Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all 5761 articles
Browse latest View live

Sophia Loren kthehet në setin e xhirimit në moshën 84-vjeçare

$
0
0

Sophia Loren rikthehet në skenat e xhirimeve në saje të dashurisë ndaj djalit të saj, Edoardo.

“The Life Before You”, titullohet filmi i bazuar në romanin e novelistit francez, Romain Gary.

Artistja hollivudiane, e cila prej 10 vitesh i mungonte setit kinematografik, ka rolin e protagonistes kryesore të filmit.

Aktorja 84-vjeçare do të luajë rolin e Madame Rosas, një e mbijetuar e kampit të shfarosjes së Auschwitzit, i cili do të shërbejë si nënë zëvendësuese për një imigrant të ri mysliman, me emrin Momo.

Skenat filmike ku do të paraqitet Loren po xhirohen tash e sa ditë në qytetin italian të Puglias gjersa pritet të shfaqet e kinematë botërore në vitin 2020. /Telegrafi/

The post Sophia Loren kthehet në setin e xhirimit në moshën 84-vjeçare appeared first on Telegrafi.


Salma Hayek në Kroaci së bashku me aktorin Owen Wilson

$
0
0

Kroacia po bëhet gjithnjë e më tepër destinacion i personalitete të ndryshme të botës së hollivudit, por edhe të xhirimit të filmave.

Aktorit të famshëm Owen Wilson i është bashkuar në qytetin e Splitit edhe aktorja Salma Hayek. Ajo mbërriti në Kroaci për të xhirimet e filmit fantashkencë, “Bliss”.

Aktorja mbërriti me një grup të pjesëtarëve të xhirimit të filmit nën masa jashtëzakonisht të larta të sigurimit dhe atë e mbajtën larg syrit të publikut gjatë gjithë kohës.

Në filmin Bliss, Wilson luan Gregin, një njeri i shkurorëzuar kohët e fundit, jeta e të cilit ndryshon kur e takon Isabelen e varfër, e cila jeton në rrugë dhe beson se bota në të cilën jetojmë nuk është e vërtetë.

Skenat duhet të regjistrohen në zemër të Splitit, në Riva dhe Prokurativa, dhe pastaj ekuipazhi i filmit duhet të zhvendoset në Dubrovnik, ku do të vazhdojnë xhirimet e filmit.

Salma Hayek befasohet në Kroaci nga bashkëshorti miliarder Salma Hayek befasohet në Kroaci nga bashkëshorti miliarder

Përndryshe, Salma Hayek në Kroaci ishte tashmë në pranverë, kur së bashku me kolegët Ryan Reynolds dhe Samuel L. Jackson mori pjesë në xhirimet e filmit, The Hitman’s Wife Bodyguard. /Telegrafi/

The post Salma Hayek në Kroaci së bashku me aktorin Owen Wilson appeared first on Telegrafi.

“Gylsereni” i rikthehet teatrit, nuk ka oferta për seriale

$
0
0

Nurgul Yesicay është një ndër aktoret më të famshme turke në trojet shqiptare.

Ajo u bë e famshme në saje të rolit të “Gylserenit”, ku u shfaq në një ndër serialet më të shikuara, “Paramparca”.

Bukuroshja tash e sa kohë është në lidhje të qëndrueshme dhe të lumtur me regjisorin, Necati Kocabay.

Aktorja kohë pas kohe realizon lidhje direkte me fansat përmes rrjeteve sociale gjersa së fundi [shtë përgjigjur në disa prej pyetjeve të tyre.

Në njërën prej tyre është pyetur rreth projekteve të reja filmike si dhe serialeve, ku ka dëshpëruar fasnat me lajmin që u ka kumtuar.

“Ka disa gjëra, por zemra më flenë në teatro. Këtë vit do të më shihni në skenë, në seriale jo dhe aq”, ka shkruar artistja në llogarinë personale në Instagram. /Telegrafi/

The post “Gylsereni” i rikthehet teatrit, nuk ka oferta për seriale appeared first on Telegrafi.

Aktorja që luan personazhin e Nairobit në “La Casa de Papel” do të quhej Tirana

$
0
0

“La Casa de Papel” është shndërruar tashmë në një prej serialeve më të ndjekura në mbarë botë.

Kjo telenovelë ka fituar edhe simpatinë e shumë shqiptarëve, të cilët tashmë kanë mundësinë të ndjekin sezonin e tretë të këtij seriali, të publikuar së fundmi.

E veçanta e serialit janë emrat e personazheve grabitës, të cilët janë nofka me emra të kryeqyteteve të famshme të botës.

Dafina Zeqiri një fanse e "La Casa de Papel", publikon poza provokuese me bluzën e një prej personazheve Dafina Zeqiri një fanse e "La Casa de Papel", publikon poza provokuese me bluzën e një prej personazheve

Një nga personazhet e serialit, e cila në këtë serial mban nofkën Nairobi (kryeqyteti i Kenias në Afrikë), në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ka treguar se do të donte të kishte emrin e një kryeqyteti shqiptar.

