Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all 5881 articles
Browse latest View live

Filmi suedez fiton në Festivalin e Kanës

$
0
0

Satira e botës së artit “Katrori”, me regjisor Roben Ostlund, fitoi çmimin e parë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Filmi suedez ishte një prej 19 produksioneve që garonin për Palmën e Artë, në 70-vjetorin e festivalit në rivierën franceze.

Fitorja i shkoi papritur filmit suedez, pasi kritikët kishin vlerësuar si tre më të mirët, dramën franceze “120bpm”, trilerin “Good Times” dhe filmin romantik rus “Loveless”, si më të mirët.

Juria që vlerësoi si më të mirën filmin suedez, drejtohej nga regjisori spanjoll Pedro Almodovar, raporton TCH.

Në filmin “Katrori”, në rolin kryesor është aktori Claes Bang bashkë me aktorin britanik Dominic West dhe aktoren Elisabeth Moss në role mbështetëse. Megjithëse mori kritika të mira, askush nuk e priste që filmi të merrte Palmën e Artë.

Ngjarja përqendrohet te Kristiani, personazhi i Bang, ndërsa galeria e artit që ai drejton përgatitet për një ekspozitë të re. Ndërkohë, jeta e tij private nis të bëhet kaotike, pasi e grabisin dhe ai kërkon kthimin e pronës së tij në mënyra të jashtëligjshme.

Nga mediat, filmi “Katrori” u cilësua si një ngjarje që zhvillohet ngadalë, por që ka një forcë totale ndaj së cilës nuk mund të rezistohet.

The post Filmi suedez fiton në Festivalin e Kanës appeared first on Telegrafi.


BB9, Danjeli dhe Fotini u martuan për lojë?

$
0
0

Ambra e ka diskutuar me Donën dhe Elsamedin vendimin e Danjelit dhe Fotinisë për t’u martuar dhe që të tre e quajnë si hap të nxituar.

“Ata të dy janë njohur këtu brenda dhe po brenda dy muajve, kanë marrë shumë gjëra përsipër, shumë guxim”, ka thënë Ambra.

Dona është shprehur se është tej mase guxim edhe nëse kjo të jetë bërë për lojë.

Fotinia për mospajtimin e nënës për martesë: Gjërat duken ndryshe jashtë shtëpisë së Big Brother Fotinia për mospajtimin e nënës për martesë: Gjërat duken ndryshe jashtë shtëpisë së Big Brother

Elsamedi është më skeptiku për të. Ai thotë se martesa ka qëllim lojën dhe fitoren e çmimit të madh.

“Jemi në ‘love edition’ dhe martesa ka qëllim tjetër. Sot janë bërë martesat si të shkojmë në ‘party’, për disa po njëherë. Merre edhe ti Musën dhe hajde martohuni”, ka deklaruar ai.

Dona thotë se ajo personalisht nuk do të kishte marrë guximin t’i thoshte po një propozimit të tillë brenda shtëpisë. /TCH/Telegrafi/

The post BB9, Danjeli dhe Fotini u martuan për lojë? appeared first on Telegrafi.

Bëhu pjesë e premierës së Baywatch në Cineplexx dhe fito SAMSUNG S8+! (Foto/Video)

$
0
0

Këtë të enjte, me 1 qershor, Cineplexx do të organizojë eventin Ladies Night. ku do të ketë shumë shpërblime, veçanërisht një Samsung S8+!

Është hera e tretë që Cineplexx do të organizojë eventin Ladies Night, mirëpo këtë herë do të jetë me premierën e filmit veror “Baywatch” me aktor të njohur si Zac Efron edhe Dwayne “The Rock” Johnson.

Biletat tashmë janë në shitje dhe të gjithë ata që blejnë bileta për këtë film, mund të bëhen pjesë e lojës shpërblyese për të fituar një Samsung S8+, mundësuar nga GAMA Electronics.

