Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5761

Granit Lushaku, gjysmëfinalisti i parë i “Detektivit”

$
0
0

Mbrëmë në RTV Dukagjini ka filluar faza e çerekfinaleve e emisionit “Detektivi”.

Me pyetje më të vështira në këtë fazë të kuizit janë përballë tre çerekfinalistët e parë.

Zgjim Veliu, Arben Rama dhe Granit Lushaku arritën në çerekfinale pasi më parë secili prej tyre kishte fituar garën me dy konkurrentë tjerë.

Fatin të kalojë në gjysmëfinale e pati vetëm Granit Lushaku i cili u tregua më i saktë në përgjigje se Zgjim Veliu me të cilin u përballen në fund të kësaj pjese të lojës.

Sonte (premte) do të transmetohet edhe një tjetër çerekfinale e “Detektivit” në RTV Dukagjini me tjerë kandidatë të cilët garantojnë shumë emocione.

Finalja e madhe e këtij kuizi poashtu pritet të mbahet gjatë këtij muaji dhe do të jetë në transmetim të drejtpërdrejt në RTV Dukagjini.

“Detektivi” është ndër programet televizive më të shikuara në Kosovë e më gjerë.

Kuizi “Detektivi” vjen çdo natë për shikuesit e RTV Dukagjini nga ora 22:15./Telegrafi/

The post Granit Lushaku, gjysmëfinalisti i parë i “Detektivit” appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5761


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>