Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5769

Simon Basset nuk do të jetë më pjesë e sezonit të dytë të “Bridgerton”

$
0
0

“Bridgerton” ka konfirmuar se aktori Simon Bassett, që luajti Rege-Jean Page, Duka i Hastings, nuk do të kthehet në sezonin e dytë të shfaqjes.

Shfaqja e Netflix e luajtur nga Rege, 31 vjeç, përkundrejt Phoebe Dynevor, e cila luajti gruan e tij Daphne dhe ajo do të kthehet në serinë tjetër, e cila përqendrohet të vëllai i saj, Anthony.

Lajmi është bërë i ditur nga Lady Whistledown – rrëfyesja e shfaqjes.

Rege-Jean Page (Foto: Splash News)

“Lexuesit më të dashur, ndërsa të gjithë sytë drejtohen drejt kërkimit të Lord Anthony Bridgerton për të gjetur një Viskonte, ne i themi Rege-Jean Page, i cili luajti në mënyrë të shkëlqyer rolin e Dukës së Hastings”, thuhej në një letër të postuar në Tëitter. “Do të na mungojë prania e Simon në ekran, por ai do të jetë gjithmonë një pjesë e familjes Bridgerton.

Rege-Jean nuk e ka konfirmuar arsyetimin e tij për largimin nga seriali, por shanset e tij për të luajtur James Bond tjetër pas Daniel Craig janë shumë të mëdha.

Daphne Bridgerton dhe Duka (Foto: Splash News)

Sezoni i parë i “Bridgerton”, krijuar nga prezantuesi Chris Van Dusen, është një përshtatje e romanit të dashurisë së Julia Quinn “The Duke and I”.

Sezoni i kaluar është një histori rreth Daphne Bridgerton (Phoebe Dynevor) dhe udhëtimit të Simon në romancë. /Telegrafi/

Foto: Netflix

The post Simon Basset nuk do të jetë më pjesë e sezonit të dytë të “Bridgerton” appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5769


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>