Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5769

Regjisori, fitues i Oscarit do të arrestohet nëse shkel në tokën amerikane

$
0
0

Regjisori fitues i çmimit Oscar, Roman Polanski, dështoi në përpjekjen e tij për ta mbyllur një herë e mirë betejën e gjatë gjyqësore me drejtësinë amerikane.

Polanski u shpall fajtor për përdhunimin e një 13-vjeçareje në vitin 1977 në Kaliforni dhe u arratis për t’i shpëtuar dënimit.

Tani, pas 40 vjetësh një gjykatë e Los Angelesit refuzoi kërkesën e 83-vjeçarit për t’u kthyer në SHBA pa rrezikuar arrestimin.

Autoritetet amerikane prej vitesh po përpiqen të ekstradojnë regjisorin e njohur për filma të tille si “Chinatown” dhe “Pianisti”. Ai aktualisht jeton në Francë dhe gëzon shtetësinë franceze e atë polake. /Telegrafi/

The post Regjisori, fitues i Oscarit do të arrestohet nëse shkel në tokën amerikane appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5769


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>