Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5751

“Matrix 4” shtyhet për vitin 2022

$
0
0

Warner Bros. ka vendosur që ta shtyjë shfaqen e vazhdimit të katërt të “Matrix”, të cilin do ta kemi mundësinë ta shohim në vitin 2022.

Fillimisht ishte pritur që filmit të ishte i gatshëm gjatë vitit të ardhshëm, mirëpo Screenrant bën të ditur se nuk do të mund ta shohim filmin deri në prill të vitit 2022.

Arsyeja për këtë shtyrje është pandemia e coronavirusit që i ka bërë të pamundura xhirimet, prandaj filmi nuk mund të realizohet në periudhën e caktuar.

Xhirimet e “Matrix 4” e shndërrojnë San Franciscon në “zonë lufte” me shpërthime dhe helikopterë Xhirimet e “Matrix 4” e shndërrojnë San Franciscon në “zonë lufte” me shpërthime dhe helikopterë

Në ndërkohë, producentët kanë njoftuar se xhirimet do të rifillojnë në korrik të këtij viti, ndërsa filmi do të jetë i gatshëm pas dy vitesh.

Keanu Reeves, Neil Patrick Harris, Jessica Henwick, Jonathan Groff, Priyanka Chopra Jonas, Ellen Hollman, Toby Onwumere e Brian J. Smith, janë disa prej yjeve kryesore të filmit. /Telegrafi/

The post “Matrix 4” shtyhet për vitin 2022 appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5751


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>