Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5764

Po vjen “Gurmania Channel” ekskluzivisht në ArtMotion, kanali i parë televiziv dedikuar krejtësisht gatimit

$
0
0

Në thuajse çdo kanal televiziv mund të gjesh një emision i cili është i dedikuar krejtësisht gatimit.

Mirëpo një kanal i cili është i dedikuar krejtësisht gatimit në Kosovë nuk ka pasur ende.

Ky është misioni që i kanë vënë vetes “Gurmania Channel”, kanali më i ri televiziv i cili i është dedikuar krejtësisht gatimit.

Foto: Gurmania Channel/Facebook

Ky kanal vjen në platformën e ArtMotion, dhe do të jetë i disponueshëm për publikun që nga data 24 dhjetor.

Kanali nis me emisione që i dedikohen fillimisht gatimeve të mëngjesit, më pastaj drekës dhe darkës, por nuk do të mungojnë edhe emisionet që u dedikohen deserteve dhe recetave të pijeve të ndryshme.

Foto: Gurmania Channel/Facebook

Vlen të theksohet se pjesë e emisioneve do të jenë shumë të ftuar VIP nga arti, sporti, politika, televizioni, etj.

“Gurmania Channel” është një kanal tashmë i shtrirë edhe në rrjetet sociale si dhe uebsajtin e tyre zyrtar Gurmania. /Telegrafi/

The post Po vjen “Gurmania Channel” ekskluzivisht në ArtMotion, kanali i parë televiziv dedikuar krejtësisht gatimit appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5764


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>