Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5834

Pierce Brosnan: Është koha që James Bondin ta luajë një femër

$
0
0

Ish-ylli i filmave për James Bondin, Pierce Brosnan, e ka mbështetur idenë që një femër ta luajë rolin e agjentit sekret në të ardhmen.

Aktori, i cili e ka luajtur ‘007’ në katër filma, ka thënë për Hollywood Reporter se qëndron plotësisht prapa idesë për një agjente sekrete.

“Mendoj se e kemi parë atë që e bëjnë meshkujt në 40 vitet e fundit, janë larguar nga rruga dhe e kanë vënë femrën në maje. Mendoj se do të ishte entuziaste dhe frymëzuese”, është shprehur aktori irlandez.

Të gjitha lajmet nga James Bond Të gjitha lajmet nga James Bond

Mirëpo, 66-vjeçari ka thënë se është vështirë që të ndodhë kjo derisa producente kryesore e filmit të jetë Barbara Broccoli.

Ndryshe, filmi i ardhshëm për James Bondin do të jetë i fundit me Daniel Craigun në rolin e agjentit sekret, pasi aktori ka vendosur të tërhiqet nga ky rol. /Telegrafi/

The post Pierce Brosnan: Është koha që James Bondin ta luajë një femër appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5834


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>