Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all 5823 articles
Browse latest View live

Ermal Mamaqi ‘zbulon’ arsyen e vërtet pse nuk ka më “1 kafe me Labin” (Video)

$
0
0

Prezantuesi i njohur Labinot Gashi do të jetë i ftuari i radhës në emisionin “Xing me Ermalin”.

Showmeni Ermal Mamaqi ka publikuar në llogarinë personale në Instagram promon zyrtare të emisioni, me ç’rast ka zbuluar disa prej befasive që publiku i pret në emisionin e tij.

Aktori i Portokallisë kundër Ermal Mamaqit, e nxjerr injorant pa shkollë! (Foto) Aktori i Portokallisë kundër Ermal Mamaqit, e nxjerr injorant pa shkollë! (Foto)

Në një prej momenteve Ermali pyet Labin se pse e ka mbyllur emision, teksa me shaka vazhdon “Apo e ke mbyllur se të mbaroi kafja?”.

Sigurisht që kjo nuk ka qenë arsyeja, mirëpo Labi ka rrëfyer të vërtetën pse mbaroi puna e tij në “RTV 21”, dhe kjo e vërtetë pritet të zbulohet sonte (e shtunë) gjatë premierës së emisionit.. /Telegrafi/

Gon Duka dhe Labi nesër në Xing me Ermalin. @rtvklan

A video posted by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

The post Ermal Mamaqi ‘zbulon’ arsyen e vërtet pse nuk ka më “1 kafe me Labin” (Video) appeared first on Telegrafi.


“Kafeneja Jonë” po rikthehet, do të transmetohet në RTV21

$
0
0

“Kafeneja Jonë” po vjen përsëri në ekranet televizive.

Lajmin e ka dhënë Teuta Krasniqi, përmes një interviste dhënë për emisionin ‘1 Kafe prej shpisë’.

Lajmet e fundit nga Kafejena Jone Lajmet e fundit nga Kafejena Jone

Ajo ka thënë se kanë arritur marrëveshje me RTV21 dhe nga ky muaj në të cilin jemi tani, do t’i kenë studiot në ambientet e RTV21, ku do të vazhdojnë xhirimet dhe më pas transmetimi në këtë televizion.

The post “Kafeneja Jonë” po rikthehet, do të transmetohet në RTV21 appeared first on Telegrafi.

Regjisori i ‘La La Land’, Chazelle, shpallet regjisori më i mirë i vitit

$
0
0

Regjisorët e Hollywoodit e kanë nderuar me çmim regjisorin e filmit La La Land, Damien Chazelle, duke shtuar edhe më shumë gjasat e filmit për çmimin Oskar.

Chazelle është shpallur regjisori më i mirë i vitit nga Shoqëria e Regjisorëve të Amerikës (DGA).

Viteve të kaluara, filmi i regjisorëve që e kanë fituar këtë çmim i kanë fituar edhe çmimet e Akademisë Amerikane të Filmit, Oskar, që këtë vit ndahen më 26 shkurt.

La La Land është nominuar 14 herë për Oskar, duke e arritur rekordin e filmit Titanik si ndër filmat me më së shumti nominime.

“La La Land” me skena të vjedhura? (Video) “La La Land” me skena të vjedhura? (Video)

Njejtë siç po ndodh rregullisht së fundi, edhe kjo ceremoni është karakterizuar me fjalime politike që kryesisht cak i kanë vendimet e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Nuk do të qëndroja këtu pa imigrantët”, ka thënë presidenti i Shoqërisë së Regjisorëve të Amerikës, Paris Barclay në fjalimin hapës që u prit me ovacione nga të pranishmit.

Në këtë ceremoni, regjisori, Ridley Scott është nderuar me çmimin për vepër jetësore. /REL/

The post Regjisori i ‘La La Land’, Chazelle, shpallet regjisori më i mirë i vitit appeared first on Telegrafi.

Një tjetër episod argëtues i “O Sa Mirë” që s’duhet humbur (Video)

$
0
0

Seriali i njohur komik “O Sa Mirë” vjen me episodin e tij të radhës.

