Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all 5741 articles
Browse latest View live

Episodi i ri “Kodi XXX” i serialit “Schengen Visa”: Nëntori i ka parë të gjitha sezonet e Mashës

$
0
0

Është lansuar episodi i 14 i serialit të famshëm “Schengen Visa”.

Axhi Basri i tregon Ibrahimit që Masha në Rusi është aktore e filmave për të rritur dhe sigurisht që Ibrahimi shokohet nga kjo e vërtetë.

Gjatë gjithë episodit secili mundohet në mënyrën e vet që ta kthjellë Ibrahimin mirë po secili gabon me storiet që i zgjedhin për t’ia treguar.

Nëntori i tregon që i ka parë të gjitha sezonet ku luan Masha dhe i është dukur shumë i çuditshëm episodi me picamen, Liria i thotë që do t’i bëjë sehire Lules që të dashurohet në Ibrën, Xhemajli i thotë që do t’ia rritë rrogën.

Të gjitha lajmet nga Schengen Visa Të gjitha lajmet nga Schengen Visa

Seriali “Schengen Visa” është prodhim i GjirafaStudios dhe shfaqet vetëm online në GjirafaVideo.com.

Shikojeni episodin e plotë në videon e mëposhtme.

The post Episodi i ri “Kodi XXX” i serialit “Schengen Visa”: Nëntori i ka parë të gjitha sezonet e Mashës appeared first on Telegrafi.


“O Sa Mirë Kids” vjen me episodin e 27-të me radhë

$
0
0

Një fundjavë tjetër dhe një episod i ri i serialit të shumëpëlqyer për fëmijë, “O Sa Mirë Kids”.

Versioni për fëmijë i serialit të popullarizuar për fëmijë ka ardhur me episodin e 27-të me radhë.

Të gjitha lajmet nga O Sa Mirë Kids Të gjitha lajmet nga O Sa Mirë Kids

Protagonistët e rinj vijnë në skena të pëlqyeshme për shikuesit e tyre të shumtë duke krijuar një atmosferë argëtimi.

Natyrisht se ndërlidhen situatat edhe me të rriturit që me raste janë mysafirë edhe nga versioni tjetër, “O Sa Mirë”.

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni episodin e plotë të “O Sa Mirë Kids”. /Telegrafi/

The post “O Sa Mirë Kids” vjen me episodin e 27-të me radhë appeared first on Telegrafi.

Episodi i 174 i “O Sa Mirë”: Vazhdojnë situatat komike

$
0
0

Në kanalin zyrtar të “O Sa Mirë” në YouTube, është publikuar episodi i ri i komedisë së popullarizuar televizive.

Në episodin e 174 me radhë kemi edhe vazhdimësi të ngjarjeve nga episodi paraprak, të cilët do t’i shihni si do të përfundojnë.

Të gjitha lajmet nga O Sa Mirë Të gjitha lajmet nga O Sa Mirë

Përfshirja gjithnjë e më e madhe e karaktereve të reja e bën akoma më interesant rrjedhën e serialit.

Porse, yjet që tashmë kanë siguruar numër të madh fansash vazhdojnë të pëlqehen gjithnjë e më shumë me situatat, në të cilat paraqiten.

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni episodin e plotë të “O Sa Mirë”. /Telegrafi/

The post Episodi i 174 i “O Sa Mirë”: Vazhdojnë situatat komike appeared first on Telegrafi.

Ard Islami: “O sa mirë” u harxhua, erdhi koha ta ndërpres dhe të filloj diçka të re (Video)

$
0
0

Aktori, skenaristi dhe regjisori i njohur Ard Islami, ka ardhur me një rrëfim për jetën dhe karrierën e tij në emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini.

I lindur në Gjilan me prejardhje nga Kosova Lindore thotë se si shumica e fëmijëve të Kosovë është rritur në një ambient ku ka ekzistuar frika.

E ëma merret me biznes të barnatoreve ndërsa babai është mësimdhënës në universitet. Ardi është djali i vetëm i familjes.

View this post on Instagram

Thank you FILTER @kushtrimqerimi

A post shared by Ard Islami (@ard_islami) on

Ardi thotë se pas mbarimit të shkollës së mesme dëshira e tij ishte të bëhet ushtarak madje në SHBA, por nga një takim me një mik të vjetër ai i futet aktrimit.

