Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5751

Publikohen prapaskenat e serialit të ri turk, pjesë e të cilit është edhe Arbnora Ademaj

$
0
0

Prezantuesja dhe modelja shqiptare, Arbnora Ademaj, prej disa ditësh është duke qëndruar në Turqi.

Kjo pasi ka nisur punën për projektin e radhës, siç bëri të ditur vitin e kaluar se do jetë pjesë e një seriali turk.

Në një postim të fundit të ndarë në rrjete sociale, bukuroshja shqiptare tregon se kanë nisur xhirimet e këtij seriali dhe se ka ndarë me ndjekësit disa prapaskena.

Arbnora Ademaj (Foto: Instagram)

Në një moment, Ademaj është duartrokitur nga kolegët të cilët duket se e kanë pëlqyer punën e 32 vjeçares.

Të gjitha lajmet nga Arbnora Ademaj Të gjitha lajmet nga Arbnora Ademaj

Në po të njëjtin postim, Arbnora ka falënderuar bashkëpuntorët që e ndihmuan të jenë pjesë e projektit e po ashtu u shpreh se ndihet shumë e lumtur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbnora Ademaj (@arbnora_ademaj)

Muaj më parë, mediet në Turqi raportuan edhe për një bashkëpunim të artistes shqiptare me aktorin Kenan Imirzalioglu, i cili për audiencën shqiptare njihet si “Mehmet Kosova”.

Në vazhdim presim të shohim për rolin dhe paraqitjen e ish-Miss Kosovës. /Telegrafi/

The post Publikohen prapaskenat e serialit të ri turk, pjesë e të cilit është edhe Arbnora Ademaj appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5751


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>