Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5769

Ekskluzive: Vesa Luma dhe Big Basta, çifti opinionist i kësaj jave në Big Brother

$
0
0

Spektakli i njohur “Big Brother Albania” vazhdon të sjell befasi të ndryshme nga java në javë.

Shtëpia, e cila tashmë brenda saj ka vetëm çifte, është kthyer në shtëpinë më të vëzhguar të shqiptarëve, të cilët ndjekin spektaklin 24/7.

Një kureshtje të madhe tek publiku zgjon çdo javë edhe çifti opinionist i spektaklin, i cili çdo javë është ndryshe.

Javën e kaluar në karrigen e opinionistëve janë ulur banorët e eleminuar nga shtëpia Kleodiana dhe Egnajti, ndonëse ishte paralajmëruar që do të ishin Lind Islami dhe Venera Lumani, por që kjo zgjedhje ndryshoi në minutat e fundit.

Të gjitha lajmet rreth Big Brother Albania Të gjitha lajmet rreth Big Brother Albania

Burime të Telegrafit pranë spektaklit bëjnë të ditur se këtë javë opinionistë në “Big Brother” do të jenë çifti i njohur i skenës Big Basta dhe Vesa Luma.

Kjo e fundit ka qëndruar këto ditë në Kosovë për xhirimet e klipit të ri, ndërsa është nisur për Tiranë, ku bashkë me bashkëshortin e saj do të gjykojnë lojën e çifteve në natën e spektaklit, të shtunën mbrëma.

Se si do t’i komentojnë banorët e shtëpisë çifti që ka bërë bashkë dy shtete, kjo mbetet t’u parë. /Telegrafi/

Vesa Luma dhe Big Basta këtë javë në karrigen e opinionistëve në “Big Brother Albania 9”.

The post Ekskluzive: Vesa Luma dhe Big Basta, çifti opinionist i kësaj jave në Big Brother appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5769


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>