Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar peticionit për vendosjen e Kosovës në hartën e Netflixit.
Në platformën e popullarizuar gjatë kyçjes nga Kosova, lokacioni figuron si pjesë e Serbisë, prandaj është nisur një peticion i ngjashëm me atë ndaj Apple, kur u vendosën kufijtë e Kosovës në hartën e tyre.
“I dashur Netflix, njerëzit e Kosovës kënaqen shumë shërbimet tuaja ‘streaming’ dhe e duan punën tuaj. Ata meritojnë të njihen për këtë. Është koha që ta vendosni Republikën e Kosovës në hartën tuaj”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Dear @netflix, the people of
highly enjoy your streaming services and love your work. They deserve to be recognized for this.
It’s about time you put the Republic of Kosovo on your map. https://t.co/evjGw9BrIu— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) February 10, 2021
Një nismë e tillë ka filluar nga Sovran Hoti, student në Universitetin “Ukshin Hoti“ në Prizren, ndërsa kërkohet që Republika e Kosovës të njihet si shtet në Netflix.
Kjo nismë vjen pasi si përdorues i rregullt i Netflix, ai e kishte vënë re se lokacioni i figuron Serbi dhe kjo e ka nxitur të hulumtojë më tepër rreth kësaj çështje. /Telegrafi/
The post U.d. e presidentes, Vjosa Osmani i bashkohet peticionit për vendosjen e Kosovës në hartën e Netflix appeared first on Telegrafi.