Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all 5799 articles
Browse latest View live

‘Gjakovari’ një pozë me Adelinën, drejtoreshën e re të “O Sa Mirë” (Foto)

$
0
0

Tashmë kemi njoftuar se Adelina Ismaili do të vazhdojë të jetë pjesë e serialit televiziv, “O Sa Mirë”.

Ylli i popullarizuar luajti në episodin e 122-të dhe u prit me entuziazëm nga fansat e saj të shumtë.

Ndërsa në një prononcim për Telegrafin, producenti Fisnik Vejsa konfirmoi se Adelina do të vazhdojë të jetë pjesë e serialit.

Fansat do ta shohin sërish Adelinën në serialin "O Sa Mirë", ajo do të jetë drejtoresha e kolegjit (Foto/Video) Fansat do ta shohin sërish Adelinën në serialin "O Sa Mirë", ajo do të jetë drejtoresha e kolegjit (Foto/Video)

Këngëtarja, e cila e ka provuar veten edhe si aktore, do ta luajë rolin e drejtoreshës së kolegjit të famshëm.

Ndërsa aktori i serialit “O Sa Mirë”, Edi Kastrati, i cili luan rolin e ‘Gjakovarit’, ka publikuar një fotografi të përbashkët me Adelinën në profilin e tij në Instagram.

(Foto: Instagram/Edi Kastrati)

Fotografia është shoqëruar kryesisht me komente pozitive dhe ka marrë pëlqime të shumta.

Natyrisht se edhe vet aktorët e serialit kalojnë momente të mira me këngëtaren e famshme gjatë xhirimeve të episodeve të reja.

Adelina ka kohë që është tërhequr nga të qenit këngëtare aktive, ndërsa së fundi ka vendosur që t’i kthehet publikut si aktore. Dhe këtë e ka bërë pikërisht në serialin “O Sa Mirë”. /Telegrafi/

The post ‘Gjakovari’ një pozë me Adelinën, drejtoreshën e re të “O Sa Mirë” (Foto) appeared first on Telegrafi.


Lista e plotë e fituesve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve SAG

$
0
0

Të dielën mbrëma në Los Angeles janë ndarë çmimet për edicionin e 24 të Screen Actors Guild Awards (SAG). 

Filmi “Three Billboards Outside of Ebbing, Missouri” ka marrë tre çmime të rëndësishme për aktorët, si dhe është vlerësuar për performancën më të mirë në një film teatral.

Gary Oldman ka vazhduar me triumfe duke u shpallur aktori më i mirë në rol kryesor për rolin e Winston Churchillit në filmin “Darkest Hour”. Sam Rockwell, Frances McDormand, Nicole Kidman e William H. Macy, ishin ndër fituesit tjerë.

Telegrafi jua sjell më poshtë listën e plotë të fituesve:

Çmimet filmike

(Foto: Getty Images)

Aktori më i mirë në rol kryesor
Timothee Chalamet, “Call Me by Your Name”
James Franco, “The Disaster Artist”
Daniel Kaluuya, “Get Out”
Gary Oldman, “Darkest Hour” 
Denzel Washington, “Roman J. Israel, Esq.”

Aktorja më e mirë në rol kryesor
Judi Dench, “Victoria & Abdul”
Sally Hawkins, “The Shape of Water”
Frances McDormand, “Three Billboards Outside of Ebbing, Missouri” 
Margot Robbie, “I, Tonya”
Saoirse Ronan, “Lady Bird”

Aktori më i mirë në rol dytësor
Steve Carell, “Battle of the Sexes”
Willem Dafoe, “The Florida Project”
Woody Harrelson,”Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”
Richard Jenkins, “The Shape of Water”
Sam Rockwell, “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” 

(Foto: Getty Images)

Aktorja më e mirë në rol dytësor
Mary J. Blige, “Mudbound”
Hong Chau, “Downsizing”
Holly Hunter, “The Big Sick”
Allison Janney, “I, Tonya” 
Laurie Metcalf, “Lady Bird”

Performanca më e mirë në një film teatral
“The Big Sick”
“Get Out”
“Lady Bird”
“Mudbound”
“Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” 

Performanca më e mirë aksion e një ekipi statikësh
“Baby Driver”
“Dunkirk”
“Logan”
“Wonder Woman” 
“War for the Planet of the Apes”

Çmimet televizive

(Foto: Getty Images)

Aktori më i mirë në rol kryesor në një film televiziv ose mini-seri
Benedict Cumberbatch, “Sherlock”
Jeff Daniels, “Godless”
Robert De Niro, “The Wizard of Lies”
Geoffrey Rush, “Genius”
Alexander Skarsgard, “Big Little Lies” 

Aktorja më e mirë në rol kryesor në një film televiziv ose mini-seri
Nicole Kidman, “Big Little Lies” 
Jessica Lange, “Feud: Bette & Joan”
Susan Sarandon, “Feud: Bette & Joan”
Reese Witherspoon, “Big Little Lies”
Laura Dern, “Big Little Lies”

(Foto: Getty Images)

Aktori më i mirë në në një dramë televizive
Jason Bateman, “Ozark”
Sterling K. Brown, “This Is Us” 
Peter Dinklage, “Game of Thrones”
David Harbour, “Stranger Things”
Bob Odenkirk, “Better Call Saul”

Aktorja më e mirë në një dramë televizive
Millie Bobby Brown, “Stranger Things”
Claire Foy, “The Crown” 
Elisabeth Moss, “The Handmaid’s Tale”
Robin Wright, “House of Cards”
Laura Linney, “Ozark”

Aktori më i mirë në një komedi televizive
Anthony Anderson, “Black-ish”
Aziz Ansari, “Master of None”
Larry David, “Curb Your Enthusiasm”
Sean Hayes, “Will & Grace”
William H. Macy, “Shameless”
Marc Maron, “GLOW”

(Foto: Getty Images)

Aktorja më e mirë në një komedi televizive
Uzo Aduba, “Orange Is the New Black”
Alison Brie, “GLOW”
Jane Fonda, “Grace and Frankie”
Julia Louis-Dreyfus, “Veep” 
Lily Tomlin, “Grace and Frankie”

Performanca më e mirë e një ekipi në një dramë televizive
“The Crown”
“Game of Thrones”
“The Handmaid’s Tale”
“Stranger Things”
“This Is Us”

Performanca më e mirë e një ekipi në një komedi televizive
“Black-ish”
“Curb Your Enthusiasm”
“GLOW”
“Orange is the New Black”
“Veep” 

Performanca më e mirë aksion e një ekipi statikësh në një serial televiziv
“Game of Thrones” 
“GLOW”
“Homeland”
“Stranger Things”
“The Walking Dead”

/Telegrafi/

The post Lista e plotë e fituesve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve SAG appeared first on Telegrafi.

Edhe pse paralajmërimi për rikthimin e “Friends” duket shumë real, nuk po ndodh xhirimi i vërtetë i filmit (Video)

$
0
0

Episodi i fundit i serialit komik, “Friends”, është emetuar në vitin 2004, ndërsa që atëherë fansat kanë shpresuar për bashkimin e sërishëm të gjashtë miqve të famshëm.

