Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5761

Fansat të zhgënjyer me figurën prej dylli të protagonistes nga “Game of Thrones”

$
0
0

Muzeu kombëtar i figurave të dyllit në Dublin e ka shfaqur skulpturën e Daenerys Targaryen (që e luan Emilia Clarke), protagonistes së njohur nga seriali “Game of Thrones”.

Por, me rastin e publikimit të fotografisë së figurës prej dylli të karakterit fiktiv, fansat janë shprehur të zhgënjyer.

Në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet kritikuese nga fansat e pakënaqur, të cilët e kanë krahasuar atë me futbollistin David Beckham apo me karakterin Legolas nga “Lord of the Rings” (që e ka luajtur Orlando Bloom).

Të gjitha lajmet nga Game of Thrones Të gjitha lajmet nga Game of Thrones

Pakënaqësinë për figurat prej dylli fansat e kanë shprehur edhe në të kaluarën për të admiruarit e tyre, si Michael Jackson e Diego Maradona.

Aktorja Emilia Clarke akoma nuk është prononcuar në lidhje me figurën prej dylli të karakterit të saj në hit-serialin televiziv. /Telegrafi/

The post Fansat të zhgënjyer me figurën prej dylli të protagonistes nga “Game of Thrones” appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5761