Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5769

Prezantuesja e RTK-së rrëzohet gjatë transmetimit në programin festiv (Video)

$
0
0

Programi festiv i Radio Televisionit të Kosovës ka rezervuar për publikun plot surpriza dhe performanca të këndshme, të cilat do të kemi mundësinë t’i ndjekim në datat 1 dhe 2 janar.

Por, gjatë realizimit të programeve festive mesa duket shpesh ka pasur raste kur kanë ndodhur incidente të vogla, të cilat më pas janë përcjellur me të qeshura.

I tillë është rasti i cili ndodhi sot (e shtunë) në mëngjes gjatë transmetimit të emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”.

Njëra ndër prezantueset e RTK-së, Brikena Beqiri është rrëzuar aksidentalisht gjatë transmetimit, teksa po bëhej gati që të dilte në fotografi.

Videoja e publikuar në rrjetet sociale, e ka kapur këtë moment, i cili duket të jetë vërtet i sikletshëm për moderatoren. /Telegrafi/

The post Prezantuesja e RTK-së rrëzohet gjatë transmetimit në programin festiv (Video) appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5769