Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all 5751 articles
Browse latest View live

Shkrimtari i “Game of Thrones”: Nuk do të ndryshojë asgjë në librat e ardhshëm

$
0
0

Shkrimtari George R.R. Martin tha se pavarësisht nga reagimet negative rreth përfundimit të serialit televiziv, “Game of Thrones”, nuk do të ndryshojë asgjë në librat e ardhshme të “A Song of Ice and Fire”.

Katër sezonet e para të “Game of Thrones” në masë të madhe janë bazuar në pesë prej romaneve të Martinit.

Për zhgënjimin e fansave, Martini në një intervistë për revistën Entertaiment Weekly tha se fati i personazheve kryesore do të mbetet i njëjtë, për shkak se dëshiron të shkruajë një libër siç e kishte menduar më parë.

“Unë jam i tunduar për të ndryshuar atë -” Oh, Zot, jo. Unë duhet të mendoj për diçka të ndryshme, por kjo është e gabuar, sepse kisha planifikuar një vend të caktuar. Dhe nëse e ndryshoni atë vetëm për shkak se dikush e kuptoi ndryshe, atëherë ajo do ta shkatërron tërë strukturën”, tha Martin.

Shkrimtari tha se ishte nën presion të madh për të përfunduar librin para fundit të serialit, por tani është nuk do të nxitohet pas përfundimit të serialit.

“Ajo do të jetë gati kur është gati”, ka thënë Martin duke folur për botimin e librit të ardhshëm. /Telegrafi/

The post Shkrimtari i “Game of Thrones”: Nuk do të ndryshojë asgjë në librat e ardhshëm appeared first on Telegrafi.


‘Emmy Awards 2019’: Lista e plotë e nominimeve

$
0
0

Nominimet për edicionin e 71-të të Emmy Awards, janë shpallur të martën, ndërsa “Game of Thrones” dhe “The Marvelous Mrs Maisel”, dominojnë me nominimet për çmimet kryesore televizive.

Sezoni i fundit i serialit të ‘HBO’ mori shifër rekorde prej 32 nominimesh, mirëpo “Game of Thrones” nuk është i vetmi konkurrent në kategorinë për dramën më të mirë. “Pose”, “Killing Eve”, “Succession” dhe “This Is Us”, gjithashtu morën një numër të madh nominimesh.

Në frontin e komedisë, “The Marvelous Mrs Maisel” nga arriti 20 nominime. “Barry”, “Fleabag” dhe “Russian Doll” do të jenë ndër shfaqjet që konkurrojnë me “Veep”.

Kjo është lista e plotë e nominimeve për “Emmy Awards 2019”:

Drama televizive

“Better Call Saul” (AMC)
“Bodyguard” (Netflix)
“Game of Thrones” (HBO)
“Killing Eve” (AMC/BBC America)
“Ozark” (Netflix)
“Pose” (FX)
“Succession” (HBO)
“This Is Us” (NBC)

Seriale komike

“Barry” (HBO)
“Fleabag” (Amazon Prime)
“The Good Place” (NBC)
“The Marvelous Mrs. Maisel” (Amazon Prime)
“Russian Doll” (Netflix)
“Schitt’s Creek” (Pop)
“Veep” (HBO)

Seritë  e limituara

“Chernobyl” (HBO)
“Escape at Dannemora” (Showtime)
“Fosse/Verdon” (FX)
“Sharp Objects” (HBO)
“When They See Us” (Netflix)

Filma televizivë

“Black Mirror: Bandersnatch” (Netflix)
“Brexit” (HBO)
“Deadwood: The Movie” (HBO)
“King Lear” (Amazon Prime)
“My Dinner with Herve” (HBO)

Aktori më i mirë në një dramë televizive

Jason Bateman (“Ozark”)
Sterling K. Brown (“This Is Us”)
Kit Harington (“Game of Thrones”)
Bob Odenkirk (“Better Call Saul”)
Billy Porter (“Pose”)
Milo Ventimiglia (“This Is Us”)

Aktorja më e mirë në një dramë televizive 

Emilia Clarke (“Game of Thrones”)
Jodie Comer (“Killing Eve”)
Viola Davis (“How to Get Away With Murder”)
Laura Linney (“Ozark”)
Mandy Moore (“This Is Us”)
Sandra Oh (“Killing Eve”)
Robin Wright (“House of Cards”)

Aktori më i mirë në një serial komik

Anthony Anderson (“Black-ish”)
Don Cheadle (“Black Monday”)
Ted Danson (“The Good Place”)
Michael Douglas (“The Kominsky Method”)
Bill Hader (“Barry”)
Eugene Levy (“Schitt’s Creek”)

Aktorja më e mirë në një serial komik

Christina Applegate (“Dead to Me”)
Rachel Brosnahan (“The Marvelous Mrs. Maisel”)
Julia Louis-Dreyfus (“Veep”)
Natasha Lyonne (“Russian Doll”)
Catherine O’Hara (“Schitt’s Creek”)
Phoebe Waller-Bridge (“Fleabag”)

Aktori më i mirë në një serial/film të kufizuar

Mahershala Ali (“True Detective”)
Benicio Del Toro (“Escape at Dannemora”)
Hugh Grant (“A Very English Scandal”)
Jared Harris (“Chernobyl”)
Jharrel Jerome (“When They See Us”)
Sam Rockwell (“Fosse/Verdon”)

Aktorja më e mirë në një serial/film të kufizuar

Amy Adams (“Sharp Objects”)
Patricia Arquette (“Escape at Dannemora”)
Aunjanue Ellis (“When They See Us”)
Joey King (“The Act”)
Niecy Nash (“When They See Us”)
Michelle Williams (“Fosse/Verdon”)

Seriale reale ose konkurruese

“The Amazing Race” (CBS)
“American Ninja Warrior” (NBC)
“Nailed It” (Netflix)
“RuPaul’s Drag Race” (VH1)
“Top Chef” (Bravo)
“The Voice” (NBC)

Emisione/shou të ndryshme

“The Daily Show with Trevor Noah” (Comedy Central)
“Full Frontal with Samantha Bee” (TBS)
“Jimmy Kimmel Live” (ABC)
“Last Week Tonight with John Oliver” (HBO)
“Late Late Show with James Corden” (CBS)
“Late Show with Stephen Colbert” (CBS)

Aktorja dytësore në një dramë televizive

Gwendoline Christie (“Game of Thrones”)
Julia Garner (“Ozark”)
Lena Headey (“Game of Thrones”)
Fiona Shaw (“Killing Eve”)
Sophie Turner (“Game of Thrones”)
Maisie Williams (“Game of Thrones”)

Aktori dytësor në një dramë televizive

Alfie Allen (“Game of Thrones”)
Jonathan Banks (“Better Call Saul”)
Nikolaj Coster-Waldeau (“Game of Thrones”)
Peter Dinklage (“Game of Thrones”)
Giancarlo Esposito (“Better Call Saul”)
Michael Kelly (“House of Cards”)
Chris Sullivan (“This Is Us”)

Aktorja dytësore në një serial komik

Alex Borstein (“The Marvelous Mrs. Maisel”)
Anna Chlumsky (“Veep”)
Sian Clifford (“Fleabag”)
Olivia Colman (“Fleabag”)
Betty Gilpin (“GLOW”)
Sarah Goldberg (“Barry”)
Marin Hinkle (“The Marvelous Mrs. Maisel”)
Kate McKinnon (“Saturday Night Live”)

Aktori dytësor në një serial komik

Alan Arkin (“The Kominsky Method”)
Anthony Carrigan (“Barry”)
Tony Hale (“Veep”)
Stephen Root (“Barry”)
Tony Shalhoub (“The Marvelous Mrs. Maisel”)
Henry Winkler (“Barry”)