Bëhet fjalë për kryeqytetin e Shqipërisë, Tirana – emër ky së cilit aktores Alba Flores, e cila luan këtë personazh, do t’i pëlqente ta kishte në serial.

Tutje përgjatë videos, ajo thotë se e njeh mirë kryeqytetin shqiptar dhe Shqipërinë në përgjithësi. /Telegrafi/

The post Aktorja që luan personazhin e Nairobit në “La Casa de Papel” do të quhej Tirana appeared first on Telegrafi.

Hamilton do të xhirohet në Gjermani për të qenë pjesë e serialit të Netflixit

$
0
0

Lewis Hamilton do të ndiqet nga kamerat e Netflixit në fundjavën që vjen në garën për Çmimin e Madh të Gjermanisë, teksa pritet të debutojë në seritë e popullarizuara të Formula 1.

Kampioni i botës do t’u ofrojë tifozëve disa prej prapaskenave të ekipit të Mercedesit që do të jenë pjesë e sezonit të dytë të serialit të Netflixit, “Drive to Survive”.

Britaniku e ka lejuar prezencën e kamerave të Netflixit më herët se që është pritur, ndërsa ato do ta dokumentojnë secilin moment në garën e Gjermanisë që zhvillohet në Hockenheimring.

Lewis Hamilton (Foto: Charles Coates/Getty Images/Guliver)

Lewis mori pjesë në sezonin e parë të serialit, pasi që Mercedesi dhe Ferrari nuk i kishin lejuar qasje rrjetit amerikan në kampet e tyre.

Të gjitha lajmet nga Lewis Hamilton Të gjitha lajmet nga Lewis Hamilton

Ndërsa tash është konfirmuar se Hamilton do të përfshihet në sezonin e dytë, i cili do të nisë transmetimin në vitin 2020.

Drejtori për të drejtat televizive në Formula 1, Ian Holmes, e ka konfirmuar rinovimin e kontratës me serialin “Drive to Survive”. /Telegrafi/

The post Hamilton do të xhirohet në Gjermani për të qenë pjesë e serialit të Netflixit appeared first on Telegrafi.

I shpëtoi masakrës së Vushtrrisë, Mason Albani sot aktor i suksesshëm në Amerikë

$
0
0

Ka lindur në Vushtrri dhe emri i tij atëherë ishte Njazi Jusufi. U shpërngul në Amerikë kur ishte 11 vjeç në kohën kur në vendlindjen e tij po zhvillohej një luftë.

Ai, kishte pasur fatin që të angazhohej në rolin e tij të parë teatror në një shfaqje drejtuar nga Peter Sellars. Është Mason Albani, një aktor shqiptar por që vepron në Amerikë dhe tashmë po shkon drejtë majave të suksesit.

Mason Albani sot ka qenë i ftuar në emisionin “PasDite” në RTV Dukagjini ku edhe ka folur për jetën dhe karrierën e tij. Djali nga Vushtrria pasi kishte shkuar në Amerikë, tregon se në momentin kur atij i erdhi shanse për të luajtur një rol thotë se “emri Njazi Jusufi nuk ishte i përshtatshëm për ta luajtur këtë rol”. Kështu që ai vendosi të marr emrin e ri Mason Alban më të cilin do të prezantohej edhe në të ardhmen.

Ai thotë se konkurrenca në Amerikë është shumë e vështirë dhe duhet shumë punë për të marrë ndonjë rol në filma. Alban ka luajtur në disa filma, ndër të cilët edhe krah aktorit dhe këngëtarit 50 cent.

Aktori i njohur tashmë botërorë, thotë se në Kosovë po sheh shumë ndryshime pozitive edhe në fushën e aktrimit. Ai thotë se është takuar me shumë aktorë nga Kosova të cilët e kanë pritur shumë mirë.

The post I shpëtoi masakrës së Vushtrrisë, Mason Albani sot aktor i suksesshëm në Amerikë appeared first on Telegrafi.

‘Dubleri’ i Vin Diesel ka pësuar lëndime serioze në kokë pas rënies nga lartësia gjatë xhirimeve të “Fast & Furious 9”

$
0
0

Xhirimet e “Fast & Furious 9” janë ndërpretë, pasi njëri nga kaskaderët ka pësuar lëndim serioz gjatë xhirimeve në Angli. Aksidenti ka ndodhur në studiot e Warner Bros në Leavesden.

Joe Watts, një kaskader profesionist, i cili e ka luajtur dublerin e Vin Dieselit në vazhdimin e fundit të franshizës së popullarizuar, është bartur me helikopter nga vendxhirimet, ndërsa policia e Hertfordshire ka thënë se bëhet fjalë për lëndime serioze.

Ai ka qëndruar i hospitalizuar, ndërsa Akademia Kreative, shkolla në të cilën ai ligjërona ka shprehur pikëllimin e vet për atë që ka ndodhur.

Një zëdhënës i kompanisë Universal ka thënë për ITV: “Kemi pasur një të lënduar në xhirimet e ‘Fast 9’ sot në Leavesden, një prej kaskaderëve tanë. E kemi ndalur produksionin për t;u përqendruar te situata”.

