Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5761

Publikohet trailer-i i filmit “Fifty Shades Darker” (Video)

$
0
0

Pas gati dy vitesh pritjeje, adhuruesit e sagës erotike “Fifty Shades” mundën të shijonin pakëz nga seria më e re, pas publikimit të “trailer”-it të “Fifty Shades Darker”.

Sekuencat e shkurtra filmike riprezantojnë Jamie Dornan si miliarderin me prirje sadiste Christian Grey, dhe Dakota Johnsonin si Anastasia Steele.

Xhirimet dominohen nga maskat, edhe pse “trailer”-i premton se nuk do të ketë më rregulla, ndëshkime apo sekrete mes dy protagonistëve, transmeton Top Channel.

Ndër të tjera zbulohet se dyshja ka rinisur romancën, pasi Christian i është vënë sërish nga pas Anastasias.

Pavarësisht vlerësimeve jo shumë pozitive nga kritika, filmi paraardhës “Fifty Shades of Grey”, bazuar në romanin “bestseller” të E. L. James, rezultoi një sukses i madh financiar për “Universal Pictures”, duke grumbulluar plot 571 milionë dollarë në mbarë botën.

“Fifty Shades Darker” pritet të ekranizohet më 10 shkurt të vitit 2017.

The post Publikohet trailer-i i filmit “Fifty Shades Darker” (Video) appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5761


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>