Plot të qeshura dhe situata komike janë rezervuar për publikun edhe në episodin e 95-të të serialit, që tashmë ka fituar audiencën e madhe.

Episodin më të ri të “O Sa Mirë”, fansat kanë mundësinë ta ndjekin në kanalin zyrtar të serialit në YouTube.

Në këtë episod do të keni mundësinë të ndiqni edhe një mysafir shumë special, roli i të cilit është i njejtë me atë të “Llukmanit”.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni episodin më të ri të serialit në linkun e mëposhtëm. /Telegrafi/

The post Një tjetër episod argëtues i “O Sa Mirë” që s’duhet humbur (Video) appeared first on Telegrafi.

Industria pornografike në kërkim të aktorit që do ta luajë rolin e Trumpit në filmin për të rritur (Foto)

$
0
0

Ndoshta duket e pabesueshme, mirëpo aktualisht është një kërkesë e madhe që Donald Trump të jetë pjesë e pornografisë.

Për këtë arsye, gjiganti i filmave për të rritur, xHamster, ka nisur audicionet për parodi pornografike presidenciale.

Edhe një “rekord”: Trump është presidenti i parë amerikan që ka luajtur në një video pornografike (Foto) Edhe një “rekord”: Trump është presidenti i parë amerikan që ka luajtur në një video pornografike (Foto)

Faqja pornografike në internet është në kërkim të një aktori që ka ngjashmëri me presidentin amerikan.

Një nga konkurrentët

Nga përdoruesit e faqes është kërkuar që ta votojnë favoritin e tyre dhe fituesi do të zgjidhet brenda 100 ditëve të para të Trumpit si president.

Ndryshe, Donald Trump ka bërë histori në shumë aspekte, ndërsa një prej tyre është se ai është presidenti i vetëm amerikan deri më tani që ka luajtur në një video pornografike. /Telegrafi/

The post Industria pornografike në kërkim të aktorit që do ta luajë rolin e Trumpit në filmin për të rritur (Foto) appeared first on Telegrafi.

Aktorët e “Çka ka shpija”, vizitojnë fëmijët në repartin e Pediatrisë

$
0
0

Taskforca Kosovare për Kontroll të Kancerit, në kuadër të shënimit të “Ditës Botërore të Kancerit” vizitoi sot fëmijët që janë duke u trajtuar në Klinikën e Pediatrisë, reparti i Hematologjisë me Onkologji.

Vizita u organizua në bashkëpunim me aktorët e njohur kosovar të serialit “Çka ka Shpija” – Naser Rafuna, Gresa Pallaska dhe Irena Cahani.

Gjatë vizitës me këta fëmijë u zhvilluan aktivitete sociale dhe u bë shpërndarja e dhuratave modeste nga ana e aktorëve.

Në këtë Klinikë çdo vit pranohen 50 raste të reja të fëmijëve të prekur nga sëmundjet malinje dhe ato hematologjike.

Për momentin në Klinikë janë duke u trajtuar 38 fëmijë.

Bazuar në të dhënat e mjekëve, trendet e paraqitjes së këtyre sëmundjeve janë të ngjashme me nivelet botërore të raportimit. /Telegrafi/

The post Aktorët e “Çka ka shpija”, vizitojnë fëmijët në repartin e Pediatrisë appeared first on Telegrafi.

Natalie Portman promovon filmin e ri përmes imazheve lakuriq (Foto)

$
0
0

Teksa fansat këto ditë duhet të shohin Natalie Portman me barkun e saj të shtatzënë, ajo ka publikuar një fotografi lakuriq për promon e filmit e saj të fundit.

Ajo do të luajë në dramën franko-belge ndërsa përballë do ta ketë Lily-Rosen.

Aktorja 35-vjeçare, fituese e çmimit Oscar është nominuar për Academy Awards për rolin e Jackie Onassis në filmin e zhanrit dramë, “Jackie”.

Fotoja e publikuar vjen pas trailerit të parë të filmit në gushtin e kaluar, ku Portman dhe Lily-Rose shfaqen në tualet duke shijuar një cigare.

