Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all 5741 articles
Browse latest View live

Dokumentar i ri rreth mbretit të popit zbulon detaje të çuditshme rreth vdekjes së tij

$
0
0

Dokumentari i ri rreth mbretit të pop muzikës, Michael Jackson zbulon detaje të çuditshme të vdekjes së tij.

Pas dokumentarit “Leaving Neverland”, në të cilin dy meshkuj pohonin se ishin viktima të dhunës seksuale të Michael Jacksonit, një tjetër dokumentar erdhi në dhjetëvjetorin e vdekjes së këngëtarit.

Filmi me titull, “Killing Michael Jackson” i referohet një hetimi rreth vdekjes së këngëtarit, si dhe rrethanat nën të cilat vdiq më 25 qershor 2009.

Sipas tabloidit britanik, “The Sun”, hetuesit gjetën një numër gjëra jashtëzakonisht të çuditshme me trupin e pajetë të Michael Jacksonit.

Një polic, i cili sipas filmit ishte i vetmi që ka hyrë në dhomën e këngëtarit, ka gjetur një kompjuter, një kukull dhe disa foto të fëmijëve.

Gjithashtu, në dhomën e këngëtarit të vdekur kishte mjaft letra me shkrime të ndryshme, shishe boshe dhe mbeturina.

Në dhomë u gjet çanta e Dr. Conrad Murray, i cili u dënua në vitin 2011 për vrasjen e paqëllimtë të këngëtarit, për të cilin gjë vuajti dënimin me dy vjet burg. /Telegrafi/

The post Dokumentar i ri rreth mbretit të popit zbulon detaje të çuditshme rreth vdekjes së tij appeared first on Telegrafi.


Cineplexx organizion “Horror Night” me filmin e fikshëm Annabelle 3

$
0
0

Këtë të enjte mbrëma Cineplexx organizon eventin Horror Night me premierën e filmit më të pritur të zhandrit horror, Annabelle Comes Home.

Annabelle Comes Home është kapitulli më i fundit nga The Conjuring Universe dhe filmi i tretë me kukullën tmerrësisht të frikshme.

Për këtë event kinemaja Austriake në Prishtinë ka përgatitur event special për premierën e këtij filmi, ku për të ju përshtatur natyrës së filmit, Cineplexx ka bërë të ditur se për Horror Night, kinemaja do ta shndërrohet në një atmosferë horrori të inspiruar nga filmi.

Horror i cili premton të mbajë në ankth gjatë tërë filmit ku përveç kukullës Annabelle, protagonistët duhen të ballafaqohen me shpirtra të tjerë ku secili është më i ligë se tjetri.

Sa i përket ngjarjes së filmit, një çift demologosh kyqin kukullën në një kuti të shenjtë prej xhami në një dhomë në shtëpinë e tyre ku ata mbajnë objektet e tyre te tilla si ajo. Duke shpresuar se ajo nuk mund të rikthet më, Annabelle zgjohet në një natë horrori së bashku me të gjithë shpirtrat e ligë të mbyllur në atë “muze” dhe synimi i tyre janë vajza 10-vjeçare e familjes dhe 2 adolshente të cilat duhen të luftojnë për jetën e tyre. Film me regji nga Gary Dauberman dhe aktore kryesore nga The Conjuring Universe, Vera Farmiga dhe Patrick Wilson.

Eventi fillon nga ora 19:00 dhe biletat e filmit mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx. Për më shumë rreth orarëve të eventit mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.

The post Cineplexx organizion “Horror Night” me filmin e fikshëm Annabelle 3 appeared first on Telegrafi.

Filmi i animuar “N’Kornizë” shfaq premierën në Anibar

$
0
0

Në Festivalin e Animacionit Anibar që këtë vit organizon edicionin e tij të 10-të, do të shfaqet edhe premiera e filmit të animuar kosovar “N’Kornizë”.

Përveç që është njëri nga filmat e rrallë të animuar të prodhuar në Kosovë, veçantia e këtij filmi është realizimi me tekniken Stop-Motion Animation, pra nuk është një metodë tradicionale e animacionit të vizatimit, por është një teknikë kinematografike ku aparati ndalet në mënyrë të përsëritur dhe fillon, për t’i dhënë figurave të animuara për shtypjen e lëvizjes.

Filmi “N’Kornizë” i cili do të shfaqet për herë të parë gjatë Festivalit Anibar është i punuar me regji të Gëzim Ramizit, skenar nga Hana Zeqa dhe producent Rron Ismajlin, trajton historinë e një djali të ri që jeton në qytetin imagjinar të Prishtinës.

Ai zotëron një dyqan të vogël ku bën korniza që njerëzit përdorin për të dekoruar kujtimet e tyre.

Festivali i Animacionit Anibar këtë edicion mbahet prej 15 deri më 21 Korrik në qytetin e Pejës. Më shumë informata rreth filmave dhe programit që do të shfaqet mund t’i gjeni në anibar.com.

 

The post Filmi i animuar “N’Kornizë” shfaq premierën në Anibar appeared first on Telegrafi.

Dalin pamjet e para të filmit më të ri të “James Bondit”

$
0
0

Një video një minutshe tregon skena nga filmimi në Ishujt Karaibe.

Vazhdimi i ri, megjithatë, ende nuk e ka marrë një emër, prandaj tani për tani njihet vetëm si “Bond 25”.

Në film, regjisor i së cilin është Cary Joji Fukunaga, Daniel Craig, edhe pse kishte informata kontradiktore, u kthye në rolin e agjentit më të famshëm të filmit në botë.

Daniel Craig (Foto by Adam Berry/Getty Images for Sony Pictures/Guliver)

Filmi i fundit u shoqërua me disa aksidente. Kështu, “shpërthim i kontrolluar”, në fillim të qershorit, kishte lënë të plagosur një punëtor dhe ka dëmtuar disa objekte të studios “Pinewood”.

Në maj, Daniel Craig ishte vetë lënduar gjatë xhirimit të një skene, e cila gjë bëri që xhirimet të vonohen për disa kohë.

Ndryshe, “Bond 25” pritet të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave në fillim të prillit të vitit 2020. /Telegrafi/

The post Dalin pamjet e para të filmit më të ri të “James Bondit” appeared first on Telegrafi.

