Mbrëmjen e të mërkurës emisioni “Detektivi” ka nxjerrë edhe çerekfinalistin 13-të.
Edhe në këtë episod janë përballur mes vetë tre kandidatë të profesioneve të ndryshme.
Petrit Efendija nga Gjakova me profesion vozitës, studenti nga Prishtina, Jehon Demiri si dhe sportisti nga Drenasi Leutrim Zeqiri kanë provuar njohuritë e tyre në këtë kuiz.
Në garë për preminë kryesore, e cila është një veturë ‘Renault Clio’ ka mbetur 34-vjeçari nga Drenasi, Leutrim Zeqiri.
Kuizi “Detektivi” vjen çdo natë për shikuesit e RTV Dukagjini nga ora 22:15.
Ky është sezoni i dytë e emisionit “Detektivi”.
Detektivi është ndër emisionet më të shikuara dhe i vetmi i këtij zhanri në Kosovë. /Telegrafi/
The post Sportisti nga Drenasi, çerekfinalisti i 13-të i Detektivit appeared first on Telegrafi.