Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5761

Pas filmit “The Wolf of Wall Street”, sërish bashkohen DiCaprio dhe Scorsese

$
0
0

Leonardo DiCaprio dhe Martin Scorsese do të punojnë sërish bashkë në një projekt filmik.

Aktori amerikan si dhe regjisori 75-vjeçar kanë zgjedhur të bashkëpunojnë në filmin “Killers of the Flower Moon”, prodhuar nga “Imperative Entertainment”.

Ngjarja e filmit bazohet në vitin 1920, e cila bën fjalë për njerëzit më të pasur të botës që ishin pjesëtar të fisit Osage Indian Nation në Oklahoma.

Pasi në tokën e tyre u zbulua nafta, nisën të shëtisnin me shofer personal dhe të ndërtonin pallate luksoze dhe t’i çonin fëmijët me studime në Ecropë. Më pas, nisën vrasjet e tyre.

Një agjente e FBI-së merr çështjen në dorë dhe zbulon konspiracionin në atë që është cilësuar si një prej krimeve më monstruoze në historinë amerikane.

Ky është bashkëpunimi i gjashtë mes dyshes pas “Gangs of New York”, “The Aviator”, “The Departed”, “Shutter Island” dhe “The Wolf of Wall Street”.

Ndryshe, 43-vjeçari është duke punuar edhe në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/

The post Pas filmit “The Wolf of Wall Street”, sërish bashkohen DiCaprio dhe Scorsese appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5761


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>