Arbnora Ademaj merr një rol në një film turk, do të luajë krahas aktores së serialit “Nusja nga Stambolli”

$
0
0

Në kinematë e shtetit turk do të shfaqet edhe një projekt filmik që bazohet në jetën reale.

Në fakt, bëhet fjalë për zonjën Elif Sungur, e cila më mirë njihet si Nëna Elif, e cila ndër vite ka ndihmuar njerëzit në nevojë në rrethin e Kahramanmarasit.

E në një prej roleve do të luajë edhe modelja shqiptare, Arbnora Ademaj, e cila kohët e fundit është zhvendosur në Stamboll, por mbetet të shihet se kë do ta jetësojë.

Gjithashtu theksojmë se prodhues i serialit është Selim Qerka, i cili është emër i njohur në kinematografinë turke.

Ndërkohë në rolin kryesor do të shfaqet Semra Dinçer që më parë është bërë e njohur për publikun shqiptar nga seriali, “Nusja nga Stambolli”.

Ndryshe, Ademajn do ta shohim edhe në projekte të ndryshme të modës në vendlindjen e saj, Kosovë. /Telegrafi/

The post Arbnora Ademaj merr një rol në një film turk, do të luajë krahas aktores së serialit “Nusja nga Stambolli” appeared first on Telegrafi.

Idris Elba tregon të vërtetën rreth ofertës për rolin e James Bond

$
0
0

Aktori dhe producenti anglez, Idris Elba, ka konfirmuar se nuk i është ofruar roli për James Bond.

Ai ka qenë një nga kandidatët më të ‘nxehtë’ për të marrë përsipër rolin e agjentit të shërbimit sekret kur Daniel Craig të largohet nga Bond në 2020.

Por, në një intervisë për numrin e muajit gusht të Vanity Fair, Elba ka konfirmuar se nuk i’u është ofruar ky rol.

Idris Elba (Foto: Collier Schorr)

Gjithashtu, aktori 46 vjeç, pranoi se ndihet i zhgënjyer kur disa njerëz pohojnë se roli i 007 nuk mund të luhet nga një aktor me ngjyrë.

“Sigurisht, nëse dikush do të më thoshte se a do e luaje James Bondin do të thosha po. Kjo do të ishte interesante për mua”, ka thënë ndër të tjera Elba.

Martohet Idris Elba, gruaja e tij është 17 vjet më e re Martohet Idris Elba, gruaja e tij është 17 vjet më e re

Theksojmë që spekulimet rreth këtij roli ishin përhapur kur Idris Elba ishte fotografuar pranë aktorit Daniel Craig.

Daniel Craig dhe Idris Elba (Foto: Instagram/idriselba)

Nga ana tjetër, aktori para pak muajve është martuar me partneren e tij, Sabrina Dhowre, cila është 17 vjet më e re se ai. /Telegrafi/

The post Idris Elba tregon të vërtetën rreth ofertës për rolin e James Bond appeared first on Telegrafi.

Bertan Asllani krijoi muzikën e serialit më të shikuar të momentit në Turqi

$
0
0

Ka kohë nuk ka sjell ndonjë këngë të re para fansave, por po vazhdon të jetë aktiv në industrinë muzikore.

Bëhet fjalë për Bertan Asllani, i cili jeton dhe vepron tash e sa kohë në shtetin turk.

Në këtë të fundit, shkupjani është i angazhuar me projekte filmike dhe në seriale të ndryshme televizive.

Tash së fundi është angazhuar në një ndër serialet më të shikuara në Turqi, “Kimse Bilmez”, por jo si aktor me ndonjë rol filmik.

Ai në fakt ka bërë muzikën e serialit, për të cilën gjë ka marrë edhe komplimentet e kolegëve të estradës.

Vlen të theksohet se në rolet kryesore të serialit paraqiten aktorët, Kerem Cem Ozgu Kaya dhe Engin Hepileri.

Kujtojmë se 29-vjeçari vite më parë ka luajtur në serialin që për tematikë kishte jetën e nxënësve, “Pis Yedili”.

Ndryshe, këngëtari dhe aktori pritet të vjen me projekte të reja muzikore, por edhe do të angazhohet në kinematografinë turke. /Telegrafi/

The post Bertan Asllani krijoi muzikën e serialit më të shikuar të momentit në Turqi appeared first on Telegrafi.

I vjen keq që nuk pranoi të luante në një film kult, Crowe: Ndjeva se nuk ishte i mirë për mua

$
0
0

Para se roli i Johnny Cashit t’i takoj Joachim Phoenix, ajo iu ofrua për herë të parë aktorit Russell Crowe. Ai e hodhi mundësinë që të shfaqet në këtë film, por sot i vjen keq që kishte marrë një vendim të tillë.

Aktori hollivudian kohët e fundit deklaroi se u pendua që ka refuzuar të luante në filmin “Lord of the Rings”, Crow zbuloi se ndihet i penduar që ka refuzuar të luajë rolin e muzikantit të famshëm.

Duke folur për radiostacionin australian, Nova FM, artisti zbuloi se iu ofrua roli të luante përkrah Reese Witherspoon, raportoi news.com.

“Ishte një nga ato gjëra argëtuese me moralin e brendshëm. Ajo ishte një punë ëndrrash për mua”, tha ai.

“Unë kam luajtur dhe kam kënduar këngët e tij që kur isha fëmijë, por ndjeva se duhet të pranoja punët që meritoja atë kohë. Atëbotë mendova se nuk ishte i mirë për mua”, tha Crowe.

Ndryshe, aktorin do ta shohim në ekranet e mëdha të kinemave me filma të rinj të botës së hollivudit. /Telegrafi/

The post I vjen keq që nuk pranoi të luante në një film kult, Crowe: Ndjeva se nuk ishte i mirë për mua appeared first on Telegrafi.


Shtatëdhjetë filma në PriFest

$
0
0

Edhe këtë verë të nxehtë, PriFest do t’u jap një mundësi unike që mbrëmjet t’i kaloni në kinema. Janë plot 70 filma që do të shfaqen gjatë festivalit PriFest, edicionit të 11’të që pritet të fillojë në mes të korrikut me datën 16 deri me 21 korrik kur dhe shënohet ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Në gjithsej 10 programe të ndryshme, nga të cilat pesë janë garuese dhe 5 jogaruese vijnë, 6 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane, 17 premiera regjionale dhe 34 të tjera premiera në Kosovë.