Sipas journalpost.co.uk, Watts është në koma, pasi ka rënë nga një ballkon në lartësi prej nëntë metrash, derisa ishte duke xhiruar.

Shërbimi emergjent e ka marrë pacientin me lëndime serioze në kokë dhe me helikopter e ka dërguar në Spitalin Mbretëror në Londër.

Gjatë karrierës së tij, Watts është angazhuar në filmat, si “Star Wars: The Last Jedi”, “Game of Thrones”, “Spider-Man Far From Home” e “Kingsman: The Golden Circle”. /Telegrafi/

The post ‘Dubleri’ i Vin Diesel ka pësuar lëndime serioze në kokë pas rënies nga lartësia gjatë xhirimeve të “Fast & Furious 9” appeared first on Telegrafi.

HBO u përgjigjet fansave që nisën peticion për rixhirimin e sezonit të tetë të “Game of Thrones”

$
0
0

Para pak muajve mbi 200 mijë fansa të serialit, Game of Thrones, e kanë nënshkruar peticionin për ribërjen e sezonit final.

Kështu, televizioni kabllor amerikan, HBO, më në fund i është përgjigjur fansave të këtij seriali, të cilëve nuk iu ka pëlqyer fundi.

“Ka shumë, shumë telashe kur krijon një serial kaq të popullarizuar, dhe kur e përfundon ka shumë njerëz që japin opinione se si do duhej të kishte mbaruar. Ky peticion tregon entuziazëm dhe pasion për serialin, por nuk është diçka që do e marrim seriozisht në konsideratë”, ka thënë Casey Bloys, njëri nga drejtorët e HBO për revistën The Variety.

Ndërkaq, seria e famshme televizive theu rekord në “Emmy Awards 2019” me 32 nominime për sezonin e tetë dhe të fundit.

Me rekord prej 32 nominimesh, “Game of Thrones” udhëheq në 'Emmy Awards 2019' Me rekord prej 32 nominimesh, “Game of Thrones” udhëheq në 'Emmy Awards 2019'

Përndryshe, ceremonia e dhënies së çmimeve do të mbahet në Los Angeles më 22 shtator të këtij viti. /Telegrafi/

 

The post HBO u përgjigjet fansave që nisën peticion për rixhirimin e sezonit të tetë të “Game of Thrones” appeared first on Telegrafi.


Njihuni me Arbër Mehmetin, aktorin shqiptar të Hollywood-it

$
0
0

Arbër Mehmeti ka lindur në Prishtinë ndërsa prej 16 vitesh jeton në Amerikë ku punon e vepron atje.

Sot ai është aktor në Hollywood dhe poashtu jep edhe mësim në Los Angelos.

Aktori shqiptar, në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini ka treguar eksperiencat e tij me njerëzit më eminent të kinematografisë botërore.

“Pas studimeve bazë kam vazhduar studimet postdiplomike në Los Angelos ku më pas edhe jam punësuar dhe jap edhe mësim si profesor”.

Mehmeti thotë se ka punuar edhe me aktorë të mëdhenj që kanë fituar Oskarin por sipas tij ata janë shumë modestë dhe janë treguar shumë të afërt me të.

Ai jep vlerësime të larta edhe për aktorët kosovarë për të cilët thotë se janë shumë të mirë.

“Ëndrra ime është që një ditë të bie edhe produksionet e huaja këtu në Kosovë”.

Arbëri thotë se futja në Hollywood është ndër profesionet më të vështira.

“Vetëm në Los Angelos ekzistojnë 160 mijë aktor. Në çdo audicion që unë konkurrojë për të fituar rolin duhet të konkurrojë me 12 aktorë, pavarësisht nëse roli është i madh apo i vogël”.

Aktori shqiptar i Hollywood thotë se për shkak të pamjes së tij, në shumicën e rasteve ai luan rolet e rusëve.

Mehmeti shprehet i gatshëm që një ditë të luaj në ndonjë film apo serial ku flitet shqip./Telegrafi/

Intervistën e Arbër Mehmetit në “Reload” mund ta ndiqni në videon e mësipërme nga minuta 1:04:30

The post Njihuni me Arbër Mehmetin, aktorin shqiptar të Hollywood-it appeared first on Telegrafi.

A është “La Casa de Papel” e bazuar në ngjarje të vërtetë? – 10 fakte interesante rreth serialit që ka ‘pushtuar’ botën

$
0
0

Seriali hit i Netflix, “La Casa de Papel” (i njohur ndryshe edhe si “Money Heist”) është kthyer për shikuesit me sezonin e tretë më 19 korrik.

Duke pasur parasysh se është një serial i mbushur me aksion – dhe disa nga faktet e historisë ndjehen sikur janë zhdukur drejtpërdrejt nga titujt – fansat e serialit po pyesin: a bazohet në një histori të vërtetë?