Aktorja dytësore në një serial apo film të kufizuar

Patricia Arquette (“The Act”)
Marsha Stephanie Blake (“When They See Us”)
Patricia Clarkson (“Sharp Objects”)
Vera Farmiga (“When They See Us”)
Margaret Qualley (“Fosse/Verdon”)
Emily Watson (“Chernobyl”)

Aktori dytësor në një serial apo film të kufizuar

Asante Blackk (“When They See Us”)
Paul Dano (“Escape at Dannemora”)
John Leguizamo (“When They See Us”)
Stellan Skarsgård (“Chernobyl”)
Ben Whishaw (“A Very English Scandal”)
Michael K. Williams (“When They See Us”)

Aktorja e ftuar në një dramë televizive

Laverne Cox (“Orange Is the New Black”)
Cherry Jones (“The Handmaid’s Tale”)
Jessica Lange (“American Horror Story: Apocalypse”)
Phylicia Rashad (“This Is Us”)
Cicely Tyson (“How to Get Away With Murder”)
Carice van Houten (“Game of Thrones”)

Aktori i ftuar në një dramë televizive

Michael Angarano (“This Is Us”)
Ron Cephas Jones (“This Is Us”)
Michael McKean (“Better Call Saul”)
Kumail Nanjiani (“The Twilight Zone”)
Glynn Turman (“How to Get Away With Murder”)
Bradley Whitford (“The Handmaid’s Tale”)

/Telegrafi/

The post ‘Emmy Awards 2019’: Lista e plotë e nominimeve appeared first on Telegrafi.

Me rekord prej 32 nominimesh, “Game of Thrones” udhëheq në ‘Emmy Awards 2019’

$
0
0

Seria e famshme televizive,”Game of Thrones”, ka thyer rekord në ‘Emmy Awards 2019’ me 32 nominime për sezonin e tetë dhe të fundit, duke e çuar televizionin kabllor amerikan, HBO, me mbizotërim në raport me Netflix.

Saga e popullarizuar e la nën hije rekordin e të gjitha kohërave të serisë “NYPD Blue” të viti 1994, që asokohe kishte  27 nominime.

Nëse “Game of Thrones” mbron titullin e serialit më të mirë në kategorinë dramë dhe pretendon për një trofe të katërt, do të bashkohet me dramat më të suksesshme ndër vite, përfshirë “Hill Street Blues”, “L.A. Law”,”The West Wing” dhe “Mad Men”.

Game of Thrones

Seriali më i mirë komedi i vitit të kaluar, “The Marvelous Mrs Maisel”, udhëhoqi paketën e komedisë me 20 nominime, duke përfshirë në konkurrim sërish yllin Rachel Brosnahan.

'Emmy Awards 2019': Lista e plotë e nominimeve 'Emmy Awards 2019': Lista e plotë e nominimeve

Theksojmë që ceremonia e dhënies së çmimeve do të mbahet në Los Angeles më 22 shtator të këtij viti. /Telegrafi/

The post Me rekord prej 32 nominimesh, “Game of Thrones” udhëheq në ‘Emmy Awards 2019’ appeared first on Telegrafi.

Vjosa Berisha: PriFest ka mundësuar kthimin e publikut në salla për të përjetuar filmin siç duhet

$
0
0

Të martën në Prishtinë është hapur edicioni i sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit PriFest, i cili po mbahet për të 11-tën herë me radhë. Në tapetin e kuq, në hapësirat e Teatrit Kombëtar të Kosovës, u bë pritja e mysafirëve, të cilët pastaj patën mundësi të shohin premierën kombëtare të filmit të metrazhit të gjatë “Fusha e Mëllenjave”.

Drejtoresha e festivalit, Vjosa Berisha tha se me PriFest kanë arritur të kthejnë publikun në sallë, që të përjetojnë ashtu siç duhet një film.

Vjosa Berisha në një intervistë për KosovaPress, bëri të ditur se në edicion e sivjetmë do të mund të shikohen 70 filma, të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës, ku kinemaja ballkanike është programi kryesor garues, po gjithashtu ka 6 filma nga Evropa, e edhe dokumentarë të metrazhit të mesëm, që nga Koreja Jugore deri të Kolumbia.

“Edhe ne shohim çka kemi bërë më keq një vit më herët, përmirësohemi vitin tjetër, ambiciet rritën më shumë, sipas mundësive kur kemi edhe përkrahje financiare mundohemi me dhënë edhe më shumë, e sjell edhe më shumë në Kosovë, këto mund të jenë të veçanta që mund t’i përmendim për këtë vit. Sigurisht edhe mbrëmjet e muzikës janë shumë të rëndësishme, do të kemi çdo mbrëmje muzikë për mysafirët tonë, si nga bendet kosovare, që kemi qejf me ua tregu muzikën tonë, edhe DJ të huaj, që do t’i sjellim të premten e datës 19, në një mbrëmje të paharruar, deri në mëngjes do të kemi nëntë DJ në amfiteatrin e Gërmisë, që do të përformojnë për rininë dhe ata që e duan muzikën elektronike”, tha ajo.

Berisha tha se ndjehet e lumtur me organizimin e festivalit, i cili i ka veçantitë e veta, sikur çdo edicion tjetër.

“Jemi mundur të rikthejmë atë lidhje. Jemi mundur me sjell publikun në salla për me përjetua filmin ashtu siç duhet”, tha ajo.

Në PriFest po marrin pjesë shumë figura të artit botëror e ndërkombëtar.

E sipas Vjosa Berishës, ata që vijnë një herë në festival, gjithmonë kthehen në edicionin e radhës.

“U pëlqen slogani ynë shumë, sepse mendojnë që jemi një popull shumë që ofrojmë shoqëri dhe dashni, dhe jo rastësisht edhe slogani ynë është ‘Miqësi përgjithmonë PriFest”, tha ajo.

Natën e parë të PriFest e hapi filmi i regjisores Arzana Kraja, me titull “Fusha e Mëllenjave”. Ky film i cili trajton problemet e një të burgosuri politik shqiptar është koproduksion ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Anglisë.

Përveç shfaqjes së filmave, në kuadër të PriFest, do të organizohen edhe shumë aktivitete, punëtori, e mbrëmje festive të muzikës live, me pjesëmarrje të shumë artistëve të huaj.

Për gjashtë ditë me radhë, në kuadër të Pri Fest do të jenë mbi 70 filma, prej tyre 7 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane, 19 regjionale dhe 32 premiera kosovare. /KP/

The post Vjosa Berisha: PriFest ka mundësuar kthimin e publikut në salla për të përjetuar filmin siç duhet appeared first on Telegrafi.

Regjisori Matt Taylor ka arritur në Kosovë, përshëndet fansat në gjuhën shqipe

$
0
0

Matt Taylor, regjisor i “Rick & Morty Exquisite Corpse”, ka arritur mbrëmë në Kosovë për herë të parë, dhe po merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtarë të Filmit të Animuar – Anibar.

Më të arritur në Aeroportin e Prishtinës, mbrëmë pas mesnate ai ka xhiruar një video në të cilën përshëndet të gjitha fansat e animacionit në gjuhën shqipe.

“Mirëmbrëma Kosovë”, ishte fjalia e parë që ai than ë Aeroport, derisa ftojë të gjithë adhuruesit e filmit të animuar të i bashkohen në prezantimin që ai do të mbajë të premten duke filluar nga ora 14:00, në kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë në kuadër të Anibar.

Matt Taylor është artist po ashtu me origjinë nga Los Angeles, dhe me mbi një dekadë përvojë në industrinë e animacionit.

Ai punoi në Titmouse Inc. për një pjesë të madhe të karrierës së tij në seri televizive si Metalocalypse, Superjail!, Kina IL, Moonbeam City dhe për serinë fituese të disa cmimeve Emmy, King Star King.

