Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all 5751 articles
Browse latest View live

Ndryshime drastike në Oscar

$
0
0

Akademia Amerikane e Arteve dhe Shkencave të Filmit, e cila i jep çmimet prestigjioze Oscar, është kritikuar vazhdimisht për shkak se ka shumë burra dhe të bardhë.

Por, gjatë ditës së sotme ka zbuluar një listë prej 842 emrash që i ka thirrur t’i bashkohen në këtë institucion kulturor, i cili do të përfshijë 50 për qind të grave dhe 20 për qind të njerëzve të pakicave të ndryshme.

Ndër anëtarë e rinj janë Lady GaGa, Jean-Louis Trentinjan dhe Josian Balasco. Kjo është hera e parë në historinë e Akademisë që të do të rekrutojë një numër kaq të madh të grave. Vitin e kaluar ato ishin 49 për qind.

(Foto: Getty Images)

Lista përfshin Sterling K. Brown, Winston Duc dhe Letisia Wright. Pritet që të gjithë kandidatët në listë do të pranojnë anëtarësimin.

Akademia është kritikuar gjatë viteve të fundit për elitizim dhe mungesën e diversitetit racial dhe etnik.

Ndryshe, Oscar ka pësuar ndryshime duke u shkurtuar kohëzgjatja e ceremonisë, e cila zgjaste mbi tri orë dhe kishte fjalime të stërzgjatura. /Telegrafi/

The post Ndryshime drastike në Oscar appeared first on Telegrafi.


“Aladdin” ka tejkaluar shifrën e 900 milionë dollarëve të fitimeve nga shfaqjet në kinematë

$
0
0

Përshtatja e filmit klasik të Disneyt,”Aladdin” ka tejkaluar shifrën e 900 milionë dollarëve të fitimit që nga fillimi i shfaqjes në fund të majit, duke e bërë atë një nga ri-adaptimet më të suksesshme.

Film ka arritur shifrën prej 902.3 milionëve të fitimit në tregun botëror, i cili është i afërt me tituj të tjerë të Disneyt që kanë kaluar fitimet prej 900 milionë dollarëve, të tilla si “Beauty and the Beast”, “The Jungle Book”, “Alice in Wonderland.

Megjithatë, vetëm një ditë më pas dhe Aladdin arriti të ngjitet në krye të listës së më të suksesshme dhe po shkon drejt një miliard dollarëve. Në përputhje me dominimin aktual, “Aladdin” është filmi i tretë më i madh në botë, pas superheronjve “Avengers: Endgame” dhe “Captain Marvel”.

“Aladdin” tashmë fitoi 117 milionë dollarë gjatë fundjavës së parë dhe pas shtatë javëve kjo shifër u rrit në 313 milionë dollarë.

Ai fitoi më shumë të ardhurat e tij nga Japonia, rreth 72 milionë dollarë, pastaj 63 milionë dollarë në Korenë e Jugut, 53 milionë dollarë në Kinë, 43 milionë në Britani të Madhe.

“Aladdin” është një adaptim i drejtpërdrejtë i një filmi të animuar që nga viti 1992, bazuar në historinë arabe të emrit “Njëmijë e Një Natë” dhe interpretimin francez nga Antoine Gallanda.

Në rolet kryesore janë shfaqur Mena Massoud së bashku me Will Smithin, Naomi Scott, Marwan Kenzari, Navid Negahban, Nasim Pedrad, Billy Magnussen dhe Numan Acar.

Ndryshe, filmi ishte drejtuar nga Guy Ritchie, i cili së bashku me John August punoi në skenarin. /Telegrafi/

The post “Aladdin” ka tejkaluar shifrën e 900 milionë dollarëve të fitimeve nga shfaqjet në kinematë appeared first on Telegrafi.

Publikohet traileri i ri i “Deadpool 3”, filmi me shumë befasi

$
0
0

Tashmë është publikuar traileri i ri i vazhdimit të filmit, “Deadpool”, ku në rolin kryesor do të shfaqet sërish Ryan Reynolds.

Pas suksesit fantastik të dy pjesëve të para të filmit, fansat janë të etur për të parë se çfarë i pret ata në vazhdimin e tretë. Deri më tani, shumë pak dihet për “Deadpool 3”, dhe në përshkrimin e filmit thuhet se do të përfshijë edhe një grup tjetër popullor X-Men, X-Force, i cili nuk është i qartë për tifozët.

Traileri gjithashtu nuk zbulon shumë, përveç se do të vazhdojmë të qeshim me humorin unik të aktorit amerikan.

“Ky është roli që unë jam ndier më së miri në të gjithë karrierën time”, tha aktori kohët e fundit në një intervistë me Lorraine gjersa zbuloi gjithashtu se ekziston mundësia që Hugh Jackman të ripërtërijë rolin e Wolverinet në Deadpool 3.

Ndryshe, data zyrtare e shfaqjes së filmit ende nuk është bërë e ditur, por sipas përshkrimit në trailer mund të shfaqet në vitin 2020. /Telegrafi/

The post Publikohet traileri i ri i “Deadpool 3”, filmi me shumë befasi appeared first on Telegrafi.

Anibar sjell në Kosovë animatorin dhe profesorin nga Japonia – Koji Yamamura

$
0
0

Një ndër objektivat e Festivalit të Animacionit “Anibar”, është dhënia e kontributit në edukimin e brezave të rinj rreth animacionit, përmes prezantimeve nga profesionistë të fushave, artistë e profesorë të dëshmuar tashmë globalisht përmes punës së tyre.

Për këtë qëllim këtë edicion kemi ftuar një ndër emrat më të njohur të industrisë së filmit të animuar në Japoni, është animatori i shumënjohur Koji Yamamura. Yamamura do të jetë bashkë me ju në ditën e fundit të festivalit, më 21 korrik 2019. Ai do të mbajë një prezantim në lidhje me “Shndërrimin e imagjinatës në realitet” përmes animacionit.

