Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all 5849 articles
Browse latest View live

Lupçe: Katerina ka qenë shumë e dobët, ta shpifte!

$
0
0

Kanë qenë të rralla rastet kur Danjeli, Lupçe dhe Katerina janë ulur së bashku së fundmi dhe nuk kanë diskutuar mbi marrëdhëniet e tyre në shtëpi.

Këtë herë, ata kanë bërë një bisedë të përgjithshme dhe mbi gjëra jashtë shtëpisë. Danjeli e pyet Katerinën se sa kile ka shtuar brenda në shtëpi dhe përgjigjen e jep Lupçe. “4 ose 5 kilogramë ka shtuar kjo, ndërsa unë kam rënë”, thotë ai.

Më pas Lupçe tregon se Katerina ka qenë nën peshë më parë. “Ka qenë shumë e dobët, ta shpifte”, thotë ai.

“Gjatë verës unë bie nga pesha, ndërsa në dimër i rifitoi sërish kilet”, thotë Katerina.

The post Lupçe: Katerina ka qenë shumë e dobët, ta shpifte! appeared first on Telegrafi.


Zanfina shton peshë, por merr shumë komplimente për linjat trupore (Video)

$
0
0

Ajo ka sjell ditë më parë këngën më të re e cila po pëlqehet prej fansave.

Zanfina Ismaili ka folur rreth projektit të fundit të titulluar ‘Sje ai mo’, i cili deri më tani është shikuar mbi 310 mijë herë në YouTube.

Këngëtarja ka qenë mysafire e Reload të RTV Dukagjinit teksa ka zbuluar edhe disa të pathëna deri më tani rreth karrierës dhe jetës private.

Zani ka pranuar se ka shtuar peshë dhe se ka marr komplimente teksa i kanë thënë se duket edhe më seksi.

Ndryshe, ajo ka paralajmëruar edhe për projekte të reja, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/

The post Zanfina shton peshë, por merr shumë komplimente për linjat trupore (Video) appeared first on Telegrafi.

Skena të nxehta në Big Brother Albania: Prova javore që po ndez afshet e banorëve

$
0
0

Në shtëpi mbërrin një zarf dhe ai ka të bëjë me provën e javës për buxhetin.

Zarfin e lexon Fotinia “Prova e javës konsiston në një lojë delikatese dhe përqendrimi. Provën duhet ta bëni të gjithë me radhë të ndarë sipas listës.Njëri nga partnerët duhet të rrijë shtrirë te sëndukët, ndërsa banori tjetër duhet të tërheqë mollën në gjithë trupin e personit të shtrirë nga këmbët deri te goja, duke përdorur vetëm gojën. Nëse njëri prej çifteve e rrëzon mollën, atëherë duhet ta vazhdojë një tjetër çift. Vajzat duhet të veshin streçe dhe kanatieri, ndërsa djemtë nuk duhet të veshin bluzë, por vetëm xhinse”.

Banorët nisën menjëherë provën, e cila rezultoi mjaft interesante, por njëkohësisht edhe e vështirë për ta.

Rezultatin e kësaj prove, banorët do ta mësojnë të shtunën në mbrëmjen e spektaklit të kësaj jave.

 

The post Skena të nxehta në Big Brother Albania: Prova javore që po ndez afshet e banorëve appeared first on Telegrafi.

Amber Rose joshë me fustan gjysmë transparent (Foto)

$
0
0

Modelja e njohur amerikane, Amber Rose, sërish ka tërhequr vëmendjen me linjat e saj.

Ajo është shfaqur me fustan të bardhë gjysmë transparent pa sutjena.

Lajmet e fundit rreth yjeve seksi shqiptare (Foto/Video) Lajmet e fundit rreth yjeve seksi shqiptare (Foto/Video)

Kështu, ajo është shfaqur shumë atraktive duke treguar pjesë të gjoksit të saj i cili duket atraktiv.

Amber nuk i fshehë as tatuazhe e saj, të cilat e bëjnë të duket edhe më seksi. /Telegrafi/

What? I was just on my way to Starbucks in my @fashionnova dress and decided to strike a pose 😉

A post shared by Amber Rose (@amberrose) on

The post Amber Rose joshë me fustan gjysmë transparent (Foto) appeared first on Telegrafi.