Ndërsa për shkak të një paraqitje të shkurtër të rrejshme, fansat kanë shpresuar që do të shohin një film të bazuar në serialin e dikurshëm.

Në një video të publikuar në YouTube, paralajmërohet filmi i ri, në të cilin miqtë e dikurshëm nga seriali takohen përsëri.

(Foto: WENN)

Aty tregohet se Chandler (Matthew Perry) dhe Monica (Courtney Cox) janë pranë shkurorëzimit, derisa fëmijët e Rossit (David Schwimmer), Ben dhe Emma, janë në moshën parashkollore. Phoebe (Lisa Kudrow) është mjeke, Rachel (Jennifer Aniston) është terapiste, kurse Joey (Matt LeBlanc) është… akoma Joey.

Edhe pse publiku kishte shpresuar se vërtet po ndodh xhirimi i filmit “Friends”, në fakt ishte fjala për një video paralajmëruese jo zyrtare.

Videoja është publikuar nga kanali Smasher, i cili shpesh përpunon paraqitje të shkurtra shumë të besueshme për filma.

‘Traileri’ duket shumë bindës dhe në të mund të shihni se si do të dukej filmi në rast se do të ndodhte në të vërtetë xhirimi i filmit të ri.

Videoja është publikuar në YouTube më 12 janar, ndërsa deri më tani është shikuar rreth katër milionë herë. /Telegrafi/

The post Edhe pse paralajmërimi për rikthimin e “Friends” duket shumë real, nuk po ndodh xhirimi i vërtetë i filmit (Video) appeared first on Telegrafi.

Netflix komunikon për miliona dollar dëme nga Kevin Spacey

$
0
0

Netflix ka humbur dhjetëra e miliona dollarë për shkak të Kevin Spacey. Rrjeti tha se kishte marrë një faturë të papritur prej 39 milionë dollarësh për përmbajtje me të cilën ai kishte vendosur të mos dilte në transmetim.

Kompania nuk specifikoi se për çfarë përmbajtjeje bëhej fjalë në letrën e saj drejtuar investitorëve, por një burim i afërt me të tha se bëhej fjalë për projektet e anuluara me Kevin Spacey.

Burimi tha se fatura kishte të bënte me koston si pasojë e mbylljes së “House of Cards” dhe mos publikimit të ‘Gore’, seri në të cilat aktori kryesor ishte Spacey.

Ky i fundit u akuzua nga disa persona fundvitin e shkuar për agresione apo sjellje të papërshtatshme seksuale. Lajmi për faturën e kripur që duhet të paguajë tani Netflix, nxjerr në pah koston financiare që skandalet e fundit të ngacmimeve seksuale kanë pasur për producentët apo shpërndarësit.

Një valë akuzash ka tronditur hollywood dhe industri të tjera. “House of Cards”, i dha Netflix-it një fitore të rëndësishme kur drama politike bëri debutimin e saj në 2013, por pas shpërthimit të skandalit me Kevin Spacey, në tetor, kompania njoftoi se sezoni i gjashtë i filmit do të ishte i fundit.

Pavarësisht se burime të afërta me kompaninë thanë se ky vendim kishte kohë që diskutohej, skandali i Spacey i komplikoi gjërat. Edhe prodhimi i sezonit final që nuk është transmetuar ende, u pezullua për javë të tëra ndërsa skenari u rishkrua për të lënë jashtë Spaceyn.

Netflix anuloi edhe planet për të shfaqur “Gore”, një histori mbi shkrimtarin Gore Vidal, që ishte në fazën e post-produksionit. /TCH/

The post Netflix komunikon për miliona dollar dëme nga Kevin Spacey appeared first on Telegrafi.

Shpallen nominimet për çmimet “Oscars 2018” (Foto)

$
0
0

Dita e madhe erdhi! Nominimet për edicionin e 90-të të “Oscars” janë bërë tashmë të ditura.

Akademia publikoi sot listën e nominimeve për filmat dhe aktorët të secilës kategori.

“The Shape of Water” është filmi i cili prin me 13 nominime, pasuar nga filmi epik i luftës “Dunkirk” me gjithsej tetë nominime.

Filma të tjerë që gjithashtu kanë më së shumti nominime janë “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” me shtatë, dhe “Lady Bird” dhe “Blade Runner 2049”, përkatësisht me nga pesë nominime.

Trefeu i “Oscars 2018” (Getty Images)

Lista e aktorëve përfshinin disa prej emrave më të mëdhenj në biznes: Denzel Washington, Meryl Streep dhe Allison Janney. Por disa talente të rinj u nderuan gjithashtu me nominime, ndër ta edhe: Saoirse Ronan, Daniel Kaluuya dhe Timothée Chalamet, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.

Nata e ndarjes së çmimeve “Oscars 2018” do të mbahet më 4 mars 2018 në teatrin “Dolby” të Los Angeles, në Kaliforni, me nikoqir Jimmy Kimmel.

Jimmy Kimmel do të jetë nikoqir i mbrëmjes së ndarjes së çmimeve “Oscars 2018” (Getty Images)

Kjo është lista e plotë e nominimeve për “Oscar’s 2018”:

FILMI MË I MIRË
Call Me By Your Name
Darkest Hour
Dunkirk
Get Out
Lady Bird
Phantom Thread
The Post
The Shape of Water
Three Billboards Outside Ebbing, Missouri

AKTORJA MË E MIRË
Sally Hawkins – The Shape Of Water
Frances McDormand – Three Billboards Outside Ebbing, Missouri
Margot Robbie – I, Tonya
Saoirse Ronan – Lady Bird
Meryl Streep – The Post

AKTORI MË I MIRË
Timothee Chalamet – Call Me By Your Name
Daniel Day-Lewis – Phantom Thread
Daniel Kaluuya – Get Out
Gary Oldman – Darkest Hour
Denzel Washington – Roman J Israel, Esq

AKTORJA MË E MIRË NË ROL DYTËSOR
Mary J Blige – Mudbound
Allison Janney – I, Tonya
Lesley Manville – Phantom Thread
Laurie Metcalf – Lady Bird
Octavia Spencer – The Shape of Water

AKTORI MË I MIRË NË ROL DYTËSOR
Willem Dafoe – The Florida Project
Woody Harrelson – Three Billboards Outside Ebbing, Missouri
Richard Jenkins – The Shape Of Water
Christopher Plummer – All the Money in the World
Sam Rockwell – Three Billboards Outside Ebbing, Missouri

REGJISORI MË I MIRË
Dunkirk – Christopher Nolan
Get Out – Jordan Peele
Lady Bird – Greta Gerwig
Phantom Thread – Paul Thomas Anderson
The Shape of Water – Guillermo Del Toro

SKENARI MË I MIRË I PËRSHTATUR
Call Me By Your Name – screenplay by James Ivory
The Disaster Artist – screenplay by Scott Neustadter & Michael H Weber
Logan – screenplay by Scott Frank & James Mangold and Michael Green; story by James Mangold
Molly’s Game – written for the screen by Aaron Sorkin
Mudbound – screenplay by Virgil Williams and Dee Rees