Pas prezantimit të tij, pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të parashtrojnë pyetje dhe të bashkëbisedojnë me të lidhur me teknikat më profesionale të përdorura nga mjeshtri i animacionit. Duhet potencuar se në përgjithësi në industrinë e filmit të animuar, teknologjia e përdorur në prodhimin e filmave merr vëmendjen kryesore të kritikëve dhe artdashësve.

Për Koji Yamamura krijimi i filmave të animuar është si hyrje në një botë më të thellë shpirtërore, ku tejkalohet dualizmi në mes të mendjes dhe materies, dhe mund të realizohet bashkimi i ndërdijes me realitetin. Koji Yamamura gjatë prezantimit të tij do ta përqendrojë vëmendjen kryesisht mbi aspektet psikologjike të disa filmave të tij të animuar si: Mt. Head, Fig, Franz Kafka’s Country Doctor, Strings Muybridge, Satie’s “Parade”. Ai do të flas ndër tjerash për rolin e ndërdijes në prodhimin e filmave të animuar, dhe mënyrat për të hyrë në ndërdije përmes teknikave të animacionit.

Përndryshe, Koji Yamamura është anëtar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, dhe profesor i Universitetit të Arteve në Tokyo. Ai gjatë vitit 1990 e rafinoi stilin e tij, duke shpenzuar shumë në krijimin e filmave për fëmijë. Filmi tij “Mt. Head”, është nominuar për Oscar në kategorinë e filmit më të mirë të animuar nga Akademia e Filmit në vitin 2003.

Filmi i tij në thelb intepreton historinë tradicionale japoneze të Rakugos “Atama-yama”. Nominimi për Oscar shënoi një pikë kthese për Kojin. Pas këtij nominimi, filma te tij si: “Crocodile Vjetër” (2005), “Franz Kafka ‘s Country Doctor ” (2007), dhe “Strings Muybridge” (2011), morën më shumë se 90 çmime nëpër festivale të animacionit.

The post Anibar sjell në Kosovë animatorin dhe profesorin nga Japonia – Koji Yamamura appeared first on Telegrafi.

Stupcat me skeçin e ri “Pellazgu”

$
0
0

Stupcat po vazhdojnë të sjellin skeçe të reja që për tematikë kanë jetën e përditshme të shqiptarëve.

“Pellazgu” është episodi i ri i grupit të humorit, në një seri prej disa që do të dalin gjatë javëve në vazhdim.

Osman Azemi, Mensur Safqiu dhe Vedat Bajrami edhe këtë herë vijnë me role të reja dhe mjaft të veçanta, ku flasin për aktualitetin e ditëve të sotme.

Më regji të Genc Berishës dhe skenar të vetë aktorëve, këto skeçe po priten mjaft mirë nga publiku dhe fansat e shumtë të tyre, të cilët mezi prisnin rikthimin e grupit.

Për më tepër shikojeni videon e mëposhtme. /Telegrafi/

The post Stupcat me skeçin e ri “Pellazgu” appeared first on Telegrafi.

Brad Pitt tregon arsyet se pse nuk po merr shumë role në filmat hollivudian

$
0
0

Edhe pse ende konsiderohet si një nga aktorët më tërheqës, Brad Pitt, në një intervistë për edicionin australian të revistës GQ, tha se rrallë po shfaqet në filma për shkak se Hollywoodi gjithnjë e më tepër po preferon aktorë të rinj.

Publiku së shpejti do të jetë në gjendje të shikojë Brad Pitt në filmin e Quentin Tarantinos, “Once upon a Hollywood”, i cili merret me zhvillimin e industrisë së filmit në vitin 1969.

“Unë jam prapa kamerave, tashmë si producent i filmave dhe po kënaqem me këtë pozicion”, ka thënë aktori 55-vjeçar, duke folur për projektet që janë duke punuar në kuadër të kompanisë së tyre të prodhimit “Plan B”.

View this post on Instagram

😍❤. #Bradpitt #Leonardodicaprio #Cannes2019

A post shared by Brad Pitt (@bradpittoffcial) on

“Por unë jam duke bërë më pak dhe më pak. Unë me të vërtetë besoj se Hollywoodi po angazhon meshkujt më të rinj. Unë nuk jam duke thënë se nuk ka role të mira për të vjetrit, por vetëm e ndjejë se loja në vetvete është e tillë që rrjedh natyrshëm. Nuk është një përzgjedhje e natyrshme, si dhe shumë gjëra të tjera” , shpjegon aktori i famshëm.

Sidoqoftë, ai thotë se është i interesuar të shohë se çfarë sjell ardhmëria e filmit dhe çfarë formash do të ketë. “Unë me të vërtetë e vlerësoj platformën e transmetimit, sepse ne jemi në gjendje të shohim të gjitha projektet më të mira dhe më cilësore në sajë të tyre”, tha ai.

Brad Pitt, i cili fitoi një Oscar në vitin 2014 për prodhimin e filmit “12 Years a Slave”, në filmin e Tarantinos do të jetë së bashku me Leonardo DiCaprion. /Telegrafi/

The post Brad Pitt tregon arsyet se pse nuk po merr shumë role në filmat hollivudian appeared first on Telegrafi.

“Spider-Man: Far From Home” me fitime rekorde pas premierave botërore

$
0
0

“Spider-Man: Far From Home” tashmë ka nisur të shfaqen premierat në kinematë amerikane dhe kanadeze.

Tashmë në ditët e para të shfaqjes, filmi ka sjell të ardhura rreth 160 milionë euro, e cila gjë ka befasuar edhe producentët dhe prodhuesit e saj.

Ai u projektua që fillimisht të arkëtoj 110 milionë euro nga e marta deri të dielën, sipas Sonyt, i cili bashkë-prodhon filmin e superheroit të Marvel Studios.

Filmi ka fituar 517 milionë euro në nivel global në 10 ditët e para të shfaqjes në kinematë botërore.

