Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5769

Bufi tregon për frymën e episodeve të reja të “Kafeneja jonë”

$
0
0

Derisa jemi në pritje të episodeve të reja të serialit komik, “Kafeneja Jonë”, që po transmetohet ekskluzivisht në platformën Gjirafa.com, aktorët që luajnë në këtë komedi televizive janë të entuziazmuar për episodet e reja.

Fatmir Spahiu ka bërë një postim në rrjetet sociale për t’i mbajtur të informuar fansat rreth këtij projekti.

Kështu njoftojnë aktorët për ardhjen e “Kafeneja Jonë” (Foto) Kështu njoftojnë aktorët për ardhjen e “Kafeneja Jonë” (Foto)

“Të dashur, serialin ‘Kafeneja jonë’, të paktën për këto 11 episode që vijnë, do ta shikoni në gjirafa.com duke filluar nga 27 shtatori 2016”.

“Për çdo gjë të re lidhur me serialin dhe ndonjë transmetim eventual në ndonjë televizion, ju njoftojmë me kohë!”.

“Me rëndësi episodet e reja janë në frymën e njëjtë dhe me karakteret e njëjta me të cilat tashmë jeni/jemi mësuar! Shikim të këndshëm!”, shkruan në postimin e ‘Bufit’ në Facebook.

“Kafeneja Jonë” po nxit interesim të madh dhe fansat mezi presin shfaqjen e episodeve të reja.

Shikoni promon e episodit 2 të Kafeneja Jonë (Video) Shikoni promon e episodit 2 të Kafeneja Jonë (Video)

Tashmë është publikuar edhe promo e episodit të dytë, ndërsa seriali do të vijë nga 27 shtatori. /Telegrafi/

The post Bufi tregon për frymën e episodeve të reja të “Kafeneja jonë” appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5769


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>