Fatos Berisha, drejtor artistik i PriFest shprehet shumë i kënaqur me numrin e aplikimeve në festival dhe kualitetin e filmave.

“Jam i kënaqur me numrin e aplikimeve, por edhe më shumë me kualitetin e filmave, sidomos në disa kategori garuese. Numri i premierave botërore dhe regjionale flet se PriFest me kalimin e kohës është shndërruar në festival të rëndësishëm ndërkombëtar në rajon”, tha ai.

Sipas një komunikate të organizatorëve, shfaqja e filmave do të bëhet në katër lokacione, në Teatrin Kombëtar ku dhe do të jetë hapësira kryesore e festivalit, Kinemanë ABC dhe Kino Armata, si dhe në hapësirën tradicionale të festivalit në qiellin e hapur në sheshin Zahir Pajaziti.

“Biletat e festivalit për të përcjellur filmat edhe sivjet do të jenë 3 euro, ndërkohë që do të ofrohen edhe kartelat pako “All in One” që për 15 euro mund të përcillet i gjithë programi i festivalit, pra 70 filma. Edhe këtë vit si çdo vit tjetër festivali ofron edhe mundësinë gratis për të moshuarit, moshën 65 e më shumë, dhe për studentët. Filmi Kosovar “Fusha e mëllenjave” në regji të Arzana Kraja hap festivalin me datën 16 korrik. Në natën e parë, hapja e festivalit do të shënohet me filmin “Fusha e mëllenjave” që do të shfaqet në dy salla, në Teatër Kombëtar nga ora 21.00h dhe në Kinema ABC nga ora 22.00h. Shumë mysafirë të huaj nga rajoni dhe vendet tjera si dhe aktorë e filmbërës nga Kosova do të jenë prezent për të prezantuar filmat e tyre por edhe për të marrë pjesë në aktivitetet e shumta përcjellëse të festivalit që do të ofrohen në kuadër të PriFORUM, mbrëmje muzike, press konfere nca, biseda dhe masterklasa, andaj ju ftojmë që gjatë javës së PriFest të qëndroni në Prishtinë që së bashku të festojmë javën e filmit në PriFest. Filmi Kolumbian “Birds of Passage” me regjisor: Cristina Gallego, Ciro Guerra i cili pati premierën botërore në Cannes do të shfaqet para publikut Kosovar si përzgjedhje e programit special Fipresci”, thuhet në komunikatë.

Shiko programin e filmave të ndarë në kategori më poshtë:

PROGRAMI GARUES I BALLKANIT / KINEMAJA MJALTË DHE GJAK

1. PRANVERË E PAHARRUAR NË FSHATIN E HARRUAR / regjisor: Kushtrim Bekteshi / Maqedoni, Kosovë, Shqipëri 2019 / Premierë Regjionale (112 min)

2. A DECENT MAN / regjisor: Hadrian Marcu / Rumani 2018 /Premierë / 93 min

3. HOLY BOOM / regjisore: Maria Lafi / Greqi 2018 /Premierë / 99 min

4. MALI / regjisor: Antonio Nuić /Kroaci /Premierë / 90 min

5. STREHA MES REVE / regjisor: Robert Budina / Shqipëri, Rumani 2018 /Premierë / (84 min)

6. THE ANNOUNCEMENT / regjisor: Mahmut Fazıl Coşkun / Turqi-Bullgari 2018 /Premierë (94 min)

PROGRAMI GARUES EUROPIAN

1. AMARE, AMARO / regjisor: Julien Paolini / France 2018 / Premierë Regjionale/ (89 min)

2. BAD BAD ËINTER / regjisor: Olga Korotko / Kazakistan-Francë 2018 /Premierë / (84 min)

3. CONSEQUENCES / regjisor: Darko Štante / Slloveni 2018 /Premierë/ 95 min

(Let it be program)

4. ELEPHANTS CAN PLAY FOOTBALL / regjisor: Mikhail Segal / Rusi 2018 /Premierë (89 min)

5. NOË IT’S DARK / regjisor: ArildØstin Ommundsen / Norvegji 2018 /Premierë (125 min)

6. THE DAYS TO COME / regjisor: Carlos Marques-Marcet / Spanjë 2019 /Premierë (94 min)

PROGRAMI GARUES I FILMAVE TË METRAZHIT TË MESËM

1. IDENTITETI / regjisor: Erman Memedi 2019 / Premierë botërore / 25 min

2. 500 / regjisor: Bogdan Albu/ Rumani 2018/Premierë / 25 min

3. 1410 / regjisor: Damian Kocur / Poloni 2018 /Premierë / 28 min

4. CASTLE TO CASTLE/ regjisor: Emmanuel Marre / Belgjikë 2018 /Premierë /40 min

5. LET`S THE DEATH BE ALIVE / regjisor: Uriel Jaouen Zrehen / Francë 2018 / Premierë Regjionale/ 25 min

6. MAMA TOLD ME NOT TO LOOK INTO THE SUN/ regjisore: Lilli Tautest/ Gjermani 2018/ Premierë Regjionale / 60 min

7. ONIONS/ regjisor: Anna Bressanini dhe Martin Alan Tranquillini / Itali 2018 / Premierë Regjionale/ 25 min

8. THAT MORNING / regjisor: ËONG Ëai Nap / Hong Kong 2018 / Premierë Ndërkombëtare/ 46 min

9. THE DISCRETE ËAY / regjisor: Ho Lam / Francë 2019 /Premierë / 25 min

10. THIRD KIND / regjisor: Yorgos Zois / Greqi 2018 /Premierë / 32 min

PROGRAMI GARUES I FILMAVE DOKUMENTAR/ PRIDocs

1. ALLA VITA/ regjisore: Coline Confort / Zvicër, Francë 2018 / Premierë Botërore/ 80 min

2. BLUE BREATH / regjisor: Rodrigo Areias/ Portugali, Finlandë, Francë 2018/ Premierë regjionale/ 78 min

3. BURN JUST NOË/ regjisor: Robert Adanto / USA 2018/ Premierë / 85 min

4. BOYS ËHO LIKE GIRLS/ regjisor: Inka Achté/ Finlandë, Norvegji, Indi 2018 / Premierë regjionale/ 56 min

5. GREEK ROCK REVOLUTION/ regjisor: Miguel Ángel Cano Santizo / Spanjë -Greqi 2019/ Premier Ndërkombëtare / 95 min

6. MIEL-EMILE/ regjisor: Peter van Houten/ Holand 2019/Premierë/ 145 min

7. NORMAL/ regjisore: Adele Tulli/ Itali, Suedi 2019 / Premierë / 67 min

8. THE BRINK/ regjisor: Alison Klayman / Premierë / 81 min

9. THE SIGNS / regjisor: Ëojciech Klimala / Poland 2018 / Premierë Regjionale/ 56 min

10. THE SËORN VIRGIN AND THE GIRL / regjisore: Kristine Nrecaj, Birthe Templin / Germany 2018 / Premierë Ndërkombëtare/ 43 min