Ai po ashtu ka drejtuar një numër projektesh, duke përfshirë “The Rick dhe Morty Exquisite Corpse”. Matt gjithashtu ka punuar në mënyrë të pavarur, duke krijuar ID të stacionit për Adult Sëim dhe animacion për videon muzikore “Cut Chemlight Moonlighting with Biz”. Matt aktualisht punon në Cartoon Network si dizajnues karakteresh në “J.J. Villard’s Fairytales”

Gjejeni bashkëlidhur edhe videon e tij nga Aeroporti i Prishtinës.

The post Regjisori Matt Taylor ka arritur në Kosovë, përshëndet fansat në gjuhën shqipe appeared first on Telegrafi.

Publikohet traileri i filmit “Hustlers”, Jennifer Lopez dhe Cardi B shfaqen tejet atraktive

$
0
0

Tashmë në kanalin YouTube është publikuar traileri i filmit “Hustlers”.

Pjesë e këtij filmi janë edhe dy yjet me famë botërore, Jennifer Lopez dhe Cardi B, teksa do vijnë në rolin e striptizeres.

Burimet tregojnë se Cardit i është dashur të bëjë vetëm një ditë xhirime që do të thotë se mund të jetë vetëm në një ose në dy skena të filmit.

Xhirimet për “Hustlers” janë zhvilluar në Nju Jork, dhe yjet e këtij projekti duket kanë nisur që tani të ndajnë me ndjekësit në rrjetet sociale, detaje nga filmi.

Cardi B po ashtu do të luajë përkrah aktorëve të njohur botërorë, si Lili Reinhart, Keke Palmer, Julia Stiles dhe Marcedes Ruehl.

26 vjeçarja në përgatitje për rolin e saj si striptizere ka kaluar në një dietë ekstreme për 10 ditë pa sheqer, pa karbohidrate dhe është marrë me vallëzim. /Telegrafi/

The post Publikohet traileri i filmit “Hustlers”, Jennifer Lopez dhe Cardi B shfaqen tejet atraktive appeared first on Telegrafi.

Lady Gaga ka refuzuar të paraqitet në një film me Bradley Cooperin

$
0
0

Dyshja e aktorëve, i cili fitoi një Oscar për filmin e tyre të përbashkët, “A Star Is Born”, Bradley Cooper dhe Lady Gaga thuhet se nuk do të bashkëpunojnë në një film të ri.

Artisti raportohet se është duke e shkruar skenarin, drejtoj dhe do të paraqitet në filmin më të ri, shkruajnë mediat amerikane.

Edhe pse mediat, pas suksesit të madh të këngës “Shallow”, raportohet se yjet kanë rënë në dashuri, janë ngritur spekulimet se aktori 44-vjeçar do ta angazhojë këngëtaren ekstravagante në një film biografik rreth kompozitorit Leonard Bernstein.

Një burim i afërt me aktorin zbuloi për mediat amerikane se Gaga nuk do të jetë në film, por shumë kush pyet se pse ajo nuk do të paraqitet në një film për shkak të faktit se të dy kanë thënë se do të paraqiten së shpejti në një film.

Publiku besonte se këngëtarja 33-vjeçare e ka refuzuar aktorin pasi që u shfaqen thashetheme se janë në një romancë.

Ndryshe, Bradley së fundi ka ndërprerë lidhjen me modelen ruse, Irina Shayk, me të cilin ka një vajzë dyvjeçare, Leah De Siena. /Telegrafi/

The post Lady Gaga ka refuzuar të paraqitet në një film me Bradley Cooperin appeared first on Telegrafi.

Katërmbëdhjetë rastet kur stilistët përdorën të njëjtat veshje për aktorët në filma të ndryshëm

$
0
0

“Pse të shpenzojmë para për gjëra të reja kur mund t’i përdorim ato të vjetra?”

Ishte ndoshta mendimi i krijuesve të filmave kur ata vendosën të përdorin kostume që tashmë ishin përdorur në filmat e mëparshëm.

Shumica e filmave dhe serialeve televizive thjesht nuk kanë para të mjaftueshme për të veshur të gjithë kastin në kostume krejtësisht të reja.

Njëzet aktorët që refuzojnë të luajnë në skena me njëri-tjetrin Njëzet aktorët që refuzojnë të luajnë në skena me njëri-tjetrin

Dhe në qoftë se një fustan ishte veçanërisht i mirë (si në Titanik), pse të mos e shfrytëzosh rastin dhe ta përdorësh përsëri?

Bright Side ka zgjedhur disa shembuj kur personazhet nga filma të ndryshëm kanë veshur rrobat e njëjta.

Vetëm shikuesit më të vëmendshëm do t’i kishin vënë re ato. Ndoshta ju jeni një prej tyre? /Telegrafi/

1. Pride & Prejudice, 2005 — Sense and Sensibility, 2008

 

2. Elizabeth, 1998 — Camelot, 2011

 

3. Gossip Girl, 2010 — The Carrie Diaries, 2013

 

4. Dangerous Liaisons, 1988 — Hocus Pocus, 1993

 

5. Head in the Clouds, 2004 — Race, 2016

 

6. My Cousin Rachel, 2017 — Victoria, 2017

 

7. Manolete, 2008 — Brooklyn, 2015

 

8. Isabel, 2014 — The Hollow Crown, 2016

 

9. The Duchess, 2008 — The Scandalous Lady W, 2015

 

10. Pride and Prejudice and Zombies, 2016 — Mary Shelley, 2018

 

11. Mad Men, 2009 — The Help, 2011

 

12. Snow White and the Huntsman, 2012 — Once Upon a Time, 2017

 

13. Friends, 1994 — Edgar Allan Poe’s Murder Mystery Dinner Party, 2016

 

14. Titanic, 1997 — Tuck Everlasting, 2002

The post Katërmbëdhjetë rastet kur stilistët përdorën të njëjtat veshje për aktorët në filma të ndryshëm appeared first on Telegrafi.


Ylli i “Game of Thrones” nominon vetveten për një çmim të Emmy Awards

$
0
0

Gwendoline Christie, ylli i serialit të famshëm “Game of Thrones”, ka nominuar vetveten për një çmim Emmy pasi këtë gjë nuk e ka bërë HBO.

Aktorja, e cila u paraqit në këtë seri të njohur si Ser Brienne, u emërua në kategorinë për aktoren më të mirë mbështetëse në serie.

HBO konfirmoi se të nominuar janë Lena Headey, Maisie Williams dhe Sophie Turner. Aktori Alfie Allen dhe Carice van Houten gjithashtu kanë nominuar vetveten.

“Nuk mund ta besoj, faleminderit univers”, shkroi Christie në llogarinë personale në Instagram me rastin e nominimit të vetvetes.

Seriali është nominuar në 32 raste për çmimin prestigjioz Emmy, i cili është numri më i madh i nominimeve për një seri në një vit.

“The Hollywood Reporter” shkruan se Christie, Allen dhe Van Houte duhej të paguanin 225 dollarë për ta nominuar vetveten, gjë që është një praktikë e pazakontë për aktorët. /Telegrafi/

The post Ylli i “Game of Thrones” nominon vetveten për një çmim të Emmy Awards appeared first on Telegrafi.

Maluma si i fejuari i J.Lo në filmin e ri “Marry Me”

$
0
0

Këngëtari i famshëm kolumbian, Maluma, momentalisht është kthyer në një nga meshkujt më të pëlqyer në botë.

Përveç se pëlqehet për pamjen dhe fizikun joshës, 25-vjeçari deri më tani ka sjell një sërë projektesh të suksesshme.

Pas bashkëpunimit me mbretëreshën e muzikës pop, Madonnën, Maluma do bashkëpunojë me një ikonë tjetër, por jo për muzikë.

Jennifer Lopez (Foto: Frazer Harrison/Getty Images)

Ylli latin do të jetë pjesë e komedisë “Marry Me” përkrah Jennifer Lopezit, ku do ketë rolin si i fejuari i kësaj të fundit.