Pjesa e tretë e serialit ngërthen në vete këto personazhe: Alvaro Morte (Profesori / Salvador “Salva” Martin), Ursula Corbero (Tokio), Jaime Lorente Lopez (Denver), Alba Flores (Nairobi), Darko Periç (Helsinki), Itziar Ituno (Raquel / Lisbona) dhe Esther Acebo(Monika / Stokholm) – të cilët përgatiten të vjedhin Bankën e Spanjës në mënyrë që të shpëtojnë Rion (i luajtur nga aktori Miguel Herran) nga kapja e policisë. Në sezonin e dytë, grupi me sukses vodhi rreth një miliard euro nga Royal Mint në Spanjë gjatë një sulmi prej 11 ditësh – dhe ne morëm vesh jo vetëm se Pedro Alonso (Berlin) është vëllai më i vjetër i Profesorit, por që gjeniu prapa idesë së tij ishte babai i tyre.

Me një ton zhvillimesh të reja në punimet për një sezon të ri, është e natyrshme të pyesësh nëse historitë e vjedhjes, të cilat shpesh duken super reale, bazohen në ngjarje të vërteta. Përgjigja është e shkurtër? – Jo, por ka aspekte që tregojnë se marrin frymëzim nga historia.

Aktorja që luan personazhin e Nairobit në "La Casa de Papel" do të quhej Tirana Aktorja që luan personazhin e Nairobit në "La Casa de Papel" do të quhej Tirana

Siç e kemi parë në sezonin e parë, grabitësit e maskojnë veten me maska që i ngjajnë portretit të artistit spanjoll Salvador Dali, të cilët në mënyrë perfekte kanë ‘imituar’ mustaqen e ekzagjeruar. Pse ai? E pra, pjesa më e madhe e punës së Dalit u krijua gjatë lëvizjes “Dada” të Cyrihut, e cila, sipas Tate, u zhvillua në fillim të shekullit të 20-të dhe ka të bëjë me refuzimin e shoqërisë moderne kapitaliste. Filozofitë e tij dhe ato të artistëve të ngjashëm përputhen me atë të hajdutëve qendrorë të “La Casa de Papel”. Në të vërtetë, përveç që dëshirojnë të pasurohen, ata në të vërtetë planifikojnë t’i kthejnë paratë njerëzve me punën e tyre.

Përveç kësaj, ne rregullisht dëgjojmë versionin e “Bella Ciao” të Manu Pila gjatë gjithë shfaqjes. Sipas Artit dhe Terrorit të Vladimir L. Marchenkov , është një këngë popullore italiane që u adoptua si himn i rezistencës antifashiste. Shikuesit patën mundësi të shohin Profesorin dhe Berlinin teksa interpretojnë atë këngë së bashku në sezonin e dytë të serialit.

“Është një këngë që ka qenë gjithmonë pjesë e fonogramit të jetës sime”, tha krijuesi i serialit, Alex Pina për Revistën NNS. “Një këngë që më kujton fëmijërinë dhe se e gjithë bota e di, një himn i rezistencës, për sa kohë që ka rezistencë, ka shpresë edhe nëse nuk ekziston ideja më e vogël nëse arrijnë të dalin nga atje”.

Duke marrë parasysh frazën e tretë të këngës e cila thotë “bashkohu me rezistencën”, ky është edhe një element tjetër i vërtetë që është futur në serial. Në fund të fundit, këto mesazhe të fshehura u tregojnë shikuesve se seriali nuk është thjesht për grabitjen e bankave, por edhe një histori rreth rezistencës.

Më poshtë  gjeni 10 fakte që mund të mos i keni ditur rreth serialit “La Casa de Papel”:

• “La Casa De Papel” është një seri televizive spanjolle e krijuar nga Alex Pina.

• Ajo shtjellon temën e një sulmi të gjatë të përgatitur dhe të trajtuar për ditë të tëra në Mint Royal të Spanjës.

• “La Casa De Papel” debutoi në ekranet televizive më 2 maj 2017, me pjesën e parë që zhvillohet në nëntë episoda, deri më 27 qershor. Sezoni i dytë me gjashtë episode u transmetua midis 16 tetorit dhe 23 nëntorit.

• “Netflix” bleu të drejtat për transmetimin e serialit dhe shpërndau pjesën e parë nëpërmjet shërbimit të tyre të transmetimit në mbarë botën, duke filluar më 25 dhjetor 2017.

• Në vend që të mbante numrin origjinal të nëntë episodeve dhe kohëzgjatjen 70 minutëshe të secilës episod në sezon, “Netflix” vendosi që t’i ndajë episodet në trembëdhjetë episoda të ndryshme pa titull, secila prej të cilave ishte 41-55 minuta e gjatë.

• Më 18 prill 2018, “Netflix” ofroi mbështetje për sezonin e tretë të serialit, që u publikua në korrik të vitit 2019.

• Netflix njoftoi në raportin e saj të parë tremujor të vitit 2018 se “La Casa De Papel” ishte seriali më i shikuar në gjuhën jo-angleze ndonjëherë në shërbimin e tyre “streaming”.

• Seriali u xhirua në selinë qendrore të Këshillit Kombëtar të Kërkimeve Spanjolle (CSIC).

