Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all 5826 articles
Browse latest View live

Ndërron jetë aktori i “Harry Potter”, Sir John Hurt

$
0
0

Aktori i njohur britanik, Sir John Hurt ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare nga kanceri në pankreas.

Ylli i kinematografisë, i nominuar 2 herë për çmimin Oscar, u bë i njohur veçanërisht për rolin e tij emblematik në filmin ‘Njeriu Elefant’ dhe fitoi zemrat e miliona shikuesve për rolet e tij në ‘Harry Potter’ dhe ‘Mbreti i unazave’.

Hurt, i cili ka interpretuar më tepër se 120 role në karrierën e tij të gjatë 60-vjeçare, ishte nderuar me titullin e nderit “Sir” nga Mbretëresha Elizabeth II, në vitin 2015.

The post Ndërron jetë aktori i “Harry Potter”, Sir John Hurt appeared first on Telegrafi.


Naser Rafuna në versionin ‘De Niro’ (Foto/Video)

$
0
0

Naser Rafuna ka rikujtuar një prej skenave më të njohura filmike përmes disa pozave të publikuara në Instagram.

Aktori, i cili e konsideron Robert de Niron si një “mësues”, ka risjellë thënien e famshme nga filmi “Taxi Driver”.

“U talkin to me”, është përshkrimi i imazhit që i referohet skenës së njohur nga filmi i vitit 1976. Ndërkaq, në imazh janë përfshirë tri portrete të aktorit.

Naser Rafuna në versionin “You talkin’ to me?”

Në skenë, Travis Bickle (De Niro) shikohet në pasqyrë teksa imagjinon një konfrontim, gjatë të cilit mund t’i jepet rasti ta nxjerrë armën.

Në një prononcim për 40 vjetorin e filmit, De Niro ka thënë se gjatë këtyre viteve së paku një herë në ditë dikush ia ka përsëritur thënien: “You talkin’ to me?”, e të mos flasim sa herë është shfrytëzuar në përditshmëri nga aktorët apo njerëzit e zakonshëm, si edhe në kudër të filmave të tjerë.

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni skenën nga filmi “Taxi Driver”. /Telegrafi/

Teacher

A photo posted by NasRafuna (@naser_rafuna) on

The post Naser Rafuna në versionin ‘De Niro’ (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

‘Hyremi’ me serial të ri (Foto)

$
0
0

Aktorja e njohur turko-gjermane, Meyrem Uzerli, është kthyer para publikut me një projekt të ri, pas përfundimit të serialit “Mbretëresha e Natës”.

33-vjeçarja u bë shumë popullore në Amerikën Latine, Lindjen e Mesme, Evropën Lindore dhe në Ballkan me serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, ku luajti rolin e sulltaneshës Hyrem.

Meryem në rolin e ri

Në javët e fundit, aktorja është kthyer në sheshin e xhirimeve për një prej serialeve më të ndjekura të momentit në Turqi, “Eskiya Dunyaya Hukumdar Olmaz”, ku luan rolin e një biondeje mafioze të quajtur Suzi – transmeton Albeu.

A do t'i shohim në një serial dy aktorët më të pashëm turq (Foto) A do t'i shohim në një serial dy aktorët më të pashëm turq (Foto)

Së fundmi, mediat turke kanë publikuar disa fotografi të aktores me kolegë të tjerë gjatë festimit të ditëlindjes së Oktay Kaynarca, i cili mbushi 51-vjeç.

Të pranishëm në festime ishin të gjithë aktorët e serialit, përfshirë Deniz Çakir dhe Sanem Çelik.

The post ‘Hyremi’ me serial të ri (Foto) appeared first on Telegrafi.

Ndalesa e Trumpit për myslimanët, regjisori iranian nuk mund të marrë pjesë në ‘Oscars’

$
0
0

Një regjisor filmi, i cili është nominuar për Oscar, nuk do të jetë në gjendje që të marrë pjesë në ceremoninë e muajit shkurt, për shkak të ndalesës që e ka bërë Donald Trump për hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara.

Filmbërësi iranian, Asghar Farhadi, që e ka realizuar filmin “The Salesman”, është nominuar në kategorinë për ‘Filmin e huaj më të mirë’ në Academy Awards – çmim të cilin e kishte fituar në vitin 2012.

