Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5769

“La La Land”, në krye të nominimeve në “Oscars” (Foto)

$
0
0

Kandidaturat për edicionin e 89-të “Academy Awards” u shpallën në Los Angeles, me një thyerje të traditës së mëhershme të transmetimeve drejtpërsëdrejti.

Këtë radhë ishin vet fituesit e çmimeve “Oscar” në të shkuarën, ata që shpallën kandidaturat e reja përmes një serie videosh të regjistruara, ku ndanin dhe eksperiencat e tyre si mbajtës të statuetës së shumëlakmuar, transmeton TCH.

“La La Land” mban kryesimin absolut me 14 nominime, duke barazuar kështu rekordet e “Titanikut” dhe të filmit “Çdo gjë për Evën”. Ai rezulton tashmë edhe si muzikali me numrin më të madh të nominimeve, duke ia kaluar dhe “Mari Popins”-it, që pati marrë 13 të tilla.

Lista e nominimeve për Oscar Lista e nominimeve për Oscar

Meryl Streep është kandiduar sërish dhe kjo e bën aktoren më të nominuar në historinë e “Oscar-ëve”. Casey Affleck, Ryan Gosling, Viggo Mortensen dhe Denzel Washington janë ndër kandidatët në kategorinë e “aktorit më të mirë”. Mel Gibson është në mesin e 5 kandidatëve për “regjisorin më të mirë”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve më të mëdha të kinematografisë do të zhvillohet më 26 shkurt, nën drejtimin e moderatorit televiziv Jimmy Kimmel.

 

Kopertina e filmit “La La Land”, i nominuar në gjithsej 14 kategori në “Oscars 2017”.

 

The post “La La Land”, në krye të nominimeve në “Oscars” (Foto) appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5769


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>