SKENARI MË I MIRË ORIGJINAL
The Big Sick – written by Emily V Gordon & Kumail Nanjiani
Get Out – written by Jordan Peele
Lady Bird – written by Greta Gerwig
The Shape of Water – screenplay by Guillermo del Toro & Vanessa Taylor; story by Guillermo del Toro
Three Billboards Outside Ebbing, Missouri – written by Martin McDonagh

FILMI MË I MIRË NË GJUHË TË HUAJ
A Fantastic Woman (Kili)
The Insult (Libia)
Loveless (Rusia)
On Body and Soul (Hungaria)
The Square (Suedia)

KOLONA ZANORE MË E MIRË
Mighty River – Mudbound (Mary J Blige, Raphael Saadiq & Taura Stinson)
The Mystery of Love – Call Me By Your Name (Sufjan Stevens)
Remember Me – Coco (Kristen Anderson-Lopez and Robert Lopez)
Stand Up for Something – Marshall (Common & Diane Warren)
This Is Me – The Greatest Showman (Benji Pasek & Justin Paul)

MUZIKA MË E MIRË PËRCJELLËSE
Dunkirk – Hans Zimmer
Phantom Thread – Jonny Greenwood
The Shape of Water – Alexandre Desplat
Star Wars: The Last Jedi – John Williams
Three Billboards Outside Ebbing, Missouri – Carter Burwell

FILMI MË I MIRË I ANIMUAR
Boss Baby
The Breadwinner
Coco
Ferdinand
Loving Vincent

DOKUMENTARI MË I MIRË
Abacus
Faces Places
Icarus
Last Men in Aleppo
Strong Island

KINEMATOGRAFIA MË E MIRË
Blade Runner 2049 – Roger Deakins
Darkest Hour – Bruno Delbonnel
Dunkirk – Hoyte van Hoytema
Mudbound – Rachel Morrison
The Shape of Water – Dan Laustsen

KOSTUMET MË TË MIRA
Beauty and the Beast – Jacqueline Durran
Darkest Hour – Jacqueline Durran
Phantom Thread – Mark Bridges
The Shape of Water – Luis Sequeira
Victoria and Abdul – Consolata Boyle

MAKIJAZHI DHE STILI MË I MIRË
Darkest Hour – Kazuhiro Tsuji, David Malinowski & Lucy Sibbick
Victoria and Abdul – Daniel Phillips & Lou Sheppard
Wonder – Arjen Tuiten

POST-PRODUKSIONI MË I MIRË
Beauty and the Beast – production design by Sarah Greenwood; set decoration by Katie Spencer
Blade Runner 2049 – production design by Dennis Gassner; set decoration by Alessandra Querzola
Darkest Hour – production design by Sarah Greenwood; set decoration by Katie Spencer
Dunkirk – production design by Nathan Crowley; set decoration by Gary Fettis
The Shape of Water – production design by Paul Denham Austerberry; set decoration by Shane Vieau and Jeff Melvin

FILMI MË I MIRË ME EFEKTET SPECIALE
Blade Runner 2049 – John Nelson, Gerd Nefzer, Paul Lambert & Richard R Hoover
Guardian of the Galaxy Vol 2 – Christopher Townsend, Guy Williams, Jonathan Fawkner & Dan Sudick
Kong: Skull Island – Stephen Rosenbaum, Jeff White, Scott Benza & Mike Meinardus
Star Wars: The Last Jedi – Ben Morris, Mike Mulholland, Neal Scanlan & Chris Corbould
War for Planet of the Apes – Joe Letteri, Daniel Barrett, Dan Lemmon & Joel Whist

REGJIA MË E MIRË NË FILM
Baby Driver – Paul Machliss & Jonathan Amos
Dunkirk – Lee Smith
I, Tonya – Tatiana S Riegel
The Shape of Water – Sidney Wolinsky
Three Billboards Outside Ebbing, Missouri – Jon Gregory

EDITIMI MË I MIRË I ZËRIT
Baby Driver – Julian Slater
Blade Runner 2049 – Mark Mangini and Theo Green
Dunkirk – Richard King and Alex Gibson
The Shape of Water – Nathan Robitaille and Nelson Ferreira
Star Wars: The Last Jedi – Matthew Wood and Ren Klyce

MIKSIMI MË E MIRË
Baby Driver – Julian Slater, Tim Cavagin and Mary H Ellis
Blade Runner 2049 – Ron Bartlett, Doug Hemphill and Mac Ruth
Dunkirk – Mark Weingarten, Gregg Landaker and Gary A Rizzo
The Shape of Water – Christian Cooke, Brad Zoern and Glen Gauthier
Star Wars: The Last Jedi – David Parker, Michael Semanick, Ren Klyce and Stuart Wilson

FILMI MË I MIRË I ANIMUAR I SHKURTËR
Dear Basketball
Garden Party
Lou
Negative Space
Revolting Rhymes

FILMI MË I MIRË I SHKURTËR
DeKalb Elementary
The Eleven O’Clock
My Nephew Emmet
The Silent Child
Watu Wote/All of Us

DOKUMENTARI MË I MIRË I SHKURTËR
Edith + Eddie
Heaven Is a Traffic Jam on the 405
Heroin(e)
Knife Skills
Traffic Stop. /Telegrafi/

The post Shpallen nominimet për çmimet “Oscars 2018” (Foto) appeared first on Telegrafi.

Ekipi ‘Power Ranger’ shkon në gjysmëfinalen e show-t “Super Sfida” (Foto)

$
0
0

Të dielen u ndeshen në çerekfinale ekipi PowerRanger me Meriton Mjekiqi Moderator-Model, Aktorja Arjola Demaj dhe Moderaori Enur Pakashtica kundër ekipit Batmenat me këngetarin Fajti, Aktorja Molika Maxhuni dhe Montazhieri Migjen Caka por këtë çerekfinale e fitoj ekipi PowerRanger.

Në fillim të shout Moderatori Meriton Mjekiqi njoftoj për shikuesit se se shpejti do të vijë me një show televiziv, gjithëashtu u diskutua edhe për Enur Pakashtica se a do të vazhdoj akoma në WhatzApp apo do të vijë me ndonjë show të madhë pasi që është duke marrë oferta nga televizione tjera Fajti është duke përgatitur një projekt të ri, ndërsa Arjola dhe Molika vazhdojnë punën në serial.

Në lojen e parë Arjola fitoj lojen kundër Fajtit, gjithçka filloj shumë qetë me lojen e parë që ishte relaksuese mirëpo menjëherë në lojen e dytë ’’Un ë jamë më i forti’’ u ndez atmosfera dhe inati pasi që kjo është një lojë fantastike për garuesit duhet fuqi, kondicion, pak intelegjence dhe mbështetje nga bashkelojtarët me shërbimin e topave, ekipi PowerRanger fitoj lojen. Gjithëashtu edhe në lojen basketboll u krijua një shou i madhë dhe 2 runde i fitoj ekipi PowerRanger ndërsa vetëm një loje e fitoj ekipi i Batmenave. Humori shpërtheu në lojen futboll sy mbyllas ku lojtarët nuk arrinin ta gjenin topin për të shënuar gol, ekpi power ranger ishte në epërsi me pikë gjatë tërë emisionit dhe në fund e fitoj garen tani pritet që të garoj në gjysëm finale kundër ekipit tukulukat.

