Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5764

Kritikët e vlerësojnë ndryshimin drastik të Nicole Kidman për nevojat e filmit “Destroyer”

$
0
0

Aktorja australiane, Nicole Kidman, e ka ndërruar shumë dukjen e saj për nevojat e filmit të zhanrit krim-triller, “Destroyer”, në të cilën luan rolin e një detektiveje të lodhur dhe të rraskapitur, me një histori të dhimbshme.

Fituesja e çmimit Oscar i ka ndryshuar flokët dhe pamjen për ta portretizuar protagonisten Erin Bell, të cilën e ndjek e kaluara pas infiltrimit në një grup kriminal në kuadër të një operacioni të fshehtë.

“Jam vënë plotësisht në pozitën e karakterit që e luaj”, ka thënë Kidman.

Lajmet për Nicole Kidman Lajmet për Nicole Kidman

Kam ndier vuajtjen dhe dhimbjen e Erin Bell. Mendoj se në këtë karakter ndodhet zemërim shumë më i madh në krahasim me çfarëdo karakteri femëror që kam parë në ekran”, ka shtuar ajo.

Vlen të theksohet se ndryshimet drastike në dukjen e saj nuk janë të panjohura për aktoren 51-vjeçare.

Edhe për rolin e feministes Virginia Woolf në filmin “The Hours”, ajo e kishte ndryshuar shumë dukjen e saj, ndërsa për atë rol arriti ta fitonte edhe çmimin Oscar.

Kritikët e kanë lavdëruar paraqitjen e Nicole në “Destroyer”, ndërsa konsiderojnë se ajo vjen krejt ndryshe në këtë rol – transmeton Reuters.

Karyn Kusama e ka bërë regjinë e “Destroyer”, me skenar të Phil Hay dhe Matt Manfredi, ndërsa krahas Kidman, luajnë edhe Toby Kebbell, Tatiana Maslany, Bradley Whitford e Sebastian Stan.

Premiera botërore e filmit është dhënë në Festivalin Telluride më 31 gusht të këtij viti, ndërsa shfaqja nëpër kinema do të fillojë më 25 dhjetor 2018. /Telegrafi/

The post Kritikët e vlerësojnë ndryshimin drastik të Nicole Kidman për nevojat e filmit “Destroyer” appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5764


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>