Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5772

Mediat turke shkruajnë për Kosovën: Territor “i pushtuar” nga telenovelat (Foto)

$
0
0

Kosova ka disa vite që po transmeton telenovela nga industria e filmit turk.

Në një artikull, “Daily Sabah” shkruan se dhjetë vjet më parë eksporti televiziv turk llogariti të ardhura në rreth 1 milion dollarë, ndërsa sot kjo shifër është në rreth 350 milionë dollarë.

Serialet turke transmetohen sot në më shumë se 100 vende, përfshi këtu edhe Kosovën. Këto shifra e rendisin Turqinë në prodhuesin dhe shpërndarësin e dytë në botë të serialeve televizive, pas SHBA-së.

Për vitin 2017, parashikohet që të ardhurat të arrijnë 1 miliard dollarë.

Ballkani është tashmë një territor i “pushtuar”, shkruan “Daily Sabah”, dhjetëra telenovela shfaqen nga Kosova deri në Detin e Zi.

Vlen të theksohet se gjatë anketimeve, shikuesit ballkanas shprehen se pëlqejnë karakteret realistë, mungesën e dhunës dhe gjuhën e thjeshtë. /Telegrafi/

 

The post Mediat turke shkruajnë për Kosovën: Territor “i pushtuar” nga telenovelat (Foto) appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5772


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>