J.L.o është protagonistja kryesore e filmit, e cila para se të martohet me të fejuarin rok (Malumën), e ka zbuluar se e tradhtonte me asistenten e saj. Ajo më pas në vend të tij e ka zgjedhur një mësues të matematikës (Owen Wilson).

Ndryshe, një datë e saktë e lëshimit të këtij filmi akoma nuk është shpallur, por që mesa duket do publikohet në vitin 2020. /Telegrafi/

The post Maluma si i fejuari i J.Lo në filmin e ri “Marry Me” appeared first on Telegrafi.

Nëntëmbëdhjetë imazhet e shkrepura në prapaskena që tregojnë se si u xhiruan filmat më të famshëm të vitit 2018

$
0
0

Në vitin 2018, një numër i madh filmash spektakolarë u publikuan. Secili prej tyre i dërgoi shikuesit në një univers të ndryshëm: ne duhej të luftonim në “Avengers: Infinity War”, të dridheshim nga buzëqeshja “simpatike” e Venom dhe të shqetësohemim për fatin e mysafirëve në “Bad Times at the El Royale”. Por thellë brenda, ne ishim kurioz të mësonim se si u krijuan këta filma të mëdhenj.

Bright Side donte t’ju ftonte në prapaskenat e industrisë së filmave për të parë sekretet e xhirimeve me sytë tuaj. /Telegrafi/

Avengers: Infinity War, është e mjaftueshme për të vënë disa sensorë në fytyrë për ta bërë kostum e Thanos.

Megjithatë, Josh Brolin duhej të duronte një procedurë më pak të këndshme përpara kësaj.

“Kemi bërë shpëtimin e botës për sot, kështu që ne mund të marrim një pushim të vogël”.

Star Wars: edhe rebelët e guximshëm kanë nevojë për një trajnim para fillimit të xhirimeve!

View this post on Instagram

History

A post shared by John Boyega (@johnboyega) on

Pacific Rim: Uprising: me ndihmën e kësaj pajisje, aktorët u shndërruan në modele 3D në ekranin e kompjuterit.

Mamma Mia! Here We Go Again: Ata preferuan makijazhin klasik në këtë skenë. A mund ta njihni Amanda Seyfried?

Tomb Raider: gërvishtjet dhe plagët këtu u aplikuan me dorë.

View this post on Instagram

Behind the scenes #AliciaVikander

A post shared by Alicia Vikander (@aliciavikanderdaily) on

Ant-Man and the Wasp: edhe superheronjtĽ kanë një “kopje” të tyre

Aquaman: Kështu u krijuan kostumet e personazheve.

The Predator: një mënyrë për të bërë një hyrje …

View this post on Instagram

One way to make an entrance… #ThePredator

A post shared by The Predator (@predator) on

Imazhi i Predatorit është projektuar me vëmendje ndaj detajeve më të vogla.

Taxi 5: makinat ishin fjalë për fjalë fluturuese në ajër.

Jurassic World: Mbretëria e rënë kishte dinosaurë të tillë realë …

… aktorët që donin t’i puthnin!

View this post on Instagram

Omg we haven’t seen each other in months!!!

A post shared by Daniella Pineda (@notdaniellapineda) on

Venom: duket se kamera është sjellë nga një galaktikë tjetër gjithashtu.

The Girl in the Spider’s Web: këtu është një moment i rrallë i Lisbeth Salanderit duke buzëqeshur.

Bad Times at the El Royale: ç’të themi për pamjen epike të Chris Hemsworth?

View this post on Instagram

Field of dreams. #TBT #ElRoyaleMovie

A post shared by Bad Times at the El Royale (@elroyalemovie) on

Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald: madje edhe më të mëdhenjtë duhet të udhëzohen.

Tani Newt do të kapë dorezën e Dumbledores dhe do të rishfaqet në çati.

Bonus: Më në fund kemi zbuluar sekretin e rastit të Newt nga kafshët fantastike dhe ku t’i gjejmë.

The post Nëntëmbëdhjetë imazhet e shkrepura në prapaskena që tregojnë se si u xhiruan filmat më të famshëm të vitit 2018 appeared first on Telegrafi.

Pesëmbëdhjetë klonet e vërteta të figurave të famshme të karikaturave

$
0
0

Ne të gjithë kemi ëndërruar, në një moment në jetën tonë, për të takuar Princ Charming, ose të shtririnim duart me një princeshë të ‘Disney’-t.

Ndërkohë që mund të jetë e pamundur, ende mund të ëndërrojmë duke admiruar këta njerëz të jetës së vërtetë që vijnë fort afër fantazisë.

Bright Side ka kthyer ëndrrat e lexuesve në realitet duke ndarë 15 klone të jetës reale të personazheve vizatimorë. /Telegrafi/

1. Eric Balfour / Flynn Rider në filmin Tangled (2010)

 

2. Chris Hemsworth / John Smith në filmin Pocahontas (1995)

 

3. Zac Efron / Hiccup në filmin How To Train Your Dragon (2010)

 

4. Christina Hendrix / Jessica Rabbit në filmin Who Framed Roger Rabbit? (1988)

 

5. Will Poulter / Sid në filmin Toy Story (1995)

 

6. Mel Gibson / Tarzan në filmin Tarzan (1999)

 

7. Haley Joel Osment / Shaggy në serialin Scooby-Doo, Where are You! (1969)

 

8. Mandy Patinkin / Captain Hook në filmin Peter Pan (1953)

 

9. Neil Patrick Harris / The Riddler në filmin Batman: The Animated Series (1992)

 

10. Gillian Anderson / Lois Griffin në filmin Family Guy

 

11. Nikolaj Coster-Waldau / Prince Charming në filmin Shrek 2 (2004)

 

12. Julia Jones / Pocahontas në filmin Pocahontas (1995)

 

13. Logan Paul / Kristoff në filmin Frozen (2013)

 

14. Sandra Bullock / Carmen Sandiego në filmin Where In The World Is Carmen Sandiego? (1985)

 

15. Doutzen Kroes / Aurora në filmin Sleeping Beauty (1959)

The post Pesëmbëdhjetë klonet e vërteta të figurave të famshme të karikaturave appeared first on Telegrafi.

“Avengers: Endgame” heq nga froni “Avatar” dhe bëhet filmi me më së shumti përfitime në histori

$
0
0

Superheronjtë e Marvel kanë qenë në qendër të vëmendjes në panairin e sivjetmë të Comic-Con në San Diego, ndërsa Disney njoftoi se filmi “Avengers: Endgame” këtë fundjavë do ta kalojë hitin e madh të James Cameronit, “Avatar”, duke u bërë filmi me më së shumti përfitime në histori.

Për 10 vite, “Avatar” ka dominuar në ‘box office’ global, ndërsa realizimi i ri Disney dhe Marvel do ta heqë nga froni kur të mblidhen të gjitha përfitimet në këtë fundjavë.

Gjatë të premtes, përfitimet globale të “Avengers: Endgame” ishin 2.7892 miliardë dollarë, vetëm 500.000 dollarë prapa “Avatar” që numëronte 2.7897 miliardë dollarë.

Tejkalimi do të ndodhë pasi të mblidhen të gjitha përfitimet gjatë kësaj fundjave, duke qenë se diferenca është shumë e vogël.

Në fuind të javës së kaluar, “Avatar” kishte vetëm shtatë milionë dollarë përfitime më shumë se “Avengers: Endgame”, ndërsa këto ditë diferenca është ngushtuar shumë dhe pasi të mblidhet shuma e përfituar e këtij vikendi, do ta kalojë rivalin e vet për dy milionë dollarë më shumë. /Telegrafi/

The post “Avengers: Endgame” heq nga froni “Avatar” dhe bëhet filmi me më së shumti përfitime në histori appeared first on Telegrafi.