Ilir Berani pjesë e jurisë së Albanian Star (Video)

$
0
0

Edhe kompozitori i mirënjohur, Ilir Berani, do të jetë pjesë e Albanian Star.

Berani i cili është krijues i shumë hiteve në tri dekadat e fundit në muzikën shqiptare, ka vendosur të angazhohet në jurinë profesionale të spektaklit të talentëve të këndimit.

Audicionet tashmë kanë nisur dhe sot në Ferizaj talentët e parë do të kenë rastin që të provojnë aftësitë e tyre.

Deri tash nga juria janë konfirmuar Ilir Berani dhe Blero, teksa pritet të konfirmohen befasisht edhe dy ose tri antarë të tjerë.

Albanian Star fillon të shfaqet më 10 qershor në RTK, Vizion Plus dhe Alsat M. /Telegrafi/

The post Ilir Berani pjesë e jurisë së Albanian Star (Video) appeared first on Telegrafi.

Kritikët inatosin “The Rock”

$
0
0

Është protagonist i filmit “Baywatch”, i frymëzuar nga seriali i famshëm me të njëjtin emër, dhe mesa duket është edhe mbrojtësi numër 1 i këtij filmi nga kritikat që ka marrë.

Dwayne Johnson, i cili njihet edhe me nofkën “The Rock” (Shkëmbi), përdori Twitter-in për t’iu kundërpërgjigjur kritikëve.

“Fansat e DASHUROJNË filmin. Kritikët e URREJNË. Ndryshim i madh. Njerëzit thjesht duan të qeshin dhe të zbaviten”, shkroi Johnson.

Aktori shtoi se ka pasur raportime që njerëzit nuk e kanë mbajtur dot nga të qeshurit dhe kjo, sipas tij, është gjëja më e rëndësishme.

The post Kritikët inatosin “The Rock” appeared first on Telegrafi.

Në filmin ku Van Damme luan rolin e shqiptarit, aktron edhe djali i aktorit (Video)

$
0
0

“Kill ‘em all” është projekti filmik i lansuar së fundi, me regji të Peter Malotës, ku aktrojnë emra të njohur të kinematografisë së huaj.

Jean Cloud Van Damme është aktori në rolin kryesor që luan shqiptarin Filip Shala, i cili dëshiron të hakmerret për vrasjen e babait të tij nga serbët, shkruan lajmi.net.

Ai këtë vendim e mori pasi kur ishte i vogël babanë ia mbytën para syve të tij, teksa po luante me të.

Babai i “Filipit” kishte qenë gazetar dhe veprimtar politik, kur gangsterët serb iu vunë pas dhe e vranë.

E veçantë e këtij filmi është se Van Damme në këtë projekt luan bashkë me të birin e tij, Kris Van Damme, emri i plotë i të cilit është Christopher, i cili për dallim nga babai që luan rolin e shqiptarit Filip, ai luan rolin e një serbi me emrin Dushan, i cili lufton kundër tij, transmeton lajmi.net.

Madje në një nga skenat, Filipi përleshet me Dushanin të cilin edhe e vret, ky i fundit edhe pse i ri në këtë profesion arrin të luaj si një profesionist i vërtet, ashtu si babai që është tash e sa vite në skenë.

Do të thotë, temë qendrore në këtë film janë vrasjet që kanë bërë serbët kundër personave që kanë “luftuar” kundër gjenocidit që është bërë në ish-Jugosllavi, ashtu si rasti i vrasjes së babait të Filipit nga dora e serbit Petroviç që ushtronte detyrën e ministrit serb.

The post Në filmin ku Van Damme luan rolin e shqiptarit, aktron edhe djali i aktorit (Video) appeared first on Telegrafi.

Xeni përlotet me befasinë e jashtëzakonshme! (Video)

$
0
0

Këtë edicion në emisionin LEMzA, i ftuar ishte këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Shkelzen Jetishi Xeni!

Mbi të gjitha pika kulmore e emisionit ishte befasia e përgatitur nga stafi i emisionit, ku ai për herë të parë pas shumë vitesh nuk arrin të përmbaj emocionet.

Ajo që i kishte munguar për një kohë të gjatë vjen ekskluzivisht në emisionin LEMzA’ direkt nga Amerika e largët.

