Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5751

Prezantohet filmi “Lorik” për kapitenin legjendar Lorik Cana

$
0
0

Digitalb dhe GjirafaStudios prezantojnë filmit dokumentar “Lorik”, i realizuar nga gazetari Andi Deçka.

Dokumentari i kushtohet jetës dhe karrierës së kapitenit legjendar të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Vet ikona e futbollit shqiptar dhe njerëzit e afërt me të, të cilët ndikuan në formimin dhe zhvillimin e tij si person dhe futbollist – rrëfejnë për karrierën e tij.

Filmi është realizuar nga Digitalb në  bashkëpunimin e fondacionit “Lorik Cana 5”, ndërsa në dokumentar marrin pjesë edhe personalitete të tjera të njohura.

Lajmet për Lorik Canën Lajmet për Lorik Canën

Nga futbollistët, pjesë e dokumentarit janë Djibril Cisse, sulmuesi i njohur që ka luajtur me Lorik Canën, si edhe Gheorge Hagi e Pape Diouf.

Legjenda e futbollit shqiptar (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Bashkëshortja e kapitenit legjendar, Monica, nuk mungon në këtë dokumentar, si edhe babai i tij, Agim Cana.

Për muzikën janë kujdesur Shkëlzen Doli dhe Endri Sina, derisa në njoftimin e mëhershëm për këtë film, Loriku ishte shprehur i entuziazmuar. /Telegrafi/

The post Prezantohet filmi “Lorik” për kapitenin legjendar Lorik Cana appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5751


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>