Regjisori iranian, Asghar Farhadi, duke pozuar me Oscarin e fituar në vitin 2012

Themeluesi dhe kreu aktual i Këshillit kombëtar iraniano-amerikan, Trita Parsi, ka konfirmuar se regjisori nuk do të jetë në SHBA për evenimentin më të madh të filmit, për shkak të ndalesës së lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Bllokohen emigrantët e parë në aeroportet amerikane Bllokohen emigrantët e parë në aeroportet amerikane

“E konfirmuar: Asghar Farhadi nga Irani nuk do të lejohet të hyjë në SHBA për të marrë pjesë në ceremoninë e Oscar. Ai është i nominuar për filmin e huaj më të mirë”, ka shkruar Parsi në Twitter.

Presidenti i ri amerikan të premten ka lëshuar një vendim të ri duke ua pamundësuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara qytetarëve të Iranit, Irakut, Sirisë, Jemenit, Sudanit, Libisë dhe Somalisë për 90 ditë. /Telegrafi/

The post Ndalesa e Trumpit për myslimanët, regjisori iranian nuk mund të marrë pjesë në ‘Oscars’ appeared first on Telegrafi.

Këtu mund ta shikoni episodin e ri të “O Sa Mirë” (Video)

$
0
0

Hit-seriali komik, “O Sa Mirë”, ka ardhur me episodin e radhës.

Fansat e komedisë së shumëpëlqyer televizive e kanë mundësinë që ta shohin episodin e 94 edhe në kanalin zyrtar të serialit në YouTube.

Mos e humbni, vjen episodi i radhës i “O Sa Mirë” (Video) Mos e humbni, vjen episodi i radhës i “O Sa Mirë” (Video)

Protagonistët sjellin skena të reja plot humor që shkaktojnë të qeshura pafund te audienca e gjerë.

Ju ftojmë ta shikoni episodin e radhës në videon e mëposhtme. /Telegrafi/

 

The post Këtu mund ta shikoni episodin e ri të “O Sa Mirë” (Video) appeared first on Telegrafi.

Ekskluzive! Labinot Gashi në RTK

$
0
0

Javë më parë moderatori i njohur Labinot Gashi është larguar prej RTV 21.

U raportua se do të fillojë të punojë në një televizion të shtetit gjerman.

Por, burimet e Telegrafit thonë se Labi do të vazhdojë karrierën në Radio Televizionin Publik të Kosovës (RTK).

Nuk dihet nëse emisioni do të mbajë të njëjtin emër si i mëparshmi ‘1 kafe me Labin’.

Ndryshe, “1 kafe prej shpisë” është emri me të cilin është ‘konvertuar’ emisioni i vjetër i Labit, teksa prezantues janë Blerona Zeqiri dhe Visar Kalludra, ish-asistentët e Labit. /Telegrafi/

The post Ekskluzive! Labinot Gashi në RTK appeared first on Telegrafi.

Publikohet traileri i filmit “Out of Control”, në të cilin luan Blerim Destani (Video)

$
0
0

Out of Control “The Phantom Drive” është një nga filmat më të shumëpritur të vitit 2017.

Pjesë e këtij filmi hullivudian janë një kastë e madhe aktorësh, ndër ta edhe dy shqiptarë, aktorët e njohur Blerim Destani dhe Xhevdet Jashari.

Filmi është i zhanrit aksion, dhe në të trajtohen skena të ndryshme që nga dashuria e deri tek dyluftimet.

Në YouTube është publikuar edhe traileri i këtij filmi, i cili i plotë do të jetë i gatshëm për shikuesit brenda pak muajve. /Telegrafi/

The post Publikohet traileri i filmit “Out of Control”, në të cilin luan Blerim Destani (Video) appeared first on Telegrafi.

Vendimi i Trumpit për ndalimin e myslimanëve shkakton ‘rrëmujë’ edhe në “SAG Awards” (Foto)

$
0
0

Vendimi i Donald Trumpit për të ndaluar emigracionin nga 7 vende myslimane ka mbizotëruar edhe ceremoninë e përvitshme të ndarjes së çmimeve “Screen Actors Guild”. Ashton Kutcher, i përzgjedhur si moderator i mbrëmjes, e çeli shfaqjen me një përshëndetje për të gjithë ata që kanë mbetur në aeroportet amerikane.

Emma Stone, e cila rrëmbeu çmimin e aktores më të mirë te “La La Land”, ndoqi të njëjtën linjë.

“Në një kohë si kjo, kur ndodhin kaq shumë gjëra të tmerrshme, është shumë e rëndësishme të jesh pjesë e atij grupi njerëzish, të cilët reflektojnë për atë që i rrethon dhe kërkon t’i bëjnë të tjerët të lumtur. Ne duhet ta ngremë zërin kundër padrejtësisë”, tha aktorja Stone.