Ai është i martuar me Elvirën dhe ka një fëmijë.

Aktori duke kujtuar kohën e studimeve thotë se sot ka lagje që i vjen turp të kalojë sepse bashkë me shoqërinë pasi kanë ikur pa paguar qiranë e banesës.

“Ka raste kur jemi futur në banesë në orën 3:00 ndërsa na kanë nxjerrë nga ajo në ora 3:20. Kemi fjetur nëpër parqe, studio të produksioneve, në Fakultet të Arteve etj…Kur kemi ardhur në Prishtinë të hënën i kemi tubuar paratë ndërsa të martën kemi mbetur pa to pasi i kemi harxhuar. Kjo ka pasur kënaqësinë e vet”, thotë Islami, përcjell Telegrafi.

Për publikun Ardi thotë se u bë i njohur me serialin “Tre gjermanët e trashë”. Ai thotë se serialet kanë rolë të dyfishtë pasi i bëjnë të famshëm aktorët e mirë por sipas tij ndonjëherë edhe femrat që nuk e njohin aktrimin bëhen të famshme me pjesët e tyre të trupit.

Islami është skenarist edhe i serialit të njohur “O sa mirë”. Ai thotë se krenohet me atë projekt dhe me ekipin që ka bashkëpunuar, por sipas tij seriali u shpenzua dhe ishte momenti të ndërprehet.

“Erdhi koha të ndërprehet projekti dhe unë të filloj diçka tjetër. Nuk ke çfarë jep më. Më mirë është të lihet kur ka shikueshmëri se kur të bie ajo”, thotë ai.

Në serialin më të ri “SH.P.K Nazi” ku ai është regjisor dhe skenarist, Ard Islami thotë se suksesin e ka pritur për shkak të kostos së kënaqshme, kastit të aktorëve dhe bashkëpunimit fenomenal me RTV Dukagjinin, ku transmetohet produkti.

Skenaristi i shumë serialeve thotë se në politikë (PDK) është kyçur për të dhënë shembull, që sipas tij do të vijnë në të ardhmen disa vetë e të thonë se “ky nuk është korruptuar asnjëherë”./Telegrafi/

The post Ard Islami: “O sa mirë” u harxhua, erdhi koha ta ndërpres dhe të filloj diçka të re (Video) appeared first on Telegrafi.

Steven Spielberg po vjen me serial horror, episodet do të shfaqen vetëm pas perëndimit të diellit

$
0
0

Steven Spielberg raportohet se po shkruhet një serial të zhanrit horror për shërbimin e drejtpërdrejtë Quibi (“Quick Bites” for short), ku shikuesit do të jenë në gjendje ta shikojnë vetëm kur jashtë bije errësira.

“Steven Spielberg erdhi dhe më tha se ‘Kam një histori super të frikshme që dua të bëj'”, tha themeluesi i Quibit, Jefrie Katzenberg në Festivalin Botëror të Banff në Kanadë, raporton Variety.

“Ai e ka shkruar vetë. Ai kurrë nuk e ka përshkruar ndonjë projekt të vetin si fantastike”, shtoi më tutje ai.

Steven Spielberg (Foto by John Phillips/Getty Images/Guliver)

Spielberg kërkoi që shfaqja të shihej vetëm pas mesnatës, kështu që inxhinierët e Quibiit dolën me një plan.

Një orë do të shfaqet në telefonat e shikuesve, duke përcjellë diellin. Ora gjithashtu gjurmon kur dielli kthehet, gjatë asaj kohe shfaqja do të jetë e padisponueshme derisa të vjen edhe një herë mesnata.

Sipas Katzenberg, Spielberg ka “shkruar pesë ose gjashtë episode” tashmë me një mundësi 10-12 në vepra. Titulli i punës është “Spielberg’s After Dark”. /Telegrafi/

The post Steven Spielberg po vjen me serial horror, episodet do të shfaqen vetëm pas perëndimit të diellit appeared first on Telegrafi.

Publikohet ‘traileri’ i filmit të animuar “Frozen 2”

$
0
0

Mos lejoni që t’ju ikë, ‘trailer’-i i filmit të animuar “Frozen 2”, u publikua të martën.