Përveç Samsung S8+, do të ketë edhe shpërblime tjera si:
– 3x Komplete bikinesh nga Lindex Kosova
– Shpërblime nga N’Yoga
– Shpërblime nga EBC Cosmetics

Eventi do të fillojë nga ora 19:00 më 1 qershor, ku të pranishmit do të shoqërohen edhe me pije freskuese FALAS, si dhe aktivitete të ndryshme.

Për më shumë informata rreth eventit: https://goo.gl/hnVNjt

The post Bëhu pjesë e premierës së Baywatch në Cineplexx dhe fito SAMSUNG S8+! (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Trazirat e fshehura pas funeralit të Princeshës Diana: Trupi i saj u mbajt në një morg të improvizuar (Foto)

$
0
0

Ishte një nga ngjarjet më të shikuara në histori me dy miliardë njerëz në akordim në mbarë botën, dhe dy mijë vetë që ishin prezentë në ceremoninë e varrimit të saj në Westminster Abbey.

Tani detajet e përgatitjeve të lodhshme për funeralin e Princeshës Diana do të zbulohen për herë të parë në një dokumentar të “Diana Channel”, i cili pritet të transmetohet së shpejti, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Në vetëm një javë që duhet të bëheshin përgatitjet për funeralin e Princeshës, tensionet arritën në kulm, ndërsa mbretërorët ishin në diskutim të vazhdueshëm me kompaninë “Downing Street” mbi aranzhimet, duke përfshirë këtu edhe procesin nëse William dhe Harry duhet të ecnin pas arkivolit – me princin më të vjetër që fillimisht nuk pranoi të merrte pjesë në procesion.

Ish-shërbëtori besnik i Princeshës Diana loton nga gëzimi përderisa martohet me mikun e tij homoseksual (Foto) Ish-shërbëtori besnik i Princeshës Diana loton nga gëzimi përderisa martohet me mikun e tij homoseksual (Foto)

Dokumentari gjithashtu zbulon se si autori i ndihmës së parë Paul Burrell, iu desh të improvizonte një morg për ta transportuar Dianën e cila kishte ndërruar jetë në aksident. Kur ata shkuan në Paris për të mbledhur trupin e saj nga spitali Pitie-Salpetriere, u desh që ta mbulonin kufomën me batanije si e vetmja mundësi për t’u shpëtuar fotografëve.

Kur lajmi për vdekjen e Dianës arriti te mbretërorët në orët e hershme të mëngjesit, ata vendosën të vononin t’i thoshin Uilliamit (15 vjeç në atë kohë) dhe Harryit (12 vjeç) , të cilët po festonin me Mbretëreshën në Balmoral, në vend që të zgjoheshin me lajmin tragjik që do të ndryshonte jetën e tyre përgjithmonë.

Monarkia ishin aq të brengosur për djemtë që dëgjonin detajet traumatizuese të vdekjes së nënës së tyre, sa që urdhëruan që të gjitha televizorët dhe radiot të fshihen.

Princi Harry vrapon që t'iu dal në ndihmë fëmijëve të pastrehë (Foto) Princi Harry vrapon që t'iu dal në ndihmë fëmijëve të pastrehë (Foto)

Kur djemve u ishte thënë lajmi i keq, Harry iu lut babait të tij që ta linte ta shoqëronte në Paris për të mbledhur trupin e saj, por ai nuk pranoi dhe kështu u detyrua të tërhiqej.

Jo vetëm këto, por edhe shumë detaje tjera të fshehura pritet të zbulohen në këtë dokumentar special , të cilin e sjellin së shpejti “Diana Channel”. /Telegrafi/

 

 

The post Trazirat e fshehura pas funeralit të Princeshës Diana: Trupi i saj u mbajt në një morg të improvizuar (Foto) appeared first on Telegrafi.

Përfundon finalja e “Your Face Sounds Familiar”, Valon Shehu shpallet fituesi

$
0
0

Ka përfunduar edicioni i tretë i spektaklit të njohur “Your Face Sounds Familiar”.

