“3 për 3” ishte një rubrikat më argëtuese të emisionit shumë të ndjekur të të dielave, “Krejt Ka’pak”.
Kësaj radhe, ky format vjen më i detajizuar në një emision të vetëm të metrazhit të shkurt.
Emisioni do të përfshijë nga tri pyetje që personazhet të ftuar VIP do t’i bëjnë njëri-tjetrit, e që mes tyre pritet të jenë edhe pyetje pikante.
Ajo çfarë do ta bëjë më të veçantë kësaj here këtë format është lokacioni ku do të realizohen intervistat, e që ende nuk është vendosur, megjithatë ka dy propozime.
Ishulli Capri i Italisë ose qyteti Lugano i Zvicrës janë dy prej lokacioneve ku po shqyrtohet mundësia e realizimit të intervistave të këtij emisioni.
Gjithashtu një pjesë e emisionit është e ndarë për lajmet e showbizit, nga ku do të transmetohen tri lajme të mira dhe tri lajme jo fort të mira nga showbizi shqiptar.
Ky emision fuqizohet nga Portali Telegrafi, si partner medial i tij. /Telegrafi/
The post “3 për 3” një format i ri televiziv, me intervista dhe pyetje pikante të personazheve shqiptarë appeared first on Telegrafi.