Ndryshe, krijimtaria tregon ngjarjet pas “Avengers Endgame”, ku Peter Parker, i cili luhet nga aktori anglez Tom Holland, i cili është në udhëtim me shkollën në Evropë.

Në film paraqiten edhe karakteret Nick Fury (Samuel L. Jackson) dhe Mysterio (Jake Gyllenhaal). Po ashtu rikthehen Zendeya, Cobie Smulders, Jon Favreau dhe Marisa Tomei. /Telegrafi/

The post “Spider-Man: Far From Home” me fitime rekorde pas premierave botërore appeared first on Telegrafi.

Në edicionin e 10-të të festivalit Anibar do të shfaqen 300 filma të animuar

$
0
0

Rreth 300 filma të animuar, me një llojllojshmëri te pasur artistike me temë kryesore shpresën dhe frikën, do të shfaqen në kuadër të Festivalit Anibar.

Kështu bënë të ditur zyrtarë të Anibar International Animation Festival, i cili fillon më 15 korrik dhe do të zgjasë deri më 21 korrik.

Drejtori i Festivalit, Vullnet Sanaja, tha se ka qenë shumë e rëndësishme që në këtë edicion të kenë laramani.

Ai bëri të ditur se në këtë vit jubilar të këtij festivali, do të kenë një përfshirje të aktiviteteve të ndryshme që do të shfaqen në 5 kinema të Pejës.

“Tema e këtij edicioni flet për shpresat dhe frikat, me i trajtuar shpresat dhe frikat tona për me i pri ndryshimeve. Filmat e këtij edicioni janë përzgjedhur me sukses. Kemi pasur 1 mijë aplikime, prej tyre janë përzgjedhur 300 filma. Edhe këtë vit kemi vazhduar t’i angazhojmë studentët nga Kosova në mënyrë që të rrisim kritikën e tyre”, tha ai.

Leonora Aliu, koordinatore për media, tha se edhe kësaj radhe janë përqendruar për një program sa më të pasur.

“Në edicionin e 10 të festivalit do të kemi 300 filma të animuar, 15 programe speciale, 4 ëorkshope për te rinj, 3 masterklasa dhe mysafirë special, regjisorët e serialit ‘Rick and Morty'”, tha ajo. /kp/

The post Në edicionin e 10-të të festivalit Anibar do të shfaqen 300 filma të animuar appeared first on Telegrafi.


Publikohet promoja zyrtare e Pri Fest 11, së shpejti nisë festivali i filmit në kryeqytet

$
0
0

Tanimë kanë mbetur vetëm një javë para fillimit të edicionit të 11-të të festivalit të filmit “PriFest”, gjithçka është gati për të sjellë një edicion me shumë të veçanta.

Në mënyrë që të paralajmërohet ajo që do të ndodh gjatë ditëve të festivalit tashmë janë realizuar edhe promot e këtij edicioni.

Promon zyrtare mund të gjeni më poshtë si dhe në kanalin zyrtar të “PriFest” në YouTube dhe në website-n zyrtar të festivalit.

PriFest 11 këtë vit do të shfaq 70 filma kombëtarë dhe ndërkombëtarë si dhe do të zhvilloje aktivitete dhe ‘workshop’ e të shumta përgjatë datave 16-21 korrik.

Filmat do të shfaqen në 4 lokacione, në Teatrin Kombëtar, ku është edhe lokacioni kryesor, në Kino ABC, në Kino Armata si dhe Open Air në sheshin “Zahir Pajaziti. /Telegrafi/

The post Publikohet promoja zyrtare e Pri Fest 11, së shpejti nisë festivali i filmit në kryeqytet appeared first on Telegrafi.

Aktori i njohur turk, Erkan Pettekaya do të vijë të premten në Kosovë për herë të parë

$
0
0

Një ndër aktorët më të njohur të kinematografisë turke, këtë javë do të vijë në Prishtinë.

Të premten, Erkan Pettekaya, apo i njohur ndryshe si ‘Xhihani’ i serialit “Fate të Kryqëzuara”, do të jetë prezent në Kosovë për herë të parë.

Ai do të jetë pjesë e promovimit të emisionit “Qejfi më i madh se Stamboll”, që do të nisë së shpejti transmetimin në Klan Kosova.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet aktori Pettekaya, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram.

Ai madje nuk ka hezituar që të shkruajë edhe në shqip, duke përshëndetur fansat shqiptarë dhe njoftuar për ardhjen e tij.

“Përshëndetje, shihemi së shpejti”, kanë qenë fjalët e aktorit turk në Instagram.

I njëjti ka pasur një ndër rolet kryesore të serialit “Fate te Kryqëzuara”, i cili kishte shikueshmëri të madhe edhe në trevat shqiptare. /Telegrafi/

The post Aktori i njohur turk, Erkan Pettekaya do të vijë të premten në Kosovë për herë të parë appeared first on Telegrafi.

Njëzet aktorët që refuzojnë të luajnë në skena me njëri-tjetrin

$
0
0

Pavarësisht se sa i madh është talenti i një aktori, ata ende posedojnë tipare natyrore njerëzore. Ndonjëherë ata mund të kenë keqkuptime, pretendime dhe mosmarrëveshje të përgjithshme me njerëzit e tjerë. Dhe herë të tjera, ata thjesht nuk duan takime me bashkë-yjet e tyre që nga fillimi dhe përfundojnë duke u përfshirë në grindje të ndryshme.

Bright Side ka sjell së fundmi një listë me aktorët e famshëm që hezitojnë të luajnë me njëri-tjetrin dhe që zgjedhin të mos ndajnë me të njëjtën ekran.