Denzel Washington, i shpallur aktori më i mirë për interpretimin në filmin “Fences”, kujtoi sa e nevojshme është për njerëzit tani, në epokën e informacionit dhe shkëputjes nga njëri-tjetri, që të gjejnë mënyrën për t’u afruar sërish e t’iu kërkojnë edhe llogari udhëheqësve të tyre.

“Amerikanët duhet të mësojnë si të bashkohen. Unë mendoj se zyrtarëve të zgjedhur duhet t’ua mbledhin të dyja këmbët në një këpucë e t’u kërkojnë bashkëpunim, ose të mos kthehen më në zyrë”, tha Denzel Washington, aktor.

Çmimet “SAG Awards” fokusohen tek interpretimi i aktorëve individualë dhe si grup në filmat artistikë, si dhe në dramat televizive dhe komedinë në seri. “Hidden Figures” u shpall si filmi më i mirë, duke mundur pretendentë të tillë si “Manchester by the Sea” dhe “Moonlight”. Ai tregon historinë e vërtetë të 3 matematicienëve me ngjyrë, gjatë garës hapësinore të viteve ’60.

“Historia tregon atë që ndodh kur ne lëmë mënjanë dallimet dhe bëhemi bashkë. Faleminderit që i keni vlerësuar këto gra. Ato nuk janë më shifra të fshehura”, tha aktorja Taraji Henson. Aktorët më të mirë joprotagonistë u shpallën Viola Davis dhe Mahershala Ali. Ky i fundit kujtoi se ishte djali mysliman i një nëne që është një ministre e krishterë.

The post Vendimi i Trumpit për ndalimin e myslimanëve shkakton ‘rrëmujë’ edhe në “SAG Awards” (Foto) appeared first on Telegrafi.


Publikohet një pjesë e filmit më të ri të “Onuri” dhe “Asi” (Video)

$
0
0

Halit Ergenc dhe Tuba Buyukustun kanë bashkuar forcat për një projekt filmik.

Aktori i njohur për rolin e Onurit te seriali ‘1001 Netë’ do të jetë protagonist kryesor i filmit “İstanbul Kırmızısı – Aşk”.

Së bashku me bashkëshortin e Berguzal Korleit në film do të paraqitet edhe Tuba, e cila njihet me rolin e Asit në serialin me të njëjtin emër, transmeton Telegrafi.

Filmi është i bazuar në ngjarje të vërtetë, ku tregon historinë e shkrimtarit Orhan Sahin, rolin e të cilit do ta luajë Ergenc ndërsa Tuba do të paraqitet si Navali.

Xhirimet filmit tashmë kanë përfunduar ndërkaq do të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave gjatë muajit mars. /Telegrafi/

The post Publikohet një pjesë e filmit më të ri të “Onuri” dhe “Asi” (Video) appeared first on Telegrafi.

Pedro Almodovar do të jetë president i jurisë së Festivalit të Kanës

$
0
0

Pedro Almadovar do të jetë president i jurisë së festivalit të filmit të Kanës.

Në prag të edicionit të 70 -të, regjisori ikonë e kinemasë spanjolle, është thirrur në rolin e presidentit të jurisë.

Ai me këtë rast është shprehur i lumtur me këtë rol dhe se do të mundohet të jetë paanshëm, transmeton Telegrafi.

“Jam i lumtur të festoj 70 vjetorin e Kanës duke pasur një rol shumë të privilegjuar”, deklaroi ai.

Theksojmë se Almodovar ka bërë pjesë e jurisë së edicionit të vitit 1992, kur atëbotë president ishte Gerard Depardieu.

Më parë, pesë filma e spanjollit kanë qenë në konkurs “Gjithçka mbi nënën time”, “Volver”, “Përqafimet e copëtuara”, “Lëkura ku jetoj”, ndërsa “Edukimi i keq”, ishte filmi hapës në 2004. /Telegrafi/

The post Pedro Almodovar do të jetë president i jurisë së Festivalit të Kanës appeared first on Telegrafi.

Kush do ta braktisë Grammy Awardsin?

$
0
0

Grammy Awards është një event i përvitshëm për të prezantuar muzikën botërore.

Ceremonia do të jetë me 12 Shkurt, por janë disa këngëtarë të njohur që nuk duan të marrin pjesë në të.