• Kënga antifashiste italiane “Bella ciao” këndohet shumë herë gjatë gjithë serialit. /Telegrafi/

The post A është “La Casa de Papel” e bazuar në ngjarje të vërtetë? – 10 fakte interesante rreth serialit që ka ‘pushtuar’ botën appeared first on Telegrafi.

Episodi i ri i “Schengen Visa”: “Kliçkas, guxhas, pitpitak”

$
0
0

Seriali “Schengen Visa” po vazhdon edhe verës me sezonin e ri dhe si gjithmonë na sjell ngjarje qesharake.

Kësaj here Xhejmsi ka vendosur ta rritë lidhjen në mes pjesëtarëve të ekipit, mirëpo si gjithmonë, ai i gjen disa metoda të çuditshme.

Të gjitha lajmet nga Schengen Visa Të gjitha lajmet nga Schengen Visa

Gjithë ekipi luajnë lojëra të ndryshme dhe secili në mënyrën e vet nxit shumë të qeshura.

Kush po jua merr mendja që fiton? Shikojeni episodin e plotë online në platformën GjirafaVideo.com.

The post Episodi i ri i “Schengen Visa”: “Kliçkas, guxhas, pitpitak” appeared first on Telegrafi.

Filmi më i madh i verës “Fast & Furious Presents: Hobbs & Shaw” arriti në Cineplexx!

$
0
0

Këtë të enjte Cineplexx do të organizojë eventin Action Night, me njërin prej filmave më të përfolur këtë vit. Si çdo herë, pjesë e eventit do të jenë aktivitetet dhe shpërblimet e shumta!

Në këtë event me 1 gusht, do të shfaqet filmi aksion me aktorë tënjohur si Jason Statham, Dwayne Johnson, Idris Elba e shumë të tjerë. Eventi do të fillojë prej orës 18:00.

Përveç premierës botërore të këtij filmi, që do të mund ta shohim në Cineplexx, do të ketë SUPER shpërblime si:

Një pushim 7 netë në Turqi nga Fibula
2x pako polir & ceramic coating nga Green Steam
2x servise të rregullta nga Euro Delta

Ngjarja e filmit është një “spin-off” i franqizës “Fast dhe Furious” e cila është e përqendruar rreth titullit të Luke Hobbsdhe Deckard Shaw, personazhe të portretizuar nga DwayneJohnson dhe Jason Statham në serinë kryesore. Johnson dhe Statham përsërisin rolet e tyre si aleatë të pamundur, të cilët janë të detyruar të bashkohen kundër një kërcënimi më të madh.Hobbs and Shaw është me regji nga David Leitch, i njohur për filmat e tij si John Wick, Deadpool 2 dhe Atomic Blonde.

Përveq shpërblimeve të shumta do të ketë oferta fantastike për tëinteresuarit në eventin Action Night me 1 gusht:

Blej 1 biletë me kartelë Bonus apo Premium të RaiffeisenBank, fito një tjetër FALAS!
Konvertoni 50 pikë të Ipko për të shiquar film 2D në Cineplexx. KODI: “2D”

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për më shumë rreth orareve të filmit, klikoni KËTU.

artikull i sponsorizuar

The post Filmi më i madh i verës “Fast & Furious Presents: Hobbs & Shaw” arriti në Cineplexx! appeared first on Telegrafi.

Përmes imazheve filmike, DokuFest do të prezantojë copëza nga historia e Kosovës

$
0
0

“Gjithçka që kam mësuar e kam mësuar nga filmat” shprehet aktorja britanike Audrey Hepburn, dhe ndoshta është shprehja më e mirë për edicionin e 18-të të festivalit të filmit DokuFest.

Me moton “Truth lies here” DokuFest do të fillojë këtë të premte dhe do të vazhdojë për nëntë ditë me radhë.

Hapjes së festivalit i ka paraprirë një konferencë për media ku drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari ka treguar të gjitha detajet lidhur me këtë edicion të DokuFest.

“Këtë vit kanë aplikuar mbi dy mijë filma për të qenë pjesë e festivalit por janë pranuar vetëm 282, nga ku 160 janë pjesë e garës së festivalit.”

Ai ka treguar edhe surprizat që do të ketë në këtë edicion të DokuFest dhe si do të realizohet i gjithë festivali.

“Zakonisht DokuFest zhvillohet në prej lokacioneve më të etiketuar të Prizrenit, por këtë herë do të shtohet edhe Kinemaja Udhëtuese e cila do të shkojë në disa vende më pak të njohur atë qytetit të Prizrenit” ka deklaruar Nurkollari.

Ai ka shtuar gjithashtu që në çdo ditë të festivalit do të ketë edhe filma për fëmijë të cilët do të jenë absolutisht falas dhe do të trajtojnë tema për moshat e adoleshencës dhe të fëmijërisë së vonë.

Edhe Samir Karahoda, Programues i filmit të shkurtër, ka folur për filmat që do të shfaqen gjatë këtij edicioni.

