Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5751

Tashmë është konfirmuar, Mads Mikkelsen zëvendëson Johnny Deppin në “Fantastic Beasts 3”

$
0
0

Warner Bros e ka konfirmuar lajmin se Mads Mikkelsen do ta portretizojë Gellert Grindelwaldin në vazhdimin e tretë të filmave “Fantastic Beasts 3”.

Në këtë mënyrë, ai do ta zëvendësojë protagonistin e dy filmave të mëparshëm, Johnny Depp.

Këtë rol është dashur ta luante hamshori hollivudian, mirëpo ai është detyruar të heqë dorë nga ky projekt.

Mads Mikkelsen mund ta zëvendësojë Johnny Deppin në filmin "Fantastic Beasts 3" Mads Mikkelsen mund ta zëvendësojë Johnny Deppin në filmin "Fantastic Beasts 3"

Depp ka luajtur në dy filmat e mëparshëm, mirëpo pasi e humbi procesin gjyqësor për shpifje ndaj The Sun lidhur me keqtrajtimin e ish-bashkëshortes Amber Heard, Warner Bros i kërkoi që të tërhiqet nga roli.

Warner Bros konfirmoi të martën mbrëma se Mikkelsen do të jetë ylli i filmit që në kinema do të arrijë më 15 korrik 2022. /Telegrafi/

The post Tashmë është konfirmuar, Mads Mikkelsen zëvendëson Johnny Deppin në “Fantastic Beasts 3” appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5751


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>