Super Sfida vazhdon të mbetet një shou shumë i pelqyer për shikuesit dhe mysafiret Të dielen do të takohen ekipi Mitrovica kundër Prishtines, pritet një derby i madhë pasi që në garë janë Agim Bahtiri, Emin Pacolli, Ganimete Musliu, Lirak Çelaj, Lumnije Popovci dhe Besnik Beka. /Telegrafi/

The post Ekipi ‘Power Ranger’ shkon në gjysmëfinalen e show-t “Super Sfida” (Foto) appeared first on Telegrafi.

Ndërron jetë aktori që luajti “Tinky Winkyn” (Foto)

$
0
0

Aktori që ka luajtur Tinky Winky në televizionin e fëmijëve të BBC-së, ‘Teletubbies’ vdiq në moshën 52 vjeçare për shkak të hipotermisë pasi u rrëzua në rrugët e Liverpoolit.

Simon Shelton Barnes, baba i tre fëmijëve nga Ampthill në Bedfordshire, ishte trajnuar si balerin dhe koreograf para se të merrte rolin si Teletabisi ngjyrë vjollcë, i njohur si Tinky Winky.

Simon Shelton Barnes

Ai ishte shprehur vite më parë në një intervistë duke thënë: “Fillova karrierën time si balerin dhe sapo kisha filluar të punoja si koreograf. Mendova se ishte një lëvizje e rrezikshme, por sigurisht u pagua.

Dhjetë shkrimtarët dhe veprat e tyre që u shkruan nën efektin e kokainës (Foto) Dhjetë shkrimtarët dhe veprat e tyre që u shkruan nën efektin e kokainës (Foto)

Roli i Tinky Winkyt është dalluar nga teletabisët e tjerë, ngase ai mbante gjithnjë me vete një çantë ngjyrë rozë.

Për vdekjen e tij, ngushëllime kanë shprehur shumë figura të njohur ndërkombëtare, si dhe fansa të serialit. /Telegrafi/

The post Ndërron jetë aktori që luajti “Tinky Winkyn” (Foto) appeared first on Telegrafi.

Publikohet paraqitja e shkurtër e “Tomb Raider”, në mars vjen premiera (Video)

$
0
0

Fansat e video-lojës, Lara Croft, pas më pak se dy muajsh do ta kenë mundësinë që ta shohin filmin e ri për heroinën, në të cilin rolin kryesor e luan Alicia Vikander.

Tashmë është publikuar paraqitja e re e shkurtër që e tregon aventurën e ngazëllyer të protagonistes në një ishull, ku është zhdukur babai i saj.

(Foto: Style Republic Magazine)

Lara sërish lufton me meshkujt arrogantë, ndërsa në një skenë për pak sa nuk e humb jetën duke rënë nga një lartësi e madhe.

Alicia Vikander, zëvendësuesja Angeline Jolie në rolin e Lara Croft (Foto) Alicia Vikander, zëvendësuesja Angeline Jolie në rolin e Lara Croft (Foto)

“Tomb Raider” është një vazhdim i filmave që për herë të parë u xhiruan me Angelina Jolien në rolin kryesor.

(Foto: The Post Read)

Në filmin e ri, Croft hulumton vdekjen e babait të saj, i cili e ka lënë pas një mesazh.

Në rrugën drejt varrezave misterioze që njihen si “Nëna e vdekjes”, anija e saj fundoset, ndërsa ajo mbetet në ishull me një numër të madh banorësh të zemëruar.

Regjisorë të filmit janë Roar Uthaug dhe Graham King, kurse premiera është caktuar më 16 mars të këtij viti. /Telegrafi/

The post Publikohet paraqitja e shkurtër e “Tomb Raider”, në mars vjen premiera (Video) appeared first on Telegrafi.


Arbana së shpejti fillon me emisionin e ri “Dua të të bëj të lumtur” (Foto)

$
0
0

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e rrugëtimit të një prej emisioneve, i cili sezonin e kaluar ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm, “Dua të të bëj të lumtur” në ekranin e Top Channel.

Moderatorja e programit, Arbana Osmani, ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram krah së cilës shkruan: “Shihemi në shkurt”.

Shihemi ne shkurt me @duatetebejtelumtur_topchannel 📷 @eduart_grishaj

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Por, duket se moderatorja nuk është e vetmja që e pret me padurim startimin e programit.

Në foton e postuar janë me mijëra komente të fansave të saj dhe programit, të cilët shkruajnë se mezi presin nisjen e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

#duatetebejtelumtur 📷 @eduart_grishaj

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Pak ditë më parë Arbana zbuloi një detaj të programit, ftesat, të cilat kanë një dizajn mjaft të veçantë dhe me ngjyrë ari.

Arbana Osmani njihet për paraqitjet e saj në Big Brother.

💗

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Por, bukuroshja që nga nisja e një jete familjare u dedikua në formate më atraktive. /TCH/

The post Arbana së shpejti fillon me emisionin e ri “Dua të të bëj të lumtur” (Foto) appeared first on Telegrafi.

Yjet e mëdha të filmit që kurrë s’kanë fituar Oscar

$
0
0

Janë të famshëm, të suksesshëm e super të kuotuar në botën e filmit. Por, edhe pse mund të duket e çuditshme, ata nuk e kanë fituar kurrë një “Oscar”.

Ceremonia më e madhe e kinematografisë nuk është e përjashtuar nga fenomeni që pllakos plot pjesë të tjera të jetës. As atje nuk fitojnë gjithmonë më të mirët.

“Business Insider” kalon në revistë listën e gjatë të yjeve të “Hollywoodit”, që e nuk e kanë marrë asnjëherë një vlerësim të tillë, edhe pse interpretimet e tyre mund të kenë mbetur në historinë e kinemasë.

Lista çelet me Glenn Close, e nominuar 6 herë nga 1983-shi deri në vitin 2012. Statuetën e artë nuk e mori kurrë në dorë.

Tre nominimet, përfshirë atë për rolin në filmin “Allien”, nuk ia sollën dot Sigourney Weaverit çmimin e shumëlakmuar. Emri i Annette Bening ka dalë 4 herë në tabelën e kandidaturave të aktores më të mirë, por nuk shkoi dot më larg sesa aq.

As Tom Cruise, që prej tri dekadash mbizotëron “Hollywoodin”, nuk e ka çuar një “Oscar” në shtëpi. Të njëjtin fat ka pasur dhe Joachin Phoenix, që i është afruar tri herë statuetës prestigjioze, por pa mundur ta prekë.

Lista vazhdon me Will Smith, Paul Thomas Anderson i konsideruar si njëri prej regjisorëve më gjenialë të “Hollywoodit”, Amy Adams, Ralph Finnes, të jashtëzakonshmit Ed Harris e Liam Neeson, Naomi Watts, producentja e famshme Kathleen Kennedy me 9 nominime dhe asnjë “Oscar”, apo dhe një prej emrave më në zë të olimpit të kinematografisë, si Ridley Scott, për të shkuar më tej me Jessica Chastain, Edward Norton dhe Helena Bonham Carter. /TCH/

 

The post Yjet e mëdha të filmit që kurrë s’kanë fituar Oscar appeared first on Telegrafi.

