Seriali “O Sa Mirë” ka sjell për shikuesit e episodin e 139-të.
Edhe në këtë episod nuk mungojnë skenat humoristike, ku gjithçka fillon me një zënkë qesharake mes ‘Hetemit’ dhe profesorit të gjuhës shqipe.

Foto: O Sa Mirë/YouTube
Ndërkohë, ‘Llukmani’ dhuron mjaft spektakël në një nga skenat ku detyrohet ta çojë gjakovarin në spital, pasi ai alivanoset.

Foto: O Sa Mirë/YouTube
E gjithë klasa nisen për vizitë në një nga muzetë e Kosovës, vendi ku edhe profesori i gjuhës shqipe mundohet të flirtojë me ‘Xhesikën’, ndërsa ajo i shmanget.

Foto: O Sa Mirë/YouTube
‘Qabi’ dhe ‘Xhakarta’ janë gjithashtu pjesë e një skeçi me plot të qeshura me zënkat e tyre tashmë si çift.

Foto: O Sa Mirë/YouTube
Shumë skena plot humor nuk mungojnë as në këtë episod, të cilin mund ta ndiqni në linkun më poshtë. /Telegrafi/
The post Vjen episodi i 139-të i “O Sa Mirë”: Gjakovari përfundon në spital, ‘Qabi’ kërkon divorcin nga ‘Xhakarta’ appeared first on Telegrafi.