11. TO BE CONTENUED / regjisor: Ivars Seleckis / Latvia 2018 / Premierë Regjionale/ 96 min

12. YESES / regjisor: MIGUEL FORNEIRO / Spanjë 2019 / Premierë / 85 min

PROGRAMI GARUES I STUDENTËVE

1. Blue Dream / regjisore: Roseli Gonzalez / USA 2019 / Premierë Botërore 3 min

2. Në Nëntor / regjisor: Murat Zherka / Maqedonia e Veriut 2019 / Premierë Botërore 12 min

3. Trilemma / regjisor: Dritëro Mehmetaj / Republika Çeke 2017 / Premierë Regjionale15 min

4. All’s Ëell / regjisore: Sylëia Rosak / Poland 2018 / Premierë Regjionale(16 min)

5. Benidorm 2017 / regjisore: Claudia Costafreda / Spanjë 2019 /Premierë (23min)

6. Boyana / regjisore: Traiana Nescheva / Bulgaria 2018 / Premierë Europiane

7. Colour Cage / regjisor: Daniel Reascos / Ekuador 2017 /Premierë/ 15 min

8. Machisimo / regjisore: Natalia Bombala / Afrika e Jugut-Poloni 2018 / Premierë Regjionale/ 2 min

9. Mishko / regjisor: Hanis Bagashov / Maqedonia e Veriut 2018 /Premierë 15 min

10. Person Aciden / regjisor: Alvaro Martin / Spanjë-Francë 2018 /Premierë 31 min

11. Pierre’s Heart / regjisor: Olivier Binder / Francë 2018 /Premierë 19 min

12. The Apartament / regjisor: Belkıs Bayrak / Turqi 2018 / Premierë Regjionale/ 10 min

13. The Ashes / regjisor: Aryan Golsoorat / Iran 2019 /Premierë 13 min

14. Tsantsa / regjisor: Robin Lipo / Poland 2018 /Premierë 30 min

15. Ëonder Girls / regjisore: Anastazja Dabroëska / Poloni 2018 / Premierë Regjionale/ 20 min

PROGRAMI LET IT BE

1. A MOMENT IN THE REEDS/ regjisor: MIKKO MAKELA/ Finlandë-UK/ 2018/ Premierë /104 min

2. EVA AND CANDELLA/ regjisor: RUTH CAUDELI/ Kolumbi 2018/ Premierë Regjionale / 90 min

3. I AM SOFIA / regjisor: Silvia Luzi / Italy 2019/ Premierë Ndërkombëtare/ 83 min

4. RAFIKI/ regjisor: Ëanuri Kahiu/ Kenia 2019/ Premierë / 83 min

PROJEKSIONE SPECIALE

1. FUSHA E MELLENJAVE/ regjisor: Arzana Kraja / Kosovë – Britani e Madhe – Shqipëri 2019 / Premierë kombëtare / 90 min

2. THE LOAD / regjisor: Ognjen Glavonic / Serbi – Francë – Kroaci – Iran – Katar 2018 / 98 min

PROJEKSIONE SPECIALE PERZGJEDHJE NGA FIPRESCI

1. HOUSE OF HUMMINGBIRD / regjisor: KIM Bo-ra / Korea Jugore – SHBA – 2018 / Premierë / 125 min

2. BIRDS OF PASSAGE / regjisor: Cristina Gallego, Ciro Guerra / Kolumbia – Danimarka – Meksika – Gjermania – Zvicrra – Francë 2018 / Premierë / 138 min

PROJEKSIONE SPECIALE KINEMATOGRAFI SHQIPFOLESE / IN ALBANIAN

1. MALI I HARRUM/ regjisor: Ardit Sadiku / Shqipëri 2018 / Premierë Botërore /

94 min

2. MALA / regjisor: Faton Bajraktari / Kosovë 2019 / Premierë Botërore / 73 min

3. DY GISHT MJALTE / regjisor: Ermir Khalilzadeh 2019 / Shqipëri – Kosovë – Francë – Greqi / 101 min

4. DELEGACIONI / regjisor: Bujar Alimani / Shqipëri 2018 / 77min

PROGRAMI EKSPERIMENTAL

1. THE END OF ETERNITY/ regjisor: Pablo Radice / Argjentina 2018 / Premierë /

10 min

2. SALVATIERRA / regjisor: Alejandro Silva, Ivan Rodriguez / Kolumbia 2019 / Premierë Ndërkombëtare / 24 min

3. ICEBERG NATIONS / regjisor: Fernando Martin Borlan / Spanjë / Premierë Regjionale / 4 min

4. TUPINAMBA LAMBIDA / regjisor: Lucas Parente / Brazil 2018 / Premierë /11min

5. CROSS THE LINE / regjisor: Tonia Trujillo / Spanjë 2017 / Premierë Regjionale 15min. /KP/

The post Shtatëdhjetë filma në PriFest appeared first on Telegrafi.

Dhjetë skenat e sikletshme nga filmat e famshëm, që aktorët do të donin t’i fshinin nga kujtesa e tyre

$
0
0

Aktorët shpesh ‘dreqosin’ skena të caktuara në filmat në të cilët luajnë.

Ndonjëherë ata bien dakord për të marrë pjesë në projekte të dyshimta filmike, herë të tjera ata përfundojnë duke u lodhur edhe mendërisht dhe fizikisht, dhe shumë herë ata duken pa kuptim. Aktorët shpesh do të qeshin me veten e tyre në siklet kur të kujtojnë këto përvoja. Ata patjetër nuk do të bien dakord për të luajtur përsëri në këto skena, duke pasur parasysh mundësinë!

Bright Side zgjodhi 10 skena filmash që aktorët e famshëm do të donin t’i harronin.