Një maratonë e gjatë 12 javëshe nën imitimin e shumë personazheve të njohur nga protagonistët e këtij edicioni, u përmbyll me fitoren e artistit nga Gjakova, Valon Shehu në natën finale.

Ai ka triumfuar me votat e marra jo vetëm nga juria, por edhe nga kolegët e tij konkurrentë.

E vlerësuar në natën e sotme (e hënë) doli edhe artistja tjetër nga Gjakova në këtë spektakël, këngëtarja Flaka Krelani, e cila mori një çmim special nga produksioni i “YFSF”. / Telegrafi/

The post Përfundon finalja e “Your Face Sounds Familiar”, Valon Shehu shpallet fituesi appeared first on Telegrafi.

Fituese e vërtetë e “Your Face Sounds Familiar” është Beatrix Ramosaj, gaboi kompjuteri! (Foto/Video)

$
0
0

Valon Shehu u shpall fitues i edicionit të tretë të spektaklit “Your Face Sounds Familiar”, mirëpo këngëtari nuk është fituesi i vërtetë.

Moderatorja Alketa Vejsiu ka sqaruar përmes rrjeteve sociale se spektaklin e ka fituar Beatrix Ramosaj dhe ishte një gabim i kompjuterit në llogaritje që e nxori Valon Shehun fitues.

Përfundon finalja e "Your Face Sounds Familiar", Valon Shehu shpallet fituesi Përfundon finalja e "Your Face Sounds Familiar", Valon Shehu shpallet fituesi

Ky është postimi i plotë i Alketës

Kur varesh nga teknologjia bëhen dhe gabime si ky që ndodhi sonte; në një transmetim direkt mund të ndodhin të gjitha.

Fituesja e patentës është në të vërtetë Beatriks Ramosaj sipas votimit të jurisë dhe konkurrentëve.

Kompjuteri nxori gabimisht në fund të programit, emrin e Valon Shehut si fitues (gjë qe nuk i ndryshon asgjë talentit dhe vokalit të rrallë të Valon Shehut). Flaka Krelani fiton çmimin e merituar të produksionit!

Tv Klan dhe Produksioni i kërkojnë ndjesë për këtë incident, fitueses së vërtetë dhe të merituar, Beatriks Ramosajt!

Falënderojme Valonin dhe Beatriksen për sportivitetin me të cili mirëkuptuan këtë situatë! Për Mediat; “Fiton edicionin e dytë të YFSF, Beatriks Ramosaj”!

Kompjuteri lajthit.

Urime të gjithë kastit të këngëtarëve për gjithçka dhanë në këtë edicion!

/Telegrafi/

Kur varesh nga teknologjia behen dhe gabime si ky qe ndodhi sonte; ne nje transmetim direkt mund te ndodhin te gjitha. Fituesja e patentes eshte ne te vertete Beatriks Ramosaj sipas votimit te jurise dhe konkurrenteve. Kompjuteri nxorri gabimisht ne fund te programit, emrin e Valon Shehut si fitues.( gje qe nuk i ndryshon asgje talentit dhe vokalit te rralle te Valon Shehut). Flaka Krelani fiton cmimin e merituar te produksionit! Tv Klan dhe Produksioni i kerkojne ndjese per kete incident, fitueses se vertete dhe te merituar, Beaktiks Ramosajt! Falenderojme Valonin dhe Beatriksen per sportivitetin me te cilen mirkuptuan kete situate! Per Mediat; "Fiton edicionin e dyte te YFSF, Beatriks Ramosaj"! Kompjuteri lajthit. Urime te gjithe kastit te kengetareve per gjithcka dhane ne kete edicion!