Në trailerin dy minutësh, ato luajnë dy motra amerikane ‘spiritualiste’ të cilat kanë aftësinë të komunikojnë me të vdekurit.

Ndryshe, aktorja është duke punuar edhe në disa projekte filmike, të cilat priten të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave gjatë fundit të këtij viti apo fillimvitin e ardhshëm./Telegrafi/

The post Natalie Portman promovon filmin e ri përmes imazheve lakuriq (Foto) appeared first on Telegrafi.

Prej Zvicrës në serialin “O sa mirë”

$
0
0

Seriali “O sa mirë” vjen me risi të reja duke përfshirë edhe aktorë nga diaspora. Njëri prej tyre është edhe Ridvan Murati, apo siç e njohin te gjithë, Rikin, i cili vepron edhe punon në Basel të Zvicrës.

Seriali që ka për bazë kolegjin, në të cilin studiojnë disa ‘studentë’ nga të gjitha trevat shqiptare, do të përfshijë studentë edhe nga diaspora madje disa pjesë të xhirimeve do të realizohen në Zvicër.

“Disa aktorë do të vijnë edhe në Zvicër për të xhiruar disa pjesë të “O sa mirë”, tha për Albinfo.ch Ridvan Muirati.

“Qëllimi është që të lidhemi edhe me diasporën ose me njëfarë mënyre ta fusim edhe diasporën si trevë në “O sa mire”., bën të ditur aktori Murati. .

Ndonjëherë do shkojnë aktorët në Prishtinë për xhirime ndonjëherë do lidhen me skype e ndonjëherë do vijnë ata në Zvicër, transmeton albinfo.

Për aktorin Ridvan Murati që luan në Theaterfalle” të Baselit do të jetë një sfidë të luajë sërish në seriale shqiptare.

“Tash po luaj pas 7 viteve sërish në gjuhën shqipe ….normalisht që është shumë më lehtë të luash në gjuhën tënde…”, thekson Murati, i cili ka lënë befasi për lexuesit rolin e tij në “O sa mirë”.

Ridvan Murati me origjinë nga Gjilani luan sot në mbi 90 % të projekteve në “Theaterfalle” të Baselit. Deri më tash ai ka realizuar mbi 20 shfaqje me këtë trupë, 6 nga të cilat vazhdojnë të shfaqen ende nëpër skena të qyteteve të Zvicrës.

The post Prej Zvicrës në serialin “O sa mirë” appeared first on Telegrafi.


Në Super Bowl zbulohen pjesë të reja nga filmi “Fast and Furious 8” (Foto/Video)

$
0
0

Gjatë një pushimi të Super Bowl është publikuar edhe trajleri i ri nga filmi “Fast and Furious 8”.

Klipi një minutësh na jep detaje më shumë se çfarë do të ndodhë në betejën epike që do të jetë me e madhe se sa pritej.

Hobbs, i luajtur nga Dwayne Johsnon dhe Deckard, nga Jason Statham, do të kenë një përballje të paharrueshme.

Trajleri i ri tregon se si ata jo vetëm do të tregojnë mjeshtëritë në ndeshje, por edhe se si tallen me njëri tjetrin.

Hobbs dëshiron të dije se pse është në një dhomë me Derckard, por ky i fundit i thotë se T-shirt i tij i vogël mund t’i ndërpresë qarkullimin e gjakut në tru, transmeton TCh.

Megjithatë të qeshurat nuk mbarojnë këtu, pasi ata janë urdhëruar të punojnë bashkë.

Por kjo nuk do të jetë e vetmja histori e çuditshme. Charlize Theron do të shfaqet në film si Cipher, një grua manipulative që josh Dom në botën e krimit. Njerëzit e afërt të tij, përfshi dhe Letty, e kuptojnë që ai nuk është më i njëjti.

The post Në Super Bowl zbulohen pjesë të reja nga filmi “Fast and Furious 8” (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Agon Amiga nuk ka probleme me Babastars, flet edhe për projektet e reja (Video)

$
0
0

AgonAmiga ditë më parë e ka publikuar videoklipin e ri “S’ka faj”. 