Hugh Jackman — Movie 43

Pas suksesit të tij të madh në “Les Miserables”, aktori Hugh Jackman humbi vetëdijen e tij dhe u përfshi në “Movie 43” e cila ishte një komedi e mbushur me humor të zi. Sidoqoftë, Jackman nuk e gjeti filmin aq qesharak. Ai madje kishte publikuar një status në internet, ku paralajmëronte një film kundër “Movie 43”.

Arsyeja për këtë është një skenë ku Beth, luajtur nga Kate Winslet, është në një takim me Davis, luajtur nga Hugh Jackman, i cili duket të ketë një problem me qafën. Kritikët e filmit kanë lënë përshtypje të tmerrshme rreth filmit dhe shumica e aktorëve të saj nuk u shfaqën as në premierë.

Arnold Schwarzenegger — Hercules in New York

Ndryshe nga Hugh Jackman, Arnold Schwarzenegger kujton përvojën e tij katastrofale në film “Hercules in New York” me një të qeshur duke thënë se ky ishte një film i lirë, ndonëse skena që ka bërë është me të vërtetë e turpshme për të.

Ai u ndje keq gjatë skenës ku karakteri i tij po luftonte me një ari të rremë. “Në një skenë kjo është mundje me një arushë dhe mund të them se ariu në Central Park nuk ishte një ari, ai ishte një djalë me këtë pallto hedhur mbi të. Ishte qesharake”, thotë ai.

Jennifer Lawrence — Passengers

Jennifer Lawrence pranoi se ajo ishte më pak se e ngazëllyer përpara se të xhironte skenën e dashurisë në filmin “Passengers”. Aktorja ishte e shqetësuar për shkak se ishte hera e parë që ajo duhej të zhvishej në kamera dhe bashkëshorti i saj, Chris Pratt, ishte gjithashtu në stres për situatën.

Pasi që xhiruan skenën, Lawrence u kthye në shtëpi, por shqetësimet e saj u rritën më shumë, “Çfarë kam bërë? Nuk e di. Dhe ai ishte i martuar. Dhe ishte hera e parë që kam puthur një burrë të martuar dhe faji është ndjenja më e keqe në stomak. Dhe e dija që ishte puna ime, por nuk mund ta tregoja stomakun tim. E thirra nënën time dhe isha si: “A do të më thoni se është në rregull?” Kjo ishte gjëja më e ndjeshme që unë kam bërë ndonjëherë”, ka thënë ajo.

Martin Sheen — Apocalypse Now

Në skenë fillestare të filmit legjendar “Apocalypse Now”, duke qenë mjaft i dehur dhe i rraskapitur, kapiteni Willard bën një rrëmujë në dhomën e tij të hotelit. Karakteri shpërndan gjithçka rreth tij, thyen pasqyrën me grushtin e tij, dhe zhytet në një depresion, ndërsa trupi është i mbuluar i gjithi me gjak. Do të ishte mirë, por aktori ishte në të vërtetë ishte i dehur gjatë procesit të xhirimeve.

Ditën tjetër kur Sheen u kthye në këtë dhomë dhe pa gjakun në shtrat, ai u tmerrua. Aktori ndihej i turpshëm dhe nuk mund të besonte se ishte ai që e bëri atë. Më vonë, Martin Sheen i tha regjisorit të filmit, Francis Ford Coppola, se ai kurrë nuk do ta xhironte më një skenë të tillë dhe ende refuzon ta bëjë këtë.

Nicole Kidman — Big Little Lies

Aktorja Nicole Kidman luajti një grua të quajtur Celeste, e cila vuante nga një burrë abuziv në serinë televizive “Big Little Lies”. Ajo ishte një grua e sofistikuar dhe e edukuar që duhej të qëndronte duke u poshtëruar nga bashkëshorti i saj për të “shpëtuar martesën e saj”. Duke parë skenën ku një Celeste e rrahur dhe drithëruese qëndron në këmbët e burrit të saj despot, ende e bën Kidmanin t’i shtrëngojë duart e saj.

“Më kujtohet gënjeshtra në dysheme në episodin e fundit, duke qenë në të brendshme dhe duke u hedhur përreth. E kam hedhur vetëm në dysheme. Unë nuk mund të ngrihem. Unë nuk dua të ngrihem”, tha Kidman. Pas xhirimit, aktorja ra në depresion dhe u kthye në hotelin e saj. Ajo po përpiqej të hapte derën, por ishte e bllokuar. Pastaj Nicole mori një gur nga toka dhe theu dritaren e dhomës. Kidman pranoi se ajo pendohet për shpërthimin e saj të tërbimit të shkaktuar nga skena e filmit poshtëruese në të cilin ajo mori pjesë.

Bryan Cranston — Breaking Bad

Aktori Bryan Cranston i cili ka luajtur Walter White në serinë e “Breaking Bad TV” nuk mund t’i ndalë lotët, sa herë që ai kujton xhirimet në skenën ku e sheh të dashurën e tij Jesse. Në skenë, White ulet atje dhe e shikon gruan të vdes pa u përpjekur për ta ndihmuar.

Cranston shpjegon atë që ai e ndjeu në atë moment duke u shprehur: “Karakteri im i parë të kërkuar për t’iu përgjigjur në një mënyrë humane: një person është duke u mbytur, impulsi ishte për ta ndihmuar. Dhe pastaj ai ndalon veten sepse e kupton se ky është i njëjti person i cili po e shantazhonte atë dhe kërcënonte të ekspozonte gjithë ndërmarrjen e tij dhe jeta e të gjithëve do të kthehej me kokë poshtë. Por pastaj unë shoh atë përsëri dhe i them: “Ajo është vetëm një vajzë -. Ajo mund të jetë e bija ime”. Aktori e ka pasur për një kohë të gjatë këtë skenë në mendjen e tij dhe për këtë madje fajësoi veten për indiferencën e tij karakter.

Alfie Allen — Game of Thrones

Episodi i titulluar “Unbowed, Unbent, Unbroken” është vlerësuar si episodi më i keq në të gjithë serinë televizive “Game of Thrones”. Aktori Alfie Allen i cili luajti Theon Greyjoy pajtohet me tifozët dhe rrëfen se natën e dasmës së Sansa Stark dhe Ramsay Bolton u bë skena më e keqe për t’u xhiruar. Bolton i trishtuar urdhëroi Theon të qëndrojë në dhomë dhe të shikojë poshtërimin e Starkut.