A post shared by TV&EVENT DESIGN&PRODUCTION (@alketavejsiu) on

#YFSF nesër në finale ✨ @alketavejsiu ✨💕🦄 #tbt #rihanna #yfsf @rtvklan @yfsfalbaniaofficial

A post shared by BEATRIX 🎤 (@beatrixramosaj) on

The post Fituese e vërtetë e “Your Face Sounds Familiar” është Beatrix Ramosaj, gaboi kompjuteri! (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Të qeshura dhe aksion: Channing Tatum dhe Daniel Craig planifikojnë vjedhjen e përsosur në komedinë e re (Video)

$
0
0

Channing Tatum dhe Daniel Craig planifikojnë se si të bëjnë një vjedhje të përsosur në komedinë e re, “Logan Lucky”.

Sipas paraqitjes së shkurtet, filmi me regji të Steven Soderbergh, do të sjellë shumë të qeshura dhe shumë aksion.

Tatum luan rolin e një punëtori ndërtimtarie, i cili pasi pushohet nga puna, fillon të planifikojë një vjedhje të përsosur me vëllanë e tij me një dorë (rol që luhet nga Adam Driver).

Gruaja e Channing Tatum pranon romancën me Timberlake gjatë kohës kur ai ishte në lidhje me Britneyn (Foto) Gruaja e Channing Tatum pranon romancën me Timberlake gjatë kohës kur ai ishte në lidhje me Britneyn (Foto)

Megjithatë, për ta bërë vjedhjen në garën legjendare ‘Coca-Cole Charlotte Motor Speedëay’ në North Carolina, ata kanë nevojë për ndihmën e kriminelit Joe Banga (që e luan Daniel Craig).

Me trupin plot tatuazhe, Bang është ekspert në hapjen e kasafortave bankare, por problemi i vetëm është se ndodhet në burg. Prandaj, dy vëllezërit e krisur fillimisht nisin aventurën për nxjerrjen e tij nga burgu.

“Logan Lucky” është filmi i fundit i Soderbergh, para se të pensionohet. Në këtë film, luajnë edhe Riley Keough, Hilary Swank, Katie Holmes, Seth MacFarlane e Jack Quaid. Shfaqja në kinema do të fillojë nga 18 gushti. /Telegrafi/

The post Të qeshura dhe aksion: Channing Tatum dhe Daniel Craig planifikojnë vjedhjen e përsosur në komedinë e re (Video) appeared first on Telegrafi.

BB9, Elsamedi nuk beson te vërtetësia e martesës Danjel-Fotini

$
0
0

Elsamedi është një prej banorëve më mosbesues në lidhje me martesën mes Danjelit dhe Fotinisë. Ai thotë se koha e pakët që ata kanë pasur në dispozicion për të njohur njëri-tjetrin, nuk justifikon vendimin e marrë prej tyre për të lidhur kurorë.

“Nëse do të kishe ti dy vite me Olsin dhe ai do të bënte këtë hap, ti do t’i thoshe po?”, e ka pyetur ai Fiorentinën, transmeton TCH.

BB9, Danjeli dhe Fotini u martuan për lojë? BB9, Danjeli dhe Fotini u martuan për lojë?

Kurse ajo thotë se nuk mund të paragjykojë vendimin e çiftit të martuar në Big Brother, por shton se në këtë pjesë respekton martesën.

“Sido që të jetë, për mua martesa është e shenjtë dhe unë nuk i gjykoj fare”, është shprehur Fiorentina.

Ambra i është kundërvënë Elsamedit. Ajo thotë se nuk ka shumë rëndësi koha e kaluar me dikë. Sipas saj, ka njerëz që kanë qëndruar nga gjashtë-shtatë vite bashkë dhe në fund nuk kanë përfunduar në martesë.

The post BB9, Elsamedi nuk beson te vërtetësia e martesës Danjel-Fotini appeared first on Telegrafi.


Armela e Big Brother fillon punën si modele, shikoni si duket në bikini (Foto)

$
0
0

Bukuroshja e edicionit të fundit të “Big Brother” Armela Hyseni, edhe përpara se të bëhej pjesë e lojës televizive, kishte nisur rrugëtimin e saj në fushën e modelingut.

