Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5769

“VIP Dado”, spektakli që do të sjell në rolin e dadove çdo javë figurat e njohura publike nis xhirimet

$
0
0

Në ekranet tona shumë shpejt do të nisë transmetimin një spektakël i ri dhe shumë interesant.

Bëhet fjalë për një format të quajtur “VIP Dado”, ku nga java në javë emra të njohur të fushës së artit, do të bëhen dado për disa fëmijë.

Koncepti bazohet mbi një familje, prindërit e së cilës do të duhet të dalin jashtë për darkë, ndërsa për fëmijët e tyre do të kujdeset një figurë publike.

Ky emision, i cili do të transmetohet në tri shtete, ka nisur tashmë xhirimet dhe për personazh të parë ka zgjedhur aktorin e njohur ,Edi Kastrati.

Në disa fotografi të publikuara nga prapaskenat, shihet se si aktori gjakovar është shndërruar në kujdestarin e fëmijëve të një familje për një natë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by VIPDADO (@vipdadotvshow)

Të njëjtën sfidë pritet ta kenë edhe figurat tjera publike që do të marrin pjesë, ku ndër ta do të jetë edhe aktorja e njohur nga Shqipëria, Olta Daku.

“VIP Dado” do të ketë transmetim regjional në tri shtete: Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut, teksa në këtë të fundit do të shfaqet me përkthim në gjuhën maqedonase. /Telegrafi/

The post “VIP Dado”, spektakli që do të sjell në rolin e dadove çdo javë figurat e njohura publike nis xhirimet appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5769


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>