Kjo skenë e dhimbshme e kishte tronditur Allen aq shumë saqë nuk donte ta diskutonte për një kohë të gjatë. Aktori tha: “Unë nuk dua të flas për të gjitha aq shumë, por sezoni i sezoni i pestë që ishte nata e dasmës midis Ramsay dhe Sansas ishte një ditë e tmerrshme për të xhiruar. Sophie Turner është vetëm një grua e pjekur, e mahnitshme që sjell jetën dhe dritën mbi grupin në shumë mënyra, por ishte një ditë e vështirë. Ishte me të vërtetë një ditë e tmerrshme, por Sophie me të vërtetë e trajtoi këtë çështje shumë, shumë mirë”, u shpreh ai.

Jessica Alba — Fantastic Four 2: Rise of the Silver Surfer

Në vitin 2007, Jessica Alba luajti një superheroinë, Susan Storm në pjesën e dytë të “Fantastic Four” dhe më pas ajo përjetoi një goditje të vërtetë për karrierën e saj. Regjisori i filmit, Tim Story, bëri që aktorja të ndjehet e padobishme.

Jessica duhej të fillonte të qante në një nga skenat. Ajo po përpiqej më së miri për të parë natyrshëm, por Tim Story e kritikoi duke thënë: “Duket shumë e vërtetë. Duket shumë e dhimbshme. Mund të jesh më këndshëm kur qan? “Në fund të fundit, regjisori i kërkoi Albës të mos bënte asgjë me fytyrën e saj. “Mos e bëni këtë gjë me fytyrën tuaj. Thjesht bëjeni të sheshtë. Aktorja e mori atë koment shumë personalisht dhe pothuajse ishte gati të hiqte dorë nga aktrimi.

Reese Witherspoon and Robert Pattinson — Water for Elephants

“Dikush, të sjellë një llak të hundës për Pattinson!” Është ndoshta ajo që aktorja Reese Witherspoon do të thërrasë skenën e saj të puthjes me Robert Pattinson në filmin, “Water for Elephants”. Sipas skenarit, aktorja duhej të puthte yllin e muzgut të sëmurë, por ajo kujton se ishte e neveritshme. Ajo shpjegon: “Ai kishte një hundë shumë të lëngshme. Nuk ishte tërheqës; nuk ishte e këndshme”.

Xhirimi i skenës së dashurisë ishte e vështirë edhe për Pattinson. Ai tha: “Po bëja atë kur isha vërtet i ftohur keq.

Leonardo DiCaprio and Tobey Maguire — Don’s Plum

Është e vështirë për Leonardo DiCaprion dhe Tobey Maguiren që të gjejnë një skenë në “Don’s Plum” ku ata nuk ndjeheshin të turpëruar. Personazhet në film shkëmbejnë shaka vulgare, qeshin me njëri-tjetrin, dhe bëjnë shumë akrobacira.

Aktorët besojnë se pjesëmarrja në një projekt të tillë nuk u bëri mirë. Kjo është arsyeja pse DiCaprio dhe Maguire vendosën të marrin përsipër dhe të padisin, duke kërkuar të ndalojnë filmin në ShBA dhe Kanada. Në letrën e tij të hapur për aktorët e pakënaqur të filmit, producentja Dale Wheatley i qorton ata me mospërfillje dhe synon të rifitojë të drejtën për ta shfaqur filmin në këto vende. /Telegrafi/

The post Dhjetë skenat e sikletshme nga filmat e famshëm, që aktorët do të donin t’i fshinin nga kujtesa e tyre appeared first on Telegrafi.

Paraqitja e re e shkurtër e “Charlie’s Angels”

$
0
0

Është publikuar paraqitja e re e shkurtër e filmit “Charlie’s Angels”, regjinë e të cilit e ka bërë Elizabeth Banks, ndërsa në rolet kryesore luajnë Kristen Stewart, Naomi Scott dhe Ella Balinska.

Në video e re të publikuar, paraqiten tri ferma që shkojnë në mision me stil dhe artileri të rëndë.

Femrat protagoniste në këtë film udhëhiqen nga mentorët, të cilën e quajnë veten Bosley, ndërsa Banks paraqitet si një prej tyre.

Në rolet e Bosleyve do të shfaqen edhe yjet, si Sam Claflin, Djimon Hounsou e Patrick Stewart.

Këngën, të cilën mund ta dëgjojmë në këtë paraqitje të shkurtë, e interpretojnë yjet e muzikës, Miley Cyrus, Ariana Grande dhe Lana Del Rey.

Fillimi i shfaqjes së vazhdimit të ri të këtij filmi do të nisë shfaqjen nëpër kinema nga 15 nëntori i këtij viti. /Telegrafi/

The post Paraqitja e re e shkurtër e “Charlie’s Angels” appeared first on Telegrafi.

Episodi i ri i “Schengen Visa”: Nëntori tallet me të gjithë në ambasadë

$
0
0

Është lansuar episodi i 17 i serialit të famshëm “Schengen Visa”. Që nga fillimi i episodit mund ta shohim që Nëntori ka ndryshuar. Ai ju premton para të gjithë personazheve tjera nëse ata do t’i binden atij dhe të bëjnë siç thotë ai.

Gjatë gjithë episodit secili mundohet në mënyrën e vet që t’i kryejë sa më mirë “detyrat” e përcaktuara nga Nëntori që në fund të fitojnë para.

Të gjitha lajmet nga Schengen Visa Të gjitha lajmet nga Schengen Visa

E para që nuk i bindet Nëntorit është Liria, e cila nuk e godet Idrizin me çekan. Pas Lirisë edhe personazheve tjera u vjen në maje të hundës Nëntori dhe “detyrat” e tij dhe kështu ata revoltohen.

Ndërkohë, Nëntori kyçet brenda në ambasadë dhe vazhdon talljen me personazhet e tjera.

Seriali “Schengen Visa” është prodhim i GjirafaStudios dhe shfaqet vetëm online në GjirafaVideo.com.

Shikojeni episodin e plotë në videon e mëposhtme:

The post Episodi i ri i “Schengen Visa”: Nëntori tallet me të gjithë në ambasadë appeared first on Telegrafi.

