Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5764

‘Mbajeni frymën’ – arrin paraqitja e shkurtër për “Don’t Breathe 2”

$
0
0

Filmi horror “Don’t Breathe” shkaktoi një konfuzion të madh kur u shfaq në vitin 2016, ndërsa pesë vjet më vonë vjen vazhdimi e tij – tani është publikuar paraqitja e shkurtër për pjesën e dytë të shumëpritur.

Historia e një njeriu të verbër që godet me të gjitha forcat ndaj hajdutëve të paaftë që hyjnë në shtëpinë e tij, por gjithashtu zbulon anët e tij të errëta, tani vazhdon.

I fshehur për vite në një shtëpi të izoluar, i verbëri (i luajtur nga Stephen Lang) përsëri përballet me ndërhyrje në shtëpinë e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Stephen Lang (@slang_711)

Mirëpo, tani ai është në rrezik shtesë – pasi vajza me të cilën po rri do të mësojë për të kaluarën e tij.

Regjisori i filmit të ri është Rodo Sayages, i cili gjithashtu realizoi edhe filmin e parë. Premiera është planifikuar për në 12 gusht të këtij viti. /Telegrafi/

The post ‘Mbajeni frymën’ – arrin paraqitja e shkurtër për “Don’t Breathe 2” appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5764


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>