Natalie Portman do ta luajë versionin femëror të Thorit

$
0
0

Natalie Portman do t’i kthehet sagës “Thor” dhe atë në një status më përvetësues. Ajo do ta luajë versionin femëror të hyjnisë nordike të rrufeve dhe vetëtimës – shkruan Sky News.

Lajmi ka ardhur pasi Marvel Studios publikoi listën e superheronjve për filmat e rinj, në të cilën përfshihen edhe Angelina Jolie (në filmin “The Eternals”), fituesi i Oscarit, Mahershala Ali (në “Blade”) e Scarlett Johansson (në “Black Widow”).

Natalie Portman (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images for Disney/Guliver)

Portman do ta përsërisë rolin e karakterit të saj Jane Foster në filmin “Thor”, por në vazhdimin e ri do ta marrë ‘çekanin hyjnor’, i cili do ta bëjë hyjni të bubullimës.

Në vazhdimin e ri do të paraqiten po ashtu edhe Chris Hemsworth (që luan rolin e Thor) dhe Tessa Thompson (që portretizon Asgardian Valkyrie).

“Thor: Love And Thunder” do të nisë shfaqjen nëpër kinema në nëntor të vitit 2021. /Telegrafi/

The post Natalie Portman do ta luajë versionin femëror të Thorit appeared first on Telegrafi.

Anibar përmbyll me sukses edicionin e 10, mësoni fituesit

$
0
0

Është mbyllur me sukses edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit të Animuar – Anibar, që u mbajt nga 15 deri më 21 korrik 2019 të këtij viti në Pejë.

Në këtë edicion jubilar, Anibar u bë nikoqir i mijëra mysafirëve nga mbarë bota dhe nga vendi, shfaqi 300 filma të animuar në pesë kinematë: Jusuf Gërvalla, Kinemaja për fëmijë e të rinj në teatrin “Istref Begolli”, Kinemanë “Urban”, te Liqeni dhe te Kubat; po ashtu shfaqi 15 programe speciale, dy prezantime speciale nga regjisorët e serialit “Rick dhe Morty”, mbajti pesë punëtori për fëmijë dhe të rinj, si dhe dy masterklasa për studentë të artit dhe gazetarisë dhe katër panele diskutimi për rolin e artit në avancimin e të drejtave të njeriut dhe aktivizimit.

Anibar, po ashtu, shfaqi filmat që ishin në garë për filmin më të mirë të animuar të metrazhit të gjatë, ndërkombëtarë, nga Ballkani, filmin më të mirë të animuar me muzikë, dhe filmin më të mirë të animuar nga studentët.

Në vijim janë fituesit:

1. Në kategorinë e filmit më të mirë të animuar ndërkombëtar fitues është:
Filmi “And then the bear” nga Agnes Patron

Falënderim special për filmin “I’m going out for cigarettes”, nga Osman Cerfon dhe“Egg” nga Martina Scarpelli.

2. Garën për kategorinë e studentëve e fitoi:
Filmi: “Applesauce” nga Alexander Gratzer

Falendërime speciale për “Hide N Seek” nga Barbora Halirova

3. Nga kategoria e Filmit më të mirë të metrazhit të gjatë fitoi:
Filmi:” The Toëer”,nga Mats Grorud

4. Nga gara për filmin më të mirë të Ballkanit:
Filmi: “Imbued Life” nga Thomas Johnson dhe Ivana Bosnjak

Falënderime speciale për “N’korniz” nga Gëzim Ramizi

5. Filmi muzikor i animuar më i mirë shpallet: “SIAMES – MR. FEAR”, nga Pablo Rafael Roldan, Ezequiel Torres

6. Çmimi i Publikut iu dha: “Toomas Beneath the Valley of the Wild Wolves” nga Chintis Lundgren

Juria kryesore e festivalit që përzgjodhi fituesit në katër kategori ishte në përbërje të: Koji Yamamura, Agotta Vegso, Annette Schinlder, Jeremiah Dickey, Lise Fearnley.

Ndërsa filmin më të mire të studentëve e ka vlerësuar juria në përbërje të: Hana Arapit, Jon Mithi, Lum Radoniqi, Qëndrim Spahija, Rigon Kurteshi.

The post Anibar përmbyll me sukses edicionin e 10, mësoni fituesit appeared first on Telegrafi.


Përfundon PriFest 11, lista me të gjithë fituesit

$
0
0

Mbi 70 filma, prej tyre shtatë premiera botërore, pesë premiera ndërkombëtare, një premierë evropiane, 19 regjionale dhe 32 premiera kosovare, aktivitete, uorkshope, programe të ndryshme e mbrëmje festive, për një javë e kthyen Prishtinën në adresën e filmit dhe kulturës.

Në katër hapësira të ndryshme, në Teatrin Kombëtar, Kino ABC, kino Armata dhe në kinemanë e hapur në sheshin “ ZahirPajaziti”, qytetarët patën mundësinë të shohin filmat e gjitha programeve garuese dhe jo garuese.

Ndërsa sonte, në Teatrin Kombëtar, me fillim nga ora 21:00, është mbajtur edhe ceremonia përmbyllëse e edicionit të 11 të PriFest.

Mes një konkurrencë shumë të fortë, me filma nga shumë shtete të botës, nga Hong Kongu, e Korea e Jugut, e deri tek Ekuadori e Sh.B.A., dhe shumë shtete të ndryshme të Evropës e rajonit, dhe ajo që na gëzon shumë edhe filma të Kosovës, juria e përbërë nga ekspertë të ndryshëm të industrisë së filmit ka vendosur që fituesit e programeve garuese të PriFest të jenë këta:

Programi garues i filmave Ballkanit – Kinamaja Mjaltë dhe Gjak

  1. Filmi më i mirë: ‘Streha mes reve’ nga regjisor Robert Budina/ Shqipëri-Romani
  2. Regjisori më i mirë: MahmutFazilCoskun, për filmin “The Announcement”/ Turqi-Bullgari
  3. Aktori më I mirë: Arben Bajraktari, nga filmi “Steha mes reve”, Shqipëri
  4. Aktorja më e mirë: IrenaCahani, nga filmi “Streha mes reve”/ Shqipëri

Programi garues i filmave Evropian

  1. Filmi më I mirë: ‘Consequences’ nga regjisori Darko Stante/ Slloveni
  2. Cmimi special i jurisë për aktorin VladimirMishukov, në fiminElephantsCanPlayFootball, nga regjisori MikhailSegal/ Rusi
  3. Mirënjohje speciale / për Zoe nga filmi ‘The days to come’/ Spanjë

Programi Garues i filmave të metrazhit të mesëm

  1. Çmimi për filmin më të mirë: ‘Let’s the death be alive’, nga regjisori UrielJaouenZrehen/ Francë

Programi Garues i filmave dokumentar

  1. Dokumentari më i mirë: ‘BlueBreath’ nga regjisori RodrigoAreias/ Portugali-Finlandë-Francë
  2. Mirënjohje speciale: Filmi ‘MielEmile’ nga PeterVonHouten/Holandë

Programi garues i filmave studentorë

  1. Çmimi për filmin më të mirë: ‘ColourCage’ nga DanielReascos/ Ekuador

Çmimi FIPRESCI e fitoi filmi “The Announcement” nga regjisori MahmutFazil, i cili ishte pjesë e programit garues të filmave të Ballkanit.

Juria e mediave çmimin e dedikoi për filmin “The days to come”, nga CalosMarques Marcet, Spanjë, i cili ishte në garë në programin e filmave Europian.

Ndërsa, Juria e pavarur e studentëve, çmimin e dhanë për filmin “Let’s the death be Alive”, nga regjisori UrielJaouenZrehen, i cili ishte në garën e programit të filmave të metrazhit të mesëm.