1. Dwayne Johnson dhe Vin Diesel

Është e lehtë të supozohet se Dwayne “The Rock” Johnson dhe Vin Diesel janë miqtë më të mirë, pasi ata kanë aq shumë të përbashkëta. Megjithatë, kjo nuk mund të jetë më larg nga e vërteta – ata nuk bashkohen me njëri-tjetrin. Kjo është për shkak të një komenti që Johnson ka postuar në Instagram në vitin 2016, ndërsa ishte duke xhiruar “Fast dhe Furious:, ku ai pretendoi se yjet e tij femra në film ishin të qeshura, por ai nuk mund të thoshte të njëjtën gjë për bashkë-yjet e tij meshkuj. Që atëherë, ata rrallë shihen në ndonjë skenë të përbashkët. Në një intervistë për “Rolling Stone”, Johnson konfirmoi se ata nuk ishin në asnjë skenë së bashku në film, duke e përshkruar atë një “qasje të ndryshme ndaj filmave”.

2. Lena Headey dhe Jerome Flynn

Ju nuk mund të shihni dy të famshmit Cersei Lannister dhe Bronn së bashku në një skenë në “Game of Thrones”. Është edhe më e vështirë për t’i parë ata në të njëjtën hapësirë të kompensuar. Kjo për shkak se në vitin 2002, Headey dhe Flynn ishin një çift. Me sa duket, historia e tyre e dashurisë nuk mbaroi me një shënim të mirë.

3. Julia Roberts dhe Nick Nolte

Julia Roberts dhe Nick Nolte nuk e kanë qenë asnjëherë së bashku në xhirimet e “I Love Trouble”. Dy të famshmit thjeshtë nuk mund të qëndronin pranë njëri-tjetrin – gjë që çoi në ftohjen e marrëdhënieve të tyre. Ata vazhdonin të grindeshin me njëri-tjetrin gjatë xhirimeve. Pas përfundimit të filmave, Roberts dhe Nolte thanë disa fjalë jo shumë të mira ndaj njëri-tjetrit në intervista të ndryshme dhe premtuan se kurrë nuk do të ndajnë kohën e ekranit përsëri. A mund të jetë magjia e emrit të filmit?

4. Bill Murray dhe Lucy Liu

Thuhet se gjatë xhirimeve të “Charlie’s Angels”, Bill Murray kishte kritikuar pa kujdes autoritetin e aktrimit të Lucy Liu, i cili çoi në shpërthimin e zemërimit të tij që prishi marrëdhëniet e tyre. Në vazhdimin e “Charlie’s Angels: Full Throttle”, Murray u zëvendësua nga Bernie Mac.

5. Alyssa Milano dhe Shannen Doherty

Ndërkohë që arsyeja për gjakmarrjen e Alyssa Milano dhe Shannen Doherty mbetet e panjohur, rezultati ishte i lehtë për t’u parë. Mosmarrëveshjet e tyre filluan në xhirimet e “Charmed” në vitet 1990, kur gjërat filluan të vlojnë aq intensivisht dhe tensioni mes tyre u bë aq i fortë, sa Doherty vendosi të largohej nga shfaqja pas sezonit të tretë. Lajm i mirë është se ata janë pajtuar që atëherë, megjithatë, ata ende refuzojnë të filmojnë së bashku.

6. Alec Baldwin dhe Shia LaBeouf

Nuk është në filmi, por në dramën e teatrit Broadway, “Orphans”, Alec Baldwin u sulmua nga Shia LaBeouf për mos mësimin përmendësh të skenarit. “Nëse nuk i thoni vargjet tuaja”, kishte thënë LaBeouf, “unë do të vazhdoj të them rreshtat e mi”, kishte vazhduar ai. Nuk ka gjasa që ne do t’i shohim këta dy në një film apo në një shfaqje të Broadway-t përsëri.

7. Sylvester Stallone dhe Richard Gere

Grindja midis Richard Gere dhe Sylvester Stallone filloi në xhirimet e “Lords of Flatbush”. Arsyeja për mosbesimin e tyre të ndërsjellë nuk dihet – kjo ndodhi. Mosbesimi u rrit kaq shumë sa ata kishin edhe përplasje fizike, duke rezultuar në zëvendësimin e Gere në film. Ata nuk janë shfaqur së bashku në një skenë që atëherë.

8. Julianna Margulies dhe Archie Panjabi

Thashethemet rreth marrëdhënies së ftohtë të aktores kanë qarkulluar deri në vitin 2015, kur Panjabi ka deklaruar se po largohet nga serija e “The Good Vibe”. Ato nuk kishin ndarë një skenë së bashku përgjatë tri viteve të fundit të xhirimeve. Panjabi gjithashtu tha se skena e fundit ku ajo duhej të xhironte me Margulies ishte filmuar veçmas. Një ekran i gjelbër është përdorur për të ndihmuar post-produksionin që të kombinojnë shfaqjet e tyre.

9. George Clooney dhe Russell Crowe

Tensioni midis George Clooney dhe Russel Crowe u zbulua në dhjetor të vitit 2013 kur Clooney deklaroi në intervistën e tij për “Esquire” se Crowe duhej të kërkonte falje për fyerjen ndaj tij. “Ai [Crowe] zgjodhi një luftë me mua. Ai e nisi atë pa asnjë arsye”. Më vonë, Crowe i dërgoi Clooneyt një disk të muzikës së tij së bashku me poezinë e tij si një ofertë paqeje me një shënim duke thënë:”Ishte e gjitha një gabim”. Megjithatë, ende nuk i kemi parë këta dy aktorë në të njëjtën skenë së bashku.

10. James Franco dhe Tyrese Gibson

Grindja midis James Franco dhe Tyrese Gibson filloi në skenë të filmit “Annapolis”. Pas përfundimit të filmave, Gibson deklaroi se ai kurrë nuk do të ndante asnjëherë skenën e xhirimeve me Francon. Kjo ishte për shkak se Franco ishte shumë mizor në grup dhe grushtoi me të vërtetë ndaj Tyrese gjatë skenave të tyre të boksit.