Pjesëmarrëse në spektakle bukurie e fotomodele, pas daljes nga shtëpia e famshme ajo me shumë gjasë do të ketë më tepër kërkesa.

E në fakt puna e saj si Armela e “Big Brother” nis zyrtarisht punën si fotomodele, zgjidhet imazh për bikini.

Hyseni është zgjedhur si imazh i një marke rroba banje, ndërsa fotografi Juxhin Kurti ka publikuar edhe një pjesë të set-it fotografik.

Armela shfaq një fizik të shkëlqyer.

The post Armela e Big Brother fillon punën si modele, shikoni si duket në bikini (Foto) appeared first on Telegrafi.

Elisona i fërkon shpinën në dush Lupçes (Video)

$
0
0

Po vazhdon spektakli në Big Brother Albania.

Elisona është kujdesur që Lupçe t’i fërkojë shpinën teksa ky i fundit ishte në dush.

Në anën tjetër kemi pasur edhe një bashkëbisedim mes Katerinës dhe Donaldin.

Për më tepër shikoni videon. /Telegrafi/

The post Elisona i fërkon shpinën në dush Lupçes (Video) appeared first on Telegrafi.

Fiorentina e mërzitur nga Olsi, Elsamedi e ngushëllon

$
0
0

Olsi fle me Ambrën dhe me Donën dhe kjo gjë nuk mund të merret lehtë nga Fiorentina, e cila është tejet e mërzitur.

Ai është shtrirë në krevat dhe përlotet për këtë fakt, por merr mbështetje nga banori që nuk do ta kishte menduar kurrë në shtëpi, Elsamedi, e cila është në grup me të dhe me Fotininë në provën e javës.

“Nuk ndihem e respektuar”, thotë Fiorentina. Ndërsa Elsamedi i thotë se është vetëm një lojë dhe duhet ta marrë si të tillë.

The post Fiorentina e mërzitur nga Olsi, Elsamedi e ngushëllon appeared first on Telegrafi.

Martohen Kivanc Tatlitug dhe Tuba Buyukustun (Foto)

$
0
0

Kivanc Tatlitug dhe Tuba Buyukustun ka kurorëzuar romancën e tyre me martesë. 

Në fakt, bëhet fjalë për rolet në serialin e mirënjohur turk “Cesur ve Guzel (Bukuroshja dhe Guximtari)”, ku dy aktorët janë protagonistë kryesor si Cesuri dhe Seyhania.

Seriali që filloi nëntorin e vitit të kaluar, për muaj me radhë ka mbajtur të mbërthyer pranë ekranit mijëra shikues dhe rezulton në majat e klasifikimit edhe për të ardhurat financiare të këtij viti në Turqi, transmeton Telegrafi.

Seria e fundit që përfshiu dy emrat më të kërkuar dhe më të paguar të kinemasë turke do të transmetohet në Turqi më 22 qershor.

Në fotot e fundit që janë ndarë nga mediat turke janë edhe skenat nga ceremonia e dasmës në serinë e fundit. /Telegrafi/

 

The post Martohen Kivanc Tatlitug dhe Tuba Buyukustun (Foto) appeared first on Telegrafi.

Befasohet live moderatorja e RTV Dukagjinit (Video)

$
0
0

E kemi dëgjuar çdo mëngjes nga e hëna deri të premten teksa flet me dëgjuesit gjithandej kah arrijnë valët e “Radio Dukagjinit”.

Të gjithë e njohin zërin e saj, madje ia dinë edhe emrin, por nuk dinë më shumë për të.

Kjo është Edita Doli-Muhaxheri, moderatorja, e cila me plot optimizëm në fund të emisionit  u drejtohet dëgjuesve: Dhuroni sa më shumë dashuri, por pa hile!

