj një muze, të argëtohet në një lokal nate, sigurisht, të siguroj vendin e fjetjes.

E për detaje të tjera, Telegrafi do t’iu mbaj të informuar dhe se si ka kaluar në këtë “Trip”, “Rrahmoni” do t’i informojmë në ditët në vijim. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

The post Së shpejti, “Rrahmoni” me një superbukuroshe në “O sa trip” (Foto) appeared first on Telegrafi.

Elite Show shtron iftar për qytetarët e Prishtinës në Ramazan (Video)

$
0
0

Në rubrikën e përjavshme me qytetarë ‘Kech Montana n’terren’, spektakli Elite Show ka vendosur t’i mbledhë disa qytetarë në sheshin e Prishtinës për një iftar.

Janë zgjedhur në mënyrë rastësore, teksa së bashku pastaj janë adresuar për një restorant në kryeqytet.

Si ka shkuar kjo ditë, mund ta kuptoni në këtë videon e mëposhtme.

The post Elite Show shtron iftar për qytetarët e Prishtinës në Ramazan (Video) appeared first on Telegrafi.


Tri çiftet finaliste të ‘Big Brother 9’ (Video)

$
0
0

Në finalen e madhe të “Big Brother 9” do të shkojnë tri çiftet më të votuara, më të forta dhe ata që ditën të ishin realë apo lojtarë të mirë, e që janë Danieli me Fotininë, Olsi me Fiorentinën dhe Lupçja me Katerinën.

Në gjysmëfinale, publiku votoi për të nxjerrë nga shtëpia Ambrën. Ajo, së bashku me Elsamedin, e thanë publikisht që çifti mes tyre ishte i projektuar vetëm për sfidën e “Big Brother”.

“E them këtu përpara publikut dhe përpara të gjithëve. Elsamedi ma ka ofruar këtë gjë dhe unë e kam pranuar”, tha Ambra.

Dona: Më tha të dua pasi dolëm, tani e besoj Musën Dona: Më tha të dua pasi dolëm, tani e besoj Musën

“Kemi qenë të dy me idenë se do të hynim në shtëpinë e Big Brother si çift, do të bëjmë lojën që do të bëjmë, por gjërat nuk shkuan edhe aq mirë”, tha Elsamedi.

Ndërsa Ambra e realizoi dëshirën e saj për një të ardhme të pavarur në Tiranë, për të cilën “Big Brother” i çeli rrugën drejt karrierës së modelingut.

Eliminimi i dyfishtë përfshiu edhe çiftin mes Musës dhe Donës.

“Publiku ka vendosur se çifti që nuk do të shkojë në finale është Musa dhe Dona”, deklaroi Arbana gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të ‘reality shout’.

Ata janë çifti që e thanë me siguri, se e ndiejnë veten të dashuruar edhe jashtë mureve të shtëpisë së Big Brother.

“Edhe pse dolëm sonte, për ne është superfitore”, tha Dona.

Sa i përket arsyes se përse publiku nxori pikërisht ata, Musa tha se “aty brenda fiton kush bën më shumë lojë”.

“Besoj se ne nuk kemi luajtur asnjëherë me njëri-tjetrin”, tha ai.

Olsi ka pasur një javë ditëlindjeje, por gjatë kësaj jave ai e nxori në pah anën e tij më njerëzore dhe familjare, nga vizita e të atit dhe nipit të vogël në shtëpi.

Gjatë kësaj jave të fundit, tri çiftet do të jenë me buxhet 50 për qind. Tri finalistët kanë edhe pak kohë për t’i treguar publikut se kush vlen të fitojë 10 milionë lekë. Votimi është i hapur, edhe një javë na ndan nga çmimi i madh. /TopChannel/

The post Tri çiftet finaliste të ‘Big Brother 9’ (Video) appeared first on Telegrafi.

Festë, rrahje, situata të shumta komike – episodi i 113 i “O Sa Mirë” (Video)

$
0
0

Për ndjekësit e shumtë të hit-serialit “O Sa Mirë”, ka ardhur episodi i 113-të me radhë i kësaj komedie televizive.

