Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5764

Paraqitja e parë e shkurtër e “X Men: Dark Phoenix”

$
0
0

Është publikuar paraqitja e parë e shkurtër e vazhdimit të radhës të filmit fantastiko-shkencor, “X Men”.

Derisa në filmin “X Men: Apocalypse” u paraqit për herë të parë , në rolin e Jean Grey, edhe në vazhdimin e ri, “X Men: Dark Phoenix”, do të mund t’i shihni peripecitë tjera të saj.

Në këtë paraqitje të shkurtë të filmit të Marvel tregohet fëmijëria traumatike e Jean Grey, me fokus në aksidentin e komunikacionit, ku i humb prindërit.

Megjithatë, protagonistja nuk është në gjendje t’i kontrollojë superfuqitë e saj dhe nga këtu fillon ngjarja e vërtetë.

Natyrish se në këtë paraqitje të shkurtër tregohen edhe disa prej protagonistëve të tjerë kryesore.

Ndër ta janë Jennifer Lawrence, Michael Fassbender e James McAvoy në rolet e Mystique, Magnet dhe Profesorit X.

NME bën të ditur se filmi “X Men: Dark Phoenix” pritet të jepet premierë më 14 shkurt të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

The post Paraqitja e parë e shkurtër e “X Men: Dark Phoenix” appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5764


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>