E pikërisht në ditët e sotme, para dhjetë vjetëve, moderatorja u ul para mikrofonit të artë të radios për të filluar një epokë të re në karrierë, transmeton Telegrafi.

Me rastin e kësaj date të shënuar, Editës i ishte përgatitur një befasi kolegët e radios më të dëgjuar në vend – Dukagjinit.

Edita me sukses drejton emisionin e njohur “Radar”, ku përpos që bashkëbisedon me dëgjuesit, atë e kemi parë edhe në aktivitete të ndryshme argëtuese me dëgjuesit besnikë.

Kujtojmë se gjatë dhjetorit të vitit të kaluar “Radar” festoi katër vjetorin e transmetimit në RTV Dukagjini. /Telegrafi/

The post Befasohet live moderatorja e RTV Dukagjinit (Video) appeared first on Telegrafi.

Fiorentina: Kam humbur besimin tek Olsi

$
0
0

Mëngjesi i sotëm për Fiorentinën është një paksa ndryshe nga çdo ditë tjetër, ajo jo vetëm që ka fjetur në oborr dhe zgjimi e ka gjetur të vetme.

Por gjatë gjithë natës ka menduar rreth marrëdhënies së saj me Olsin dhe faktin se ai po argëtohet në praninë e dy femrave të tjera.

Ajo e ka shprehur shpesh herë që ajo është natyrë xheloze, por kësaj here ka ku t’i bazojë xhelozitë e saj.

“Më kanë vrarë vetëm veprimet e Olsit, janë gjestet. Ai i ka fjalë boshe, ia merr era. Më mjaftoi një ditë në 2 muaj që ai të humbasë besimin tim. Me Olsin shumë vështirë për të krijuar besimin, për një dit ma hodhi poshtë besimin”, shprehet ajo.

The post Fiorentina: Kam humbur besimin tek Olsi appeared first on Telegrafi.

5 arsyet pse duhet ta shihni Wonder Woman në Cineplexx (Foto)

$
0
0

Wonder Woman, një film superheronjësh nga DC, është duke i mahnitur kritikët e filmit anë e mbarë botës.

Filmi i cili do të shfaqet me 1 Qershor në Cineplexx, thuhet të jetë filmi më i mirë i bazuar nga novelat grafike, jo vetëm të universit të DC por edhe të MARVEL.

Sipas rezultateve në Rotten Tomatoes, Wonder Woman ka marrë vlerësimin 96%, duke i kaluar kështu filmat e famshëm me superheronjë si “The Avengers 92%”, “Iron Man 94” dhe Guardians of the Galaxy 91%”.

Filmi është i bazuar nga novelat grafike.
Diana, Princesha e Themyscira (ose Diana Prince, siç njihet nga njerëzit e thjeshtë) u shfaq fillimisht në faqet e All Star Comics # 8 në 1941, krijuar nga shkrimtari William Moulton Marston dhe artisti Harry G. Peter. Çdo gjë që ju e dini për luftëtaren Amazoniane – trikoja, rrathët e saj të pashkatërrueshëm, Litari i së Vërtetës – mbeten të paprekura rreth 75 vjet më vonë, siç mbesin edhe shumë nga gjërat që ndoshta nuk i dini. (Ajo është një gjysmëperëndish e cila është krijuar nga nëna e saj, Mbretëresha Hippolyta, të cilën e solli në jetë zoti grek Zeus.)

Kush tjetër nga universi DC do të jetë në film?
Wonder Woman vjen nga universi i gjerë i DC, pranë Superman, Batman, The Flash. Mirëpo në këtë film, ata nuk do të jenë prezent. Shumica e personazheve në film duhet të jenë të njohur për tifozët e filmave të Wonder Woman, edhe pse do të ketë modifikime. Pjesë e filmit do te jetë Doktor Poison (luajtur nga Elena Anaya), një specialise e helmeve, e cila ka qenë prej kohësh një kundërshtare e Dianës. Gjithashtu është edhe Etta Candy (Lucy Davis), e cila vepron si sekretare e Steve Trevor (Chris Pine) në këtë film.