“Këtë herë Dok fest do të shfaqë dromca nga historie e Kosovës përmes imazheve filmike. Kemi një kohë të gjatë që punojmë në realizimin e festivalit dhe gjithçka është realizuar si më së miri.” Është shprehur Karahoda në konferencën për media.

Detaje të tjera rreth përgatitjes së festivalit ka shtuar edhe drejtoresha e festivalit Nita Deda, e cila është shprehur tepër e kënaqur me punën dhe bashkëpunimin lidhur me realizimin e festivalit.

“Në këtë edicion të DokuFestit presim një angazhim tepër të madh dhe një numër edhe më të madh të vizitorëve. Për nëntë ditë sa do të zgjatë festivali do të keni mundësi t’i shihni mbi 280 filma, të merrni pjesë në debate dhe të bashkoheni në punëtoritë ku do të ligjërohet rreth filmbërjes nga aktorë vendorë e të huaj.” është shprehur  Deda, shkruan kultplus.

Ajo ka folur edhe për filmat që do të shfaqen duke u munduar që të mos japë shumë detaje.

“Siç e përmendi edhe drejtori artistik i festivalit do të jenë 282 filma gjithsej nga 2000 sa kanë aplikuar. Filmat janë të zhanreve të ndryshme dhe kanë të gjithë mjeshtërinë e filmografisë moderne” është shprehur Deda.

“Përveç filmave e debateve do të ketë edhe mbrëmje argëtuese me muzikë, nga ajo klasikja deri te muzika eksperimentale tekno”, ka sqaruar ajo.

Ajo ka treguar edhe se gjatë këtij edicioni, 150 vullnetarë të rinjë janë bërë pjesë e ekipit, të cilët so të trajnohen dhe do të jenë pjesë e edicioneve të tjera të DokuFestit.

Konferenca është mbyllur me këshillën që të gjithë të inkuadrohen sa më shumë në botën e filmit sepse vetëm kështu mund të largohen për pak çaste nga realiteti.

The post Përmes imazheve filmike, DokuFest do të prezantojë copëza nga historia e Kosovës appeared first on Telegrafi.

Stupcat sjellin skeçin “Tuxhari”

$
0
0

Stupcat po vazhdojnë të sjellin skeçe të reja që për tematikë kanë jetën e përditshme të shqiptarëve.

“Tuxharri” është episodi i ri i grupit të humorit, në një seri prej disa që do të dalin gjatë javëve në vazhdim.

Osman Azemi, Mensur Safqiu dhe Vedat Bajrami edhe këtë herë vijnë me role të reja dhe mjaft të veçanta, ku flasin për aktualitetin e ditëve të sotme.

Bajrami vjen si një blegtor që ka një fermë të lopëve, Safqiu si një ‘tuxharr’ gjersa Azemi vjen si bashkëshortja dhe si vëllai i Vedatit.

Më regji të Genc Berishës dhe skenar të vetë aktorëve, këto skeçe po priten mjaft mirë nga publiku dhe fansat e shumtë të tyre, të cilët mezi prisnin rikthimin e grupit.

Për më tepër shikojeni videon e mëposhtme. /Telegrafi/

The post Stupcat sjellin skeçin “Tuxhari” appeared first on Telegrafi.

Blerim Destani nis xhirimet e filmit hollivudian, aktori shqiptar pozon krahas Robert De Niros

$
0
0

Para disa muajve e kemi parë në një film hollivudian së bashku me Morgan Freeman dhe John Travolta.

Bëhet fjalë për aktorin tetovar, Blerim Destanin, i cili ishte pjesë e filmit amerikan të titulluar, “The Poison Rose”.

Tashmë 38-vjeçari ka bërë të ditur se do të jetë në një film përkrah legjendës së hollivudit, Robert De Niro.

Me këtë të fundit tashmë aktori ynë është takuar dhe këtë moment e ka ndarë me fansat duke publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram.

“Duke punuar me legjendën e gjallë Robert De Niro”, ka shkruar aktori krahas imazhit në rrjetet sociale gjersa bëhet fjalë për filmin “The Comeback Trail”

Ndryshe, filmi ka të bëjë me dy producentë filmash, të cilët i kanë borxh një mafiozi, ku më parë i kishin marrë të holla sa as vetë nuk e kanë imagjinuar dhe përpiqen të shpëtojnë veten. /Telegrafi/

The post Blerim Destani nis xhirimet e filmit hollivudian, aktori shqiptar pozon krahas Robert De Niros appeared first on Telegrafi.


Po bëhet serial filmi horror “I Know What You Did Last Summer”

$
0
0

Amazon Prime dhe Netflix kanë një rivalitet të madh sa i përket sjelljes së filmave dhe serialeve.

Filmi kult i viteve 90-ta të shekullit të kaluar, “Unë e di se çfarë ke bëtë verën e kaluar” është gati të bëhet serial, i cili do të jetë prodhim i Amazon Studios.