11. Wesley Snipes dhe Ryan Reynolds

Këtë herë ishte Ryan Reynolds i cili pretendonte se nuk do të punonte më me Wesley Snipes. Kjo deklaratë e fortë u bë gjatë filmimit të “Blade: Trinity”. Sipas kastit, Snipes ishte vazhdimisht i relaksuar gjatë procesit të xhirimeve dhe Reynolds kishte për të punuar më së shumti për të bërë marifete e tij në film. Dhe Snipes nuk i ka hedhur poshtë këto pretendime. /Telegrafi/

The post Njëzet aktorët që refuzojnë të luajnë në skena me njëri-tjetrin appeared first on Telegrafi.

Christoph Waltz kthehet në “Bond 25” me rolin e Blofeldit

$
0
0

Christoph Waltz është parë në xhirimet e vazhdimit të 25-të për James Bondin, që nënkupton se në filmin e ri për agjentin sekret do të kthehet protagonisti negativ nga “Spectre”, Blofeld.

Kthimi i këtij karakteri është spekuluar që në fillim të vitit 2019, ndërsa është thënë se filmi do të titullohet “Shatterhand”.

Të gjitha lajmet nga James Bond Të gjitha lajmet nga James Bond

Waltz është parë duke xhiruar skenat për ‘007’ në studiot Pinewood, ndërsa fansat tashmë kanë nisur të mendojnë se si do të kthehet Blofeld në vazhdimin e ri, duke qenë se ai është kapur nga MI6 në fund të “Spectre”.

Protagonisti kryesor negativ në “Bond 25” do të jetë Rami Malek, i cili fitoi famë të madhe pas rolit të tij në “Bohemian Rhapsody”.

Spekulohet se Blofeld (Christoph Waltz) mund të bëjë paraqitje ndoshta si i burgosur duke u marrë në pyetje për informacione.

Xhirimet zyrtare të “Bond 25” kanë nisur në prill të këtij viti, ndërsa Daniel Craig do të jetë përsëri në rolin e agjentit sekret. /Telegrafi/

The post Christoph Waltz kthehet në “Bond 25” me rolin e Blofeldit appeared first on Telegrafi.

Regjisorët e filmave që do të shfaqen në Anibar

$
0
0

Gjatë javës kur do të ndodhë Festivali i Animacionit “Anibar”, prej datës 15 deri me 21 Korrik 2019, pjesëmarrësit do të mund të ndjekin prezentime nga artistë dhe prodhues filmash në “Coffee & Talk”, pjesën e festivalit ku do të kanëmundësi të ulen për të pirë kafe dhe për të bashkëbiseduar me regjisorët e filmave që do të shfaqen në Anibar. 

Çdo ditë, duke filluar nga ora 11:00 paradite, mblidhemi në kafiterinë “Exit Bar”, në Pejë, me shansën për të takuar prodhuesit e filmave të ndryshëm dhe për të diskutuar rreth: teknikave, detajet, animacionin, lëvizjet dhe çdo gjë që ka të bëjë me filmat e animuar.

Nëpërmjet këtyre takimeve të organizuara, do të kemi për qëllim ta bashkojmë publikun me personat që janë prapa këtyre filmave.

Filmat e regjisorëve të cilët do të keni mundësi të takoni, do të shfaqen një natë para takimeve me ta në Anibar. Kështu që secili do të ketë mmundësi të mjaftueshmë për të mësuar rreth punës së tyre duke parë filmat nga së afërmi.

Nën përshkrimin e secilit regjisor përkatës në vijim, do ta gjeni lokacionin, datën dhe orën se kur do të shfaqet filmi i tij/saj. Prandaj, në këtë edicion kemi kënaqësinë që të ju prezentojmë dhe njohim me këta prodhues të filmave:

E MËRKURË, 17 KORRIK 2019

I pari që do të vie në “Coffee & Talk”, është Fokion Xenos, regjisori i filmit të animuar “Valë Nxehtësie,” i cili vie nga Mbretëria e Bashkuar dhe do të jetë pjesë në Garën e Studentëve. Ky film ka minutazh prej 7:13 min, dhe për tematikë ka dy fëmijë të cilët ndodhen në mesin e një vale të nxehtë çmendurie, ku më pastaj ata zbulojnë një mënyrë të re për t’u freskuar.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Kubat / 16 Korrik 2019 / 22:00h / E Martë

E ENJTE, 18 KORRIK 2019

Në ditën e enjte duke filluar nga ora 11:00 paradite, do të mund t’i takoni regjisorët e katër filmave në vijim. I pari, është regjisori i filmit të animuar “Orbita e Vetmuar”: Benjamin Morad, i cili do të jetë pjesë e Garës Ndërkombëtare. Ky film i animuar vie nga Zvicra, dhe ka metrazhë prej 9:20 min. Për tematikë trajton një teknik sateliti, i cili duke hasur në vështirë me përballjen e vetmisë së tij, krijon një numër ngjarjesh të tjera të shkaktuara nga ajo që e nis ai i pari, dhe krejt kjo ndodhë në hapësirë dhe mendjen e tij.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Kubat / 17 Korrik 2019 / 22:00h / E Mërkure

Catherine Manesse, është regjisorja e dytë që do ta takoni. Ajo në kuadër të Garës Studentore, do ta sjellë filmin “Caldeira” i cili ka minutazhë prej 5:58 min, dhe trajton për tematikë tregimin e dy motrave: Inès ka jetuar gjithë jetën e saj nën hijën e së motrës, një vullkanologe e shkëlqyer. Për ta sfiduar atë, ajo vendos t’i bashkohet një ekspedite shkencore, vendos t’i ngjitet një vullkani. Filmi është prodhim françez.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Liqeni / 17 Korrik 2019 / 20:30h / E Mërkure