Pritja që nga viti 2013, atëherë kur doli “Frozen 1” duket se mori fund, kjo pasi Disney po sjell versionin e dytë të filmit, shkruan CCN, transmeton Telegrafi.

“Frozen 2” sjell Elsën (me zërim nga Idina Menzel), e cila noton nëpër ujërat e stuhishme të oqeanit gjatë natës duke u përpjekur të gjejë rrugën e saj nga uji i ftohtë.

“E kaluara nuk është ajo që duket, duhet të gjesh të vërtetën”, thotë Pabbie (Ciarán Hinds), shpirti prej guri që ndihmoi Elsën në filmin e parë.

“Shkoni në veri nëpër toka të magjepsura dhe në të panjohurën, por jini të kujdesshëm”, vazhdon  ai me këshillat ndaj vajzës së akullt.

“Ne kemi pasur gjithmonë frikë se kompetencat e Elsës ishin shumë për këtë botë, tani duhet të shpresojmë se ato janë të mjaftueshme”, i thotë ai më tej Elsës.

Publiku do të shohë edhe kthimin në film të Annës (Kristen Bell), Kristoff (Jonathan Groff) dhe Olaf (Josh Gad). Regjisorë të filmit janë: Chris Buck dhe Jennifer Lee.

Ndërkohë, kolona zanore e “Frozen 2” do të interpretohet nga Kristen Anderson-Lopez dhe Robert Lopez.

Filmi do të jetë i gatshëm për shikuesit në kinema që nga 22 nëntori. /Telegrafi/

The post Publikohet ‘traileri’ i filmit të animuar “Frozen 2” appeared first on Telegrafi.

Ndryshohen datat e mbajtjes së ceremonisë të Oscarëve

$
0
0

Pas një kohe të gjatë do të ketë ndryshime në datat dhe kohën e mbajtjes së një ngjarjes madhore që i dedikohet kinematografisë botërore.

Ceremonia e ndarjes së çmimit të Oscar, kulmi i laureatëve në filmin në SHBA, do të mbahet në fund të shkurtit të vitit 2021 dhe 2022 shkaku i shmangies së ngjarjes sportive që do të mbahet në atëkohë, thonë organizatorët.

Çmimet Oscar do të ndahen në muajin shkurt për shkak të përputhjes së Lojërave Olimpike Dimërore, pastaj me Super Bowl, finalet e Futbollit Amerikan (Rugby), por ngjarjeve të tjera të mëdha.

Statuja e Oscarit (Foto: Andrew H. Walker/Getty Images/Guliver)

Ngjarja e 92-të e Oscarit do të mbahet më 9 shkurt të vitit të ardhshëm gjersa në vitet tjera – 28 shkurt 2021 dhe 27 shkurt 2022.

“Datat për Olimpiadën e Dimrit 2022, Super Bowl dhe Futbolli Amerikan kanë shtyrë datat për 2021 dhe 2022 në të dielën e fundit të shkurtit”, ka njoftuar Akademia e Arteve dhe Shkencave Amerikane si dhe televizioni, ABC, i cili e transmeton ceremoninë në SHBA.

Oscarët janë ndër çmimet më të çmuara të filmit në botë dhe transmetimet e drejtpërdrejta televizive të kësaj mbrëmje gala të Hollivudit shfaqen në 225 vende të botës duke përfshirë edhe Kosovën. /Telegrafi/

The post Ndryshohen datat e mbajtjes së ceremonisë të Oscarëve appeared first on Telegrafi.

Stupcat vijnë me skeç të ri –“Fuka Misini: Tërpijan i diturisë”

$
0
0

Stupcat po vazhdojnë të sjellin skeçe të reja që për tematikë kanë jetën e përditshme të shqiptarëve.

“Fuka Misini: Tërpijan i diturisë” është episodi e re e grupit të humorit, në një seri prej disa që do të dalin gjatë javëve në vazhdim.

Të gjitha lajmet nga Stupcat Të gjitha lajmet nga Stupcat

Osman Azemi, Mensur Safqiu dhe Vedat Bajrami edhe këtë herë vijnë me role të reja dhe mjaft të veçanta, ku flasin për aktualitetin e arsimit në vendin tonë.

