Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5761

“SHPK Nazi” njoftojnë se nuk do ta transmetojnë episodin e ri këtë javë: Nuk mendojmë se ka atmosferë për humor

$
0
0

Shteti shqiptar po kalon momente shumë të vështira pas tragjedisë që ndodhi në Durrës dhe Thumanë të martën.

Numri i viktimave tashmë raportohet të ketë hipur në 49, teksa mbi 750 është numri i të lënduarve nga tërmetet.

Si rrjedhojë, e mërkura u shpall ditë zie në Shqipëri, teksa thuajse të gjithë këngëtarët shqiptarë kanë anuluar mbrëmjet e tyre muzikore, në shenjë respekti për viktimat.

Mediat italiane shkruajnë për Mozzikun: Reperi shqiptar që grumbulloi 1.6 milionë euro donacione për të prekurit nga tërmetet Mediat italiane shkruajnë për Mozzikun: Reperi shqiptar që grumbulloi 1.6 milionë euro donacione për të prekurit nga tërmetet

Edhe seriali humoristik shumë i ndjekur në Kosovë, “SHPK Nazi” ka njoftuar për shikuesit se këtë javë nuk do ta transmetojnë episodin e tyre të re.

Në një njoftim të bërë përmes rrjetit social Instagram, faqja zyrtare e serialit ka bërë të ditur tashmë se për shkak të tragjedisë së rëndë, episodi i radhës i paraparë për këtë vikend, nuk do të publikohet.

“Për shkak të fatkeqësisë që ndodhi në Durrës, këtë fundjavë nuk do të transmetojmë episodin e radhës. Nuk po mendojmë që ka atmosferë për humor! Shihemi javën tjetër”, shkruan në njoftim faqja zyrtare e serialit në Instagram. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Nuk po mendojme qe ka atmosfere per humor! Ju duam!

A post shared by SHPK Nazi (@tvshownazi) on

The post “SHPK Nazi” njoftojnë se nuk do ta transmetojnë episodin e ri këtë javë: Nuk mendojmë se ka atmosferë për humor appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5761


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>