Për të parë emocionet dhe si ka rrjedhur ngjarja e plotë klikoni linkun në vazhdim. /GazetaTribuna/

The post Xeni përlotet me befasinë e jashtëzakonshme! (Video) appeared first on Telegrafi.


Big Brother Albania, Olsi në dush me Ambrën

$
0
0

Olsi dhe Ambra rastësisht kanë përfunduar duke bërë dush në të njëjtën kohë.

Ambra ishte futur më parë në dush, ndërsa pas saj qëndronte Elsamedi, i cili pastronte mjekrën.

Më pas, vjen Olsi që nuk heziton të futet edhe ai në dush në të njëjtën kohë edhe pse aty ishte edhe Ambra. Ndërsa Elsamedi vazhdonte të qëndronte pas tyre duke pastruar mjekrën.

Olsi nis të flasë me Ambrën për Musën dhe Donën, duke i thënë asaj se Musa preket shpejt për një gjë që i thotë partnerja e tij.

The post Big Brother Albania, Olsi në dush me Ambrën appeared first on Telegrafi.

Aktorja turke e serialit “Më fal” uron në gjuhën shqipe për Ramazan (Foto)

$
0
0

Ajo u bë e njohur në shtetin turk në saje të rolit të “Baharit” në serialin “Më fal (Beni Affet)”.

Por, përveç famës që ka bërë në vendlindje, Gaye Turgut ka marr vëmendjen edhe ndër shqiptarët shkaku i serialit të sipërpërmendur.

E duket se aktorja është e vetëdijshme rreth kësaj dhe me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Bahari ka uruar besimtarët mysliman në disa gjuhë të botës.

E në mesin e tyre edhe në gjuhën shqipe, e cila ka marr shumë komente pozitive.

“Urime muajin e shenjtë të Ramazanit”, ka qenë mesazhi i aktores në llogarinë personale në Instagram. /Telegrafi/

The post Aktorja turke e serialit “Më fal” uron në gjuhën shqipe për Ramazan (Foto) appeared first on Telegrafi.

MC Kresha dhe Lyrical Son mysafirë në “Egjeli” (Video)

$
0
0

Seriali komik “Egjeli” vazhdon me sukseset dhe shikueshmërinë e lartë nga publiku që ka mundësi që ta shikojë vetëm në platformën GjirafaVideo.

Nesër (e diel) do të transmetohet episodi i nëntë i kësaj serie, ku janë mysafirë MC Kresha dhe Lyrical Son.

Vjen episodi i tetë i "Egjelit", 'Mësuesi' i Stupcave me rol në Hollywood (Video) Vjen episodi i tetë i "Egjelit", 'Mësuesi' i Stupcave me rol në Hollywood (Video)

Dy reperët në episodin e ri do të shfaqen në rolin e shokëve të Likit.

“Të dielën në serialin ‘Egjeli’ – Lorik Slloni edhe Remzi Kreshta a.k.a shokët e Likit be nijeri – se çka ndodh në këtë episod e merrni vesh n’Gjirafa.com”, ka shkruar MC Kresha në një postim në Facebook.

Postimi shoqërohet edhe me një pjesë të shkurtë nga episodi i ri i hit-serialit komik. /Telegrafi/

Videot zyrtare: https://stupcatvideo.gjirafa.com

The post MC Kresha dhe Lyrical Son mysafirë në “Egjeli” (Video) appeared first on Telegrafi.

Dasmë në Big Brother: Danjeli propozon, Fotinia thotë ‘PO’

$
0
0

Danjeli e ka bërë hapin e madh dhe këtë vendosi që ta bëjë brenda shtëpisë së Big Brotherit.

Gjatë javës, në dhomën e rrëfimit të dy kishin shprehur dëshirën për të çuar në një tjetër nivel lidhjen e tyre – në martesë.

Nesër dasmë “live” në “Top Channel”, martohet çifti i Big Brother Nesër dasmë “live” në “Top Channel”, martohet çifti i Big Brother

Dhe kështu ndodhi. Danjeli doli në oborr i pari dhe më pas aty iu bashkua Fotinia.