Më regji të Genc Berishës dhe skenar të vetë aktorëve, këto skeçe po priten mjaft mirë nga publiku dhe fansat e shumtë të tyre, të cilët mezi prisnin rikthimin e grupit.

Për më tepër shikojeni videon e mëposhtme.

The post Stupcat vijnë me skeç të ri – “Fuka Misini: Tërpijan i diturisë” appeared first on Telegrafi.


Film i ri për grupin “Spice Girls”

$
0
0

Edhe pse shumë hollësi rreth filmit për grupin “Spice Girls” nuk janë dhënë deri më tani, dihet se të gjithë pesë anëtarët e këtij grupi do të shfaqen në dokumentarin.

Nëpërmjet filmit për bukuroshet, ne do të kthehemi në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar dhe në kohën që kanë mbretëruar në zhanret e tjera të muzikës, kombinime të tjera të modës dhe një grup krejtësisht i ndryshëm muzikantësh, përfshirë këtu edhe jeta private e pesë të famshmëve.

Filmi pritet të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave gjatë vitit të ardhshëm dhe ai do të mbulojë të gjitha ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur gjatë karrierës së këtij grupi.

Pesë të famshmet nuk kanë punuar së bashku në ndonjë projekt filmik që nga viti 1997, kur kanë regjistruar “Spice World”, ku flasin për udhëtimet e tyre të përbashkëta, çmimin që duhet të paguajnë për lavdinë dhe kufizimin e jetës private.

Grupi ë aktualisht është në një turn britanik, por që atyre nuk iu ka bashkuar Victoria Beckham, por ajo i ka mbështetur mikeshat dhe ka njoftuar se do t’iu bashkëngjitet në disa koncerte. /Telegrafi/

The post Film i ri për grupin “Spice Girls” appeared first on Telegrafi.

Përfundon seriali “O Sa Mirë”, sezoni i ri me ndryshime

$
0
0

“O sa mirë” tashmë konsiderohet si një prej serialeve më të pëlqyera në vendin tonë.Protagonistët e kësaj komedie televizive deri më tani janë kujdesur për të nxitur të qeshura te publiku që po i qëndron besnik këtij seriali.

Por, duket se këtij sezoni të “O sa mirë” i erdhi fundi, pasi burime të afërta me Telegrafin kanë bërë të ditur se këtë javë mbaron episodi i fundit i serialit të shumë pëlqyer.

Pas një viti të vështirë ky serial është duke u mbyllur me sukses por doli që të jetë i fundit pasi ‘Llukmanoja’ bashkë më shokët e tjerë kanë vendosur që përgjithmonë ta mbyllin kolegjin “O sa mirë”.

O sa mirë

Pas mbledhjes së bordit ata kanë vendosur t’i futen jetës politike dhe pritet të formojnë partinë politike “OSM”. Në tetor planifikohen të mbahen zgjedhjet, ku partia OSM do të marrë pjesë ne zgjedhje me të gjithë stafin e saj intelektual.

Se a do t’i fitojnë këto zgjedhje, pritet të shohim në vazhdim, por që Telegrafi do të bëjë edhe një intervistë me zëdhënesen e partistë OSM, Sasën për të kuptuar detaje më të hollësishme.

Theksojmë se në fund kjo parti po ashtu do të riorganizohet me prurjet nga stafi i vjetër i këtij kolegji. /Telegrafi/

 

The post Përfundon seriali “O Sa Mirë”, sezoni i ri me ndryshime appeared first on Telegrafi.

“O sa mirë” formon parti të re politike

$
0
0

Meqë jemi në prag të verës, edhe këtij sezoni të serialit “O sa mirë” i erdhi fundi.

Burime të afërta me Telegrafin bënë të ditur se këtë javë mbaron episodi i fundit i këtij seriali, ndërsa nga shtatori e tutje ndryshime të mëdha do të përfshihen në “O sa mirë”.

Ky serial korri suksese të mëdha, por që në vazhdim me gjasë shkolla do të mbyllet për t’i lënë radhën një partie politike me emrin “OSM”.

Në tetor planifikohen të mbahen këto zgjedhje, ku partia OSM do të marrë pjesë me të gjithë stafin e saj intelektual.