Agim Bahtiri dhe Selim Pacolli i kthehen muzikës (Video)

$
0
0

Këtë të diele dueli më i fort në mes politikaneve por tani jo në garë për votë por në show-n “Super Sfida”

Këtë të diele në ora 20:00 në RTK fillon gara në mes ekipit të Mitrovicës dhe Prishtinës, për ekipin e Mitrovicës do të garojë kryetari i Mitrovicës – Agim Bahtiri, Lumnije Popovci dhe Besnik Beka, ndërsa për ekipin e Prishtinës do të garojë nënkryetari i Prishtinës – Selim Pacolli, Ganimete Musliu dhe Lirak Çelaj

Për herë të parë ekipi i Showt Super Sfida ka vendosur të i fton në garë mysafir nga Politika, nga promo shihet se pritet një Super Derbi një show i jashtëzakonshëm me të gjitha elementet show, dramë, tension, humor, inati, gëzime, hidhërime dhe ngjarje spektakolare gjëra të tilla shihen vetëm në show
fenomenin “Super Sfida”.

Mos harroni të diele të gjithë para ekranit 20:00 në RTK. /Telegrafi/

The post Agim Bahtiri dhe Selim Pacolli i kthehen muzikës (Video) appeared first on Telegrafi.

Njëmbëdhjetë filmat që nuk mund t’i humbasim këtë vit (Foto)

$
0
0

Çdo muaj publikohen kaq shumë filma, saqë është shumë e vështirë të dihet se cila është vlera e kohës dhe cila nuk është.

Bright Side ka bërë disa kërkime duke dalë me një listë të filmave më të pritur.

Mendohet se këta filma definitivisht ia vlejnë për të shkuar në kinema, transmeton Telegrafi.

The Post

Steven Spielberg kishte dashur gjithmonë të bënte një film rreth konkurrencës midis dy gazetave më të mëdha amerikane – ‘New York Times’ dhe ‘The Washington Post’. Personazhet kryesore luhen nga Meryl Streep dhe Tom Hanks dhe në film, ata luftojnë për të drejtën për të hedhur dritë mbi sekretet shtetërore. Duke parë se si këto dy figura kurrë nuk bëjnë gabime kur zgjedhin karaktere interesante, është pothuajse një kohë e mirë e garantuar.

Data e premierës: E lëshuar tashmë

Annihilation

Katër gra, një psikolog, një biolog, një të mbijetuar dhe një antropolog, shkojnë në Zonën X misterioze dhe të paeksploruar. Ky është vendi ku shumë pak njerëz kthehen, dhe nëse veprojnë, ato janë shumë të ndryshme. Kështu fillon historia e një prej filmave më të pritur të vitit. Ajo bazohet në një libër ‘best-seller’. Natalie Portman luan rolin kryesor dhe regjisori është Alex Garland i cili ka shkruar dhe ka bërë regjinë e filmit ‘Sci-Fi Ex Machina’.

Data e premierës: 22 shkurt 2018

Red Sparrow

Jennifer Lawrence luan rolin e një spiune ruse që ka për të joshur një agjent të CIA-s në mënyrë që të nxjerrë jashtë një informacion sekret. Por kimia mes agjentëve të veçantë bëhet më e fortë se përkushtimi i tyre për të punuar dhe kjo është ajo ku filmi me të vërtetë bëhet interesant.

Data e premierës: 1 mars 2018

Deadpool 2

Anti-superhero në një kostum të kuq kthehet përsëri në ekranin e madh. Karakteri i Ryan Reynolds është duke u përpjekur të mësohet me mënyrën e re të jetës ndërsa po lufton gjithashtu me disa njerëz të këqij. Heroi do të vazhdojë të bëjë shaka pa kuptim dhe të thotë fjalë të këqija kështu që do të vlerësohet përsëri.

Data e Premierës: 17 maj 2018

Incredibles 2

Këtë verë, 14 vjet pas pjesës së parë, Pixar do të lëshojë vazhdimësinë e shumëpritur për aventurat e familjes Parr. Ata do të duhet të zgjidhin shumë probleme familjare dhe ta shpëtojnë botën përsëri, dhe nuk e dimë se cila do të jetë më e vështirë. Karakteri kryesor i animacionit do të jetë Vajza Elastike, dhe do të ketë shumë superhero të rinj.

Data e premierës: 14 qershor 2018

Solo: A Star Wars Story

Detajet e filmit për aventurën e Han Solo dhe Chewbacca janë mbajtur sekret. Ishte jashtëzakonisht e vështirë për të gjetur një aktor për rolin kryesor. Pothuajse aq e vështirë sa ishte për të gjetur një aktor për rolin e Christian Grey në ’50 Shades of Grey’. Por roli kryesor i femrave do të luhet nga Emilia Clarke, e cila luan Daenerys nga ‘Game of Thrones’.

Data e premierës: 23 maj 2018

Ocean’s 8

Spin-off i Oqeanit do të ketë vetëm aktoret femra në rolet kryesore. Dhe ata janë me të vërtetë të mirë – Cate Blanchett, Sandra Bullock, Anne Hathaway, Helena Bonham Carter, Katie Holmes, Dakota Fanning dhe madje këngëtarja Rihanna. Motra Debbie e Danny Oqeanit (George Clooney) është liruar nga burgu dhe po planifikon një raketë të re. Ne do të shohim se çfarë do të bëjnë këto vajza të këqija dhe nëse ky film do të ketë një vazhdim.

Data e premierës: 7 qershor 2018

Mary Queen of Scots

Mary Stuart ka luajtur kaq shumë aktore që tashmë ky rol është bërë edhe më interesant. Këtë herë drejtori i filmit është regjisori i teatrit Josie Rourke. Filmi është për konkurrencën midis Stuart dhe Elizabeth I. Maria do të luhet nga Saoirse Ronan dhe Margo Robbie do të jetë Elizabeta I. Fotot e saj nga grupi në përbërjen e plotë i kanë impresionuar tashmë tifozët.

Data e premierës: 5 tetor 2018

The Girl in the Spider’s Web

Ky është vazhdim i shumëpritur (ose më tepër një rikthim) i ‘The Girl with the Dragon Tattoo’ që tregon historinë e hackerit Lisbeth Salander. Në këtë përshtatje, hedhja do të jetë krejtësisht e ndryshme. Në vend të Rooney Mara që luajti Salander në pjesën e parë, do të ketë Claire Foy, të cilën ju mund ta dini si Elizabeth II nga ‘The Crown’. Dhe aktori suedez Sverrir Gudnason do të zëvendësojë Daniel Craig.

Data e premierës: 5 tetor 2018

Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald

Një nga filmat më të pritur të vitit (dhe sidomos për të gjithë fansat e Harry Potter) është pjesa tjetër e aventurave të Newton Scamander. Këtë herë, magjistari do të kërkojë për magjistarin e keq Grindelwald (i cili luhet nga Johnny Depp) si Albus Dumbledore. Ky i fundit do të luhet nga Jude Law, dhe kjo është ndoshta arsyeja më e madhe pse ne të gjithë duhet ta shohim këtë film.