Por, reperi ka pohuar se me kaq nuk do të ndalet dhe se do të sjell edhe këngë të reja.

Në një intervistë për Reload të RTV Dukagjinit, këngëtari ka pohuar se do të publikon gjatë dy muajve këngë të reja.

Të gjitha lajmet rreth Agon Amigës Të gjitha lajmet rreth Agon Amigës

Agon Amiga gjithashtu ka hedhur poshtë pretendimet e mediave se ka prishur marrëdhëniet me anëtarët e labelit të Babastars.

Ndërsa sa i përket teksteve të këngëve, këngëtari ka thënë se i shkruan në kohën sa herë që frymëzohet dhe varësisht prej disponimit.

Ai më tutje ka zbuluar vendin se ku e ka mbajtur koncertin e parë dhe si e ka nisur karrierën prej këngëtarit.

Ndryshe, kënga e fundit ‘S’ka faj’ për pesë ditë ka marrë rreth 500 mijë klikime në YouTube. /Telegrafi/

The post Agon Amiga nuk ka probleme me Babastars, flet edhe për projektet e reja (Video) appeared first on Telegrafi.

Vjen premiera e “Fifty Shades Darker” edhe në Prishtinë (Video, +18)

$
0
0

“Fifty Shades Darker”, i etiketuar si pjesa e dytë e “Fifty Shades of Grey” vjen me premierën e tij edhe në Kosovë.

Kinemaja ABC në kryeqtytet ka bërë të ditur se nesër (e mërkurë) do të prezantojë premierën e filmit, për gjithë ata që dëshirojnë të shohin filmin, i cili u prit me interes jashtëzakonisht të madh.

Filmi vazhdon me aventurën e personazheve  Christian Grey dhe Anastasia Steele, kapitulli i dytë i bazuar në fenomenin më të lexuar botëror “Fifty Shades”.

Rita Ora shkëlqen në premierën e filmit “Fifty Shades Darker” (Foto/Video) Rita Ora shkëlqen në premierën e filmit “Fifty Shades Darker” (Foto/Video)

Ky film, i cili në vitin 2015 solli të ardhura prej 560 milion dollarësh, do të shfaqet nesër në Prishtinë, me ndërprerjen e skenave erotike.

Për shqiptarët, arsyeja për ta shikuar këtë film është edhe më e madhe, për shkak të krenarisë së vendit, këngëtares Rita Ora e cila është interpretuese e kolonës zanore të këtij filmi, si dhe aktore në rolin Mia Grey, motra së adoptuar e miliarderit Christian Grey./Telegrafi/

The post Vjen premiera e “Fifty Shades Darker” edhe në Prishtinë (Video, +18) appeared first on Telegrafi.

Alicia Vikander, zëvendësuesja Angeline Jolie në rolin e Lara Croft (Foto)

$
0
0

Alicia Vikander pranoi të marrë rolin e personazhit të bërë të njohur nga Angeline Jolie në vitin 2001 në serinë e filmave “Tomb Rider” dhe në vendxhirime po përpiqet të jetë në nivelin e duhur.

Ajo tregoi në një set fotografish të shkrepura nga xhirimet e filmit se jo më kot është përzgjedhur si protagonistja kryesore e filmit – Lara Croft

Padyshim se do të jetë e vështirë që 28-vjeçarja t’i bëjë fansat ta harrojnë portretizimin e Lara Croft nga Jolie, por nga përkushtimi në xhirime me gjasa do t’ia dalë mbanë.

Alicia Vikander në rolin e Lara Croft

Walton Goggins, Dominic West e Daniel Wu, janë po ashtu pjesë e filmit me regji të Roar Uthaug.

Vikander është një aktore suedeze dhe ish valltare, e lindur dhe rritur në Gothenburg, ku e filloi aktrimin si e vogël në ‘Gëteborg Opera’ dhe ushtroi baletin, njofton Telegrafi.

Karrierën profesionale si aktore e nisi në filma të shkurtë dhe seriale televizive suedeze, ndërsa në Evropë u bë e njohur për rolin e Josefin Bjorn-Tegebrandt në dramën televizive “Andra Avenyn” (2008–2010).