Se a do t’i fitojnë këto zgjedhje pritet të shohim, por që Telegrafi do të bëjë edhe një intervistë me zëdhënesen e partistë OSM, Sasën për të kuptuar detaje të reja.

Të gjitha lajmet nga O Sa Mirë Të gjitha lajmet nga O Sa Mirë

Siç duket ata janë inspiruar nga numri i madh i partive politike në vend dhe për këtë kanë vendosur t’i japin një kahje të re, e cila nuk ka dyshim se do jetë tejet interesante për t’u parë. /Telegrafi/

The post “O sa mirë” formon parti të re politike appeared first on Telegrafi.

Bradley Cooper mund ta zëvendësojë DiCaprion në filmin e ri

$
0
0

Bradley Cooper së shpejti do të gjendet përpara një sfide të re. Aktori i famshëm është pranë marrëveshjes për një rol në filmin “Nightmare Alley” të regjisorit Guillermo del Toro.

Mediat amerikane raportojnë se yllit hollivudian i është bërë oferta për këtë rol, mirëpo akoma nuk dihet nëse do ta pranojë atë.

Sipas njoftimeve, përfaqësues të të dyja palëve tashmë i kanë nisur bisedimet, ndërsa nëse e pranon rolin, Cooper do ta zëvendësojë Leonardo DiCaprion në këtë film.

Bradley Cooper dhe Leonardo DiCaprio (Foto: Handout/Getty Images/Guliver)

Del Toro do ta bëjë regjinë e filmit dhe do të jetë bashkautor i skenarit me Kim Morgan.

Të gjitha lajmet nga Bradley Cooper Të gjitha lajmet nga Bradley Cooper

Në vitin 1947, shtëpia televizive Fox e ka xhiruar filmin “Nightmare Alley”, ndërsa edhe projekti i ri do të bazohet në romanin me të njëjtin emër të William Lindsay Gresham.

Në filmin e atëhershëm, Tyrone Poëer e ka luajtur rolin e një të riu ambicioz, i cili është shoqëruar me një psikiatër, akoma më të korruptuar se ai.

Variety bën të ditur se roli fillimisht i është ofruar DiCaprios, mirëpo nuk është arritur marrëveshja që hamshori hollivudian të ishte pjesë e këtij filmi. /Telegrafi/

The post Bradley Cooper mund ta zëvendësojë DiCaprion në filmin e ri appeared first on Telegrafi.

Episodi më i mirë i “Schengen Visa”: Vdes Nëntor Elshani

$
0
0

Gjatë tërë javës, GjirafaVideo ka paralajmëruar që po vjen një episod shumë i veçantë dhe ashtu doli. Shikuesit besnikë të serialit “Schengen Visa” po e cilësojnë si më i miri deri më tani.

Episodi fillon me përgatitjen për dasmën e Nëntorit, i cili po martohet pa dëshirë.

Të gjitha lajmet nga Schengen Visa Të gjitha lajmet nga Schengen Visa

Axhi Basri kujdeset që ta zbukurojë kadetin sa më mirë. Lulja, Liria dhe Ema rregullohen bëhen super femra, mirëpo asgjë nuk shkon sipas planit.

Nëntori edhe këtë herë është i pafat dhe para se të vijë nusja shkon të flasë me pelën për herë të fundit dhe i ndodh rasti i njejtë çka i ka ndodhë Rexhës.

Nuk mund ta keni idenë se çka ndodh deri në fund, andaj shikojeni episodin e plotë më poshtë.

Seriali “Schengen Visa” është prodhim i GjirafaStudios dhe shfaqet vetëm online në GjirafaVideo.com.

The post Episodi më i mirë i “Schengen Visa”: Vdes Nëntor Elshani appeared first on Telegrafi.

Momente të reja argëtimi dhe të qeshurash në “O Sa Mirë Kids”

$
0
0

Në kanalin zyrtar të “O Sa Mirë” është publikuar episodi i ri i versionit për fëmijë, “O Sa Mirë Kids”.

Episodi i 28-të me radhë i sjell të vegjlit në skena të reja humori që nxisin argëtim dhe të qeshura te shikuesit e tyre.

Natyrisht se rolet e tyre gërshetohen edhe me të rriturit, ashtu që seriali vjen si i kompletuar.

