Quantcast
Channel: TV / Film – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5761

Bleona Qereti ‘largohet’ në mes të emisionit “Zonë e Lirë”, bën publikun vërtetë të besojë me aktrimin e saj

$
0
0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka qenë e ftuar sonte (e premte) në emisionin “Zonë e Lirë”.

Është përfolur shumë në media se Bleona po mendon botimin e një libri biografik për jetën e saj, ndërsa ishte e ftuar në emision për të folur pikërisht rreth kësaj teme.

Bleona Qereti (Foto: Getty Images)

Prezantuesi i emisionit, Arian Çani, bashkë me këngëtaren kishin përgatitur një befasi për publikun.

Fillimisht, Çani lëshoi në ekran një video të aktorit të njohur të humorit Rezat Veleshnja, ku shihet duke imituar këngëtaren sikurse në videon që ajo kishte publikuar një vit më parë (ku shfaqej duke ngrirë vezoret).

Foto: Getty Images

Në momentin që kjo video është shfaqur, Bleona ka reaguar ashpër, sikurse nuk donte ta shikonte dhe largohet menjëherë nga skena.

Ajo paralajmëron Arianin dhe Ledion (DJ i emisionit), se do ta braktisë skenën nëse videoja nuk stopohet, dhe se kjo do jetë hera e fundit që shkon në këtë emision.

Bleona: Ekspozimi ka të bëjë me artin, jo me kërkimin e vëmendjes Bleona: Ekspozimi ka të bëjë me artin, jo me kërkimin e vëmendjes

Mirëpo në fund, gjithçka është zbuluar kur Arian Çani ka thënë “Shikoni sa aktore e bukur që është”, dhe me ç’rast fytyrat e të gjithëve u mbushën me buzëqeshje.

Ishte pikërisht ky momenti kur publiku kuptoi se gjithçka ishte një inskenim i përgatitur, i cili u mbulua në formën më të mirë nga Bleona. /Telegrafi/

The post Bleona Qereti ‘largohet’ në mes të emisionit “Zonë e Lirë”, bën publikun vërtetë të besojë me aktrimin e saj appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5761


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>