Debutimi i saj në një film të rëndësishëm ishte në vitin 2010, në “Pure”. Në vitin 2012 u bë e njohur botërisht me rolin e princeshës Ekaterina në “Anna Karenina” dhe rolin e mbretëreshës Caroline Mathilde në filmin danez, “A Royal Affair”, me të cilin u nominua për çmimin BAFTA.

Fama e saj u rrit me rolet në filmat, si “Testament of Youth”, “Ex Machina”, e sidomos me “The Danish Girl” (me ç’rast fitoi Oscar për aktoren më të mirë në rol dytësor dhe Screen Actors Guild Award).

Më poshtë janë disa fotografi nga xhirimet e vazhdimit të ri të “Tomb Rider”. /Telegrafi/

 

The post Alicia Vikander, zëvendësuesja Angeline Jolie në rolin e Lara Croft (Foto) appeared first on Telegrafi.

A merr para prejt të ftuarve në emision Arian Çani? (Video)

$
0
0

Çdo të premte jemi mësuar teksa merr një intervistë personalitete të ndryshme shoqërisë shqiptare, por edhe ndërkombëtare.

Herë pas here bën edhe lëvizje të papritura live në emisionin ‘Zonë e Lirë’ teksa ka puthur në gojë edhe disa prej femrave të bukura.

Por, kësaj radhe Arjan Çani ka qenë e ftuar për një intervistë në televizionin IN, ku mes tjerash është pyetur edhe për thashethemet që qarkullojnë se merr para nga të ftuarit kur shkojnë në emision, transmeton Telegrafi.

“Ka shumë njerëz që propozojnë, por kjo nuk ndodh. Këto që thuhen janë budalliqe. Mos të them që ndodh e kundërta, unë i bëj nderë disave, se ka njerëz që nuk e meritojnë të jenë aty”, u shpreh Çani.

Tjetër performancë nudo në Zonë e Lirë, shikoni reagimin e Arian Çanit (Video +18) Tjetër performancë nudo në Zonë e Lirë, shikoni reagimin e Arian Çanit (Video +18)

Kohë më parë moederatori shqiptar ka zbuluar një sekret që ka të bëjë me paraqitjet televizive.

Në fakt, varësinë e së ekspozuari në televizion dhe dhënien e mendimeve të veta, transmeton Telegrafi.

“Jam tip narcisë. Dëshiroj ta shoh veten në televizion. Dua ta them mendimin tim në TV”, ka zbuluar Ariani. /Telegrafi/

Next on INterview my childhood escape #klaninates #arjancani E marte ora 20:00 #GossipTv @intvalbania

A video posted by Kelvi Kadilli (@kelvikadilli) on

The post A merr para prejt të ftuarve në emision Arian Çani? (Video) appeared first on Telegrafi.

Kujt i frikësohet më së shumti Ermal Fejzullahu? (Video)

$
0
0

Ermal Fejzullahu ditë më parë solli projektin më të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtaren Nora Istrefi.

‘Hije’, titullohet kënga e re, e cila është shoqëruar me një videoklip mjaft të mirë dhe që deri më tani ka marrë mbi 1.3 milion klikime në YouTube.

Por, këngëtari në një intervistë për Reload të RTV Dukagjinit ka folur edhe për projektet e reja, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Ndër të tjerash këngëtari ka pohuar se ka marrëdhënie të mira me kolegët e estradës shqiptare, megjithëse ka prej tyre që nuk ia vlen as t’iu përmendet emri.

Të gjitha lajmet rreth Ermal Fejzullahut Të gjitha lajmet rreth Ermal Fejzullahut

Gjithashtu ka paralajmëruar se do të mbaj disa koncerte anembanë Evropës, ndërsa fillimisht disa prej tyre këto ditë do ti realizoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ermali ka zbuluar edhe një detaj mjaft interesant duke thënë se ka frikë shumë të udhëtoj me aeroplan, megjithëse shumë shpesh i bije të lëvizë me to. /Telegrafi/

The post Kujt i frikësohet më së shumti Ermal Fejzullahu? (Video) appeared first on Telegrafi.