“Nuk po e bëj këtë për shou, po e bëj se të dua shumë dhe të propozoj nëse do të martohesh me mua. Do të martohesh me mua?”, k pyetur ai.

“Po!”, ishte përgjigjja pa mëdyshje e Fotinisë. /TCH/Telegrafi/

The post Dasmë në Big Brother: Danjeli propozon, Fotinia thotë ‘PO’ appeared first on Telegrafi.

Dasma në Big Brother: Familjarët e sidomos nëna e Fotinisë kundër martesës me Danjelin

$
0
0

Njëri prej çifteve të Big Brother u njohën, u dashuruan dhe po martohen brenda shtëpisë. Big Brother, natyrisht, për të respektuar familjarët e të dyve ua komunikoi familjeve respektive vendimin që Danjeli ka kërkuar të martohet me Fotininë dhe që ishte i sigurt që ajo do të thoshte po.

Big Brother siguroi familjarët, si të Danjelit, ashtu edhe të Fotinisë se fëmijët e tyre do të informoheshin për faktin që ata nuk janë dakord që kjo martesë të bëhet brenda shtëpisë së Big Brother.

Dasmë në Big Brother: Danjeli propozon, Fotinia thotë ‘PO’ Dasmë në Big Brother: Danjeli propozon, Fotinia thotë ‘PO’

As familja e Fotinisë dhe as ajo e Danjelit nuk e kanë pritur mirë vendimin e Danjelit. Ata janë kundër kësaj martese, por ishte mamaja e Fotinisë ajo që ka pranuar ta thotë kundërshtimin e saj para kamerave.

“Danjeli është një djalë shumë i mirë! Danjeli më pëlqen, por mesa di unë, Danjeli ka pasur një lidhje shtatëvjeçare, Fotinia vjen nga një lidhje katërvjeçare. Nëse ata duhen me njëri-tjetrin ta provojnë jashtë. Fotinia që njoh unë, nuk e merr një vendim për dy muaj. Nuk e di i kujt është ky vendim, por i Fotinisë nuk është. Nëse Fotinia ka vendosur të martohet pa familjen e saj, pa familjen e Danjelit, nëse e kanë vendosur le ta bëjnë, por unë nuk jam dakord që Fotinia të martohet me një lidhje dymujore aty brenda”, ka thënë e ëma e Fotinisë.

Xhirimi i nënës së Fotinisë iu tregua nga Big Brother vetë asaj, transmeton TCH.

“Mami e ka shumë gabim. Danjeli është shumë i mirë, mua më do shumë dhe unë e di që do të më dojë gjatë gjithë jetës dhe unë, po, do të martohem me të. Do t’ia vërtetoj mamit dhe të gjithëve, bashkë me Danjelin sesa vlen ai si bashkëshort”, ishte reagimi i saj.

The post Dasma në Big Brother: Familjarët e sidomos nëna e Fotinisë kundër martesës me Danjelin appeared first on Telegrafi.

Për herë të parë dasmë në Big Brother! Erion Veliaj bën celebrimin e çiftit Daniel-Fotini (Foto)

$
0
0

Një natë shumë e veçantë është shënuar sonte (e shtunë) në spektaklin e Big Brother Albania.

Çifti i shumëpëlqyer nga publiku Daniel dhe Fotini kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë brenda shtëpisë, siç nuk kishte ndodhur më parë në ndonjë nga edicionet e Big Brother.

Të gjitha lajmet nga spektakli i njohur Big Brother Albania Të gjitha lajmet nga spektakli i njohur Big Brother Albania

Ata janë njohur me njëri-tjetrin gjatë pas hyrjes në Big Brother gjatë qëndrimit në shtëpi, dhe pas dy muajsh njohje, vendosën që të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.

Ndonëse gjatë spektaklit lidhur me këto vendime familjarët e çiftit nuk e përkrahën këtë vendim të tyre, ishte vetëm motra e Danileit ajo e cila në një kohë rekord u nis nga shtëpia e saj drejt shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri, për t’i dhënë bekimin vëllait të saj pak minuta para martesës.

Ndërkohë vëllai i madh kishte menduar çdo gjë rreth festës, duke përgatitur Fotininë si nuse dhe Danielin si dhëndër, teksa ka në oborrin e shtëpisë ishte organizuar dasma.

