Filmi “Diamanti” është një vazhdim i rrugëtimit të karaktereve nga filmi “Zonjusha” (nëse nuk e keni parë filmin, mund ta shikoni në gjirafavideo.com). Megjithatë nëse nuk ju premton koha juaj e çmuar, pa merak, sepse filmi “Zonjusha” nuk është parakusht i domosdoshëm, filmi “Diamanti” qëndron edhe si film në vete.
Pas kritikave të mira dhe suksesit të filmit “Zonjusha,” ekipi artistik dhe teknik i filmit, përjetuan një shpërthim entuziazmi, vullneti, dhe vizioni. Por, mbi të gjitha, kishin një ndjenjë përgjegjësie ndaj publikut, që me një investim madhor, të krijojnë filmin e rradhës, “Diamanti”.

Pjesë nga filmi “Diamanti”
Filmi “Diamanti,” i përket zhanrit krim- komedi, dhe shtjellon shumë tema rreth një diamanti me vlerë. Ndeshja e fuqive kërcënuese, intelektuale, joshëse e seksuale, ndodh kur shfaqet dëshira të mbahet në dorë, njëherë, ky gur i çmuar.
Teknologjia, artistët, dhe dialogjet e implikuara në këtë film vendosin një standard të ri të filmbërjes kosovare, për kinematë vendore dhe rajonale.
Filmi Diamanti është prodhim i A&G Production në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, IKONE Studio dhe GjirafaStudios.
Regjia është realizuar Genc Berisha, ndërsa skenarin e kanë shkruar: Besart Sllamniku dhe Lulzim Bucolli. Për fotografitë është kujdesur fotografi Arton Humolli, veshjet dhe kostumet janë përgatitur nga Edona Reshitaj, gjersa për grimin është kujdesur Aida Kelmendi.
Aktorët:

Posteri i filmit “Diamanti”
Kasti i aktorëve të filmit përbëhet nga: Luan Jaha, Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Ylber Bardhi, Dukagjin Podrimaj, MAJK / Kastriot Rexha, Edona Reshitaj, Ilir Prapashtica, Irena Cahani, Anila Krasniqi, Lulzim Bucolli, Fiona Gllavica etj, jane ata pak aktore qe publiku do ti perjetoj emocionet e tyre ne kinemane CINEPLEXX nga 25 Tetori ne Prishtinë.

Anila Krasniqi (Foto: Arton Humolli)

Armend Baloku (Foto: Arton Humolli)

Besart Sllamniku (Foto: Arton Humolli)

Dukagjin Podrimaj (Foto: Arton Humolli)

Edona Reshitaj (Foto: Arton Humolli)

Fiona Gllavica (Foto: Arton Humolli)

Genc Berisha (Foto: Arton Humolli)

Ilir Prapashtica (Foto: Arton Humolli)

Irena Cahani (Foto: Arton Humolli)

Luan Jaha (Foto: Arton Humolli)

Lulzim Bucolli (Foto: Arton Humolli)

Muhamed Arifi (Foto: Arton Humolli)

Ylber Bardhi (Foto: Arton Humolli)
Traileri i filmit:
/Telegrafi/
The post Gjithçka që duhet të dini rreth filmit “Diamanti”, një krim-komedi me aktorët më të mirë në vend appeared first on Telegrafi.