Kur bëhen bashkë për një darkë tetë bukuroshet e RTV Dukagjinit (Foto)

$
0
0

Jemi mësuar t’i dëgjojmë vetëm prapa mikrofonave të radios dhe pamjeve televizive.

Por, kësaj radhe po ju prezantojmë tetë çikat e radios numër një të Kosovës – Dukagjinit.

Bëhet fjalë për Nita Briskun, Edita Dolin-Muhaxherin, Donika Hysenin, Liridona Lluka-Gashin, Erza Brahushin, Xheneta Asllanin, Drilona Shalën dhe Zana Aqifin.

Këto bukuroshe shihen të hareshme në një fotografi të publikuar në rrjete sociale teksa kishin vendosur të shkonin të shikojnë film dhe të kenë një darkë të përbashkët, transmeton Telegrafi.

Edita tashmë katër vjet udhëheq me sukses emisionin ‘Radar’ ndërsa Donikën mund ta dëgjoni çdo të hënë në ‘Fuqia e Dashurisë’ si dhe në emisionin përmbledhës të ‘Zyra e Ankesave’, e cila u bën zgjidhje shumë qytetarëve anembanë Kosovës.

Donika Hyseni, Liridona Lluka-Gashi, Erza Brahushi, Nita Brisku, Zana Aqifi, Edita Doli-Muhaxheri, Drilona Shala dhe Xheneta Asllani

Nita mund ta shohim me intervista ekskluzive në emisionin ‘Reload’, ndërsa mund ta dëgjojnë edhe në emisionin ‘Radio Hit’ si dhe ‘Ndërrimi i Natës’.

Gjersa Edona, Xheneta dhe Drilon janë gazetare të suksesshme të fushave të ndryshme edhe në televizionin Dukagjini.

E përkrah tyre është edhe Zana Aqifi, e cila është përkujdeset për marketingun e RTV Dukagjinit.

Të gjitha lajmet rreth RTV Dukagjinit Të gjitha lajmet rreth RTV Dukagjinit

Natyrisht, këto nuk janë gazetaret dhe gazetarët e vetëm të këtij mediumi, pasi një stafi i madh qëndron pas tij, i cili mundohet t’iu sjell informacionet në kohë reale dhe të sakta. /Telegrafi/

The post Kur bëhen bashkë për një darkë tetë bukuroshet e RTV Dukagjinit (Foto) appeared first on Telegrafi.


Premiera e “Fifty Shades Darker”, thyen rekord në kinemanë e Cineplexxit (Foto)

$
0
0

Mbrëmë është shfaqur për herë të parë filmi shumë i përfolur “Fifty Shades Darker”.

E interesimi të madh kanë shfaqur qytetarët e Kosovës, të cilët kanë zgjedhur kinematë e kryeqytetit kosovar ta shikojnë filmin.

Llogaria zyrtare në rrjetin social e kinemasë Cineplex njofton se është thyer një rekord sa i përket shikueshmërisë premierave të filmave në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Me 1400 bileta të shitura sot për filmin Fifty Shades Darker kemi vendosur një rekord të ri! Ju falënderojmë të gjithëve që na vizituat!”, shkruan në faqen zyrtare të kësaj kinemaje.

Ndryshe, këngëtarja shqiptare Rita Ora është bërë pjesë e këtij filmi në rolin e Mia Greyy, përkatësisht do të luajë rolin e motrës së personazhit kryesor.

Theksojmë se edhe kënga “Kiss Me” e Ritës është kolonë zanore e “Fifty Shades Darker”. /Telegrafi/

Dëgjojeni kolonën zanore të këngës së Rita Orës në filmin “Fifty Shades Darker” (Video) Dëgjojeni kolonën zanore të këngës së Rita Orës në filmin “Fifty Shades Darker” (Video)

The post Premiera e “Fifty Shades Darker”, thyen rekord në kinemanë e Cineplexxit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Profili i Scarlett Johannson: Aktorja më e paguar e Hollywoodit (Video)

$
0
0

Njëra ndër aktorët më të përfolura jo vetëm për rolet e saja dhe bukurinë që ka, por edhe për lidhjet që kishte gjatë periudhës së fundit. 

