Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5761

Sezoni i ri i serialit “The Crown” sjell princeshën Diana dhe Margaret Thatcher

$
0
0

Muaji nëntor ka sjellë sezonin e ri të serialit të popullarizuar, “The Crown”, i cili në tri sezonet e mëparshme ka treguar historinë e familjen mbretërore.

Në dhjetë episodet e reja shfaqet edhe princesha Diana, si edhe Margaret Thatcher, të cilat kanë tërhequr interesim të madh te shikuesit.

Seriali tregon ngjarjen ndërmjet viteve 1979-1990 duke sjellë dramën politike gjatë kohës sa Thatcher ishte kryeministre e Britanisë së Madhe.

Shikuesit mund ta shohin takimin e parë të princit Charles me princeshën Diana, martesën e tyre, lidhjen e princit me Camilla Parker Bowles, udhëtimet e shumta dhe shumëçka tjetër.

Episodet e reja shfaqin edhe Michael Fagan, njeriun që në korrik të vitit 1982 kishte hyrë në Pallatin Buckingham për të folur me mbretëreshën.

Emma Corrin luan rolin e Dianaas, kurse rolin e Margaret Thatcher e portretizon Gillian Anderson. /Telegrafi/

The post Sezoni i ri i serialit “The Crown” sjell princeshën Diana dhe Margaret Thatcher appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5761


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>