Data e premierës: 14 nëntor 2018

First Man

Regjisori i ‘La La Land’ (një nga filmat më të rëndësishëm të vitit 2016 që fitoi shumë çmime ‘Oscar’) do të tregojë një histori rreth hapësirës së jashtme këtë herë. Filmi tregon historinë e personit të parë që shkoi në Hënë. Roli i astronautit Neil Armstrong do të luhet nga Ryan Gosling dhe gruaja e tij do të luhet nga Claire Foy.

Data e premierës: 11 tetor 2018. /Telegrafi/

The post Njëmbëdhjetë filmat që nuk mund t’i humbasim këtë vit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Adelina Ismajli në rolin e drejtoreshës së “O Sa Mirë”, të gjithë e presin të rreshtuar si ushtarë (Video)

$
0
0

Seriali “O Sa Mirë” po vazhdon të shfaqet me sukses në ekranet televizive.

Gjatë kësaj fundjave do të mund ta shohim episodin më të ri, të 126 me radhë.

Në këtë episod do të mund ta shohim për herë të parë si aktore të serialit, këngëtaren Adelina Ismajli.

Në fakt, kjo e fundit bëri bujë të madhe me shfaqjen e parë në një episod si mysafire, e cila gjë ka bërë që të angazhohet edhe më tepër.

Adelina siç ka treguar më parë telegrafi do të luajë rolin e drejtoreshës e kolegjit “O Sa Mirë”.

Ndryshe, do të shohim edhe shumë risi të tjera gjatë këtij sezoni të ri. /Telegrafi/

The post Adelina Ismajli në rolin e drejtoreshës së “O Sa Mirë”, të gjithë e presin të rreshtuar si ushtarë (Video) appeared first on Telegrafi.

Reperi Taste2 në rolin e gangsterit te “Egjeli”? (Video)

$
0
0

Në episodin e 38-të të serialit “Egjeli” kemi një paraqitje interesante nga hip hop artisti Taste2.

I njohur si Taste2, Milot Hoxha, hip hop artisti nga Prishtina është shfaqur me një rol në episodin e 38-të të “Egjeli”-t.

Ai tashmë është i famshëm për këngët e tij “Po Pritoj”, “Na Jena”, “Ghetto”, e shume këngë të tjera, por për shumicën e publikut ishte befasi që ta shihnim atë duke aktruar në serialin “Egjeli”.

Taste2-në e kemi parë duke aktruar edhe më herët në spotet e tij, të cilat gjithashtu janë të realizuara me koncepte të veçanta, njëjtë si muzika e tij e veçantë.

Vlen të përmendet aktrimi i tij tek spoti “Kthemu” apo edhe tek spoti “BadihavG”, por lidhja e tij me serialin “Egjeli” shkon përtej aktrimit apo paraqitjes së tij në një rol dytësor. Për ata që nuk e dinë, Milot Hoxha, i njohur si Taste2, qëndron prapa skenarit të serialit “Egjeli”.

Shikoni se si aktron Taste2 ne episodin e 38 te serialit “Egjeli”, se a do vazhdoj edhe ne episodat e tjerë mbetet te shihet: stupcat.gjirafa.com

The post Reperi Taste2 në rolin e gangsterit te “Egjeli”? (Video) appeared first on Telegrafi.

Selim Pacolli tregon një talent tjetër në “Super Sfida” (Video)

$
0
0

Emin Pacolli shfaqet si një showmen, duke treguar talentin e tij në lojëra sportive, nga një video promo shihet duke luajtur rolin e portierit shumë interesant duke u gjuajtur lart, edhe në lojën volejboll shihet se është një lojtar i mirë, gjithashtu në futboll tregon talent duke shënuar një super gol.

Këtë të diele në ora 20:00 në RTK fillon gara në mes ekipit të Mitrovicës dhe Prishtinës, për ekipin e Mitrovicës do të garojë kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, Lumnije Popovci dhe Besnik Beka, ndërsa për ekipin e Prishtinës do të garojë nënkryetari i Prishtinës Selim Pacolli, Ganimete Musliu dhe Lirak Çelaj.

Nga kjo video promo shihet se pritet një derbi i madh, një show me të gjitha elementet e spektaklit, dramë, tension, humor, inati, gëzime, hidhërime dhe ngjarje spektakolare – gjëra të tilla shihen vetëm në shown fenomenin “Super Sfida”.

Mos harroni të diele të gjithë para ekranit 20:00 në RTK. /Telegrafi/

The post Selim Pacolli tregon një talent tjetër në “Super Sfida” (Video) appeared first on Telegrafi.


Stresi për herë të parë në emision me nënën, flet rreth planeve për martesë ndërsa befasohet nga e dashura në emision (Video)

$
0
0

Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi për herë të parë ka shkuar në një emision i shoqëruar nga e ëma e tij, Shpresa Lushaj.

Në emisionin “Rudina” përball gazetares Rudina Magjistari, ai ka rrëfyer shumëçka nga jeta e tij, dhe relacionin e veçantë që ruan me të ëmën.

Ndër të tjerash, reperi përmendi edhe planet për martesë, duke cekuar se e kanë biseduar me të dashurën e tij, por ende diçka konkrete nuk ka.

“Planifikojmë të martohemi, por jo këtë vit, ndoshta vitin tjetër. Ne kemi shumë kohë bashkë, jemi takuar gjithnjë në Europë për të mos qenë në qendër të vëmendjes. Mamaja e Kejsit ma la që ta ruaja dhe unë e ruajta për vete. Kejsi ka mbaruar shkollën në Kanada dhe aktualisht bashkëjetojmë në Tiranë”, ka thënë ndër të tjerash reperi.

Në transmetim direkt, Stresit iu bë një video mesazh surprizë nga e dashura, Kejsi, e cila emocionoi reperin me fjalët e saj.

Ndërkohë, e ëma e tij nuk i ka kursery fjalët më të mira për nusen e ardhshme të të birit të saj.

“Kejsi është vajzë me shumë vlera dhe meriton shumë gjëra edhe dashurinë e Stresit. Takimi i parë me Kejsin ka qenë vjet për vitin e ri dhe më ngjiti menjëherë. Kejsi më tha: E di që Stresi është shumë i lidhur me ty dhe kur ne të ikim në Kanada ti do kesh dhomën tënde që mund të vish kur të duash”, ka thënë Shpresa Lushaj. /Telegrafi/

The post Stresi për herë të parë në emision me nënën, flet rreth planeve për martesë ndërsa befasohet nga e dashura në emision (Video) appeared first on Telegrafi.

Ganimete Musliu dhe Agim Bahtiri garojnë në show-n “Super Sfida” (Foto/Video)

$
0
0

Ganimete Musliu këtë të diele do të garoj në shown ‘Super Sfida’, nga kjo video promo shihet se Ganja ka treguar talent në lojërat e Sfides, në lojën spektakolare ‘Penallti’ ndërsa deputetja voziste veturën e saj shumë shpejt, gjithashtu në promo shihet edhe në ngasjen e biçikletës dhe në lojëra të tjera që Ganimete ka dhënë maksimumin për fitore.