E lindur më 22 nëntor të vitit 1984 në New Yorkut, Scarlett Johannson është një aktore amerikane, me origjinë daneze nga babai dhe polake nga nëna.

Prindërit e saj ishin të ndarë, për këtë arsye ajo jetoi disa kohë tek babai në New York dhe një periudhë tek nëna në Los Angeles. Si fëmijë, ishte pjesë e studios së aktorëve. Ajo mbaroi në vitin 2002 shkollën profesionale për fëmijët në Manhattan.

Karrierën e aktrimit e filloi në vitin 1992 në Los Angeles dhe Off Broadway me Sophistry ku ajo luajtu me Ethan Hawke. Ajo ka një vëlla binjak si dhe një motër dhe vëlla më të madh dhe është mbesa e shkrimtarit të njohur Eijner Johansson.

Emri i saj ishte inspirim për prindërit e aktorës nga filmi Gone with the Wind. Me flokët e saja ngjyra ari, buzët e përkryera, dhe lëkurën e butë Scarlett është bërë njëra ndër aktorët më të përfolura dhe të suksesshme të Hollivudit në këto vitet e fundit.

Ajo është 1.63 cm e gjatë dhe shkruan me dorë të majtë. Ka pozuar lakuriq për gazetën Vanity Fair në vitin 2006. Ajo kishte disa lidhje të gjata, por ajo që ishte përfolur më së tepërmi ishte me aktorin Ryan Reynolds me të cilin u martua në vitin 2008 dhe dy vite më vonë ishte shkurorëzuar.

Të gjitha lajmet rreth Scarlett Johannson Të gjitha lajmet rreth Scarlett Johannson

Që nga viti 2007, për plot 7 vite ajo ishte zgjedhur nga revistat e shumta botërore si femra më seksi në botë. Scarlett kishte pohuar se është mjaft vështirë ta mbash këtë bukuri, tu e marr për bazë stresin që e percjell atë çdo ditë.

Për më shumë detaje, shikojeni profilin e përgatitur nga RTV Dukagjini.

The post Profili i Scarlett Johannson: Aktorja më e paguar e Hollywoodit (Video) appeared first on Telegrafi.

“50 hijet më të errëta”

$
0
0

Dilema e vazhdimit të romancës së shumëpritur mes Ana-s dhe Christian zgjidhet të enjten në mbrëmje, në premierën e “Fifty Shades Darker”, rezervuar për publikun në prag të festës së “të dashuruarve”. Teksa Christian lufton me djajtë brenda tij, Anastasia duhet të përballet me zemërimin dhe lakminë e femrave që kishin vendin e saj më parë.

Sipas thashethemeve në botën shoëbizit ndërkombëtar, u tha se menjëherë pas shfaqjes së “Fifty Shades of Grey”, Jamie Dornan u tërhoq nga vazhdimi i sagës. Për shkak të skenave të forta erotike, pati zëra se ai nuk do të interpretonte në pjesën e dytë të këtij filmi. Por pas dy vitesh ai vjen sërish në ekranin e madh në rolin joshës të biznesmentit shumë të pasur Christian Grey, transmeton TCH.

Një element i panjohur për publikun është fakti se xhirimet e filmit kanë nisur në shkurt dhe kanë përfunduar në korrik të vitit 2016 në Nice të Francës, duke vijuar edhe përgjatë sulmit terrorist.

Krah Jamie Dornan dhe Dakoda Johnson në rolet kryesore, risia e kësaj serie është prezenca e aktores Kim Basinger në rolin e Elenës. Në fakt për rol fillimisht kanë shprehur interes Michelle Pffeifer dhe Charlize Theron, por mesa duket regjisori James Foley ia besoi këtë rol Basinger.

Projeksionet këtë herë në kinematë shqiptare kapin një shifër rekord, pasi oraret e rezervuara për shfaqjen e këtij filmi aq të shumëpritur janë plot 16, në të gjithë rrjetin e kinemave “Imperial”.