Disa burime të brendshme thonë se Drake, Justin Bieber dhe Kanye West do të bojkotojnë ngjarjen e madhe. Edhe pse Justin është nominuar në 4 çmime, ai planifikon të jetë diku tjetër atë ditë, transmeton Telegrafi.

Kanye dhe Drake janë të nominuar në 8 çmime Grammy, por nuk duan të marrin pjesë për arsye raciste.

“Kanye ka fituar 21 çmime dhe nuk ka fituar asnjë kur ka konkurruar me të bardhë”, thotë një burim pranë tij. /Telegrafi/

The post Kush do ta braktisë Grammy Awardsin? appeared first on Telegrafi.

Ben Affleck nuk do të jetë më regjisor i Batmanit

$
0
0

“The Batman” do të ketë disa ndryshime në listën e stafit, pasi kritikët e quajtën një “zhgënjim” performancën drejtuese për Live By Night.

Ben Affleck ka hequr dorë nga roli i drejtuesit për filmin e ardhshëm “The Batman”, sipas një deklarate ekskluzive ë bërë në Variety të hënën.

Ylli 44-vjeçar i Hollivudit do të vazhdojë megjithatë të jetë producenti i filmit.

Affleck dhe Warner Bros. kanë vendosur së bashku pas bisedimeve se çfarë do të ishte më e mira për filmin, ka thënë një burim për Variety. “Janë disa role që kanë një vend të veçantë në zemrën e miliona njerëzve”, ka thënë Affleck për ndryshimet. /Telegrafi/

The post Ben Affleck nuk do të jetë më regjisor i Batmanit appeared first on Telegrafi.

Publikohet traileri i fundit i filmit “E bukura dhe Bisha” (Video)

$
0
0

Një nga filmat më të shumëpritur të vitit 2017 “E bukura dhe Bisha” është tashmë gati në fazën e përfundimit.

Një prodhim i “Disney”, me regji të Bill Condon dhe një kastë e madhe aktorësh do të përsërisin edhe njëherë historinë e këtij filmi të animuar, i cili ka qenë ndër vite një prej filmave më të preferuar nga fëmijët anë e kënd botës, përcjell Telegrafi.

Për të gjithë adhuruesit e filmit "E bukura dhe Bisha", së shpejti vjen versioni real i filmit (Foto) Për të gjithë adhuruesit e filmit "E bukura dhe Bisha", së shpejti vjen versioni real i filmit (Foto)

Aktorja Emma Watson do të jetë në rolin kryesor “E bukura”, ndërsa Dan Stevens do të jetë ‘Bisha’ ose bashkëshoqëruesi i saj në këtë film.

Deri tani janë publikuar disa imazhe nga ky film, gjersa sot (e martë) në YouTube, fansat janë njoftuar edhe me trailerin e fundit të këtij filmi, i cili do të jetë një nga më të veçantët për këtë vit.

Celine Dion e lumtur që do të këndojë kolonën zanore të filmit "E bukura dhe Bisha" (Foto) Celine Dion e lumtur që do të këndojë kolonën zanore të filmit "E bukura dhe Bisha" (Foto)

Premiera e filmit “E bukura dhe Bisha” do të jepet më 17 mars 2017. /Telegrafi/

Traileri i fundit i filmit të shumëpritur “E bukura dhe Bisha”

The post Publikohet traileri i fundit i filmit “E bukura dhe Bisha” (Video) appeared first on Telegrafi.

Zbulohen detaje të tjera rreth ‘Big Brother Albania’

$
0
0

Janë mbyllur tashmë audicionet për pjesëmarrës në “Big Brother Albania”.

Përzgjedhja e konkurrentëve, sidomos në këtë lloj formati është një çelës i rëndësishëm suksesi. Dita e nisjes së programit do të jetë e afërt tashmë që një pjesë e punës është sistemuar.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga burime të ndryshme. Opinionisti Arjan Konomi do të kthehet në “Big Brother”, por jo më në rolin e dikurshëm. Ai do të jetë kryeredaktor i programit, duke qenë se është një njohës i mirë i këtij formati.

Në rolin e opinionistëve do të jenë disa personazhe, të cilët autorët nuk i kanë zbuluar ende.

The post Zbulohen detaje të tjera rreth ‘Big Brother Albania’ appeared first on Telegrafi.

Thirrja për ndihmë e gazetares Sasa Hoda, vuan nga sëmundja e rrallë që ka prekur vetëm 16 persona (Video)

$
0
0

Prezantuesja e njohur Saranda Hoda ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Rudina” në RTV Klan.