Nuk duhet t’i shikoni filmat tjerë nga DC për ta kuptuar Wonder Woman.
Pjesa më e madhe e këtij filmi zhvillohet gjatë Luftës së Parë Botërore, gati 100 vjet përpara ngjarjeve të Batman VS Superman. Vetëm skena e parë, e paraqitur në ditët e sotme, kërkon një kontekst: Është nje sekuencë me Dawn of Justice ku Bruce Wayne (Batman) dhe Diana i prezantojnë anëtarët e ardhshëm të Justice League (film i cili do të shfaqet në Nëntor të këtijviti).

Gal Gadot nuk është aktorja e parë qëka portretizuar Wonder Woman.
Aktorja Cathy Lee Crosby ka luajtur Wonder Woman në një film televiziv në vitin 1974, megjithatë, e vetmja performansëqë vlen të përmndet është ajo e Lynda Carter si Diana, në serinë televizive të Wonder Woman nga 1975. Patty Jenkins tha se kur ajo morri punën si regjisore, Carter ishte një nga thirrjet e para që ajo bëri.
“Unë jam bartësja e pishtarit të Wonder Woman, dhe tani po e përcjell atë te Gal Gadot dhe Patty. Ne të trija ndajmë diçka të veçantë, i cili është ky karakter. Carter më vonë e komentoi filmin si “i mrekullueshëm”.

Ka 12 vite që nuk është prodhuar film i fokusuar tek një superheroinë.
Ky fakt e bën filmin edhe më të veçantë. Filmi i fundit i fokusuar tek një superheroinë ishte Elektra në vitin 2005. (Për referencë, kjo ishte para se të fillonte Marvel Universe – tani janë 15 filma nga marvel). Gjithashtu, vetëm një film i novelave grafike u drejtua nga një femër. Ai ishte Punisher, në vitin 2008. Wonder Woman është gjithashtu projekti i parë i udhëhequr nga femrat me një buxhet prej mbi 100 milionë dollarë dhe me gjasë do të bëhet filmi më i suksesshëm superhero.


Wonder Woman do të shfaqet në sallat RealD 3D të kinemasë Austriake në Prishtinë, një ditë para premierës botërore.

Oraret e filmave mund t’i gjeni në klikuar KËTU.

 

The post 5 arsyet pse duhet ta shihni Wonder Woman në Cineplexx (Foto) appeared first on Telegrafi.


I dashuri shqiptar i Pamela Andersonit mbështet një banor të “Big Brother Albania 9” (Foto)

$
0
0

Big Brother Albania 9 këtë vit është ndjekur në masë nga audienca.

Çiftet brenda shtëpisë janë komentuar pafund në mediat rozë, por jo vetëm. Banorët që ndodhen brenda, por edhe ata që kanë dalë nga loja kanë krijuar fansat e tyre.

Një nga fansat e njohur të Olsit të Big Brother është edhe biznesmeni Fatmir Hysenbelliu dhe njëkohësisht është raportuar se është në lidhje me Pamela Andersonin.

Ai ka postuar një foto të Olsit në Instagram, ku tregon mbështetjen për të. Fatmiri dhe Olsi janë kushërinj me njeri-tjetrin.

The post I dashuri shqiptar i Pamela Andersonit mbështet një banor të “Big Brother Albania 9” (Foto) appeared first on Telegrafi.

Big Brother, Fiorentina provokon Donën: U kënaqe me Olsin

$
0
0

Dona-Musa po hanë mëngjesin në kuzhinë, pranë tyre shkon Fiorentina që provokon Donën në lidhje me lojën e grupeve.

“U kënaqe me Olsin se mbarove për të. Ja preke këmbën Olsit kur fletët”, u shpreh Fiorentina, e cila po vetë ka reaguar akoma edhe më shumë “Je një femër e ligë, një natëshe e harbuar”.