Të gjitha lajmet nga O Sa Mirë Kids Të gjitha lajmet nga O Sa Mirë Kids

Për më shumë, pjesë e versionit për fëmijë në disa raste janë edhe protagonistët e “O Sa Mirë”.

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni episodin e ri, të 28-tin me radhë të “O Sa Mirë Kids”. /Telegrafi/

The post Momente të reja argëtimi dhe të qeshurash në “O Sa Mirë Kids” appeared first on Telegrafi.

Episodi i 175-të i “O Sa Mirë”: Dikush martohet, të tjerët po ikin e dikush zbukurohet

$
0
0

Komedia e shumëpëlqyer televizive e ka publikuar episodin e 175-të me radhë për shikuesit e shumtë.

Publiku i gjerë ka mundësinë që ta ndjekë vazhdimin e ngjarjes dhe skenave të reja që sjellin protagonistët e serialit.

Të gjitha lajmet nga O Sa Mirë Të gjitha lajmet nga O Sa Mirë

Dikush martohet, të tjerët po ikin e dikush zbukurohet, ndërsa të gjitha këto janë të gërshetuara me njëra-tjetrën

Dhe natyrisht se nuk mungon përplasja e karaktereve dhe situatave që shkakton të qeshura te publiku.

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni episodin e ri, të 175-tin me radhë të “O Sa Mirë”. /Telegrafi/

The post Episodi i 175-të i “O Sa Mirë”: Dikush martohet, të tjerët po ikin e dikush zbukurohet appeared first on Telegrafi.


Stupcat me skeç të ri – Patrioti

$
0
0

Stupcat po vazhdojnë të sjellin skeçe të reja që për tematikë kanë jetën e përditshme të shqiptarëve.

“Patrioti” është episodi i ri i grupit të humorit, në një seri prej disa që do të dalin gjatë javëve në vazhdim.

Osman Azemi, Mensur Safqiu dhe Vedat Bajrami edhe këtë herë vijnë me role të reja dhe mjaft të veçanta, ku flasin për aktualitetin e ditëve të sotme – patrioti dhe tradhtari.

Më regji të Genc Berishës dhe skenar të vetë aktorëve, këto skeçe po priten mjaft mirë nga publiku dhe fansat e shumtë të tyre, të cilët mezi prisnin rikthimin e grupit.

Për më tepër shikojeni videon e mëposhtme. /Telegrafi/

The post Stupcat me skeç të ri – Patrioti appeared first on Telegrafi.

Komedia e re e Anistonit dhe Sandlerit po thyen të gjitha rekordet në Netflix

$
0
0

Jennifer Aniston dhe Adam Sandler u bashkuan në një komedi të re të quajtur “Misteri i Vrasjes”, i cili filloi të shfaqej në Netflix dhe tashmë po thyen shumë rekorde.

“Misteri i Vrasjes” është një film klasik detektiv në të cilin Nick Spitz, polic i New Yorkut, të luajtur nga Sandler dhe bashkëshortja e tij, Audrey, ku mëshirohet nga Anistoni, më në fund mund të shkojnë në një udhëtim të planifikuar evropian.

Audrey takon një person të pasur që ftohet prej tij së bashku me bashkëshortin në një mbledhje familjare në jahtin e tij. Megjithatë, gjërat do të përkeqësohen kur të ndodh vdekja, ku Audrey dhe Nick do të bëhen dyshja e dyshuar për vrasjen.

Filmi u shfaq më 14 qershor dhe Netflix tha se rreth 31 milionë përdorues e shikuan filmin në tre ditët e para, e cila gjë e bën që “Murder Mystery” të bëhet filmi më i shikuar gjatë shfaqjes premierë në këtë shërbim. Deri më tani ky rekord është mbajtur nga filmi, “Bird Box”, i cili u prezantua dhjetorin e kaluar.

“Misteri i Vrasjes” është shikuar nga më shumë se 13 milionë përdorues të Netflixit në SHBA dhe Kanada në tre ditët e para të shfaqjes dhe 17 milionë përdorues të tjerë në mbarë botën. Nëse ata vazhdojnë me këtë ritëm, Aniston dhe Sandler mund të renditen tek aktorët me filmin më të shikuar të Netflixit.