Nga kjo promo shihet se Ganja e ka shijuar këtë garë duken momente me shumë të qeshura por edhe skena kundërshtimi mes Ganimetes dhe Agimit.

Edhe Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës duket se është shfaqur si një showmen i madh, këngëtar dhe një garues i përkushtuar shumë për fitore. ‘Super Sfida’ është show i madh në rajon por që është bërë shumë popullor te ne, ka një shikueshmëri shumë të lartë dhe e ndjekur nga të gjitha moshat, dhe është një show shume modern dhe atraktiv relaksues për të gjithë shikuesit, çdo sezon vjen me një skenografi te re, po kjo tani duket një skenografi brilante dhe shumë e madhe dhe çdo javë vjen me ndonjë lojë të re shumë interesante.

Këtë diele pritet një shikueshmëri shumë e lartë pasi që është një Super Derbi ,dhe ka interes të madh nga shikuesit që e presin me padurim.

Këtë të diele në ora 20:00 në RTK fillon gara në mes ekipit të Mitrovicës dhe Prishtinës, për ekipin e Mitrovicës do të garojnë kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, Lumnije Popovci dhe Besnik Beka, ndërsa për ekipin e Prishtinës do të garojnë nënkryetari i Prishtinës Selim Pacolli, Ganimete Musliu dhe Lirak Çelaj. /Telegrafi/

The post Ganimete Musliu dhe Agim Bahtiri garojnë në show-n “Super Sfida” (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Po rikthehet seriali “Charmed”, por me protagonistë të tjerë

$
0
0

Rrjeti televiziv CW ka filluar xhirimet e një episodi provues të versionit të ri të serialit popullor “Charmed”, i cili ishte transmetuar nga viti 1998 deri në vitin 2006.

Shannen Doherty, Alyssa Milano dhe Holly Marie Combs në serinë origjinale luajnë rolin e tri motrave, të njohura si “magjistaret”, apo shtrigat më të fuqishme të gjitha kohërave, ku “fuqinë e tyre” e shfrytëzojnë për t’i mbrojtur të pafajshmit nga qeniet e liga.

Që nga sezoni i tretë, Shenen ka lënë seri dhe vendin e saj e ka zënë Rose McGovern.

Dymbëdhjetë vjet pas përfundimit të serisë, do të regjistrohet një version i ri. Ndryshe nga ai i mëparshmi, ku i është përshtatur stilit të viteve 70-ta të shekullit të kaluar, do të luhet në të tashmen.

Në rolin e motrave Halliwell më nuk do të jenë aktoret e lartcekura, ku edhe historia në vetvete do të merrni një kënd të caktuar feminist.

“Në këtë version argëtues feminist të serisë origjinale, në qendër të vëmendjes janë tre motrat, studente në një kolegj, ku zbulojnë se janë magjistare. Ato do të luftojnë me qeniet mbinatyrore dhe demonët”, shkruan ndër të tjerash në njoftimin e parë të prodhuesve.

Theksojmë se në projektin e kësaj serie do të shfaqen në rolat e motrave Jenny Urman, Jessica O’Toole dhe Amy Rardin. /Telegrafi/

Jenny Urman, Jessica O’Toole dhe Amy Rardin

The post Po rikthehet seriali “Charmed”, por me protagonistë të tjerë appeared first on Telegrafi.

Dhjetë filmat me kuptimet e tyre të fshehura që kurrë nuk i keni vënë re (Foto)

$
0
0

Sikurse literatura, filmat ndonjëherë përmbajnë ide të ndërlikuara të fshehura thellë brenda tregimeve të tyre, saqë nuk e vëmë re herën e parë që i shohim.

Skenaristët dhe regjisorët shpesh synojnë të bëjnë diçka më shumë se vetëm një film që bie shumë lehtë në sy, në vend që të synojnë të eksplorojnë çështje filozofike, historike ose sociale.

Piktorja tregon se si do të dukeshin princeshat e Disney-t, në ditët e sotme (Foto) Piktorja tregon se si do të dukeshin princeshat e Disney-t, në ditët e sotme (Foto)

Bright Side krijoi një përzgjedhje të filmave më të mirë që kanë kuptime më të thella që kurrë nuk keni parë kurrë kur keni shikuar për herë të parë, transmeton Telegrafi.

Inception – krijimi i një filmi

Filmi “Inception” është një metaforë për krijimin e një filmi. Çdo anëtar i grupit ka rolin e vet të veçantë që korrespondon me atë të anëtarëve të një ekipi filmash. Eames (Tom Hardy) është aktori që e ndryshon pamjen e tij me lehtësi; Ariadne (Ellen Page) shkruan skenat; Z. Saito (Ken Watanabe) ështëregjisori i studios që paguan për projektin; Yusuf (Dileep Rao) është përgjegjës për efektet speciale; Arthur (Joseph Gordon-Levitt) është drejtor artistik i cili ndihmon në sjelljen e koncepteve të filmit në jetë; Cobb (Leonardo DiCaprio) është drejtori – i vetmi person që di se si gjithçka duhet të përfundojë. Qëllimi i grupit është që të vendosë një ide në kokën e dikujt. Mendoni për këtë – a nuk është ky qëllimi i vërtetë i ndonjë filmi?

The Matrix – teoria e komplotit

‘Matrica’ mund të interpretohet në një numër mënyrash të ndryshme. Është e mbushur me simbolizëm dhe shenja sekrete, “Liza në botën e çudirave” në planet sekrete të Masonëve të Lirë. Çdo teori kërkon një shpjegim të hollësishëm, kështu që këtu do të kufizojmë veten vetëm në një prej tyre – më misterioze dhe intriguese. Në një moment në film, shohim një fotografi të pasaportës së Neos. Shikuesit me sy të mbrehtë mund të kenë vënë re se ajo skadon më 11 shtator 2001. Mos harroni se ky film doli në mars të vitit 1999. A është kjo një rastësi apo a ka ndodhur diçka më e thellë këtu? Nëse kjo është dëshmi e një komploti të jetës reale është për ju që të vendosni.

Spiderman – Rritja

Arsyeja për popullaritetin e pashembullt të ‘Spiderman-it’ është e thjeshtë – fakti është se secili prej nesh ka përjetuar historinë e Peter Parker, thjesht jo në kuptimin e mirëfilltë dhe jo në mënyrën e ekzagjeruar dhe teatrale që paraqitet në ekran. Filmi tregon “transformimin” e një të riu – kjo mund të merret si një metaforë për pubertetin. Heroi vëren ndryshime të mëdha fiziologjike. Në fillim, ai është i frikësuar prej tyre, dhe të afërmit e tij shqetësohen për atë që po i ndodh atij. Por ai përballet me mënyrën e tij të ngathët me këto ndryshime, dhe pastaj jeta e tij nuk është kurrë e njëjtë përsëri.