“Kukafshehti” i regjisores Bara Halirova nga Republika Çeke, vijon të jetë pjesë e Coffee & Talk pas dy filmave paraprak. Filmi i animuar ka një minutazh prej 6:56 min, dhe trajton temën e një loje fëmijësh, një rrëfim mbi rrjedhat dhe përshtypjet e kohës. Duke luajtur kukafshehti, djalori i ri për ta fituar lojën, bëhet i moshuar dhe jeta e tij zhytet përbrenda lojës kukafsheti.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Liqeni / 17 Korrik 2019 / 20:30h / E Mërkure

Për fund të këtij takimi, do të mund të flisni me dy regjisorët nga Hungaria: Milorad Krstic dhe Radmila Rockow, të cilët në kuadër të Garës së Filmit me Metrazhë të Gjatë, do të sjellin filmin “Ruben Brandt, Koleksionuesi,” me minutazhë 94 min. Për temë trajton personazhin Ruben Brandt, një psikoterapist i famshëm, i cili detyrohet t’i vjedhë trembëdhjetë piktura nga muzetë më të famshme të botës dhe nga koleksionet private, në mënyrë që të ndalojë dhimbjet që vijnë nga ankthet e tmerrshme gjatë natës.

Filmi shfaqet në: Kinemanë “Jusuf Gërvalla” / 17 Korrik 2019 / 16:00h / E Mërkure

E PREMTE, 19 KORRIK 2019

“SSPT” do të jetë i pari prej tre filmave tjerë për diskutim në Coffee & Talk. Prodhuar nga Lora D’Addazio dhe Quentin Polivert, filmi i animuar është i gjatë 8:20 min, dhe do të jetë pjesë e Garës Ndërkombëtare, i cili vie nga Belgjika. Për temë trajton tre rrëfime të ndryshme për një djalosh i cili quhet Billy, dhe ai përballëet me disa vështirësi.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Liqeni  / 18 Korrik 2019 / 20:30h / E Enjte

Film i rradhës bënë pjesë në Garën Studentore: “Duke Gjurmuar Addai,” me minutazhë 24:54 min, nga regjisorja gjermane Anne Isensee. Në të njëzetat e tij të hershme, Addai lë veten mënjanë dhe zhvendoset në Siri për t’i ndihmuar viktimat e luftës civile. Addai fillimisht shërben në kuzhinë, por më vonë gjërat marrin rrjedhë tjetër.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Kubat  / 18 Korrik 2019 / 22:00h /  E Enjte

Ky takim është mundësuar përmes përkrahjes së Ambasadës së Republikës së Gjermanisë në Kosovë. 

I fundit për këtë ditë është filmi i animuar “Ndarja,” i cili është pjesë e Garës Studentore. Regjisore e filmit është çekja Diana Cam Van Nguyen, me minutazhë 9:52 min. Ky film i shkurtër trajton jetën pas humbjes së një të dashuri, i cili përdorë teknike aksioni të vërtetë dhe filmit të animuar. Përvojat e vërteta të rrëfyesve janë kombinuar me pjesëza të animuara që rindërtojnë situatat e tyre të dhimbshme.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Kubat  / 18 Korrik 2019 / 22:00h / E Enjte

E SHTUNË, 20 KORRIK 2019

I pari regjisor për të diskutuar “Coffee & Talk” gjatë në vikendit, do të jetë Thomas Johnson (i njohur si 7homas Volda), me filmin “Jetë e Përmbushur,” si pjesë Garës Ballkanike. Filmi i animuar është prodhim kroat, dhe ka minutazhë prej 12:15 min. Flet për lidhjen e një gruaje të re me jetën e fuqishme të natyrës. Ajo përdorë balsamimin e kafshëve për të kthyer “kafshët” në mjedisin e tyre natyror.

֍ Filmi shfaqet në: Kinemanë “Jusuf Gërvalla”  / 19 Korrik 2019 / 16:00h / E Premte

Tue Sanggaard, Viljam Smed dhe Joanna Thiery Aresvik të cilët vijnë nga Danimarka, vijojnë të jenë pjesë e Coffee & Talk me filmin e tyre “Kafshët,” për të qenë pjesë e Garës Studentore. Filmi ka minutazhë 6:11 min, i cili trajton një punëtori të shkurtër animacioni që përfshin një rrëfim të “NSFW” në lidhje me disa njerëz që kishin mbetur të ngujuar në një tren të shpejtë. Do të shfaqet të Premtën me datë 19 Korrik 2019, në Kino Liqeni prej orës 20:30.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Liqeni  / 19 Korrik 2019 / 20:30h / E Premte

Pjesë e Garës Studentore: “Anima Poetike,” e regjisores sllovake Kriss Sagan me minutazhë 5:14 min, vijon të jetë pjesë e diskutimeve. Është një film pa narracion, i bazuar në poemat lirike të krijuara nga sintertizimi i shënimeve të ditarit të drejtuesit. Simbole dhe metafora vizuale të panumërta, bashkë me muzikën origjinale atmosferike të Frederic Robinson, krijojnë një tregim të pasur për një grua që transformon zhgënjimin e saj brenda një hapësire dhe kohe të rrjedhshme.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Liqeni  / 19 Korrik 2019 / 20:30h / E Premte

“Tekno” me minutazh 3:41 min, nga regjisori Atanas Filipov, bën pjesë në Garën Ballkanike, dhe është prodhim bullgar. Trajton një histori gjithnjë e më të përshkallëzuar të natës me personazhe shumëngjyrëshe, e sjelljeve të pahijshme dhe në qendër na del një plak që luan fizarmonikë. Një ndejë e egër kthehet në orgji, deri atëherë kur ndërpritet nga një sinjal i një baterie telefoni që zhurmon se po bie.