“Misteri i Vrasjes” u drejtua nga Kyle Newacheck dhe me skenar të James Vanderbilt. Përveç aktorit të madh, në rolet tjera u shfaqen edhe Luke Evans, Stamp Terence, Gemma Arterton, Dany Boon, John Kane dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/

The post Komedia e re e Anistonit dhe Sandlerit po thyen të gjitha rekordet në Netflix appeared first on Telegrafi.

Publikohet një pjesë e temës muzikore të “Lion King”

$
0
0

Nuk ka dyshim se filmi i animuar “Lion King”, ka qenë njëri nga të preferuarit për shumë kë nga ne kur ishim fëmijë.

Dhe tani bëhet e ditur se Disney po e rikrijon këtë film në animacion 3D dhe ikona e muzikës, Beyonce, do jetë një nga zërat kryesorë të muzikës së këtij filmi.

Ajo bashkë me këngëtarin Donald Glover do të këndojnë këngën “Can You Feel the Love Tonight”, ku një pjesë të saj e ka publikuar në rrjetin social Twitter. Në një promo të filmit, Beyonce dhe Glover, këndojnë gjatë momenteve kur Mufasa i flet Simbas.

Ylli botëror para një muaji ka nënshkruar marrëveshje për tri projekte me Netflix që asaj do t’i sjellin përfitime prej 60 milionë dollarësh.

Edhe projektet e saj të së ardhmes në Netflix do të jenë me muzikë të përfshirë. /Telegrafi/

The post Publikohet një pjesë e temës muzikore të “Lion King” appeared first on Telegrafi.

Episod i ri i “Schengen Visa”: Nëntori tregon mënyrën më të lehtë për t’u bërë milioner

$
0
0

Paraja sigurisht që luan një rol të veçantë në jetën tonë. Shpeshherë na bie që të ndeshemi me pyetjen se si të bëjmë shumë para.

Në mënyrën më qesharake, Nëntori na tregon mënyrën më të lehtë për të bërë milionin e parë vazhdoni ju. Është publikuar episodi më i ri i serialit “Schengen Visa”.

Nëntori pas aksidentit që e kishte me pelën,  është bërë shumë i mençur, Axhi Basri e dërgon në kuiz dhe Nëntori i di të gjitha pyetjet dhe bëhet milioner.

Të gjitha lajmet nga Schengen Visa Të gjitha lajmet nga Schengen Visa

Xhemajlin vijnë krushqit e nuses së Nëntorit dhe ia kërkojnë 200 mijë euro si dëmshpërblim. Shumë e shumë ndodhi, të cilat do t’ju bëjnë të qeshni me lot ju sjell ky episodi 16-të.

Seriali “Schengen Visa” është prodhim i GjirafaStudios dhe shfaqet vetëm online në GjirafaVideo.com

Shikoni episodin e plotë më poshtë.

The post Episod i ri i “Schengen Visa”: Nëntori tregon mënyrën më të lehtë për t’u bërë milioner appeared first on Telegrafi.

Stupcat me skeç ri, tashmë sjellin “Femrat e Kinës”

$
0
0

Stupcat po vazhdojnë të sjellin skeçe të reja që për tematikë kanë jetën e përditshme të shqiptarëve.

“Femrat e Kinës” është episodi i ri i grupit të humorit, në një seri prej disa që do të dalin gjatë javëve në vazhdim.

Osman Azemi, Mensur Safqiu dhe Vedat Bajrami edhe këtë herë vijnë me role të reja dhe mjaft të veçanta, ku flasin për aktualitetin e ditëve të sotme – patrioti dhe tradhtari.

Theksojmë se kësaj radhe grupi ka të ftuar edhe mysafire speciale, përkatësisht moderatoren e RTV 21, Blerona Zeqirit.

Më regji të Genc Berishës dhe skenar të vetë aktorëve, këto skeçe po priten mjaft mirë nga publiku dhe fansat e shumtë të tyre, të cilët mezi prisnin rikthimin e grupit.

Për më tepër shikojeni videon e mëposhtme. /Telegrafi/

The post Stupcat me skeç ri, tashmë sjellin “Femrat e Kinës” appeared first on Telegrafi.

Viewing all 5741 articles
Browse latest View live