Ngjarje të reja humori dhe skena që nuk e lënë askënd të qetë sjell episodi i ri që tashmë është publikuar edhe në kanalin zyrtar në YouTube.

Rrahje në klasë, ekskursioni vazhdon, vazhdojnë zhvillimet në zyrën e drejtorit, ndërsa sjelljet individuale të protagonistëve janë tejet komike.

Pasi të keni qeshur me skenat e reja të humorit, ndiqni edhe prapaskenat e xhirimeve. /Telegrafi/

The post Festë, rrahje, situata të shumta komike – episodi i 113 i “O Sa Mirë” (Video) appeared first on Telegrafi.

Shaqir Palushi zotohet t’ia ndërtojë shtëpinë familjes nga Istogu, pas paraqitjes së tyre në emisionin e Shpëtim Deskut (Video)

$
0
0

Sikurse edhe në emisionet tjera n’Kosovë Show, edhe në këtë javë ka pasur plot momente interesante dhe befasi.

Por, ka ndodhur edhe një mrekulli, shkruan Gazeta NewBorn. Në mes të emisionit është shfaqur një pamje e një familje nga Istogu, e cila jetonte në kushte ekstreme për jetë.

Fondacionit Humanitar Golden Eagle dhe Koperativa Show marrëveshje për ndërtimin e shtëpive Fondacionit Humanitar Golden Eagle dhe Koperativa Show marrëveshje për ndërtimin e shtëpive

Ndërsa gjatë emisionit Shaqir Palushi ka pranuar ta merr përsipër familjen e Xhafer Azemit nga Istogu për t’ia ndërtuar shtëpinë e re.

Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme.

The post Shaqir Palushi zotohet t’ia ndërtojë shtëpinë familjes nga Istogu, pas paraqitjes së tyre në emisionin e Shpëtim Deskut (Video) appeared first on Telegrafi.

Dasmë në “Kafeneja Jonë” me Robertin, në episodin e 12 martohet Tezja Gane me Fetahun (Video)

$
0
0

Skena të reja shumë qesharake, janë pjesë e episodit më të ri të “Kafeneja Jonë”.

Në këtë episod martohet Tezja Gane me Fetahun dhe mysafir special është Robert Berisha.

Reagimet e papritura të Kokaqes ndodhin në këtë episod, pasi që xhelozon në Fionën që i pëlqen Roberti.

Episodin e 12-të të “Kafeneja Jone” e gjeni online në kanalin zyrtar në GjirafaVideo: kafeneja.gjirafa.com

Më këtë episod përfundon ky sezon dhe prej shtatorit do të fillojë sezoni i ri. /Telegrafi/

Videot zyrtare: https://kafenejagjirafa.gjirafa.com

The post Dasmë në “Kafeneja Jonë” me Robertin, në episodin e 12 martohet Tezja Gane me Fetahun (Video) appeared first on Telegrafi.

Rikthehen Stupcat me episodet e reja të “Egjelit”, nuk do t’i mbani të qeshurat me situatat e reja të protagonistëve (Video)

$
0
0

Pas pauzës dyjavëshe, Stupcat janë rikthyer me episodin e 10-të të “Egjelit”.

Likin e vizitojnë shoqja dhe shoku i tij, mirëpo mikpritja e Gjylës e Mixhës Shneq i tmerron ata.

Stupcat kanë një mesazh për ju (Video) Stupcat kanë një mesazh për ju (Video)

Kurse Teta Gjyli për shkak të përkushtimit në punë zgjidhet punëtorja e vitit.

Shikoni episodin e plotë në kanalin zyrtar në GjirafaVideo: stupcat.gjirafa.com. /Telegrafi/

Videot zyrtare: https://stupcatvideo.gjirafa.com

The post Rikthehen Stupcat me episodet e reja të “Egjelit”, nuk do t’i mbani të qeshurat me situatat e reja të protagonistëve (Video) appeared first on Telegrafi.

Viewing all 5772 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>