Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5751

Ilaz Kozhani nga Prishtina, çerekfinalisti i 16-të i Detektivit

$
0
0

Të hënën një tjetër mbrëmje me plotë emocione në kuizin “Detektivi” është përmbyllur në RTV Dukagjini.

Në episodën e 17-të në garë kanë qenë tre persona të profesioneve të ndryshme.

Eksperti i Teknologjisë së Informacionit nga Prishtina, Ilaz Kozhani, frizerja po ashtu nga Prishtina, Donjeta Ajvazi si dhe Alfred Halili nga Gjilani me profesion jurist ishin konkurrentët e kësaj nate.

Pavarësisht se gara është e fortë dhe e ngushtë, ashtu si çdo mbrëmje fitues i episodës është vetëm njëri konkurrent.

Kësaj radhe vendin në çerekfinale e siguroi 42-vjeçari nga Prishtina, i cili dha më shumë përgjigje të sakta sa dy garuesit tjerë.

Shumë shpejt Detektivi do të fillojë me fazën e çerekfinales, ku gara e fortë është e garantuar.

Kujtojmë, fituesi i “Detektivit” shpërblehet nga produksioni me veturën e markës ‘Renault Clio’.

Kuizi “Detektivi” vjen çdo natë për shikuesit e RTV Dukagjini nga ora 22:15./Telegrafi/

The post Ilaz Kozhani nga Prishtina, çerekfinalisti i 16-të i Detektivit appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5751


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>