Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5826

Adriana Matoshi fiton çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në festivalin Mostra de Velencia

$
0
0

Sukseset e aktores së mirënjohur shqiptare, Adriana Matoshi, duket se nuk e kanë ndërmend të ndalen.

Ajo së fundmi ka fituar çmimin si aktorja më e mirë në festivalin ‘Mostra de Venecia’ në Spanjë.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga faqja kryesore e Qendra Kinematografisë së Kosovës, në rrjetin social Facebook.

“Adriana Matoshi triumfon në Spanjë, fiton çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në festivalin Mostra de Valencia në rolin e filmit Zana, të regjisores Antoneta Kastrati, shkruhej në postim.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u mbajt në gala mbylljen e Mostrës, të mbajtur në La Rambleta de Valencia, ku morën pjesë autoritete të ndryshme.

(Foto: Instagram)

Matoshi përndryshe është bërë kryetemë e faqeve rozë, për shkak se zbuloi lidhjen e saj me futbollistin afrikan, Keith groeneveld. /Telegrafi/

The post Adriana Matoshi fiton çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në festivalin Mostra de Velencia appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5826


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>