Pasi u shfaq krahas Freemanit e Travoltës, tani Blerim Destani do të luajë në një film me De Niron

$
0
0

Para disa muajve e kemi parë në një film hollivudian së bashku me Morgan Freeman dhe John Travolta.

Bëhet fjalë për aktorin tetovar, Blerim Destanin, i cili ishte pjesë e filmit amerikan të titulluar, “The Poison Rose”.

Tashmë 38-vjeçari ka konfirmuar se do të merr pjesë edhe një film të huaj teksa ndihet krenar me këtë arritje jetësore.

Në fakt, artisti ka treguar se së shpejti do të mund ta shohim përkrah legjendës Robert De Niros si dhe Tommy Lee Jones.

“Krenar për projektin tim të tanishëm të filmit që punon së bashku me filmat e hollivudit, Robert De Niro dhe Tommy Lee Jones”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram duke mos dhënë shumë detaje të tjera.

Ndryshe, filmi ka të bëjë me dy producentë filmash, të cilët i kanë borxh një mafiozi, ku më parë i kishin marrë të holla sa as vetë nuk e kanë imagjinuar dhe përpiqen të shpëtojnë veten. /Telegrafi/

The post Pasi u shfaq krahas Freemanit e Travoltës, tani Blerim Destani do të luajë në një film me De Niron appeared first on Telegrafi.

“Stupcat” sjellin “Ekzorcisti”: Vedati si “shërues i shpirtrave”, Mensuri e Osmani shfaqen si klient

$
0
0

Stupcat po vazhdojnë të sjellin skeçe të reja që për tematikë kanë jetën e përditshme të shqiptarëve.

“Super Ekzorcisti” është episodi i ri i grupit të humorit, në një seri prej disa që do të dalin gjatë javëve në vazhdim.

Osman Azemi, Mensur Safqiu dhe Vedat Bajrami edhe këtë herë vijnë me role të reja dhe mjaft të veçanta, ku flasin për aktualitetin e ditëve të sotme.

Vedat shfaqet si falltar si dhe “mjek popullor” për shërimin e shpirtrave, teksa dyshja tjetër si klient të tij.

Më regji të Genc Berishës dhe skenar të vetë aktorëve, këto skeçe po priten mjaft mirë nga publiku dhe fansat e shumtë të tyre, të cilët mezi prisnin rikthimin e grupit.

Stupcat me skeç ri, tashmë sjellin "Femrat e Kinës" Stupcat me skeç ri, tashmë sjellin "Femrat e Kinës"

Për më tepër shikojeni videon e mëposhtme. /Telegrafi/

The post “Stupcat” sjellin “Ekzorcisti”: Vedati si “shërues i shpirtrave”, Mensuri e Osmani shfaqen si klient appeared first on Telegrafi.

“Spider-Man: Far From Home” arrin në Cineplexx, biletat në shitje!

$
0
0

Këtë të enjte mbrëma Cineplexx organizon eventin Premierë me filmin e shumëpritur pas ngjarjes së Avengers: Engame, Spider-Man: Far From Home.

Pas Spider-Man: Home coming PeterParker rikthehet në kapitullin e radhës, Spider-Man: Far From Home me sfida të reja. Për këtë ngjarje, Cineplexx ka përgatitur mbrëmje, ku gjatë eventit do të dhurohen 4 gift cards në vlerë 50 euro për produkte Adidas ngaDardania SPORT.

Reagimet e para të publikut ndaj film kanë qenë shumë të mira, gjithashtu nga faqja e kritikëve të filmave RottenTomatoes, filmi është vlerësuar me 91%.

Sa i përket ngjarjes së filmit, pas Peter Parker (TomHolland) rikthehet në Spider-Man: Far FromHome në kapitullin e ardhshëm nga pjesa e dyte Spider-Man: Homecoming.

Fqinji jonë miqësor vendos të bashkohet me miqtë e tij më të mirë Ned, MJ, dhe pjesën tjetër të shoqërisë në një pushim përreth Evropës. Sidoqoftë, plani i Piterit për të lënë anën e tij të një super heroi prapa për disa javë anulohet shpejt kur ai detyrohet të pranojë të ndihmojë Nick Fury për të zbuluar misterin e disa sulmeve elementare të krijesave, të cilat po krijojnë shkatërrim në të gjithë kontinentin! Film me regji nga Jon Watts dhe në rolë të ri të një super heroi Mysterio, Jake Gyllenhaal.

Eventi fillon nga ora 19:00 dhe biletat e filmit mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx. Për më shumë rreth orareve të eventit mund t’i gjeni në ueb-faqen e Cineplexx.

The post “Spider-Man: Far From Home” arrin në Cineplexx, biletat në shitje! appeared first on Telegrafi.


Rowan Atkinson po vjen me episode të reja të kult serialit

$
0
0

Rowan Atkinson, 64 vjeç ka vendosur të rikthehet para kamerave, së bashku me kolegët e tij, Tony Robinson, Steven Frey dhe Hugh Laury.

Aktori hollivudian u tha miqve gjatë një takimi të kohëve të fundit se ishte “jashtëzakonisht i ngazëllyer” për rikthimin në komedinë kult, “Black Guy”.

Sipas gazetës britanike, The Sun, megjithëse është përmendur më parë se nuk mund të ketë edhe episode të reja, tani po shqyrtohet mundësia të xhirohet i pesti me radhë.

Seria origjinale, katër sezonet e të cilave u transmetuan premierë në televizionin BBC nga viti 1983 deri më 1989, si karakteristikë kishte se secila mbulonte periudha të ndryshme kohore.

Kur mbaroi sezoni i katërt, i cili paraqiste ngjarjet e kapitenit Black Guy në Luftën e Parë Botërore, , skenaristët Richard Curtis dhe Ben Elton kishin pohuar se nuk do të ketë episode të reja.Ekipi, megjithatë, u takua në disa raste dhe regjistroi disa episode të veçanta. /Telegrafi/

The post Rowan Atkinson po vjen me episode të reja të kult serialit appeared first on Telegrafi.

Stallone tregon se sa e kishte të vështirë të luante në vazhdimin e fundit rreth Rambos

$
0
0

Janë publikuar pamjet e para të vazhdimit të pestë dhe të fundit të filmit për legjendarin John Rambo, me titull “Rambo: Last Blood”.