Ajo ka rrëfyer përball gazetares Rudina Magjistari të kaluarën e saj, dhe luftën e madhe që po kalon me sëmundjen e rrallë Hemangioma (Haemangiona diffusa tegmenti abdominis et lumbalis per magna), një sëmundje të cilën vetëm 16 persona në botë e kanë.

Sasa ka treguar se kjo sëmundje ka të bëjë me moskontrollimin e gjakut në vena, dhe se është personi i parë nga të gjashtëmbëdhjetët, që ka rrezikuar të futet në operacion për kurimin e kësaj sëmundje.

Prezantuesja Saranda Hoda e ftuar në emisionin “Rudina” përball gazetares Rudina Magjistari.

Duke qenë se operacione të tilla vështirë se realizohen në rajon, asaj i është dashur të marrë rrugën drejt Beogradit për t’iu nënshtruar këtij operacioni i cili zgjati 10 orë.

Mjeku në Beograd më ka thënë se nëse s’do kishe ardhur në këtë gjendje ‘o jetë o vdekje’, as ne nuk do të kishim rrezikuar të të fusnim në një operacion të tillë. Unë nuk kisha asgjë me humb,” tregon ajo.

Mu shfaq krejt papritur me disa dhimbje të forta në bark…dhe nuk e mora seriozisht. Por, kur nuk kaloi dhe u përkeqësova atëherë urgjent kam shkuar në spitalin e Gjakovës. Kisha hemorragji të brendshme në pjesën e abdomenit dhe mjekët nuk e dinin cila venë ka shpërthyer…prej sasisë së madhe të gjakut nuk mundnin ta shikon as se cila venë ka shpërthyer,” tha Saranda.

Jam akoma me plagët e hapura, të cilat i pastroj çdo dy ditë (që nga Korriku kur u operua). Jam komplet e lidhur me fasha, të cilat më pengojnë të eci. Më duhet shumë forcë dhe imunitet për operacionin e radhës,” thotë Saranda, e cila kujton se nuk i disponon të hollat që të kryejë operacionin e radhës.

“Nuk dua që një sëmundje të më mposhtë mua dhe të më pengojë që t’i realizoj ëndrrat e mija,” thotë ajo.

Saranda ka bërë apel për ndihmë monetare që të kryejë edhe dy ndërhyrje të tjera që kushtojnë rreth 55 000 euro.

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë, të gjitha informacione dhe të dhënat bankare për të ndihmuar mund t’i gjejnë në faqen e facebookut Saranda Hoda Sasa /Telegrafi/

The post Thirrja për ndihmë e gazetares Sasa Hoda, vuan nga sëmundja e rrallë që ka prekur vetëm 16 persona (Video) appeared first on Telegrafi.


Profili i Don Johnson: Aktori që ishte pesë herë i martuar me katër femra (Video)

$
0
0

Don Johnson, i lindur me emrin Donnie Wayne Johnson, më 15 dhjetor të vitit 1949, është një actor amerikan, i njohur për rolet e tij të shumta në disa prej filmave që kanë korrur sukses të jashtëzakonshëm.

Suksesi dhe fama e tij mori hov në vitin 1984, kur atij iu dha roli kryesor në serialin e famshëm Miami Vice. Ai gjithashtu luajti rolin kryesor në serialin e viteve të 90-ta, Nash Bridges. Don Johnson, është fitues i çmimeve Golden Globe për rolin e tij në Miami Vice, APBA Offshore World Cup dhe e ka fituar yllin e tij në Hollywood Walk of Fame.

E përpos aktrimit, Don Johnson njihet për talentin e tij në muzikë, në kompozim dhe ka kryer disa here punë si producent.

Don Johnson, ka pasur katër bashkëshorte në pesë martesa. Emrat e dy bashkëshorteve të para, janë të panjohura për publikun. Nga martesa e tretë, me Melanie Griffith, ka vajzën Dakota Johnson e cila luajti rolin kryesor në filmin 50 Shades of Grey. Aktori ishte martuar dy herë me nënën e Dakotës, për ta mbyllur përfundimisht lidhjen e tyre në vitin 1996. Ai ka edhe tre fëmijë të tjerë me gra të ndryshme.

Për më shumë detaje, shikojeni profilin e përgatitur nga RTV Dukagjini.

The post Profili i Don Johnson: Aktori që ishte pesë herë i martuar me katër femra (Video) appeared first on Telegrafi.