X-Men – lufta për të drejtat civile

Versioni i parë i ‘X-Men’, i cili u shkrua në vitet 1960, ishte në thelb një përrallë alegorike e luftës për të drejtat civile nga disa pjesë të pafavorizuara të popullsisë. Kjo ide kishte më pak rezonancë deri në kohën kur filmi u bë në vitet 2000, edhe pse çështja e të drejtave të pakicave seksuale tani e bën atë shumë herë të rëndësishme për herë të parë. Parullat që shfaqen në film – “Ne duhet t’i shpëtojmë fëmijët tanë!”, “Mutantët do të kenë të drejta të barabarta si pjesa tjetër prej nesh!” – menjëherë njihen për këdo që i kushton vëmendje këtyre polemikave në jetën reale.

Groundhog Day – Arritja e Iluminizmit

Kujtoni komplotin këtu: karakteri kryesor i filmit jeton në po të njëjtën ditë pa pushim, deri në momentin kur ai e kupton atë që po ndodh dhe arrin të thyejë ciklin. Kjo e kujton filozofinë e budizmit: me çdo ditë, si çdo jetë të re, një person i afrohet ‘ndriçimit të mendjes’ dhe përfundimisht e arrin atë.

“The lord of the rings” – krijimi i një regjimi totalitar

“Lord of the rings” është një sagë epike që mund të interpretohet në një numër tepër të ndryshëm mënyrash. Disa njerëz shohin një referencë të drejtpërdrejtë në këtë film për ngjarjet e Luftës së Parë Botërore, të tjerë e lidhin atë me historinë e marrëdhënieve midis qytetërimit perëndimor dhe Lindjes, dhe ende të tjerë shohin në të thelbin e miteve të lashta për të mirën dhe të keqen. Megjithatë, një nga elementët më interesantë të tregimit është ajo e ‘syrit të gjithëkuptueshëm të Sauronit’ – mishërimi i së keqes absolute që ulet në majë të një kullë të madhe. Shumë prej tyre kanë parë një paralele midis këtij imazhi dhe asaj të shenjës masonike të syrit mbi një piramidë që mund të gjendet në faturën e dollarit amerikan, së bashku me mbishkrimin “një rend i ri botëror”. Paralele gjithashtu janë tërhequr nga koncepti i ‘Big Brother’ në vitin 1984. Në të gjitha rastet, syri simbolizon idenë e krijimit të një sistemi totalitar të qeverisjes – i bazuar në frikë dhe dhunë.

Toy Story 3 – Holokaustin

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por shumë njerëz kanë parë një paralele të fortë me Holokaustin në instalimin e tretë të serisë ‘Toy Story’. Mendoni për historinë: lodrat që nuk kanë më përdorim për një pronar tani të rritur janë hedhur në një papafingo. Duket se ata përfundojnë në një klasë për çerdhe. Ky vend i ri, për lodrat, është i ngjashëm me një kamp përqendrimi të vërtetë, me Hitlerin e zëvendësuar nga ari Lotso. Heronjtë e tregimit janë të ngjashëm me hebrenjtë që arritën të shpëtonin nga robëria. Njerëzit që kanë shprehur këtë teori pohojnë gjithashtu se filmi përmban një referencë për Anne Frank, familja e së cilës u përpoq të fshihej nga nazistët në një papafingo, e ngjashme me vendin ku fillimisht duhej të vendoseshin lodrat.

“The Wizard of Oz” – populizmi

Historia e këtyre fëmijëve është një tjetër që rezulton të jetë e ndërlikuar nën sipërfaqe. Rruga ‘Yellow Brick Road’ është një referencë e drejtpërdrejtë në Standardin e Artë, ndërsa heronjtë e filmit përfshijnë fermerë të varfër dhe një magjistar (një autoritet që premton shumë, por nuk bën asgjë). Qyteti Smeraldi dhe zotëruesit e saj simbolizojnë vlerën mashtruese të faturave të dollarit të gjelbër. Kjo mund të tingëllojë si një teori e kompozuar, por është e vështirë të mohohet se filmi përmban një numër të tërë aluzionesh – kaq shumë, në fakt, që një sërë hetimesh janë kryer në të.

“Game of Thrones” – Lufta e rosave

Autori i serialit “Game of Thrones” mbi të cilën bazohet emisioni televiziv ka konfirmuar se frymëzimi i tij ishte konflikti midis New York dhe Lancaster në Anglinë e shekullit të 15-të, i njohur sot si Lufta e Rosave. Gjatë kësaj lufte, e cila zgjati 30 vjet, froni anglez ndryshoi gjashtë herë duart dhe protagonistët ishin të përgatitur të bënin gjithçka që duhej për të fituar një martesë të favorshme ose për të marrë kontrollin e tokave të caktuara. Ekziston një paralele e dukshme midis shumë figurave historike të jetës reale dhe karaktereve në seri, si dhe midis hartës së Westeros imagjinar dhe Anglisë mesjetare – e cila në atë kohë ishte e ndarë në shtatë rajone të ndryshme. /Telegrafi/

The post Dhjetë filmat me kuptimet e tyre të fshehura që kurrë nuk i keni vënë re (Foto) appeared first on Telegrafi.

Meryl Streep do ta luajë vjehrrën e Nicole Kidman në “Big Little Lies”

$
0
0

Aktorja hollivudiane, Meryl Streep, do t’i bashkohet ekipit të serialit “Big Little Lies” në sezonin e ri.

Ajo do ta luajë rolin e Mary Louise Wright, nënës së Perry Wright (Alexander Skarsgard) dhe vjehrrën e Celeste (që e luan Nicole Kidman).

(Foto: Getty Images)

“E shqetësuar për nipat pas vdekjes së djalit të saj Perry, Mary Louise shkon në Monterey në kërkim të shumë përgjigjeve”, shkruan Deadline për karakterin e Streep.

Angazhimi në serialin e popullarizuar të HBO është një vendim interesant për 68-vjeçaren, e cila për herë të fundit me këtë rrjete televiziv ka punuar në vitin 2003 në mini-serialin, “Angels in America”.

(Foto: Getty Images)

Tash për tash, Streep është karakteri i parë i ri që do të shfaqet në sezonin e dytë të “Big Little Lies”, të cilit pritet t’i bashkohen edhe personazhe të tjera.

Nicole Kidman: Bashkëshorti u shokua kur më pa shenjat e plagëve nga skenat eksplicite me Skarsgard (Foto/Video, +18) Nicole Kidman: Bashkëshorti u shokua kur më pa shenjat e plagëve nga skenat eksplicite me Skarsgard (Foto/Video, +18)

Kritikët paralajmërojnë një “përplasje titanësh” ndërmjet Kidman dhe Streep në episodet e reja të këtij seriali.

(Foto: Getty Images)

Akoma nuk dihet se si do të rrjedhë ngjarja në sezonin e ri, pos që Celeste do të luftojë me vendosmëri për familjen e saj dhe do ta kërkojë në vete gruan që ka qenë dikur.

“Big Little Lies” deri më tani ka fituar tetë çmime Emmy, ndërsa është bazuar në librin e shkrimtares Liane Moriarty.

(Foto: Getty Images)

Ngjarja përcjell jetën e një grupi nënash që jetojnë në qytetin idilik Monterey të Kalifornisë. /Telegrafi/

The post Meryl Streep do ta luajë vjehrrën e Nicole Kidman në “Big Little Lies” appeared first on Telegrafi.

Viewing all 5799 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>