E filmi më i votuar nga publiku i dedikohet filmit shqiptar “Pranverë e Paharuar në Fshatin e Harruar”, me regji nga Kushtrim Bekteshi/ Maqedoni

Kurse çmimin për programin Green Film Project, i cili është program me karakter garues me temë mbrojtjen e mjedisit, ku këtë vit do të ishte me fokus të veҫant në cilësinë e ajrit, e fiton filmi“Nature”, nga BeatriceShabanaj dhe Verona Berisha.

Gara tradicionale e projekteve ‘BestPitch’ ka projektet fituese. Këtë vit fitues të BestPitch janë:

Çmimi i post-produksionit në vlerë prej 50,000 euro (në shërbime post-produksioni), dhënë nga kompania: ‘IN MY COUNTRY Production’ nga Kosova, i është dhënë projektit GULIZAR, nga regjisorja BelkisBayrak.

Çmimi për Audio-post produksion (foleys) në vlerën prej 10.000 euro në shërbime, dhënë nga kompania: ‘AUDIOHAUS’ nga Maqedonia, i është dhuruar projektit AISHA nga HanisBagashov.

Çmimi monetar tradicional për ‘BestPitch’ në vlerën prej 1.500 euro, që ndahet nga PriFest, e fiton projekti “MyBrother”, nga YulianMalaj dhe HarrisDavas.

Ndërsa, mirënjohjet për arritje jetësore në kinematografi ju dhanë aktorëve MelihateQena dhe SelmanLokaj.

Gjithashtu në ceremoninë e hapjes së PriFest11, çmimi për arritje ndërkombëtare vjetore të kinastit kosovar iu dha aktorit Kushtrim Hoxha.

Këtë vit, anëtaret e jurisë së PriFest 11 ishin: Karin Dix, Daniel Mulloy dhe Eponine Momenceau (Juria e Programit Garues të Ballkanit-Mjaltë dhe Gjak), Claudia Landberger, Armond Morina dhe Vladimir Anastasov (Juria e Programit Garues Evropian), Dieter Weiczorek, Barbara Glebicka Giza dhe Steven Yates (Juria Fipresci), Raymond van der Kaaji, Kushtrim Krasniqi dhe Petar Protic (Juria e Programir të Metrazhit të Mesëm), Barbara De Lorey, Lulzim Zeqja dhe Chris Belloni (Juria e Programit Dokumentar), Adriatik Kelmendi, Rabije Kryeziu dhe Arbër Selmani (Juria e Mediave), Myra Appannah, Fabio Tucci dhe Besmir Bitraku (Juria e Programit Garues të Filmave Studentorë), Dora Xhemajli, Armend Ballazhi dhe Elena Tafa (Juria e Pavarur e Studentëve).

Më një rritje evidente të programit, numrit të mysafirëve dhe shikuesve, PriFest përmbyll edicionin 11.

The post Përfundon PriFest 11, lista me të gjithë fituesit appeared first on Telegrafi.

Magjia e Pri Film Fest në Prishtinë – Gjithçka nga edicioni i 11-të i festivalit që i jep dritë kryeqytetit

$
0
0

I njohur si festivali që i jep dritë kryeqytetit, Pri Film Fest edhe në edicionin e tij të 11-të solli plot pesë netë fantastike në Prishtinë.

Me mbi 70 filma, prej tyre shtatë premiera botërore, pesë premiera ndërkombëtare, një premierë evropiane, 19 regjionale dhe 32 premiera kosovare, shumë aktivitete, punëtori, e mbrëmje festive me muzikës Live dhe DJ nga artistë të huaj, u shënua kështu edicioni i 11-të, i cilësuar si një nga më të suksesshmit e Pri Film Fest.

Telegrafi edhe këtë vit u gjend në mesin e këtyre aktiviteteve, duke sjellë nga afër emocionet e artistëve dhe regjisorëve pjesëmarrës.

Prurjet kinematografike këtë vit u cilësuan të larta, ndërkohë që suksesi i filmave vendorë është dëshmuar tashmë edhe me udhëtimin që projektet filmike vendore po bëjnë nëpër botë.

Organizatorja Vjosa Berisha për Telegrafi tha se edhe këtë kishte nderin e realizimit të një festivali të tillë, i cili tashmë është shndërruar në festival tradicional dhe me rëndësi për kulturën.

“Ka shkuar shumë mirë, çdo vit mirë e më mirë edhe ne i gëzoheshim shumë këtij fakti, sepse me siguri që çdo vit ne mësojmë prej gabimeve, bëjmë diçka më mirë, kemi diçka më inovative, gjejmë gjëra të reja se çfarë të shtojmë në festival dhe besoj se ajo e bën më të veçantë çdo edicion”, tha Vjosa për Telegrafin.

Vjosa Berisha, organizatore e Pri Film Fest (Foto: Telegrafi)

E njëjta ka pohuar se është e kënaqur me edicionin e 11-të, të cilin e përshkruan si sukses në rritje të festivalit të kthyer tashmë në traditë.

“Po jam shumë e kënaqur, sepse kemi pasur jashtëzakonisht shumë mysafirë, kanë qenë filmat shumë të mire, janë ndjekur shumë prej publikut, kemi pasur salla plot në shumicën e filmave, përveç filmave dokumentarë ose që kanë audienca më specifike, po në përgjithësi ka pasur audiencë më të madhe. Por edhe në aktivitete tjera të forumit, aktivitetet e ekspertëve, që iu dedikohen film-bërësve, aktorëve, ka qenë interesimi jashtëzakonisht i madh, kemi pasur ekspertë të fushave të ndryshme. E kemi një numër të madh të fituesve të çmimeve që janë këtu sonte në sallë. Është e vështirë për disa prej tyre sepse deri në moment të fundit nuk e dinë kush ka me qenë fituesi, dhe është vështirë t’i sjellësh në moment të fundit, po këtë vit kemi pasur fatin që shumica prej tyre veç kanë qenë këtë vit këtu për t’i prezantuar filmat e tyre”, ka thënë më tej organizatorja e Pri Film Fest, Vjosa Berisha.

Edhe Fatos Berisha, u shpreh i lumtur për suksesin që Pri Film Fest ka shënuar këtë vit, përkundër vështirëve që vazhdojnë të shoqërojnë organizatorët në realizimin e festivaleve.

“Unë jam prapa organizimit, kështu që besoj që më mire e thonë njerëzit që janë mysafirë, publiku e shpreh mendimin e vet. Ajo që mund të them është se ka shkuar gjithçka mirë sa i përket rrjedhës, ka pasur një numër të madh të publikut, më i madh se viteve tjera. Sa i përket filmave, kemi pasur filma të Shqipërisë, Maqedonisë, pra ka pas prurje më të mëdha. Deri këtu, jam i kënaqur”, ka thënë Berisha.

Fatos Berisha, bashkë-organizator i Pri Film Fest (Foto: Telegrafi)

Tutje, ai tha se vështirësitë për realizimin e një festivali janë gjithnjë prezente, por që shpreson se hapësira e dedikuar për kulturë dhe sport në vitet e ardhshme të jetë më e madhe.

“Po natyrisht, unë nuk po dua t’i losh shikuesit me ankesa, sepse në fund të fundit e kemi përmbyll gati edicionin e 11-të, ky është festival tradicional tashmë, por vështirësitë nuk po zvogëlohen, sepse festivali po rritet, po rritet programi dhe çdo gjë tjetër. Por po shpresoj që vitin tjetër do jetë më mirë, ngase i kemi gjithnjë të njëjtat fjalë, që vitin tjetër të kemi mbështetje më të madhe. Kultura nuk është edhe fort prioritet i këtij vendi, por shpresoj që do të ndryshojë, sepse edhe kultura edhe sporti janë para politikës, sepse ne po i thyejmë barrierat, ne po bëjmë ura miqësie edh me shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, kështu që shteti neve duhet të na shfrytëzojë, sepse diplomacia kulturore por edhe sportive duhet të përkrahet pak më shumë”, tha Fatos Berisha për Telegrafin

Aktori i njohur nga Gjlani, Ernest Zymberi, gjithashtu nuk i kurseu fjalët më të mira për festivalin e filmit, duke e shquar si një ndër ngjarjet më kulturore në vend.

