Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5762

Schwarzenegger dhe Linda Hamilton ribashkohen në xhirimet e “Terminator 6” – 34 vjet pas filmit të parë

$
0
0

Linda Hamilton luajti rolin e Sarah Connor në filmin e parë për Terminatorin që u lansua në vitin 1984.

Aktorja 62-vjeçare është ribashkuar me Arnold Schwarzeneggerin në xhirimet e filmit të ri, “Terminator 6”.

Krahas filmit të parë, Linda luajti edhe në “Terminator 2: Judgment Day” (1991), mirëpo karakteri i saj u largua në vazhdimin e tretë, Terminator Salvation (2009) dhe nuk luajti në filmat pasues.

Lajmet për Linda Hamilton Lajmet për Linda Hamilton

Kurse tani, ajo është kthyer në rolin ikonik të Sarah Connor dhe luan në krah të legjendës së filmave aksion.

Schwarzenegger e ka publikuar një fotografi të përbashkët me Hamilton duke bërë një krahasim me fotografinë e realizuar në xhirimet e Terminatorit dhjetëra vite më parë dhe dukjes së tyre të tanishme.

Me këtë rast, Arnoldi e ka uruar kolegen për ditëlindjen e saj duke u shprehur shumë i kënaqur që po bashkëpunojnë sërish.

Mackenzie Davis, Diego Boneta, Gabriel Luna dhe Natalia Reyes, janë disa prej yjeve që do të jenë pjesë e filmit të ri.

Lajmet për Arnoldin Lajmet për Arnoldin

Regjisori i “Deadpool”, Tim Miller, është angazhuar për t’i drejtuar xhirimet e vazhdimit të gjashtë të Terminatorit që do të nisë shfaqjen në nëntor të vitit 2019. /Telegrafi/

The post Schwarzenegger dhe Linda Hamilton ribashkohen në xhirimet e “Terminator 6” – 34 vjet pas filmit të parë appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5762


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>