Dasma në Big Brother: Familjarët e sidomos nëna e Fotinisë kundër martesës me Danjelin Dasma në Big Brother: Familjarët e sidomos nëna e Fotinisë kundër martesës me Danjelin

I ftuar special në spektakël, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë celebrimin e çiftit në këtë dasmë shumë të veçantë.

Ajo tha “Po”, por kështu tha edhe ai, tashmë zyrtarisht të martuar brenda Big Brtoher, janë çifti Daniel dhe Fotini. /Telegrafi/

 

The post Për herë të parë dasmë në Big Brother! Erion Veliaj bën celebrimin e çiftit Daniel-Fotini (Foto) appeared first on Telegrafi.

‘Piratët e Karaibeve’ 40 milionë dollarë fitime vetëm në dy ditë

$
0
0

“Piratët e Karaibeve: Të vdekurit nuk tregojnë përralla” ka arritur që të fitojë rreth 40 milionë dollarë.

Madhej, ky fitim është arritur vetëm dy ditë pas shfaqjes së tij në kinema.

Shifra 40 milionë dollarë nuk përfshin fitimet e së premtes në Kinë, ku Disney po vlerëson një total prej 20 milionë dollarë vetëm në ditën e parë.

“Të vdekurit nuk tregojnë përralla” i Johnny Depp ka gjeneruar gjithashtu të ardhurat më të mira të vitit 2017 në Gjermani, Austri, Francë, Finlandë, Suedi, Belgjikë, Tajlandë, Indonezi dhe Malajzi. /Telegrafi/

The post ‘Piratët e Karaibeve’ 40 milionë dollarë fitime vetëm në dy ditë appeared first on Telegrafi.


Ky është “babai” i serialit “O sa mirë” (Foto)

$
0
0

Po vazhdon me sukses të shfaqet seriali shumë i dashur për publikun “O sa mirë”.

Emocione, situata qesharake dhe plot mesazhe edukative na përcjellin çdo fundjavë në serial.

E për të gjitha këto përkujdeset një trup e madhe e stafit, duke përfshirë regjisor, skenarist, kameramanë dhe shumë të tjerë, transmeton Telegrafi.

Por, shtrohet pyetja se a e dini kush është “fajtor” i idesë së inicimit të seriali, gjegjësisht “baba” i serialit.

Megjithëse, nuk e shohim në media, bëhet fjalë për Fisnik Vejsën, i cili është edhe producent i serialit.

Fisi, siç njihet më mirë, gjithashtu ka qenë edhe producent i spektaklit “Shpija e Kosovës” si dhe shumë shpejt i reality show “Kooperativa”, i cili do të merret me ndërtimin e një shtëpie për një familje në nevojë, ku në rolin kryesor do të jetë fituesi i edicionit të tetë të “Big Brother Albania 8”, Vesel Kurtishaj.

Se çfarë befasi do të na presin në vitet në vijim prej producentit mbetet të shihet, por emri i Fisnik Vejsës mëshirohet me suksesin. /Telegrafi/

The post Ky është “babai” i serialit “O sa mirë” (Foto) appeared first on Telegrafi.

Fotinia për mospajtimin e nënës për martesë: Gjërat duken ndryshe jashtë shtëpisë së Big Brother

$
0
0

Fotinia ka biseduar me Danjelin për ato që ka thënë nëna e saj në lidhje me vendimin e marrë për martesë.

“Mami im më tha që nuk është Fotinia ajo që vendos për dy muaj. Nuk është Fotinia që nxitohet”, i ka thënë ajo Danjelit.

Por, për Fotininë, nëna e saj gabohet dhe për këtë fajëson “realitetin” e ndryshëm brenda shtëpisë nga ajo që shfaqet jashtë.

Për herë të parë dasmë në Big Brother! Erion Veliaj bën celebrimin e çiftit Daniel-Fotini (Foto) Për herë të parë dasmë në Big Brother! Erion Veliaj bën celebrimin e çiftit Daniel-Fotini (Foto)

“Gjërat shihen ndryshe jashtë dhe ndryshe këtu brenda”, është shprehur ajo.

Danjeli ka theksuar se edhe ai foli shumë mirë për këtë dhe Fotinia kureshtare e pyet se çfarë tha.