֍ Filmi shfaqet në: Kinemanë “Jusuf Gërvalla” / 19 Korrik 2019 / 16:00h / E Premte

I fundit për ditën e shtunë është “Zinxhiri Ushqimore” me regji të Mari Kavi nga Estonia, si pjesë e Garës Studentore. Filmi i animuar ka minutazhë prej 8:30 min, dhe ka të bëjë me krijimin dhe konsumimin e ushqimit. Ky film luan me fantazinë e krijimit të një ushqimi të mirë, si dhe me kënaqësinë që ne përjetojmë kur shërbehemi me produkte të shijshme.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Liqeni / 19 Korrik 2019 / 20:30h / E Premte

E DIELË, 21 KORRIK 2019

Në ditën e fundit të festivalit Anibar, i pari për t’u diskutuar në Coffe & Talk do të jetë: “Orbita,” i cili bënë pjesë në  Garën Panorama Jashtë Konkurrencës, me minutazhë prej 6:49 min. Me regji të Tess Marin nga Holanda, vizatimet tjerrëse na drejtojnë përgjatë rrjedhës së energjisë që bie në planetin tonë, duke na mundësuar të mendojmë vendin që banojmë në qarkun e vet natyror.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Liqeni / 20 Korrik 2019 / 20:30h / E Shtunë

I dyti për ditën e diel, dhe i fundit për edicionin e 10-të të Anibar në Coffe & Talk do të jetë filmi nga Izraeli: “Rituali i Dhimbshëm,” me regji të Dan Azoulay i cili bën pjesë në Garën e Videove Muzikore të Animuara. Video muzikore zgjat 3:38 min, dhe përshkruan zakonet e vetmisë dhe egoizmit.

֍ Filmi shfaqet në: Kino Kubat / 20 Korrik 2019 / 22:00h / E Shtunë

 

 

The post Regjisorët e filmave që do të shfaqen në Anibar appeared first on Telegrafi.

Episodi i 19-të i “Schengen Visa”, mysafir special aktori Astrit Kabashi

$
0
0

Jemi mësuar që çdo të diel të kemi të qeshura pafund me serialin “Schengen Visa”, i cili çdo herë e më shumë është duke e rritur kualitetin dhe duke na sjellë tema humoristike nga më të ndryshmet.

Veçanti e këtij episodi është aktori i mirënjohur Astrit Kabashi, i cili njihet për rolin e tij të famshëm Bekim Qorri te seriali “Kafeneja Jonë”, mirëpo këtë herë  vjen si personazhi i Mërgimit.

Të gjitha lajmet nga Schengen Visa Të gjitha lajmet nga Schengen Visa

Nëntori ka bërë disa investime me vlerë kur ka qenë i mençur, mirëpo tani nuk ia ka idenë. Xhemajli si zakonisht me pështjellimet e tij mundohet që ta shfrytëzojë këtë rast.

Axhi Basri e vajton Idrizin, si dhe shumë e shumë momente të tjera zbavitëse ju sjell ky episod, të cilin mund ta ndiqni më poshtë.

Seriali “Schengen Visa” është prodhim i GjirafaStudios dhe mund ta ndiqni vetëm online në platformën GjirafaVideo.com.

The post Episodi i 19-të i “Schengen Visa”, mysafir special aktori Astrit Kabashi appeared first on Telegrafi.

Pas Daniel Craigut, rolin e James Bondit do ta luajë një femër

$
0
0

Raportimet thonë se Daniel Craig së shpejti nuk do ta luajë rolin e James Bondit.

Kjo ka bërë që të shkaktohen spekulime se rolin e agjentit sekret 007 do ta luajë aktori Idris Elba, i cili do të ishte i pari artist me ngjyrë që mëshiron këtë rol.

Megjithatë, disa madje thanë se një version modern i karakterit duhet të luhet nga femrat.

Sipas të burimeve të afërta të mediave amerikane me prodhuesit e filmit thuhet se pas Craigut këtë rol do ta luan aktorja britanike Lashana Lynch.

Burimi shton se termi “Bond Girl” ishte një frazë e tërhequr për të përshkruar karakteret femra në ekskluzivitet, i zëvendësuar nga “Bond Women”.

Lashana nuk është e huaj për filma pasi që më parë këtë vit luajti së bashku me Alison Brie në filmin “Kapiten Marvel” si Maria Rambeau. /Telegrafi/

The post Pas Daniel Craigut, rolin e James Bondit do ta luajë një femër appeared first on Telegrafi.


Meghan Markle thyen protokollin mbretëror, përqafohet me Beyoncen

$
0
0

Duka dhe dukesha e Sussexit, Meghan Markle dhe Harry ndoqën premierën e filmit “Mbreti i Luanëve” mbrëmë në sheshin Leicester të Londrës.

Meghan edhe një herë dukej e bukur në një fustan të zi, por ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte përqafimi me gjiganten muzikore, Beyonce.

Domethënë, në këtë film Beyonce huazojë zërin e luanit Nali. Në premierë ishte bashkëshorti i këngëtares, Jay Z, gjersa Meghan e përqafoi atë dhe me bisedoi shkurtimisht me Beyoncen dhe në këtë formë, ish-aktorja ka thyer edhe një rregull tjetër mbretëror në lidhje me përshëndetjen.

Dashuria midis dukeshës dhe këngëtares filloi pasi Beyonce dhe Jay-Z fituan çmimin më të mirë ndërkombëtar të grupit në BRIT Awards.

Kjo ishte hera e parë që Meghanin shkoi në qilimin e kuq që kur lindi djali i saj Archie më 6 maj të këtij viti. /Telegrafi/

The post Meghan Markle thyen protokollin mbretëror, përqafohet me Beyoncen appeared first on Telegrafi.

Vedat Bajrami në rolin e shofer Kipicerit, Stupcat sjellin skeçin e ri

$
0
0

Stupcat po vazhdojnë të sjellin skeçe të reja që për tematikë kanë jetën e përditshme të shqiptarëve.

“Shoferi” është episodi i ri i grupit të humorit, në një seri prej disa që do të dalin gjatë javëve në vazhdim.

Osman Azemi, Mensur Safqiu dhe Vedat Bajrami edhe këtë herë vijnë me role të reja dhe mjaft të veçanta, ku flasin për aktualitetin e ditëve të sotme.