The post “50 hijet më të errëta” appeared first on Telegrafi.

Filloi Festivali i Filmit në Berlin

$
0
0

Festivali ndërkombëtar i Filmit në Berlin ngre këtë vit siparin me një mesazh të fortë politik.

Një kitarist legjendar “Jazz”-i që u largohet nazistëve; një familje e bllokuar mes bombave në apartamentin e saj në Siri; si dhe të shtënat në një bar të Madridit janë vetëm disa prej 400 historive që prezantohen në Berlinale.

Edicionin e 67 të festivalit të shumëvlerësuar e çel “Etienne Comars Django”, rrëfimi mbi jetën e muzikantit Django Reinhardt në Francën e vitit 1943 të pushtuar prej nazistëve. Në fakt, shumë nga filmat konkurrues, këtë radhë trajtojnë çështje të rëndësishme sociale ose politike.

“Ka një preferencë për politikën në festivalet e mëdha të filmit dhe kjo shihet qartë në Festivalin e këtij viti në Berlin. Me situatën e krijuar në qytet, diçka e tillë nuk është edhe aq e pazakontë”, tha Scott Roxborough, “Hollywood Reporter”.

Disa filma shfaqen jashtë seksioneve tradicionale të festivalit, në atë që njihet si seksioni “Berlinale Special”. Ndër këto premiera bën pjesë edhe filmi “I riu Karl Marks”, me regji të Raoul Peck, i lindur në Haiti.

Një forum i posaçëm u kushtohet dhe artistëve të rinj, të cilët gjatë ditëve të festivalit kanë mundësi të shkëmbejnë mendime dhe ide me kineastë me përvojë nga bota e madhe e filmit.

Masat e sigurisë u shtuan ndjeshëm në kryeqytetin gjerman dhe vetëm disa orë përpara shfaqjes së rëndësishme, vendi ku zhvillohet festivali u rrethua me barriera betoni.

The post Filloi Festivali i Filmit në Berlin appeared first on Telegrafi.

Profili i Katherine Heigl: Aktorja më e urryer shkaku i hipokrizisë (Video)

$
0
0

Katherine Marie Heigl u lind më 24 nëntor të vitit 1978.

Ajo është një aktore amerikane, producente filmash dhe një modele. Luajti në filma dhe seriale të shumta, ku u dëshmua aftësia e saj prej një aktoreje të suksesshme amerikane.

Katherine fitoi çmime të shumta, nominime të panumërta, por disa herë është zgjedhur edhe si aktorja më e urryer për shkak të qëndrimit të saj të lartë.

Ajo startoi karrierën e saj si një modele për modelet Uilhelmina, para se të merrte vëmendjen e saj në fushën e kinematografisë. Ajo bëri debutimin e saj të parë në vitin 1992 në filmin That Night.

Por fama e saj mori kahje tjetër kur mori pjesë në serialet televizive si My father the Hero, Grey’s Anatomy dhe shumë seriale të tjera. Ajo qe pjesë e kopertinave të revistave më prestigjioze anë e mbanë botës. Është e martuar me këngëtarin Josh Kelley, me të cilin ka dy vajza të cilat i ka adaptuar.

Nëse klikojmë me emrin e saj në internet, mund të vërejmë se dalin më shumë se 500 mijë faqe ku përmendet emri i saj dhe fjala urrejtje. E sigurisht që gjithkujt i intereson të dijë se përse është kaq e urryer?

Fillimisht për dëshirën e saj për të qenë protagoniste kudo, ndërsa është cilësuar edhe si një person hipokrit që vazhdon të jetë konsumuese e duhanit. Producentët e serialit ‘Grey’s Anatomy’ e kishin cilësuar vajzën si një aktore me talent të jashtëzakonshëm por e padurueshme, për shkak të ankesave dhe kërkesave që ka vazhdimisht.

Për më shumë detaje, shikojeni profilin e përgatitur nga RTV Dukagjini.

The post Profili i Katherine Heigl: Aktorja më e urryer shkaku i hipokrizisë (Video) appeared first on Telegrafi.

Viewing all 5823 articles
Browse latest View live