Sylvester Stallone ishte 35 vjeçar kur u xhirua filmi i parë për Rambon (“First Blood”), ndërsa tash është 72 vjeçar.

Megjithatë, aktori ka pohuar përmes rrjeteve sociale se nuk ishte e lehtë që të xhirojë filmin më të ri dhe të fundit rreth luftëtarit Rambo.

“Ishte një film shumë i vështirë për tu bërë, por kështu më pëlqen. Sepse në qoftë se nuk keni dhimbje, ju nuk jeni duke u përpjekur mjaftueshëm. Ata shkruan të parin, unë të fundit”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale artisti.

Regjinë e filmit e ka bërë Adrian Grunberg, kurse skenarin e ka shkruar vet Stallone në bashkëpunim me Matt Cirulnick.

Paz Vega, Louis Mandylor, Sheila Shah, Yvette Monreal, Oscar Jaenada, Sergio Peris-Mencheta, janë disa prej aktorëve të tjerë të “Rambo: Last Blood” që do të jepet premierë në muajin shtator të këtij viti. /Telegrafi/

The post Stallone tregon se sa e kishte të vështirë të luante në vazhdimin e fundit rreth Rambos appeared first on Telegrafi.

“Rick and Morty” vjen në Anibar!

$
0
0

Të nderuar përfaqësues të mediave, Anibar ka kënaqësinë të ju njoftojë me mysafirët special të edicionit të dhjetë, Bryan Newton dhe Matt Taylor – dy regjisorët nga ekipa madhështore që ka krijuar një ndër seritë më të guxishme të animuara të kohërave tona “Rick dhe Morty”. 

Newton dhe Taylor, do të na bashkohen këtë vit në Anibar përmes diskutimeve të hapura me ju dhe duke ndarë eksperiencën e tyre e të qenurit pjesë e ekipës që ka punuar në serinë që u shfaq për tre sezona me radhë në programin e mbrëmjes të Adult Swim në kuadër të rrjetit të kanalit për animacion Cartoon Network.

Anibar, këtë vit mbahet nga 15 deri më 21 korrik 2019. Ndërsa me datat 19 dhe 20 korrik 2019 (e premte dhe e shtunë) Matt Taylor dhe Bryan Newton do të mbajnë diskutimet e tyre në kinemanë “Jusuf Gërvalla”, në Pejë.

Agjenda e aktiviteteve përgjatë ditëve në vazhdim:

E premte, 19 korrik 2019
Kino “Jusuf Gërvalla” në Pejë
Ora: 14:00 – 16:00
Matt Taylor – regjisor i Rick and Morty Exquisite Corpse. Ai do të paraqes punën e tij në këtë
projekt dhe do të prezantojë disa sekuenca nga prapaksenat përgjatë realizimit. Matt po ashtu
do të flas rreth punës së tij krijuese me animacion në përgjithësi.

E shtunë, 20 korrik 2019
Kino “Jusuf Gërvalla” në Pejë
Ora: 16:00 – 18:00
Bryan Newton, regjisor i tri sezonave të Rick & Morty do të prezantojë punën e tij në realizimin e
serisë që prej sezonit të parë dhe episodit të parë dhe disa hinte nga sezoni i katërt që pritet të
nis në nëntorin e vitit 2019.

The post “Rick and Morty” vjen në Anibar! appeared first on Telegrafi.

Rami Malek refuzon të luajë rolin e një terroristi arab në filmin për James Bondin

$
0
0

Rami Malek konsiderohet të jetë njëri nga aktorët e pëlqyer të gjeneratës së re, ndërkohë që ka prejardhje egjiptiane.

Ai ka pranuar të luajë në filmin e ri për James Bondin, por karakteri i tij nuk do të jetë një terrorist arab apo një karakter negativ që e përdor besimin si justifikim për krimet e tij.

“Është një karakter i madh dhe jam shumë i emocionuar. Por kjo ishte një gjë që e diskutova me regjisorin Cary Fukunaga”, ka thënë Malek për The Mirror.

Rami Malek (Foto: Reuters)

“Ne nuk mund ta identifikojmë atë me ndonjë akt terrorizmi që pasqyron një ideologji ose një fe”, vazhdon më tej aktori.

Malek, i cili është me origjinë egjiptiane, fitoi një Oskar për rolin e ikonës së rok grupit “Queen”, Freddie Mercury, në filmin e titulluar sipas këngës së bendit legjendar “Bohemian Rhapsody”.

Teksa ka folur për origjinën e tij egjiptiane, Malek shtoi: “Unë jam egjiptian. Ndihem i mrekullueshëm lidhur me kulturën dhe qeniet njerëzore që ekzistojnë atje”. /Telegrafi/

The post Rami Malek refuzon të luajë rolin e një terroristi arab në filmin për James Bondin appeared first on Telegrafi.

Kur Dua Lipa luante në serialin vendor “Familja Moderne”

$
0
0

Sot ajo është një prej artisteve më me nam në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Dua Lipa nisi që e vogël të merrej me art, veçse ndryshe nga muzika, ajo fillimet i ka pasur si aktore duke u bërë pjesë e një seriali vendor në Kosovë.

Dua Lipa (Foto: Amanda Edwards/Getty Images/Guliver)

Bëhet fjalë për vitin 2005, ku ajo ishte paraqitur si një nga protagonistet e serialit shumë të ndjekur humoristik të asaj kohe, “Familja Moderne”.

Dua kishte luajtur rolin e një vajze të vogël në shkollë, e cila në serial ishte mike e personazhit Roberti, i luajtur nga aktori Lekë Berisha.

Skena ishte xhiruar në Londër, kryeqytetin britanik kua Dua u lind dhe u rrit, teksa në serial shihet duke u përshëndetur me mikun e saj, duke ia kujtuar që mos t’i harrojë detyrat e shtëpisë.

Edhe Wikipedia në biografinë zyrtare të Dua Lipës citon faktin se “Familja Moderne”, ishte shfaqja e saj e parë televizive në të cilën Dua mori pjesë.

Foto: SC/Wikipedia

Përndryshe, artistja me prejardhje nga Kosova debutoi në muzikë në vitin 2013, duke u bërë pjesë e reklamës promovuese të shout të talenteve, “X Factor”. /Telegrafi/

The post Kur Dua Lipa luante në serialin vendor “Familja Moderne” appeared first on Telegrafi.

Viewing all 5741 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>