Më regji të Genc Berishës dhe skenar të vetë aktorëve, këto skeçe po priten mjaft mirë nga publiku dhe fansat e shumtë të tyre, të cilët mezi prisnin rikthimin e grupit.

Për më tepër shikojeni videon e mëposhtme. /Telegrafi/

The post Vedat Bajrami në rolin e shofer Kipicerit, Stupcat sjellin skeçin e ri appeared first on Telegrafi.

The Lion King arrin në Cineplexx

$
0
0

Cineplexx organizon dy evente për filmin e shumë pritur “The Lion King” duke parë se interesimi është shumë i lartë nga fëmijët si dhe të rriturit.

Premiera e filmit do të jetë më 18 korrik me eventin Premiere Night duke filluar nga ora 19:00 ku pjesëmarrësit do ta kenë mundësinë për të fituar njërën nga 2 pale Nike Air Force nga Intured Generation. Ndërsa më 20 korrik do të jetë eventi Dita e Familjes duke filluar nga ora 11:00 me shpërblime kryesore nga Baby Center, 5 gift cards në vlerë 40€ si dhe plot produkte falas për të gjithë fëmijët nga Prince Quick, Patos dhe Ulker.

Filmi vizatimor “The Lion King” rikthet në ekranin e madh këtë herë si Live Action. Ngjarja e filmit na dërgon në savanën Afrikane ku lind mbreti i ardhshëm, Simba mirpo jo të gjithë gëzohen per lajmin e princit të ri. Axha i tij Scar, bënë çmos të ketë mbretërinë në dorë. Beteja për mbretëri “Pride Rock” është shkatërruar me tradhti, tragjedi dhe dramë, duke rezultuar në largimin e Simbës. Me ndihmën e shokëve të rinj, Simba do të duhet të kuptojë se si të rritet dhe të marrë atë që është e drejtë e tij.

Përveç efekteve vizuale mbresëlënëse, kasta e filmit është plotë me aktorë të dashur nga publiku si ë Donald Glover,Beyonce, Seth Rogen, Alfre Woodard, Keegan-Michael Key dhe shumë yje të tjera të bashkuar nga regjisori Jon Favreau.

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për më shumë rreth orareve te eventit mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.

The post The Lion King arrin në Cineplexx appeared first on Telegrafi.

Austin Butler do ta ketë nderin të luajë rolin e Elvis Presleyt

$
0
0

Regjisori Baz Luhrmann ka kërkuar gjatë për një aktor që do ta luajë rolin e Elvis Presleyt.

“Warner Bros” dhe Luhrmann në fund të muajit të kaluar testuan aktorë të shumtë për të gjetur personin e duhur që do t’i bashkohet Tom Hanksit, i cili do të jetë në rolin e menaxherit të Presley Col. Tom Parker.

Duket se Austin Butler, aktori 27-vjeçar më së miri i përshtatet rolit të legjendës së viteve gjashtëdhjetë e shtatëdhjetë të shekullit të kaluar.

Regjisori australian gjithashtu shkroi një skenar për filmin së bashku me Craig Pearce. Filmi rreth Elvis do të tregojë marrëdhëniet midis një menaxheri dhe një këngëtari të ri që erdhi nga rrënjët e varfra për t’u bërë një ikonë që ndryshoi rrjedhën e muzikës.

Ky projekt shënon filmin e parë të Luhrmannit pas adaptimit të tij të “Great Gatsby” me Leonardo DiCaprion.

Ndryshe, xhirimet e filmit do të fillojnë në vitin 2020 gjersa pritet që në fillim të 2021 të shfaqet në kinematë botërore. /Telegrafi/

The post Austin Butler do ta ketë nderin të luajë rolin e Elvis Presleyt appeared first on Telegrafi.

Sonte fillon PriFest, gjithçka gati për edicionin e 11-të

$
0
0

Tashmë gjithçka është gati për të nisur një edicion tjetër të suksesshëm të Festivalit ndërkombëtar të Filmit, PriFest.

Me 6 ditë festive, me mbi 70 filma, prej tyre 7 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane, 19 regjionale dhe 32 premiera kosovare, shumë, aktivitete, punëtori, e mbrëmje festive me muzikës Live dhe DJ artistë të huaj, PriFest do t`i japë një atmosferë akoma më të mirë kryeqytetit.

Një nga të veçantat e këtij edicioni të PriFest, është hapja e festivalit e cila do të bëhet në tri lokacione të ndryshme në mënyrë të sinkronizuar.

Filmi debutues i regjisores Arzana Kraja, “Fusha e Mëllenjave” do të jetë filmi që do të shënojë hapjen zyrtare të edicionit të sivjetshëm të PriFest, në natën solemne të datës 16 korrik në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, nga ora 21:30.

“Fusha e mëllenjave” do të shfaqet nga ora 22:00 edhe në Kino ABC. Në anën tjetër, nga ora 22:00, në kinemanë e hapur në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të shfaqet filmi dokumentar “Mjaltë nga Shkëmbi”, i cili i është dedikuar pikërisht heroit tonë kombëtarë Zahir Pajaziti.

E siç e do tradita, për të përmbyllur natën e parë të PriFest, në Lokalin Bon Vivant, do të organizohet aftër party, me muzikën e mrekullueshme të bendit “Don’t listen to your Neighbors”.

Biletat për t`i parë filmat, shiten cdo ditë në hapësirat ku do të shfaqen të gjitha filmat, në Teatrin Kombëtar, Kino ABC, Kino Armata. Ndërsa filmat që shfaqen në Open Air, në sheshin “Zahir Pajaziti”, janë falas. Ndërsa, studentët dhe personat mbi 65 vjet, do të kenë mundësi t`i shohin të gjitha filmat e festivalit pa pagesë.

The post Sonte fillon PriFest, gjithçka gati për edicionin e 11-të appeared first on Telegrafi.

Viewing all 5751 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>