Nuk dihet nëse do të kemi mundësi ta shohim Ryan Phillipe, Jennifer Lowe Hewitt, Sarah Michelle Gellar dhe Freddie Prinze në projektin e ri televiziv, por sipas informacionit fillestar, disa prej aktorëve të “I Know What You Did Last Summer” tashmë janë kontaktuar.

Data e fillimit të shfaqjes së serialit gjithashtu mbahet sekret, por qarkullojnë raportime se xhirimet e serialit mund të fillojnë në këtë vit.

Seriali i ri do të drejtohet nga regjisori James Wan, i cili ka drejtuar shumë filma horror si “Saw”, “Annabelle” ose “The Nun”, ndërsa bashkautor do të jetë Shay Hatten, i njohur këtë vit për “John Wick: Kapitulli 3”.

Ndryshe, së shpejti filmdashësit do të kenë mundësi ta shohim edhe rixhirimin e filmit horror “Canydman”, një tjetër hit i vitit 1990. /Telegrafi/

The post Po bëhet serial filmi horror “I Know What You Did Last Summer” appeared first on Telegrafi.

MKRS ndan çmimet për kinematografi

$
0
0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot në një ceremoni solemne ka bërë ndarjen e Çmimit Vjetor për Kinematografi dhe Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu”.

Çmimi Vjetor për Kinematografi ndahet mes regjisores Burbuqe Berisha dhe aktorit Kushtrim Hoxha ndërsa çmimi për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” në fushën e kinematografisë iu nda poetit dhe kritikut letrar z. Azem Shkreli – post mortem.

Sipas vendimit për ndarjen e Çmimit Vjetor për Kinematografi, regjisorja Burbuqe Berisha dhe aktori Kushtrim Hoxha shpërblehen me vlerë monetare prej 1.250 eurosh, ndërsa Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “ Bekim Fehmiu” në fushën e kinematografisë i cili iu nda poetit dhe kritikut letrar Azem Shkreli – post mortem shpërblehet me vlerë financiare prej 5,000 eurosh. Çmimet u shoqëruan edhe me nga një plaketë dhe nga një certifikatë të nënshkruara nga ministri.

Ministri Gashi pasi i uroi për çmimet tha se “përkrahja e MKRS-së për artistët do të vazhdojë. Besoj se kemi pasur një juri profesionale për të vlerësuar çmimet dhe kemi ardhur deri te ky moment, në këtë ceremoni, për të ndarë këto çmime dhe është një ditë shumë e rëndësishme sepse gjithë ato rezultate që kanë ndodhur në industrinë kosovare të filmit natyrisht që sot shpërblehen”.

Tutje ministri Gashi tha se për këto rezultate e kemi rritur buxhetin për Qendrën Kinematografike, sot Ministria e Kulturës e ka një përkushtim më të madh për aktorët tanë kjo punë do të përkushtohet tashmë më shumë edhe në arenën botërore”, tha ministri Gashi.

Ndërkaq, Regjisorja Burbuqe Berisha fituese e çmimit “Bekim Fehmiu” falënderoi ministrin Gashi për shpërblimet duke u shprehur se është privilegj të marrë këtë çmim.

“Jemi të lumtur që ka qenë filmi që ka pasur më së paku buxhet, por është kryer me kohë dhe ka qenë në disa festivale, ka qenë një film që është punuar me shumë përkushtim. Për mua Çmimi “Bekim Fehmiu” është një privilegj”, tha Berisha.

Ndërsa, djali i poetit Azem Shkreli duke marrë çmimin në emër të babait të tij tha se:

“Jemi të nderuar që na e keni dhënë këtë çmim, të falënderoj ty dhe gjithë stafin për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave artistike dhe besoj të vazhdoni me këtë punë të mirë edhe në të ardhmen”.

The post MKRS ndan çmimet për kinematografi appeared first on Telegrafi.

Publikohet traileri i filmit “The Irishman”- Bëhen bashkë aktorët legjendarë, De Niro, Al Pacino e Joe Pesci

$
0
0

Është publikuar traileri i dramës biografike “The Irishman”, në të cilën do t’i shohim yjet e filmit Robert De Niro, Al Paciono, Harvey Keitel, Joe Pesci dhe Bobby Cannavale.

Ky film është i bazuar në librin “I heard you paint houses” të autorit Charles Brandt, ndërsa regjinë e ka bërë Martin Scorsese dhe skenari është i përshtatur nga Steven Zaillan.

Në ndërkohë, cilësohet të jetë filmi më i shtrenjtë i Scorseses, meqë ngjarja ishte e vendosur në dy periudha.

Joe Pesci do luajë rolin e Russell Bufalino me origjinë nga Sicilia, misioni i të cilit është që ta bashkojë bregun lindor në organizatën Cosa Nostra.

Harvey Keitel është kundërshtari i tij, të cilin e portretizon Angelo Bruno. Gjithashtu, në këtë ngjarje përfshihet edhe Bobby Cannavale në rolin e gangsterit njujorkez, Joe Gallo.