“Nuk kemi pasur shumë mundësi të mëdha me e përcjellë, por kemi përcjell diçka prej filmave, por ka qenë një edicion i veçantë i PriFest. I urojmë shumë suksese këtij festivali, është një prej ngjarjeve më të rëndësishme filmike që ndodhin në vend”, tha Ernesti për Telegrafin.

Ndërkohë edhe aktori Ridvan Murati u shpreh i kënaqur nga zhvillimet që karakterizuan edicionin e 11-të të Pri Fest-it.

“Kam qenë në hapje, në një nga filmat që u dha premierë në hapje. Mandej edhe në një ditë tjetër kam qenë. Megjithatë mund ta theksoj se është një prej festivaleve më të mira në Ballkan. E kemi të vetmin ne, edhe besoj që do të zgjasë tradita edhe viteve tjera”, ka thënë aktori Murati.

Aktorët e hit serialit “O Sa Mirë”, Ernest Zymberi dhe Ridvan Murati (Foto: Telegrafi)

E pranishme përgjatë javës, por edhe me shumë elegancë në natën finale ishte edhe aktorja e njohur nga Shqipëria Jonida Vokshi. Ajo për Telegrafin, tregoi se si ka kaluar gjatë kësaj jave dhe çfarë priste nga nata finale e Pri Film Fest.

“Çmime…çmime për filmat më të mirë, për dokumentarët më të mirë, për projektet kinematografike që kanë qenë pjesë e PriFest-it gjatë një jave. E kam ndjekur jo thuajse çdo ditë, sepse duhet të kthehesha edhe në Tiranë për disa punë të mijat. Por për aq kohë sa kam qëndruar këtu, pothuajse më shumë se gjysmën e festivalit e kam ndjekur dhe e kam shijuar. Kam shijuar projektet, kam shijuar atmosferën e tapetit kuq, festat, after-partyt, çdo gjë…”, tha Jonida Vokshi për Telegrafin.

E më i veçantë për të ky edicion ishte fakti se si event – Pri Film Fest 11 është i pari në të cilin ajo prezantohet me zyrtarisht me të fejuarin e saj, Besnik Krapi.

“Ky është eventi i parë që ju na keni parë që të kalojmë bashkë në një tapet të kuq, por kemi qenë edhe në vende tjera, por thjeshtë nuk e kemi bërë publike”, ka thënë Jonida për Telegrafin.

Aktorja Jonida Vokshi (Foto: Telegrafi)

Aktori nga Shqipëria, Besmi Bitraku, ishte gjithashtu i pranishëm në tapetin e kuq të festivalit, duke u shprehur pritshmëritë e Pri Fest-it këtë vit sipas tij u tejkaluan

“Super, është fiks ashtu siç kam një muaj që e pres. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam parë filma shumë të mirë. Kam përshtypjen që është në një zhvillim e sipër…”, tha Besmir Bitraku për Telegrafin.

Besmir Bitraku (Foto: Telegrafi)

Aktorja shumë e dashur për publikun e cila shquhet për natyrën e saj karizmatike, Shengyl Ismajli, gjithashtu nuk hezitoi t’i ndajë emocionet e natës finale të Pri Film Fest për Telegrafin. Ajo tha se këtë vit ka qenë pjesëmarrëse në dy nga filmat pjesëmarrës.

“Si gjithmonë, lum ne që e kemi PriFest-in. Të gjithë aktorët kemi mundësinë të shohim filma të ndryshëm, të takojmë filma të ndryshëm. Kam marrë pjesë një dy filma që janë pjesë e festivalit, kështu që sa i përket çmimeve, le të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Shengyl Ismajli për Telegrafin.

Shengyl Ismajli (Foto: Telegrafi)

Aktori i njohur Besnik Krapi ka qenë përgjatë gjithë javës i angazhuar në Pri Film Fest, ndërsa tregoi se për gjithë këto ditë gjithçka ka shkuar mirë.

“Kam qenë non stop këtu vazhdimisht edhe jemi kënaq. Sot po presim t’i ndajmë shpërblimet, ta përmbyllim një javë shumë produktive dhe të kënaqemi bashkë”, tha Besnik Krapi për Telegrafin.

Njashtu sikurse e fejuara e tij tashmë, Jonida, edhe për aktorin Krapi ishte emocionues fakti që për herë të parë erdhi me Jonidën si çift zyrtar tashmë para kamerave.

“Ky është eventi i parë që ndoshta na keni pa bashkë, por ne kemi qenë edhe në evente tjera së bashku, kështu që kësaj here edhe unë si PriFesti-it ka qenë shumë kënaqësi me e pas edhe Jonidën këtu, duke marrë parasysh që Jonida është një prej figurave më të dashura të publikut”, ka thënë më tej Besnik Krapi për Telegrafin.

Besnik Krapi (Foto: Telegrafi)

Teksa ka pasur privilegjin që të jetë pjesë e jurisë këtë vit, aktori i mirënjohur Armond Morina u bëri thirrje institucioneve që t’i kushtojnë më shumë vëmendje kulturës.

“Pri Fest-i e kaloi vitin e 11, po hynë në dekadën e dytë me shumë vështirësi për ta mbajtur gjallë. Por unë do i kisha bërë thirrje me të vërtetë kësi lloj dritare në këtë vendin tonë të izoluar, janë shumë të mirëseardhur të shohin kulturën evropiane dhe evropianët që po vijnë, d.m.th film-bërësit po e shohin që ne jemi evropianë të vërtetë dhe po shohin paragjykimet e veta që i kanë ndaj kësaj shoqërie, gjë që është nevojë, sepse e fut Kosovën në një hartë. Shumë njerëz që kam takuar për herë të parë që kanë ardhur, kanë thënë: “Shumë vend i sigurt”, pra i kanë hequr paragjykimet e tyre që i kanë. Eshte për atë më dhimbsen festivalet që kanë vështirësi – festivalet që i kanë kaluar 10 vjet. Është festivali i joni, i qytetit, duhe ta suportojmë”, ka thënë Morina për Telegrafin.

Armond Morina (Foto: Telegrafi)

Aktorja Anisa Ismajli tha se përkundër faktit që nuk ka mundur ta ndjekë tërë festivalin, ndjehet e lumtur që eventet e tilla ia mundësojnë bashkimin me kolegët.

“Nuk mund të them që i kam ndjekur shumë filma, sepse ka ndodhur që në një ditë i kam parë tri filma, edhe pak si shumë, sepse jam edhe në punë. Por, e mira e festivalit është që ti po mund të zgjedhësh, sa po do me pa filma dokumentarë, a po do me pa filma të gjatë apo të mesëm. Siç po e sheh, Pri Film Festi po na mbledh neve artistëve, që ndoshta një kohë të gjatë nuk po mund të shihemi me njëri-tjetrin, edhe po vijmë këtu dhe po e bëjmë njëfarë takimi. Festival fantastik, kështu që shpresojmë që njësoj do të vazhdojë me edicionet e radhës”, ka thënë Anisa Ismajli.

Anisa Ismajli (Foto: Telegrafi)

Aktori Eshref Durmishi tash e sa vite e ndjek nga afër festivalin Pri Film Fest. Ai thotë se është i kënaqur nga prurjet e shumta që pati edicioni i sivjetmë.

