Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5751

Ariana Grande dhe James Corden risjellin me muzikë skenat e filmit “Titanic”

$
0
0

Ariana Grande dhe James Corden janë bashkuar për të risjellë tregimin e Jack Dawson dhe Rose DeWitt Bukater nga filmi “Titanic” në emisionin The Late Late Show.

Corden është shfaqur në rolin e karakterit të Leonardo DiCaprios, Jack, duke veshur një pallto të gjatë.

“Sonte i kemi 13 këngë, nëntë skena, një akt dhe zero presion – kjo është Ariana Grande në një kolonë zanore të ‘Titanic'”., ka thënë moderatori me entuziazëm.

Lajmet për Ariana Grande Lajmet për Ariana Grande

Këngëtarja e ka nisur këndimin me hitin “Styx”, “Come Sail Away”, ndërkohë që kanë risjellë skenat e filmit nga viti 1997.

Gjatë emisionit ka kënduar edhe prezantuesi 39-vjeçar duke e entuziazmuar publikun.

Nuk ka munguar edhe ribërja e skenave brenda anijes e sidomos skena e famshme në pjesën e përparme të Titanikut.

Filmi me regji të James Cameronit ka sjellë tregimin e një aristokrateje 17-vjeçare, e cila dashurohet me një artist të varfër në anijen “Titanic”. /Telegrafi/

The post Ariana Grande dhe James Corden risjellin me muzikë skenat e filmit “Titanic” appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5751


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>