Zbulohen prezantuesit e parë të “Academy Awards”

$
0
0

Ata u vlerësuan si “aktorja dhe aktori më i mirë” vitin e kaluar në ceremoninë e “Oscar”, por tashmë Brie Larson dhe Leonardo DiCaprio do të dhurojnë çmimet për fituesit e ardhshëm.

Larson dhe DiCaprio janë dyshja e parë e prezantuesve të ceremonisë së “Academy Awards”, e cila do të mbahet më 26 shkurt në Los Angeles.

DiCaprio fitoi çmimin e parë “Academy Awards” për portretizimin e Hugh Glass në filmin “The Revenant”, ndërsa Larson fitoi çmimin si aktorja më e mirë për performancën e saj emocionuese në filmin “Room”.

The post Zbulohen prezantuesit e parë të “Academy Awards” appeared first on Telegrafi.

Rita Ora shkëlqen në premierën e filmit “Fifty Shades Darker” (Foto/Video)

$
0
0

Mbrëmë është dhënë premiera e filmit “Fifty Shades Darker” në një prej kinemave të Los Angelesit të SHBA-së.

Përveç dy protagonistëve, Jamie Dornan dhe Dakota Johnson në tapetin e kuq ka tërhequr vëmendjen edhe këngëtarja Rita Ora.

Kjo e fundit kishte zgjedhur të vishte një fustan të gjatë me një prerje të shkurtën përpara duke zbuluar këmbët, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se kolona zanore e këtij filmi të shumëpritur ka autorësinë e këngëtares sonë.

Kujtojmë se 26-vjeçarja luan rolin e Mia Grey, motrës së adoptuar e miliarderit Christian Grey. /Telegrafi/

The post Rita Ora shkëlqen në premierën e filmit “Fifty Shades Darker” (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

“Kemajli” tregon për raportin me “Nihanin” në jetën e përditshme

$
0
0

Si shumë artistë tjerë edhe këta u folën e u përfolën se mund të ketë diçka mes tyre. Për shkak se janë protagonistë në serilain “Kara Sevda” u tha se Burak Ozcevit (Kemjali) dhe Neslihan Atagul (Nihan) mund të kenë diçka përtej serialit.

U përfol se bashkëshorti i Neslihan Kadir Dogulu xhelozon kolegun e tij Ozcevit për afërsinë që tregon ndaj Neslihanit në serial. Por sa përket kësaj, Burak Ozcevit ka një përjigje “Unë nuk bëj gjëra të gabuara me të dashurën e shokut tim të ngushtë, Kadirit. Të dy ne kemi marrëdhënie të shëndetshme me partnerët përkatës dhe as që më shkon ndër mend të bëj gjëra të tilla. Nëse të tjerëve iu është dukur se ne kemi diçka me njëri-tjetrin, kjo do të thotë se ne e kemi interpretuar më së miri rolin tonë në serial.”, ka thënë ai për mediat turke.

Çiftet më të dashura të serialeve turke (Foto) Çiftet më të dashura të serialeve turke (Foto)

Edhe ai është lidhur me aktoren Fahrye Evcen, me të cilëne sipas postimeve dhe deklarimeve në media ka një marrëdhëine të shëndoshë.

Pra sipas këtyre deklaratave “gojët e liga” le të ndalen, pasiqë ata vetëm aktrojnë dhe këtë e bëjnë aq mirë sa që të shtyejnë të mendosh se është diçka reale.

Ndryshe seriali “Kara Sevda” është duke u xhiriuar në Truqi e po ashtu shfaqet edhe në RTV 21. Ky serial ka shikueshmëri të madhe edhe përtej kufijve të Turqisë, në ballakan vendet arabe dhe më gjerë.

The post “Kemajli” tregon për raportin me “Nihanin” në jetën e përditshme appeared first on Telegrafi.

“La La Land” me skena të vjedhura? (Video)

$
0
0

Kur ka bërë xhiron e suksesit në kinematë botërore, me çmime të shumta dhe me nominime në Oscar, “La La Land” është kthyer në produksionin filmik më të diskutuar.

Së fundi një video e nxjerrë në vimeo, tregon filmat nga të cilat “La La Land” ka shkëputur skena të ndryshme për ti pështatur në produksion.

A është kjo një rastësi, apo një kopje e mirë e rëgjisorit, këtë nuk e themi me siguri, por ngjashmëria është e madhe. Mund ta shikoni dhe vetë në videon më poshtë:

The post “La La Land” me skena të vjedhura? (Video) appeared first on Telegrafi.

Viewing all 5826 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>