Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5762

Lot gëzimi për Alketa Vejsiun: Nga Festivali i RTSh-së në prezantuese të Sanremos

$
0
0

Moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu, ka tejkaluar kufijtë me suksesin e saj.

Pas prezantimit të një sërë formatesh të suksesshme në Shqipëri, përfshirë Festivalin e RTSh-së së fundmi, ajo është përzgjedhur si njëra ndër 10 gratë që do të prezantojë në festivalin e Sanremos 2020.

Këtë gjë e bëri të ditur vet moderatorja Vejsiu përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Instagram, ku tregonte se po e përjetonte me lot gëzimi një lajm të tillë.

“Po qaj me lot gëzimi! Është dita më e lumtur e karrierës sime! Faleminderit Shqipëria. Faleminderit Italia”, ka shkruar Alketa në Instagram.

Festivali i Sanremos përndryshe është festivali më i vjetër në Evropë dhe një nga më të njohurit.

Ky festival madje ka qenë frymëzim për krijimin e konkursit të famshëm evropian, “Eurovision Song Contest”.

Jo të paktë janë shqiptarët që më parë kanë prekur festivalin e Sanremos, duke kujtuar këtu këngëtarët e famshëm shqiptarë: Elsa Lila, Ana Oxa dhe Ermal Meta.

Ky i fundit fitoi Sanremon në vitin 2018 dhe po atë vit përfaqësoi Italinë në “Eurovision 2018”, me Fabrizio Moro. /Telegrafi/

Shqiptari Ermal Meta fitoi Sanremon në vitin 2018 (Foto: Daniele Venturelli/Getty Images/Guliver)

The post Lot gëzimi për Alketa Vejsiun: Nga Festivali i RTSh-së në prezantuese të Sanremos appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5762


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>