Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5769

Po bëhet serial filmi horror “I Know What You Did Last Summer”

$
0
0

Amazon Prime dhe Netflix kanë një rivalitet të madh sa i përket sjelljes së filmave dhe serialeve.

Filmi kult i viteve 90-ta të shekullit të kaluar, “Unë e di se çfarë ke bëtë verën e kaluar” është gati të bëhet serial, i cili do të jetë prodhim i Amazon Studios.

Nuk dihet nëse do të kemi mundësi ta shohim Ryan Phillipe, Jennifer Lowe Hewitt, Sarah Michelle Gellar dhe Freddie Prinze në projektin e ri televiziv, por sipas informacionit fillestar, disa prej aktorëve të “I Know What You Did Last Summer” tashmë janë kontaktuar.

Data e fillimit të shfaqjes së serialit gjithashtu mbahet sekret, por qarkullojnë raportime se xhirimet e serialit mund të fillojnë në këtë vit.

Seriali i ri do të drejtohet nga regjisori James Wan, i cili ka drejtuar shumë filma horror si “Saw”, “Annabelle” ose “The Nun”, ndërsa bashkautor do të jetë Shay Hatten, i njohur këtë vit për “John Wick: Kapitulli 3”.

Ndryshe, së shpejti filmdashësit do të kenë mundësi ta shohim edhe rixhirimin e filmit horror “Canydman”, një tjetër hit i vitit 1990. /Telegrafi/

The post Po bëhet serial filmi horror “I Know What You Did Last Summer” appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5769


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>