Të gjitha lajmet nga Martin Scorsese Të gjitha lajmet nga Martin Scorsese

Ndryshe, The Irishman është përzgjedhur si filmi që do e hapë Festivalin e Filmit në New York, dhe do jetë në kinema dhe Netflix në vjeshtë. /Telegrafi/

The post Publikohet traileri i filmit “The Irishman”- Bëhen bashkë aktorët legjendarë, De Niro, Al Pacino e Joe Pesci appeared first on Telegrafi.

Sot nis edicioni i ri i “DokuFest” në Prizren

$
0
0

Për të tetëmbëdhjetën herë, në qytetin e Prizrenit do të organizohet festivali Dokufest.

Organizatorët bëjnë të ditur se gjithçka është gati që në qytetin historik të bëhet hapja e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar-DokuFest.

Drejtori Artistik, Veton Nurkollari njofton se regjisorët, posaçërisht regjisorët e filmave dokumentarë, janë ndër të parët që reagojnë ndaj ngjarjeve në vend dhe kthehen me tregime të jashtëzakonshme.

Prandaj, sipas tij, këta filma dokumentarë që do të shfaqen këtë vit, thotë se do të kenë këtë tematikë.

“Dhe kur them që sjellin tregime të jashtëzakonshme, e kam me gjithë mend! Pikërisht si tregimi i guximit dhe qëndresës për Alepon e shkatërruar nga lufta të para rrallë në ndonjë film. Apo histori për ndryshimin rapid të Kinës që vështirë se mund të besohen, për ikonat fantastike e me këmbë në tokë të rok ‘n rollit të ish Jugosllavisë. Apo historitë e emigrantëve të panumërt, që ose përpiqen të futen ne Evropë ose luftojnë për tu adaptuar sapo të hyjnë atje”, thuhet në njoftimin e drejtorit artistik, Veton Nurkollarit.

Në këtë njoftim thuhet se janë të lumtur që do të shfaqën filma përkrahë klasikëve të kinemasë botërore, si kryevepra e Orson Welles F for Fake apo Cleo From 5 to 7 nga Agnes Varda. Festivali do i bëjë homazh figurës së Barbara Hammer, Agnes Varda, Jonas Mekas dhe Dusan Makavejev.

Gara e Filmave të Shkurtër edhe një herë sjell disa nga filmat më të mirë të ekranit të argjendtë; duke përfshirë filma fitues të çmimeve Oscar, Kanë dhe Sundance.

Seksioni jonë i garës International Dox vazhdon të jetë vend i zbulimit, edhe për ne edhe për audiencën. Përzgjedhja e këtij viti vërteton se ka një numër të regjisorëve fantastik në ardhje që punojnë në këtë fushë. Shtojani kësaj listën po aq madhështore të filmave nga Gara Kombëtare, si dhe një pako të re të jo më pak se 18 filmave nga programet tona të trajnimit Future is Here, Film and Factual Media si dhe Regional Film Lab Active. Nuk kemi arsye të mos jemi të emocionuar e entuziast për të ardhmen edhe të filmbërjes në Kosovë, edhe për bashkëpunimin në rajon”, thuhet mes tjerash në këtë njoftim.

Në këtë edicion do të shfaqen edhe 11 filma të shkurtër që merren me izolimin dhe varësinë çdo herë e më shumë në rritje nga teknologjia moderne në një program të quajtur Age of Distortion. E për audiencën e moshave më të reja do të ofrohet programi DokuKids, me 50 filma. Ky festival do të bëjë hapjen sonte, dhe do të zgjas deri më 10 gusht. /KP/

The post Sot nis edicioni i ri i “DokuFest” në Prizren appeared first on Telegrafi.

Film dokumentar për Patrick Swayzen

$
0
0

Fytyrat e ndryshme të aktorit, Patrick Swayze janë zbuluar përmes një seri bisedash me miqtë dhe kolegët në dokumentarin e ardhshëm “I am Patrick Swayze”.

Në një trailer të publikuar të enjten, partnerja e tij në filmin, “Ghost”, Demi Moore pohoi se ai është “duhur të punonte më shumë” për t’u marrë seriozisht në Hoolywood dhe e lavdëroi “dualitetin” e personalitetit të tij.

“Patrick kishte diçka tek ai që ishte shumë mashkullor, pak agresiv, por gjithashtu kishte atë anën e bukur, të butë, sensuale”, tha ajo.

Rob Lowe, i cili luajti me Patrick Swayze në “The Outsiders”, gjithashtu ka folur pozitivisht për aktorin.

“Patricku veproi nga një rol në tjetrin si diçka e re për t’i treguar botës”, tha ai.

Kujtojmë se artisti ndërroi jetë në vitin 2009 pasi u diagnosftikua me kancer në pankreas. “Unë jam Patrick Swayze” eksploron fëmijërinë në Teksas, jetën private, por edhe karrierën e frytshme dhe të larmishme të aktrimit.

Ndryshe, premiera e filmit do të shfaqet në Festivalin e Filmit në San Antonio më 2 gusht, me një debutim televiziv që pritet më 18 gusht. /Telegrafi/

The post Film dokumentar për Patrick Swayzen appeared first on Telegrafi.

Viewing all 5761 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>