“Pri Fest-i prej vitit të parë kur ka filluar, unë kam qenë shpesh i angazhuar në Pri Fest, si vullnetar në atë kohë. Është një prej festivaleve që Prishtinën vërtet e shndërron në një festë të filmit gjatë një jave, ku shumë njerëz vijnë të shohin filma. Shumë njerëz vijnë nga bota, ka film-bërës prej krejt vendeve të botës, ka mundësi që edhe aktorët, producentët, skenaristët nga Kosova të krijojnë kontakte shumë të mira me script-doktora. Këtë vit kemi pasur fatin që aktorët të takohen me ekspertet e kastingut. Kështu që shpresoj që Pri Fest-i ka me e pas një jetëgjatësi shumë të madhe. Kam përcjell shumë filma dhe jam i kënaqur me programin e sivjetmë të Pri Festi-it”, tha Eshref Durmishi për Telegrafin.

Eshref Durmishi (Foto: Telegrafi)

Aktorja Albulena Kryeziu – Bokshi ishte gjithashtu prezente në finalen e Pri Film Fest. Ajo në një prononcim për Telegrafin tregoi filmat e kolegëve që i lanë mbresa këtë vit.

“Fatkeqësisht nuk kam pasur mundësi të mëdha. I kam parë disa prej filmave, pot jo si zakonisht qysh i kam përcjellur, por gjithsesi s’mundem pa qenë prezente në Pri Fest. Ata filma që i kam parë më kanë pëlqyer shumë, mundem ta cekë filmin e Arzana Krajës, i cili ka qenë në hapje. Besoj që ka qenë një film që na ka tronditur të gjithëve në publik. Një film i fuqishëm, që ngre një temë shumë të ndjeshme. Ka shumë gjëra që i kemi harruar por që filmi po na i bën t’i rikujtojmë dhe t’i thërrasim mendjes”, ka thënë Albulena Kryeziu – Bokshi.

Albulena Kryeziu – Bokshi (Foto: Telegrafi)

Nata finale e Pri Film Fest përndryshe shpërbleu me çmime aktorë, producentë e filma vendorë dhe të huaj për punën e bërë gjatë një viti.

Me një traditë 11 vjeçare tashmë, Pri Film Fest përveçse një ngjarje me rëndësi kulturore në vend, mund të shquhet edhe si festivali që ndriçon kryeqytetin me vlerën e tij artistike që e ruan. /Telegrafi/

The post Magjia e Pri Film Fest në Prishtinë – Gjithçka nga edicioni i 11-të i festivalit që i jep dritë kryeqytetit appeared first on Telegrafi.

Kosova në Sarajevo Film Festival

$
0
0

Kanë mbetur më pak se 30 ditë deri te fillimi i një prej festivaleve më të mëdha të filmit në gadishullin ballkanik.

Bëhet fjalë për Festivalin e Filmit të Sarajevës, i cili do të zgjatë për shtatë nga data 16 gusht deri më 23 gusht të 2019, ku në fund fituesit do të marrin trofeun e “Zemra e Sarajevës”.

Këtë vit, Programi Evropian i Filmit të Shkurtër të Festivalit të Filmit të 25-të të Sarajevës (SFF) përfshin 13 filma nga 10 vende evropiane.

Në një vend do të paraqiten adresat e autorëve nga Franca, Gjermania, Rusia, Ukraina, Spanja, Britania e Madhe, Çekia, Lituania, Polonia dhe Kosova, filmat e të cilëve do të prezantohen në tri seksione të ndryshme tematike.

“Në veçanti, qëllimi është të arrijmë vizionin e zhvillimit sa më të pasur të një gjuhe filmike dhe të prodhojmë filma që kanë guximin të eksplorojnë të vërtetat e dhimbshme për mënyrën se si funksionojmë ne dhe për veten si pjesëmarrës të shoqërisë dhe luftën e përditshme për mbijetesë”, njofton festivali.

Ndryshe, juria Evropiane e Filmit të Shkurtër në SFF të këtij viti përbëhet nga Mahdi Fleifel i Dubait, Maike Mia Höhne, Drejtoreshë e Festivalit të Filmit të Shkurtër në Hamburg dhe drejtori dhe skenaristi boshnjak, Srdjan Vuletic. /Telegrafi/

The post Kosova në Sarajevo Film Festival appeared first on Telegrafi.

Stupcat sjellin një realitet të hidhur: Si keqpërdoren asetet shtetërore në “Ministritë e Kosovës”

$
0
0

Stupcat po vazhdojnë të sjellin skeçe të reja që për tematikë kanë jetën e përditshme të shqiptarëve.

“Ministria e Kosovës” është episodi i ri i grupit të humorit, në një seri prej disa që do të dalin gjatë javëve në vazhdim.

Osman Azemi, Mensur Safqiu dhe Vedat Bajrami edhe këtë herë vijnë me role të reja dhe mjaft të veçanta, ku flasin për aktualitetin e ditëve të sotme.

Bajrami vjen si një ndër aplikantët për punësim, Azemi si i punësuar në ministri që i ndihmon një “tezaku” që të punësohet në qeveri gjersa Safqiu në rolin e ministrit.

Më regji të Genc Berishës dhe skenar të vetë aktorëve, këto skeçe po priten mjaft mirë nga publiku dhe fansat e shumtë të tyre, të cilët mezi prisnin rikthimin e grupit.

Për më tepër shikojeni videon e mëposhtme. /Telegrafi/

The post Stupcat sjellin një realitet të hidhur: Si keqpërdoren asetet shtetërore në “Ministritë e Kosovës” appeared first on Telegrafi.

Krijuesit e “The Simpsons” zbuluan se si i kishin parashikuar shumë ngjarje

$
0
0

Seriali i animuar, “Simpsons” argëton shikues të shumtë nëpër botë për më shumë se 30 vjet.

Autorët e saj kanë vendosur standarde të reja për episodet e tjerë të animuara, por të cilat parashikojnë edhe të ardhmen.

“Uluni në një dhomë me dhjetë deri ose njëzet njerëz të mprehtë,” shkruan Al Jean për BBC.

Ai ka qenë me Bartin dhe me anëtarët e tjerë të familjes që nga viti 1989, pasi që seria filloi të shfaqej.

“Është më mirë kur Trumpi bën diçka të papritur dhe shumë njerëz talleshin në kurriz të tij. Po, është me të vërtetë kënaqësi”, tha ai.

“Tash shumë ndodh kështu në botë që ne duhet të takojmë së bashku herë pas here dhe të flasim për të”, thotë skenaristi, Stefanie Gilis.

Në vitet e fundit, në serinë Simpsons, mund të shohim se çfarë mund të ndodh me të ardhmen. Një nga parashikimet ishte se presidenti amerikan do të bëhej Donald Trump. Ata gjithashtu parashikuan epidemitë ebola, si dhe shfaqjen e Lady Gagas në Super Bowl.

“Kur biseduam në vitin 2000 për atë që një person i famshëm mund të bëhej president amerikan, na erdhi në mendje se mund të ishte Trump”, tha Al Jin.

Talenti për të parashikuar të ardhmen ka krijuar një tokë pjellore për teoricistët e konspiracionit, veçanërisht pas transmetimit të episodit në të cilin Simpsons mbërrijnë në New York dhe ka shumë simbole dhe aluzione për sulmet terroriste më 11 shtator të vitit 2001.

“Anëtarët e familjes kanë blerë një udhëzues për në New York, ku në afërsi të kullave të famshme binjake qëndronte çmimi prej 9 dollarëve, që dukeshin si 9/11, por ishte një rastësi”, thotë Al Jean.

Ka shumë ngjarje në qindra episodeve në të cilat parashikohet e ardhmja, por, thonë ata, është e gjitha rastësi.

“Nëse vendosni parashikime të mjaftueshme në tavolinë, 10 për qind do të ndodhë me të vërtetë sipas ligjit të probabilitetit”, thotë ai, duke shtuar se ato janë si disa futurologë, sepse kanë ngjarje që parashikojnë, madje edhe 10 muaj më parë. /Telegrafi/

The post Krijuesit e “The Simpsons” zbuluan se si i kishin parashikuar shumë ngjarje appeared first on Telegrafi.

Viewing all 5751 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>