“Thjeshtë thashë që të dua”, është përgjigjur ai.

Kujtojmë se të shtunën, çifti i pëlqyer nga publiku Daniel dhe Fotini kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë brenda shtëpisë, siç nuk kishte ndodhur më parë në ndonjë nga edicionet e Big Brother. /TCH/Telegrafi/

The post Fotinia për mospajtimin e nënës për martesë: Gjërat duken ndryshe jashtë shtëpisë së Big Brother appeared first on Telegrafi.

Episodi i 111-të i “O Sa Mirë”, protagonistët vazhdojnë të shpalosin “njohuritë” e tyre (Video)

$
0
0

Në kanalin zyrtar në YouTube është publikuar episodi i ri i serialit komik, “O Sa Mirë”.

Episodi i 111-të me radhë vjen me të tjera skena të humorit që e argëtojnë publikun e gjerë.

Vjen episodi i 110-të i seralit "O Sa Mirë", këtë herë studentët vizitojnë Ulpianën (Video) Vjen episodi i 110-të i seralit "O Sa Mirë", këtë herë studentët vizitojnë Ulpianën (Video)

Protagonistët vijnë në situata të reja, në të cilat i vë skenari.

Argëtohuni dhe qeshni me skenat e reja në videon e mëposhtme.

Natyrisht, mos i humbni edhe prapaskenat gjatë xhirimeve. /Telegrafi/

The post Episodi i 111-të i “O Sa Mirë”, protagonistët vazhdojnë të shpalosin “njohuritë” e tyre (Video) appeared first on Telegrafi.

Episodi i nëntë i “Egjeli”: Mësuesi bëhet aktor, Liki takohet me shokët MC Kresha dhe Lyrical Son (Video)

$
0
0

Para fansave të shumtë ka ardhur episodi i nëntë me radhë i serialit “Egjeli” në kanalin zyrtar në GjirafaVideo.

Episod që do të qeshni shumë me rolin e Msusit, me ngjarjen e Likit si dhe me Tetën Gjyli që “e merr malin” në punë.

Vjen episodi i tetë i "Egjelit", 'Mësuesi' i Stupcave me rol në Hollywood (Video) Vjen episodi i tetë i "Egjelit", 'Mësuesi' i Stupcave me rol në Hollywood (Video)

Në këtë episod janë mysafirë dy reperët, MC Kresha dhe Lyrical Son, që paraqiten si shokët e Likit.

Seriali komik vazhdon me sukseset dhe shikueshmërinë e lartë nga publiku që ka mundësi që ta shikojë vetëm në platformën GjirafaVideo.

Episodin mund ta  ndiqni vetëm këtu: stupcat.gjirafa.com. /Telegrafi/

Videot zyrtare: https://stupcatvideo.gjirafa.com

The post Episodi i nëntë i “Egjeli”: Mësuesi bëhet aktor, Liki takohet me shokët MC Kresha dhe Lyrical Son (Video) appeared first on Telegrafi.

Episodi i nëntë i “Kafeneja Jonë”: Arsyeja pse Orhani ka shkuar në Francë, Feka hap çajtore (Video)

$
0
0

Në episodin e nëntë të “Kafeneja Jonë”, familja Bobaj bëhet gati për fushatat zgjedhore për partinë e tyre.

Kurse Feka vendos ta hapë një çajtore, se ku do ta mësoni pasi ta shikoni këtë episod.

100 mijë euro kush martohet prej familjes Bobaj! 'Çmenduria' e radhës në episodin e tetë të "Kafeneja Jonë" (Video) 100 mijë euro kush martohet prej familjes Bobaj! 'Çmenduria' e radhës në episodin e tetë të "Kafeneja Jonë" (Video)

Episodin më të ri të “Kafeneja Jonë” mund ta shikoni online në kanalin zyrtar në GjirafaVideo: kafeneja.gjirafa.com. /Telegrafi/

Videot zyrtare: https://kafenejagjirafa.gjirafa.com

The post Episodi i nëntë i “Kafeneja Jonë”: Arsyeja pse Orhani ka shkuar në Francë, Feka hap çajtore (Video) appeared first on Telegrafi.

Viewing all 5849 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>