Të gjitha lajmet nga Big Brother Albania Të gjitha lajmet nga Big Brother Albania

Por Dona ka zgjedhur të mos replikojë me të dhe i ka kthyer kurrizin dhe vetëm dëgjon. Pak minuta më pas Dona sqarohet me Olsin nëse ai ka ndonjë shqetësim, apo nëse ka kuptuar diçka më tepër gjatë kohës që ka qenë loja.

Olsi mohon të ketë ndodhur diçka e tillë, duke shtuar se ishte një lojë dhe ai u kënaq, por asgjë më tepër.

 

The post Big Brother, Fiorentina provokon Donën: U kënaqe me Olsin appeared first on Telegrafi.

Shfaqen filmimet: Çifti Olsi-Fiorentina thyejnë rregullat e Big Brother, kryejnë marrëdhënie brenda në shtëpi (Video, +18)

$
0
0

Mesa duket një tjetër shkelje rregullash ka ndodhur në shtëpinë e Big brother Albania.

Bëhet fjalë për çiftin Olsi-Fiorentina, për të cilët dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë.

Të gjitha lajmet nga Bi brother Albania Të gjitha lajmet nga Bi brother Albania

Një video e dërguar nga një nënë e re në redaksinë e faqes “Jeta osh qef”, shfaqen pamjet në të cilat çifti shihen në intimitet.

Ajo është shprehur se ndjehet e ‘tmerruar’ se si filmime të tilla shfaqen lirshëm në TV, filmime që sipas rregullës do duhej të censuroheshin. /Telegrafi/

The post Shfaqen filmimet: Çifti Olsi-Fiorentina thyejnë rregullat e Big Brother, kryejnë marrëdhënie brenda në shtëpi (Video, +18) appeared first on Telegrafi.

Ambra në dyshim lidhjen me Elsamedin

$
0
0

Elsamedi dhe Ambra kanë vendosur që ta vijojnë si dy konkurrentë të veçantë lojën, por ata kanë vijuar të jetojnë si çift.

Por një pyetje e Musës, e ka futur në dilemë Ambrën, e cila jo pak herë ka treguar se nuk është e dedikuar ndaj Elsamedit sa është ai për të.

“Ju keni zgjedh të bëni lojën të ndarë. Po se s’bën duhet të jeni të lidhur”, e pyet Musa.

Reagimi i Ambrës nga kjo pyetje vë në dilemë edhe njëherë se çfarë realisht ndjen Ambra për Elsamedin. “Arbana tha ju vazhdoni të jeni në çift, në lojë do të jeni vetëm dhe unë mund ta nominoi e ta kundërshtoj, Por kur se kam pyetur për punën e çiftit”, shprehet ajo.

E ndërsa Musa i thotë se ka bërë gabim që nuk ka pyetur, ajo shton: “Unë mundem që të pyes dhe të më japin një përgjigje”.

The post Ambra në dyshim lidhjen me Elsamedin appeared first on Telegrafi.

Danjeli: Ta dija që do martohesha, nuk do vija këtu!

$
0
0

Danjeli thotë se nuk e priste që të dashurohej e aq më pak të martohej brenda shtëpisë së Big Brotherit dhe nëse do ta dinte një gjë të tillë.

“Nuk do të kisha ardhur fare këtu, të them të drejtën”, i thotë ai Fotinisë dhe më pas e pyet: “Po ti do kisha ardhur?”

“Edhe unë. Po s’e di! Detajet më trembin”, i përgjigjet ajo.

“Të dija vetëm këto dy detaje, që do të dashurohesha dhe do të martohesha, nuk do të kisha ardhur këtu”, i përsërit Danjeli.

The post Danjeli: Ta dija që do martohesha, nuk do vija këtu! appeared first on Telegrafi.

Viewing all 5881 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>