Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5771

Filmi “Pa vend” nuk e fiton “Palmën e Artë” në Festivalin e Kanës

$
0
0

Sonte (e shtunë) është mbajtur nata finale e Festivalit të Filmit në Kanë.

Filmi me produksion kosovar, “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda, i cili konkurronte për një nga çmimet e mbrëmjes, fatkeqësisht do të kthehet pa trofe në shtëpi.

Ky film arriti sukses duke u futur në dhjetë filmat pretendentë për çmimin e parë në kategorinë e metrazhit të shkurtër.

Familja e Kryeministrit Kurti parakalon në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë Familja e Kryeministrit Kurti parakalon në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë

Mirëpo ky çmim shkroi për filmin “TIAN XIA WU YA (All Crows in the World)”,  i cili fitoi trofeun e ashtuquajtur “Palma e Artë” për këtë kategori.

Filmi “TIAN XIA WU YA (All Crows in the World)” fiton “Palmën e Artë” për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër (Foto: AFP)

Filmi “Pa vend” sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të pingpongut nga Prizreni “Lidhja e Prizrenit”, duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta, në kontekstin e situatës së sotme.

Regjisor i filmit është Samir Karahoda, njëherësh edhe skenarist – gjersa në shkrimin e këtij të fundit ka kontribuuar edhe Zgjim Terziqi. /Telegrafi/

The post Filmi “Pa vend” nuk e fiton “Palmën e Artë” në Festivalin e Kanës appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5771


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>